Autostrada Nish – Merdar kushton 800 milionë euro

Ministrja serbe e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe e Infrastrukturës e Serbisë Zorana Milhajloviq ka deklaruar se autostrada nga Nishi deri në Merdar, të cilën do ta ndërtojnë Serbia dhe BE, do të lidhë 100 mijë qytetarë të rrethit të Toplicës me korridorin 10, serbët e Kosovës do t’i lidhë me Nishin e do t’i lidhë edhe serbët e shqiptarët.

Periskopi.com Lajme

“Kjo rrugë është e gjatë 77 kilometra, do të kushtojë 800 milionë euro”, citon b92 të ketë thënë Zorana Mihajloviq duke shtuar se Serbia me të do të ketë edhe një dalje në Adriatik, në Durrës.

Përurohet pjesa e parë e Autostradës “Arbër Xhaferi”

Është përuruar përfundimi i segmentit të parë të Autostradës “Arbër Xhaferi” nga kyçja e saj me autostradën “Ibrahim Rugova” deri në Babush, në gjatësi prej 20 kilometrash.

Periskopi.com Lajme

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ambasadorë dhe zëvendësambasadorë të huaj në Kosovë, ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash dhe deputetë.

Kryeministri Mustafa falënderoi të pranishmit në këtë ceremoni duke e vlerësuar lartë inaugurimin e kësaj pjese të autostradës, si një segment shumë i rëndësishëm.

Presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli, po ashtu, falënderuan të pranishmit për pjesëmarrje dhe uruan qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë projekt infrastrukturor, me të cilin do të mundësohet qarkullimi më i mirë i njerëzve dhe mallrave duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa ministri Zharku u shpreh i kënaqur që këtë vit po e përmbyllim me përurimin e një projekti të madh infrastrukturor duke synuar që përmes investimeve në Infrastrukturë të arrihet zvogëlimi i shpenzimeve të transportit, rritja e sigurisë rrugore, zhvillimi i rrjetit rrugor, ulja e ngufatjeve të rrjetit rrugor dhe reduktimi i kohës së udhëtimit, që do të kenë ndikim direkt në rritjen ekonomike të vendit tonë.

“Ministria e Infrastrukturës është duke vazhduar me përgatitjet e projekteve tjera strategjike  infrastrukturore,  ku përfshihet  përfundimi i autostradës  “Ibrahim Rugova”, segmenti i mbetur  Besi  – Merdare që do të financohet nga institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Investive Evropiane me përkrahje edhe të Komisionit Evropian. Në muajt e parë të vitit 2017 do të lidhet marrëveshja për huanë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtimin  e rrugës së re, Kijevë – Pejë me një gjatësi prej 32 kilometrash. Poashtu, në javët e para të vitit të ri do të fillojnë procedurat e tenderimit për zgjerimin e rrugëve hyrëse/dalëse për Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, që do të financohen me huanë prej 29 milionë eurosh nga BERZh-i.

Në kuadër të përmirësimit të rrjetit të brendshëm rrugor që përfshinë rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugëve nacionale dhe rajonale do të vazhdohen projektet e zgjerimit të rrugëve nacionale, Prishtinë – Pejë në segmentet Arllat – Kijevë dhe Zahaq – Pejë, zgjerimi i rrugës Milloshevë – Mitrovicë përmes huamarrjes dhe financimit direkt nga buxheti i Republikës së Kosovës, si dhe zgjerimi i rrugës nacionale nga rrethrrotullimi në Besi deri në Podujevë, segmenti i parë i së cilës filloi në verën e këtij viti.

Në buxhetin e vitit 2017 është përfshirë fillimi i punimeve në segmentin e parë të autostradës, Prishtinë – Gjilan.

Objektiv i Ministrisë së Infrastrukturës është që vendi ynë të bëhet vend i paevitueshëm për trafikun Tranzit për të gjithë Evropën Juglindore”, theksoi ministri Zharku duke i falënderuar të pranishmit për prezencë në këtë ceremoni.

Segmenti i parë Autostradës “Arbër Xhaferi është projektuar sipas standardeve Trans Evropiane për autostrada, me shpejtësi kufizuese prej 120 Km/h.

Përgjatë këtij segmenti janë përfshirë dy nyje lidhëse, në Konjuh që është edhe lidhja me rrugën nacionale, Lipjan – Shtime, dhe në Babush, lidhja me rrugën nacionale Prishtinë – Hani i Elezit. Janë  të ndërtuara 8 mbikalime dhe 7 nënkalime  si dhe rrugë paralele, me qëllim të lëvizjes së papenguar të qytetarëve të zonave përreth autostradës.

Projekti  i ndërtimit të Autostradës është duke vazhduar në segmentin Babush – Ferizaj, deri në kyçjen në Bibaj, kyçjen në Doganaj dhe në disa pjesë të segmentit të fundit afër Kaçanikut.

Në bazë të planit dinamik, deri në fund të vitit 2017 pritet që këto dy nyje lidhëse të përfundojnë dhe të hapen për qarkullim, 42 Km të Autostradës.

Përfundimi i kësaj pjese do të shkurtojë në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe do të shkarkojë rrjetin ekzistues rrugor nga ngarkesat e trafikut./ Periskopi

Gjysma e buxhetit në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Nga 491 milionë euro sa janë paraqitur në tabelat buxhetore si investime kapitale të nivelit qendror, prej tyre 150 milionë euro do të shkojnë vetëm në një projekt të infrastrukturës rrugore.

Periskopi.com Lajme

Kaq mjete janë ndarë me buxhetin e vitit 2017-t për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkohë, vitin e ardhshëm në Kosovë vetëm 60 milionë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për vitin 2017 për projekte të reja kapitale në nivelin qendror.

Gazeta Fjala, ka gjetur se sipas të dhënave buxhetore, plotë 430 milionë euro është vlera e parave që do të paguhen për projekte që kanë filluar këtë vit e që do të paguhen vitin tjetër.

Me 30 kilogramë drogë në autostradën “Ibrahim Rugova”, arrestohet një person (Foto)

Konfiskohen mbi 30 kilogramë substancë narkotike dhe arrestohet një person i dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Periskopi.com Lajme

Siç bëhet e ditur në njoftim. Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prizren, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, përcjellë lajmi.net.

Njësia për Hetimin e Trafikimi me Narkotikë në Prizren, pas marrjes së një informacioni se një person i dyshuar po transportonte substanca narkotike, në bashkëpunim me Njësinë e Autostradës kanë ndaluar automjetin Citroën, të cilin e drejtonte i dyshuari i cili duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimeve dhe veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë është arritur të ndalohet i dyshuari dhe të sekuestrohet substanca narkotike.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:

  1. R. lindur me 1992 m/sh/k

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake në Prizren është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale:

1 (një) pushkë gjahu,

31 plumba,

një automjet Citroen,

dy telefona mobilë,

dy paketime, në të cilat gjendet një substancë e dyshuar për narkotikë me një peshë totale prej 30 kg e 920 gramë.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor në stacionin policor në Prizren.

15577495_1353105711407340_1840099246_n

 

 

 

Rruga e Kombit, qytetarët do paguajnë 5 euro pas dy muajsh

Qytetarët që qarkullojnë në Rrugën e Kombit pas 60 ditëve do t’u duhet të paguajnë 5 euro për përdorimin e rrugës.

Periskopi.com Lajme

Agjencia e Prokurimit Publik ka zhbllokuar kontratën koncesionare duke i kërkuar ofertuesit të përzgjedhur konsorciumit Catalyst të ekzekutojë marrëveshjen. Për 13 vitet e para shteti do ti japë koncesionarit 65 mln euro.

Rruga e Kombit brenda 60 ditëve do të bëhet me pagesë 5 euro për qarkullimin e makinave të vogla. Koncesioni për këtë aks të rëndësishëm rrugor është zhbllokuar nga Agjencia e Prokurimit Publik e cila në buletinin e radhës i kërkon koncesionarit të zgjedhur konsorciumit Catalyst Viba Das General Constractin, pjesë e këtij grupi janë Salillari shpk,  BEE Tech”, Viplap Ateve dhe Kastrati sha, që të ekzekutojë marrëveshjen e bërë brenda 60 ditëve.

Grupi koncesionar brenda 7 ditëve duhet të dorëzojë në Ministrin e Transportit, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur. Nëse Catalyst  refuzon koncesionin brenda 30 ditëve duke filluar nga 30 Nëntori duhet të paguajë tarifën 20.000 euro.

Përveç taksave që do të paguajnë qytetarët (5 euro për makinë) buxheti i shtetit do të paguajë në 13 vitet e para të koncesionarit të paktën 65 milionë euro. Për shkak se Rruga e Kombit nuk përcakton kriteret, qeveria shqiptare ka marrë përsipër të kompensojë kompaninë fituese për 13 vitet në vijim dhe gjatë kësaj periudhe, buxheti do të alokojë një shumë prej 4-5 milionë eurove në vit ndaj kompanisë fituese. Me 29 gusht Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të skualifikojë konsorciumin Vendeta dhe të parakualifikojë Catalyst si dhe ta përcaktojë atë si ofertuesin e preferuar. Oferta në fuqi, ajo e Catalyst, kërkon kompensim nga buxheti 64.9 milionë euro.

Sipas ekspertëve, standardi maksimal ndërkombëtar për mirëmbajtjen e 100 kilometrave kërkon një tarifë 2.5 euro. Rruga e Kombit, në të gjithë gjatësinë e saj, është 116 kilometër, ndërsa vetëm 60 kilometrat e aksit  Rrëshen-Kalimash konsiderohen të përfunduara./ Opinion

20 kilometrat e parë të “Arbën Xhaferit” lëshohen për qarkullim këtë muaj

Autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë mund të mos përfundojë në afatin e paraparë, sipas marrëveshjes së nënshkruar.

Periskopi.com Lajme

Qeveria dhe konsorciumi ndërtues ishin pajtuar që projekti të përfundojë i tëri në vitin 2018, mirëpo problemet me buxhet rrezikojnë shtyrjen e këtij afati. Me këtë problematikë, Qeveria është përballur thuajse gjithë vitin, raporton KTV.

Zyrtarë të “Bechtel & Enka”, thonë se kur është bërë marrëveshja, viti 2018 është propozuar nga ta, duke u bazuar në mundësitë teknike dhe menaxheriale për të kryer autostradën.

Por, kompania është e detyruar që të kryejë punime varësisht nga mundësitë e Qeverisë për t’i shlyer obligimet financiare.

Për këtë të fundit, dy palët janë ende duke diskutuar për marrëveshjen rreth ritmit të punës që duhet të bëhet dhe pagesat.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj çështjeje, pa u finalizuar marrëveshja.

Për vitin e ardhshëm Qeveria ka ndarë 200 milionë euro për vazhdimin e pagesës së ndërtimit të autostradës për Shkup. Ndërkohë, ekipet e angazhuara në autostradë, tashmë thuajse e kanë bërë gati për lëshim në qarkullim 20 kilometërshin e parë.

Thaçi fajëson Qeverinë e Shqipërisë për paaftësi sa i përket autostradës

Në intervistën për “Jeta në Kosovë”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi foli për një ndër çështjet më të debatueshme të ditëve të fundit: një projekt rrugor që është raportuar se është bërë nga qeveritë e Serbisë dhe Shqipërisë për ta lidhur Nishin dhe Durrësin me autostradë.

Periskopi.com Lajme

Kosova e ka gjetur veten të injoruar në këtë proces.

Thaçi tha se autostrada e Kosovës është kryer në masën 80 % ndërsa fajësoi palën shqiptare që ka mbetur mbrapa në këtë proces.

“Unë e kisha vlerësu më shumë paaftësi sepse më shumë është paaftësi dhe mosgatishmëri”, tha Thaçi kur u pyet nëse Shqipëria po tregohet më e mençur duke pritur fonde evropiane për ndërtimin e pjesës së mbetur të autostradës që e lidh me Kosovën.