20170111170435870646

Hoti premton autobusë të rinj urbanë edhe për 6 komuna tjera

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili mori pjesë në përurimin e 15 autobusëve të rinj të Trafikut Urban në Prishtinë bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur kënaqësinë e tij që pas një pune të gjatë, ia kanë dalë që qytetarëve të Prishtinës t’ju mundësohet një trafik urban më modern.

Periskopi.com Lajme

 

Hoti ka thënë se marrëveshja për Garanci Shtetërore, e cila është kërkuar nga “Trafiku Urban” dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga Ministria e Financave, garanton kredinë që Trafiku Urban ka marrë për blerjen e 51 autobusëve.

“Kredia ka vlerë totale prej 10 milionë euro, me maturitet 12 vite, ku 2 vite janë grejs periudhë dhe 10 vite amortizim i kredisë. Interesi vjetor është 1% + Euribor 6-mujor, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme”, ka potencuar ministri i Financave, raporton Koha.net.

Ndërkaq, ai ka premtuar se projekte të tilla, Qeveria dhe Ministria që ai drejton do të përkrahin edhe në 6 qendra tjera të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë”, ka përfunduar ai.

56

Shpend Ahmeti tregon se kur nisin punën autobusët e rinj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të martën ka bërë të ditur se kontingjenti i parë i autobusëve të rinj do të fillojë të qarkullojë nga sot (e mërkurë). Këta autobusë do ta mbulojnë linjën 3 dhe 4.

Periskopi.com Lajme

Sipas Ahmetit do të hyjnë në përdorim edhe biletat e integruara, pasi që një biletë e paguar do të vlejë për 2 orë gjatë transporti publik, nëpër qytet. Ndërsa, biletat do të jenë ditore, javore dhe mujore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, transporti publik do të jetë falas për pensionistë dhe do të ketë çmime të reduktuara për studentët…

Autobusët e rinj të Prishtinës tashmë gati (Foto)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka postuar autobusët e rinj që do të përdoren në kryeqytet.

Periskopi.com Uncategorized

Ata duket se janë gati dhe shpejt arrijnë në vend.

Këta 20 autobusë në kryeqytet, ndërsa 31 tjerët pritet që të vijnë në janar.

Gjatë muajit shtator u nënshkrua marrëveshja për furnizim me autobusë në mes ndërmarrjes “Trafiku Urban” dhe kompanisë çeke “Iveco”, si fituese e tenderit për furnizimin me autobusë urban në Prishtinë.

Ky projekt u mbështet me një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH./ Periskopi

15697793_10155626457827166_8406246859407163226_n 15672911_10155626457777166_5721714719719416181_n

Ahmeti konfirmon autobusët e verdhë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se autobusët e rinj të “Trafikut Urban” do të kenë ngjyrën e verdhë.

Periskopi.com Lajme

“Foto nga fabrika. Taze prej furre”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, derisa ka publikuar fotografinë e njërit prej autobusëve.

Autobusët e rinj të shumëpërfolur do ta kenë ngjyrën e verdhë. Me të njëjtën ngjyrë pritet të bëhen të gjithë autobusët e linjave 1,2,3 dhe 4.

30 autobusët e parë pritet të vijnë në kryeqytet më 20 dhjetor. Kontingjenti i dytë prej 21 autobusësh do të arrijë në Prishtinë në muajin shkurt ose në mars të vitit të ardhshëm.

Ardhja e këtyre autobusëve, sipas qeverisjes lokale të Prishtinës, do të rigjenerojë transportin publik.

Kontrata ndërmjet “Trafikut Urban” dhe kompanisë që e fitoi tenderin për furnizimin me 51 autobusë “Iveco”, ishte nënshkruar në shtator.

Ky projekt, i cili ka pothuajse dy vjet që ka filluar, ishte përcjellë me polemika dhe akuza ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

Në fillim të vitit 2017 vijnë 15 autobusët e parë në Prishtinë

Ndonëse kanë kaluar dy muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes së Komunës së Prishtinës me kompaninë “Iveco” për furnizimin me 51 autobusë të rinj – të cilët do të shfrytëzohen për transportin publik në kryeqytet – prishtinasit vazhdojnë ballafaqohen më vështirësi në qarkullim.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kur është nënshkruar marrëveshja pati premtuar se para Vitit të Ri, 51 autobusët e rinj do të qarkullojnë të kryeqytetit. Por, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Erzen Vraniqi, nga zyra për informim në Komunën e Prishtinës, ka sqaruar për Telegrafin se kompania “Iveco”, në bazë të marrëveshjes obligohet që brenda 120 ditësh t’i sjellë 15 autobusët e parë.

“Autobusët tjerë do të arrijmë sapo të përfundojnë. Pastaj, se si do t’i fusë trafiku urban në funksion, këtë nuk mund të them, sepse nuk e di saktë planin e punës së tyre”, ka shtuar Vraniqi.

Vlera e këtij projekti që arrin shumën e 13 milionë eurove, ishte zgjidhur – pas një debati të gjatë në mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës – nëpërmjet një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Me 42 vota pro, asnjë kundër, dhe më një marrëveshje të të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin Komunal në Prishtinë, ishte miratuar kërkesa e Komunës së Prishtinës për blerjen e këtyre autobusëve. Me 7 shtator Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese për furnizimin me autobusët për Trafikun Urban.