Deputetë austriakë kërkojnë pezullimin e aderimit të Turqisë në BE

Disa deputetë austriakë kërkuan të enjten pezullim të plotë të procesit të aderimit të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE) si pasojë e arrestimeve të fundit të disa deputetëve të opozitës dhe gazetarëve.

Periskopi.com Lajme

“Apelojmë te qeveria e Turqisë urgjentisht të lirojë deputetët dhe gazetarët e arrestuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët të gjashtë partive politike të përfaqësuara në Parlament, raporton AA

Deputetët e partisë Social Demokrate (SPO), Partisë Popullore Austriake (OVP), Partia Austriake për Liri (FPO), Partia e Gjelbër, Team Stronach dhe NEOS – Austria e Re, kritikuan edhe gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi të shpallur pas puçit të 15 korrikut.

sallahi

Ish-futbollisti i Bayernit nuk dëshiron të luajë për Kosovën

Ylli Sallahi nuk dshiron të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë ai.

Periskopi.com Sporti

Ish-anëtari i Bayern Munich thotë se do të vazhdojë të luajë për Austrinë.

“Jam i befasuar që Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur interesim për mua, por askush nuk ka folur me mua. Unë dëshiroj të luajë për Austrinë. Kjo është çfarë kam thënë dhe e kam bërë për një kohë të gjatë”, deklaroi Sallahi.

Futbollisti në fjalë luan në pozitën e mbrojtësit të majtë. /Periskopi.com