Astrit Dehari

Rasti Dehari nuk çon në dorëheqjen e asnjë ministri

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burgun e Prizrenit nuk pritet të sjell si pasojë ndonjë dorëheqje nga postet ministrore në Qeverinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kohë më parë, familja e Astrit Deharit, përmes një deklarate për media, kishte kërkuar që ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni të japin dorëheqje për shkak të mungesës së sigurisë në burgje.

Sipas familjes, e cila e ka edhe mbështetjen e subjektit opozitar Lëvizja Vetëvendosje, hetimet aktuale duhet të ndërpriten derisa të mos ketë dorëheqje të nivelit politik.

“Pa dorëheqje të këtyre dy ministrave dhe pa ndërprerjen e hetimeve aktuale, ne si familje Dehari nuk pajtohemi për hetime ndërkombëtare”, është thënë në një deklaratë të familjes Dehari.

Në anën tjetër, zyrtarët në të dy ministritë e apostrofuara nuk kanë dashur të flasin lidhur me kërkesat për dorëheqjen e ministrave.

Ministria e Drejtësisë, me anë të një komunikate për media, të lëshuar të mërkurën, ka thënë se “aktualisht rasti është ende në duar të Prokurorisë dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mund të bëjë më shumë lidhur me këtë proces”.

Ministria e Drejtësisë, vijon komunikata, mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe tu ofrojë përkrahje të mëtutjeshme nëse ka nevojë”.

Sipas të gjeturave të raportit të Inspektoratit pas vdekjes së Deharit, Ministria ka iniciuar procedurat disiplinore dhe janë suspenduar nga puna një zyrtarë korrektues, dy mbikëqyrës dhe Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

 

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se suspendimet janë të mirëseardhura, ndonëse shumë të vonuara.

Musliu konsideron se puna e bërë deri më tash nga institucionet e Kosovës ka qenë një punë jo profesionale, e cila tani po interpretohet nga grupet e ndryshme, duke nisur nga ato për interesa politike.

“Zinxhiri i shërbimit korrektues, në aspektin e sigurisë, do të duhej të suspendohej deri ne nivel qendror. Kjo për t’i dhënë hapësirë dhe mundësi një hetimi të pavarur, të paanshëm dhe e profesional.”

“Papërgjegjësia institucionale në fillim të këtij rasti, për të mos e trajtuar siç duhet, e ka krijuar këtë konfuzion ku besueshmëria në punën e institucioneve vendore po kontestohet në çdo segment”, tha Musliu.

Edhe analisti politik, Imer Mushkolaj, konsideron se institucionet e Kosovës në rastin Dehari kanë dështuar që në fillim.

Ai mendon se për arsye morale drejtuesit e shërbimit korrektues, por edhe ministrat përkatës, është dashur të japin dorëheqje.

“Kjo tregon se sa i përgjegjshëm është shteti, sa të përgjegjshëm mund të them se janë këta udhëheqës të shtetit karshi një ngjarje tragjike, çfarë ishte vdekja e Deharit në Prizren.”

“Natyrisht, në ketë rast shteti është palë në këtë çështje dhe nuk duhet të veprojë nga një prizëm i pavarur. Në radhë të parë duhet të japim përgjegjësi zyrtare për të krijuar kushtet themelore për fillimin e hetimeve të pavarura”, tha Mushkolaj.

Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një shkresë Ambasadës Britanike në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar përfshirjen e Policisë Metropolitane “Scotland Yard”, në hetimin e vdekjes së Astrid Deharit, i cili ka ndërruar jetë më 5 Nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Por, sipas ministrisë, Policia Britanike ka njoftuar se nuk mund të ndërmarrë hetime në këtë rast, meqenëse rasti nuk lidhet me Britaninë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë shprehur habinë se si për vjedhjen e një celulari të Kryeprokurorit të Shtetit brenda pak orësh janë suspenduar dy polic, kurse për vdekjen e Deharit suspendimet ndodhin gati një muaj pas.

Musliu thotë se vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit të shteti tregon më së miri sa në Kosovë mungon siguria.

“Veprimet e institucioneve, në këtë rast, për suspendimin e këtyre dy policëve në këtë kohë të shpejtë, flasin në fakt për një veprim selektiv të institucioneve, kur bëhet fjalë për të adresuar përgjegjësinë atyre që mund të jenë dështakë në ofrimin e sigurisë dhe kryerjen e obligimeve ligjore”, tha Musliu.

Autoritete kanë thënë se nga hetimet e bëra Astrit Dehari është vetëvrarë, kurse Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se raporti dhe përfundimi për shkaktarin e vdekjes së veprimtarit janë të pabesueshme.

Lëvizja Vetëvendosje fajëson institucionet e shtetit për vdekjen e Astrit Deharit, i cili qe arrestuar së bashku me pesë anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, me dyshimin që për një sulm mbi ndërtesën e parlamentit të Kosovës. (REL)

Astrit Dehari

Ministria e Drejtësisë sqaron: Britanikëve u kërkuam hetim para se të dilte autopsia e Deharit

Minsitria e Drejtësisë thotë se me datën 11 Nëntor 2016, i kanë dërguar një shkresë Ambasadës Britanike në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar përfshirjen e Policisë Metropolitan “Scotland Yard”, në hetimin e vdekjes së Astrid Deharit, i cili ka ndërruar jetë më 5 Nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Kërkesa e tillë është dërguar para daljes së raporteve nga Mjekësia Ligjore dhe Prokuroria, me qëllim të eliminimit të dyshimeve të shfaqura në publik sa i përket paanshmërisë dhe besueshmërisë së procesit të hetimeve.

“Dje, më datë 22 Nëntor, 2016, Ministria e Drejtësisë ka pranuar përgjigjen e dërguar nga Ambasadori Britanik, në të cilën ka shprehur mbështetjen që i jep Ministrisë së Drejtësisë në reformimin e sektorit të sundimit të ligjit por edhe ka njoftuar se Policia Britanike nuk mund të ndërmarrë hetime në këtë rast meqenëse rasti nuk lidhet me Britaninë. Ambasadori Britanik ka potencuar rëndësinë që ka kryerja e këtij procesi të hetimeve nga institucionet e Kosovës me paanshmëri dhe transparencë si dhe me përfshirje të EULEX-it.”thuhet në njoftimin e tyre, raporton Periskopi

Vazhdimi i sqarimit të MD-së:

Me qëllim të ofrimit të transparencës së plotë të gjithë procesit, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme qysh nga data kur ka ndodhur rasti tragjik i vetëvrasjes së të ndjerit Astrit Dehari. Të gjitha institucionet përkatëse, Policia, Mjekësia Ligjore dhe Prokuroria janë njoftuar me kohë dhe u është ofruar i gjithë bashkëpunimi i mundshëm. Poashtu, gjatë gjithë procesit që nga data e vdekjes së të ndjerit ka qenë i përfshirë për së afërmi edhe EULEX-i, të cilët nuk kanë pasur ndonjë vërejtje sa i përket procesit të autopsisë dhe menaxhimit të rastit nga Shërbimi Korrektues.

Pas publikimit të rezultateve të raportit të autopsisë dhe njoftimit të Prokurorisë se kemi të bëjmë me rast të vetëvrasjes, Ministria e Drejtësisë ka pranuar edhe raportin e Inspektoratit të Shërbimit Korrektues. Sipas të gjeturave të raportit të Inspektoratit menjëherë janë iniciuar procedurat disiplinore dhe janë suspenduar nga puna një zyrtarë korrektues, dy mbikëqyrës dhe Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren edhe pse shkeljet e evidentuara sipas Inspektoratit në asnjë mënyrë nuk kanë qenë nxitëse apo shkaktare të vdekjes së Astrit Deharit.

Nga e gjithë kjo që u specifikua më lartë, Ministria e Drejtësisë ka ndjekur të gjitha hapat e nevojshme dhe çdo veprim ka pasur qëllim të sigurojë transparencë për opinionin publik por edhe për familjen  e të ndjerit.  Aktualisht, rasti është ende në duar të Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësisë nuk mund të bëjë më shumë lidhur me këtë proces. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe tu ofrojë përkrahje të mëtutjeshme nëse ka nevojë.

Gjithnjë me qëllim të sigurimit të transparencës së plotë për opinionin publik, kësaj komunikate i bashkëngjitet edhe Raporti i Inspektimit nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë dhe letrat e këmbyera me Ambasadorin Britanik./ Periskopi

Xhemile Dehari

Familja Dehari s’do hetim ndërkombëtar pa dorëheqjen e dy ministrave

Avni dhe Xhemile Dehari, prindërit e Astrit Deharit, që vdiq më 5 nëntor kohë kur ishte i paraburgosur në Burgut të Prizrenit, përmes një deklarate për medie kërkesën e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha thonë se është pranim i saj për papërgjegjësinë dhe për paaftësinë e kësaj qeverie dhe të institucioneve shtetërore për ta zbardhur rastin e zbuluar shkaktarin e vdekjes së djalit tonë.

Periskopi.com Lajme

Kjo kërkesë sipas tyre do të kishte kuptim vetëm nëse njëkohësisht Dhurata Hoxha dhe kolegu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, japin dorëheqje menjëherë, thuhet në deklaratë.

Në vazhdim deklarata e plotë për mediet e Avni dhe Xhemile Dehari lidhur me përpjekjet e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për një hetim të pavarur ndërkombëtar për vdekjen e djalit tonë, Astrit Dehari, në Burgun e Prizrenit:

Nga mediet mësuam se Ministrja e Drejtësisë, znj.Dhurata Hoxha, i është drejtuar ambasadorit britanik z.Ruairi O’Connell, me kërkesë për një hetim të pavarur të vdekjes së djalit tonë Astritit, me arsyetimin se pjesë të caktuara të opinionit publik kanë shprehur dyshime sa u përket integritetit dhe paanësisë së procesit hetues.

Së pari, ministrja Hoxha nuk u mor me kërkesën tonë si familje për hetim të pavarur, por vetë ajo bëri kërkesë. Pra, nuk është se ajo po bëhej gati të jepte leje për ne, por e inicoi kërkesën pa kurrfarë konsultimi me ne. Së dyti, nuk është se vetëm pjesë të caktuara të opinionit publik kanë shprehur dyshime për hetimin e deritanishëm, por të gjithë qytetarët e panë publikisht deklaratën e rrejshme të komandantit të policisë nga Prizreni, z. Nexhmi Krasniqi, për shkakun e vdekjes së Astritit, rrjedhjen e provave në televizione publike si dhe paragjykimin e kryeprokurorit Sylë Hoxha për shkaktarin e vdekjes së Astritit pa u kryer hetimet.

Kërkesa e ministres së Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha është pranim i saj për papërgjegjësinë dhe për paaftësinë e kësaj qeverie dhe të institucioneve shtetërore për ta zbardhur rastin e zbuluar shkaktarin e vdekjes së djalit tonë. Kjo kërkesë do të kishte kuptim vetëm nëse njëkohësisht znj. Dhurata Hoxha dhe kolegu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, japin dorëheqje menjëherë. Paralelisht me këtë duhet të ndërpriten hetimet aktuale që po i udhëheqin prokurorët Metush Biraj e Sylë Hoxha. Nga publikimet e kohëve të fundit morëm vesh se këta dy prokurorë i lidh me konflikt interesi vëllai i kryeprokurorit, z. Elez Hoxha, i dënuar me katër vjet burg për korrupsionit.

Pa dorëheqje të këtyre dy ministrave dhe pa ndërprerjen e hetimeve aktuale ne si familje Dehari nuk pajtohemi për hetime ndërkombëtare, përkundër vlerësimit të lartë që kemi dhe reputacionit të lartë që ka Scotland Yard, përfundon deklarata e Avni dhe Xhemile Dehari, prindërve të Astrit Deharit, që vdiq në Burgun e Prizrenit.

Tomë Gashi

Avokati i familjes Dehari nuk ka informacione nëse është lejuar hetim ndërkombëtar

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi thotë se ne cilësinë e avokatit të familjes Dehari, nuk është njoftuar nga askush se është lejuar hetim ndërkombëtarë për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se deshën apo nuk deshën Qeveria, pranua ose jo, lejuan apo nuk lejuan, sipas tij, do të ketë hetime ndërkombëtare dhe të pavarura.

“Ekspertet e mjekesis ligjore,ne raportin e tyre nuk kane konstatuar askund, se asfiksia apo mbyllja dhe bllokimini i frymemarrjes me mjet te forte eshte vetlendim,dhe nuk kan then me asnji shkronje, asnji fjale , dhe asnji fjali se kemi te bejme me vetvrasje, askush pos kryeprokurorit Syle Hoxha kete nuk e ka thene, aj qellimisht , rastesisht, i porositur , apo nga mosdija, e tha fjalen e fundit te paren, sipas tij rasti eshte mbyllur me kaq”, thotë Gashi.

Ndryshe, orë më parë, analisti Halil Matoshi ka shkruar se shteti (Qeveria) ka lejuar hetim të pavarur për vdekjen e Astrit Deharit, dhe se këtë e ka kërkuar nga një shtet i fuqishëm i BE-së./ Periskopi

Astrit Dehari

Analisti Bleron Baraliu ka një sqarim për ata që thonë se Astrit Dehari vrau veten

Analisti Bleron Baraliu thotë se insistimi kaq i "zjarrtë" se Astriti ka bërë vetëvrasje, duke filluar ende pa arritur tek analiza e parë, e bëjnë të dyshojë fort që edhe Arbnori është paragjykuar me qëllim.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, në botën ku jetojmë inskenimi i vetëvrasjes është përditshmëri.

Shkrimi i tij i plotë:

Ne boten qe jetojme, ku inskenimi i vetvrasjes eshte perditshmeri e zakonte (tash sa dekada) ne mes te agjencive dhe agjenteve spiune, eshte fyerje ndaj inteligjences te na servohet nje e vertete si absolute.

Pyetja qe kam une eshte: a e kemi UDBen brenda nesh si gjithmone, dhe kush po punon me ta – sepse kjo eshte me e logjikshme kur vlerson shkaterrimin e nje familje patriote si ajo Dehari, se sa te gjejme qetesi ne konstatimin se dy idealiste patriote, bije patriotesh, u vetvrane ne saje te gjenetikes se tyre. Po qe keshtu, si nuk u vetvrane nena dhe baba i tyre, edhe ashtu te shkallmuar nga dhembja e paimagjinueshme e humbjes se bijve.

Okams Raisin thote mos kerko pergjigje te komplikuara, rralle here jane keto e verteta. E verteta me e thjeshte per mua eshte se dikush e shtyu ne vdekje Arbnorin, dhe e njejta force e torturoi deri ne vdekje Astritin.

Te tjerat jane perceptime njesoj si kjo – sidomos konstatimi se policet e bene punen e tyre denjshem. Mos te harrojme, shkathtesite e UDBse lehte mund te inskenojnr kamera e vetvrasje, duke mashtruar dhe vet policine.

Drejtesi per Astritin skemi si kerkojme, ajo eshte e pamundur. Me mire te merzitemi per te ardhmen e familjes se tij – sa nuk eshte vone!/ Periskopi

Astrit Dehari / ARKIV

Dy ekzaminues të trupit të Astrit Deharit, më herët kanë bërë ekspertiza të gabuara

Njëri nga mjekët ligjorë që ekzaminuan trupin e Astrit Deharit, deri në prill të këtij viti, akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

Naim Haliti akuzohej se kishte gabuar në cilësimin e lëndimeve të një viktime aksidenti, në këtë rast një vajze nga Gjilani.

Punë me institucionet e drejtësisë kishte edhe mjeku tjetër që ishte i përfshirë në obduksionin e Astrit Deharit, Flamur Blakaj.

Ekspertizën Blakaj dhe dy mjekë të tjerë e kishin bërë pa e parë fare pacienten N. Berisha, siç raporton gazeta ‘Zëri’ në tetor të këtij viti dhe ekspertiza e tyre ishte hedhur poshtë nga një ekspertizë e bërë në shtetin e Gjermanisë, duke demantuar vlerësimin e tyre.

Për arsye të tilla, shoqëria civile të premten u ka dërguar një letër Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës, që të hetojnë urgjentisht vdekjen e Astrit Deharit, duke e cilësuar si një rast i cili dëshmon mosbesimin ndaj sistemit të drejtësisë.

Për raportin që është nxjerrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Hatixhe Latifi, njëra nga vëzhgueset e caktuara nga familja Dehari në autopsi, ka thënë të mos përkojë me atë që kanë parë atë ditë.

Në Vetëvendosje, ndër të tjera, flasin për mospërputhje në raportet mjekësore në trajtimin e Astrit Deharit, duke insistuar në një hetim të pavarur.

Astrit Dehari / ARKIV

Qytetarët nuk i besojnë raportit të Prokurorisë ku thuhet se Astrit Dehari u vetëvra

Prokuroria e shtetit publikoi sot raportin e obduksionit të Astrit Deharit, ku tha se u vetëvra.

Periskopi.com Lajme

Në raport thuhet se ai vdiq nga asfiksia me mjet të fortë, se pamjet e burgut që u publikuan nuk janë të montuara dhe se Astriti nuk kishte përdorur barna.

Në një anketë të Periksopi.com që zgjati vetëm 2 orë, qindra mijëra persona kanë votuar duke thënë se nuk i besojnë këtij raporti.

Mbi dy mijë komente, mbi tri mijë reagime përmes figurës ‘like’ që nënkuptonte “nuk i besojnë raportit”, ndërsa vetëm rreth 200 persona deklaruan se i besojnë raportit të Prokurorisë.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor, ai ishte në paraburgim në burgun e Prizrenit. Ishte aktivistë i Vetëvendosjes që nga vitit 2006 dhe po mbahej në paraburgim nën dyshimin për terrorizëm./ Periskopi

 

https://www.facebook.com/periskopi/videos/1378001095567802/

 

 

Arianit Koci

Avokati Arianit Koci dyshon në raportin e autopsisë së Deharit, kërkon ekspertizë

Avokati Arianit Koci thotë se deri sonte nuk ka pasë dilemë, ishte i bindur se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

Periskopi.com Lajme

Por, tashmë ka dilema. Ai pasi ka dëgjuar vëzhguesen e autopsisë së Deharit, Hatixhe Latifi-Pupovci teksa ka dhënë detaje, e duke i besuar profesionalizmit të saj, tashmë Koci ka dilema nëse Dehari u vetëvra, raporton Periksopi

Shkrimi i tij i plotë:

Deri sonte, nuk kam pasë dilemë:

vetëvrasje!

Kēsaj bindje time, i shkuan për shtati disa paraqittje sharllataneske të individëve të caktuar.

Por, sonfe filluan dilemat

Zonja Pupovci, edhe pse partiakisht e ngjyrosor, ka kredibilitet. Une i besoj.

Çka na mbetët? Me ia lënë këtë punë ekspertëve.

Përndyshe, ekspertiza apo raporti i autopsisë, mund të kontestohet vetëm me ekspertizë!/ Periksopi

Agim Muhaxheri

Pikat e zeza të ekspertizës, shteti s’është melaqe !

Përse u nxorën nga loja ekspertët e pavarur ? Këtyre nuk iu lejua të "prekin" autopsinë që iu bë të riut 26 vjeçar, Astrit Deharit, i cili u shua në qelinë e burgut të Prizrenit ! Atyre nuk iu lejua t'i kenë në dispozicion as fotografitë nga vendi i ngjarjes. "Fotografitë ekskluzive" qenkan sekret shtetëror ! Mbeti dilema: Kush e futi në qelinë e tij "arsenalin e armëve", zhiletat, peshqirin, sapunin... Filmi nuk ka mbaruar, ai rinis me superekspertizën.

Shkruan: Agim Muhaxheri Opinione

Prokurori i shtetit tha: Astrit Dehari u vetëvra !

Kjo nuk don të thotë se mbaroi filmi.

Filmi rinis atëherë kur të behët ekspertiza e dytë, superekspertiza.

Vetëm atëherë rafshohen zemrat, jo vetëm të familjes Dehari.

Vetëm atëherë çohet në vend drejtësia !

Për hirë të drejtësisë, që ajo të çohet në vend, superekspertiza do të ishte një “conditio sine qua non”, ngase ajo e para është e mbështjellur me pika të zeza.

Në historinë e proceseve gjyqësore, superekspertizat kanë përmbysur raportet e ekspertëve, kanë ndërruar gjendjen e faktit juridik, vetëvrasja ka dalë të jetë vrasje.

Pas 13 ditësh, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, transmetoi ekspertizën, atë çfarë shkruan lidhur me autopsinë që u bë në trupin e të riut, 26 vjeçarit Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, i dyshuar për terrorizëm.

Shkak i vdekjes, sipas ekspertëve, tha ai është asfiksia, mbyllja e rrugëve të frymëmarrjes me mjet të fortë.

Hoxha përjashtoi mundësinë që Astriti të jetë përleshur me ndokë ditën kur ndodhi e papritura, më 5 nëntor 2016, meqë në kafazin ku qendroi s’ka mundur të hyjë askush !

Ekspertët e pavarur u nxorën nga loja. Nuk i lejuan të “prekin” autopsinë, t’i kenë në dispozicion fotografitë nga vendi i ngjarjes.

“Fotografitë ekskluzive” dalin të jenë fshehtësi e shtetit !

Ky kryeprokuror nuk sqaroi se kush i futi në qeli “aresenalin e armëve”, shishen e plastikës, peshqirin, zhiletat, sapunin, lapsin kimik të lidhur me një tojë…

Ndoshta për të kjo gjendje faktike është “cikërrimë”, e që s’është kështu.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, njoftoi se për rastin “Dehari” qenkan marrë në pyetje 17 persona.

Kush janë ata 17 persona ?

Tri ditë më herët, përkatësisht më 15 nëntor, në “Rubikon” të KTV-së, mbrojtësi i familjes Dehari, avokati Tomë Gashi rrëfeu se më 7 nëntor, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, e ka parë trupin e pajetë të Astrit Deharit.

Gashi tha:

Fytyra e Astritit ishte e pastër, më e pastër se imja dhe e juaja, ua kujtoi këtë gjendje pjesëmarrësve të tjerë në debatin televiziv. Hollësitë flasin për inskenimin e  ngjarjes..

Meqë fytyra e Astritit ishte e pastër, nga doli gjaku, si u përgjak sapuni, peshqiri ?

Askush deri më tash nuk u mor në përgjegjësi për atë çfarë ngjau me Astrit Deharin.

Të rrimë shtrembër, të flasim drejtë, të shuhet jeta e njeriut brenda grilave, askush të mos jep përgjegjësi, kjo i kalon caqet e normales.

Në rastin konkret, shteti s’është melaqe !

Astrit Dehari

Vëzhguesja e autopsisë së Deharit: Lëndimet ku i doli gjaku nuk janë nga shishja e mjaltit

Mjekja Latifi- Pupovci, e cila mori pjesë në autopsinë e Astrit Deharit si vëzhguese, ka thënë se shishja nga e cila dyshohet se humbi jetën aktivisti i VV-së, me gjak u gjetë në anën e kundërt, nga ajo që u tha se e kishte futur në fyt.

Periskopi.com Lajme

Ajo këto komente i bëri në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, transmeton Gazeta Blic.

Sipas saj, shishja e mjaltit është mjeti i fortë për të cilin flitet në raport, nuk është e mundur të futet kaq thellë në grykën e njeriut sa të shkakton mbylljen e frymëmarrjes.

“Aty përshkruhen lëndimet e brendshme, ku thuhet se është lënduar gjuha dhe ka rrjedhur gjak, i cili nuk është gjetur në rrugët e frymëmarrjes, gjaku në shishe është përshkruar në pjesën që nuk ka qenë në gojë të Astritit. Pra ato lëndime që janë në gjuhë, nuk janë nga ky mjet”, shtoi Latifi-Pupovci.

“Mendoj se rasti i Astritit meriton një ekspertizë të pavarur, për arsye se është i lënduar shumë ky proces”.

hatixhe-latifi-pupovci

Vëzhguesja e autopsisë së Deharit thotë se raporti nuk përkon me atë që është parë aty

Hatixhe Latifi-Pupovci, një nga vëzhgueset e caktuara nga familja Dehari në autopsinë e Astrit Deharit, e cila është mjeke dhe profesoreshë e mjekësisë ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së, se në raportin e publikuar sot nga Prokuroria e Shtetit, nuk është përshkruar ajo që është parë gjatë ekspertizës.

Periskopi.com Lajme

“Mund të them se atë ditë është bërë autopsia në mënyrë shumë profesionale, por raporti që ka dalë sot mendoj se nuk ka qenë në raport me ato që kemi parë, për arsye se thjeshtë ky proces i hetimeve është proces i lënduar për faktin se shumë më herët ka pasur të meta, me deklarata se është vetëvrarë me barna dhe vonesa e raportit, që mund dhe është bërë më herët, bëjnë që të dyshohet në raportin dhe të gjeturat nuk janë ashtu si ka qenë”, ka thënë Latifi-Pupovci, transmeton Koha.net.

Ajo ka renditur dyshimet e saj në disa pika të cilat i ka shpjeguar gjatë emisionit.

“Dëmtimet në pikën 1 dhe 2 të raportit, që janë ato lëndime në qafën e Astritit dhe në dorë, ka shënuar se janë të vetëshkaktuara dhe hezituese. Kjo mënyrë e përshkrimit ka qenë shumë e dobët, sepse kur flitet për një rast të tillë nuk përshkruhet kaq zbehtë, një e dhënë kaq e madhe. Është dashur të tregojnë mjetin me të cilin është bërë plaga dhe mënyrën se si është bërë”, ka rrëfyer ajo.

Më tej ka folur edhe për shishen e mjaltit, që është mjeti me të cilin, sipas raportit të autopsisë, është shkaktuar vdekja e Astrit Deharit.

“Shishja e mjaltit është mjeti i fortë për të cilin flitet në raport, nuk është e mundur të futet kaq thellë në grykën e njeriut sa të shkakton mbylljen e frymëmarrjes. Aty janë përshkruhen lëndimet e brendshme, ku thuhet se është lënduar gjuha dhe ka rrjedhur gjak, i cili nuk është gjetur në rrugët e frymëmarrjes, gjaku në shishe është përshkruar në pjesën që nuk ka qenë në gojë të Astritit. Pra ato lëndime që janë në gjuhë, nuk janë nga ky mjet”, shtoi Latifi-Pupovci.

Në fund si pjesë dyshimi të saj, ajo flet edhe për disa skuqje në dorën e djathtë të Astrit Deharit.

“Aty shkruhen edhe disa skuqje, që në të vërtetë kanë qenë më shumë se skuqje, në dorë të djathtë, ku thuhet se i janë shkaktuar gjatë bartjes deri në spital ose gjatë dhënies së ndihmës së parë, por ku e dinë këta se në çfarë mënyre janë shkaktuar”, përfundoi Latifi-Pupovci, teksa ka shtuar se nuk bindet se është vetëvrasje.

“Mendoj se rasti i Astritit meriton një ekspertizë të pavarur, për arsye se është i lënduar shumë ky proces”.

Astrit Dehari

Mjekja që mori pjesë në autopsinë e Deharit: Raporti nuk është profesional

Njëra nga mjeket që ka marrë pjesë në autopsinë e Astrit Deharit, Hatixhe Latifi- Popuvci në emisionin Interaktiv të KTV-së ka theksuar se autopsia është bërë në mënyrë shumë të rregullt, mirëpo rezultatet e publikuara nuk përkojnë me atë që ne kemi parë.

Periskopi.com Lajme

Sipas saj, përshkrimi në raportin autopsisë përshkrimi ka qenë shumë I zbehtë.

“Mjekët ligjor kanë bërë një përshkrim joprofesional të mjeteve që janë gjetur në burg. Është dashur të përshkruhet me cfarë mjeti është shkaktuar”, ka thënë ajo.

Arbana Xharra

Arbana Xhara e fshiu një postim për rastin e Astrit Deharit, ka një sqarim

Arbana Xhara para pak minutash postoi diçka në lidhje me raportin e autopsisë së Astrit Deharit dhe e fshiu atë pas disa minutash.

Periskopi.com Lajme

Por, tashmë ka një sqarim pse e ka bërë këtë.

Arbana Xhara

Ajo thotë se ora në videoxhirime të burgut paska qenë me të vjetrën 15:54, pra e pa ndryshuar. Ndërsa, në raporton të autopsisë shkruante se Astritin e pranuan në spital në orën 15:20.

“Ky detaj ishte shumë i dyshimtë. Këtë është dashur ta sqaroi prokuroi në raport apo në konferencë, se une s’kam mujte me pa ëndërr. Për atë e largova foton meqë ora paska qenë në rregull. Perndryshe ketu jemi me raportu drejte”, thotë kryeredaktorij e Zerit./ Periskopi

 

Si është e mundur? Astritin e nxorën nga burgu në ora 15:57, u pranua në spital në 15:20

 

 

 

Astrit Dehari

Ende në pritje të autopsisë së Deharit, mund të shtyhet për javën e ardhshme

Raporti i autopsisë së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit mund të mos dorëzohet këtë javë, ndonëse ishte paralajmëruar për një gjë të tillë.

Periskopi.com Lajme

Siç shkruan Indeksonline, duke u thirrur në burime të veta, raporti preliminar i autopsisë së Astrit Deharit është gati, por që i njëjti nuk do të dorëzohet këtë javë.

“Raporti i autopsisë është i gatshëm, mirëpo i njëjti varet edhe prej ekspertizave të tjera nga forenzika. Ka gjasa që dorëzimi i këtij raporti nuk do të ndodh gjatë kësaj jave”, kanë bërë të ditur burimet në fjalë.

Në anën tjetër, zyrtarë të Prokurorisë së Shtetit nuk e mohojnë apo pohojnë këtë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i kontaktuar nga Indeksonline nuk ka përjashtuar një gjë të tillë.

“Nuk e di a do të na dorëzohet nesër raporti i autopsisë për Astrit Deharin. Edhe unë kisha pas dëshirë që ky raport me dal nesër, pasi që i kishim sqaruar disa gjëra”, është shprehur kryeprokurori Hoxha.

Sipas tij, prokuroria nuk mund t’i bëj presion Departamentit të Mjekësisë Ligjorë për dorëzimin e kësaj autopsie.

Tanimë janë bërë dy javë nga vdekja e Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Astrit Dehari

Në fund të javës rezultatet e autopsisë së Deharit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, pret që rezultatet e autopsisë që do të tregojnë shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit të dalin deri në fund të javës.

Periskopi.com Lajme

“Po i presim rezultatet e autopsisë dhe ekspertizat e dërguara në laboratorin e forenzikës. Pritet që deri në fund të javës të dalim me rezultate preliminare,” tha Hoxha për KALLXO.com.

Hoxha tregoi gjithashtu që “jemi shumë afër në lidhje me mbledhjen e provave dhe fakteve tjera në lidhje me këtë rast”.

Astrit Dehari, aktivist i “Vetëvendosjes” vdiq të shtunën e kaluar më 5 nëntor në rrethana ende të pasqaruara.

Ai po mbahej i paraburgosur nën dyshimin për sulmin me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht.