Peshkaqenët dalin në rrugë pas ciklonit në Australi (Foto)

Një peshkaqen i madh i cili konsiderohet si agresiv dhe një nga më të rrezikshmit në botë u zbulua në mes të rrugës pas rënies së nivelit të ujit në një qytetet të Australisë që u godit nga cikloni Debbie.

Periskopi.com Lajme

 

Fotot e peshkaqenit u bënë virale në mediat sociale kur autoritetet vendase u thanë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi sepse peshkaqenë apo rreziqe të tjera mund të vinë nga përmbytja e rrugëve.

Grabitqari gjigand u gjet në një rrugë në Ayr, në veri të Queensland, pas stuhisë së shiut dhe erërave të forta që rezultoi me përmbytje të zonës.

Zjarrfikësit në Queensland dhe Shërbimi i Emergjencave Civile postuan në Tëitter e Facebook fotografi të peshkaqenit, duke shkruar:

“Mendoni se jeni të sigurt nëse futeni në ujë? Mendoni përsëri! Ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë ndodhet nën sipërfaqen e ujit që ka përmbytur zonën gjatë stuhisë së ashpër dhe ciklonit Debbie”.

641131-rkp2p893l

641131-ryunau53x

641131-byun6ucnl

 

Tre të vdekur nga orteku në Austri

Të paktën tre persona janë vrarë pas një orteku në Austri në një vend skijimi në Alpe.

Periskopi.com Lajme

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për personin e katërt i cili raportohet si i zhdukur.

Orteku ka ndodhur në një zonë të largët afër kulmit Jochgrubenkopf në Tirol në Austrinë perëndimore.

 “Përvëlohet” Australia, 97 vatra zjarri dhe temperatura deri në 45 gradë celsius (Video)

Zonat rurale të Uellsit të ri jugor në Australi janë evakuuar plotësisht për shkak të zjarreve masive dhe të shumta në këtë shtet.

Periskopi.com Lajme

Flakët kërcënojnë seriozisht zonat e banuara dhe kanë bllokuar dhjetëra rrugë, duke e bërë evakuimin të detyrueshëm. Autoritetet lokale thanë se janë regjistruar 97 vatra zjarri nga të cilat 37 janë jashtë kontrolli.

Për fat më mirë, nuk ka raporte për viktima, për meritë të ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve dhe ekipeve të emergjencës.

Temperaturat e larta që në disa zona kanë arritur rekorde mbi 45 gradë celsius dhe erërat e shkretëtirës që fryjnë fort, kanë shtyrë flakët që përparojnë me shpejtësi dhe pavarësisht përpjekjes masive për ti kontrolluar, nuk kanë të ndalur.

Më shumë se 2000 zjarrfikës janë angazhuar në këto përpjekje, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për zjarret më të rënda në historinë e këtij shteti.

Sipas mediave lokale, ndërsa natyra po ndihmon përparimin e flakëve, duket se nuk është ajo përgjegjëse për nisjen e tyre. Mësohet se një djalë 13-vjeçar dhe një grua 40-vjeçare janë arrestuar dhe akuzuar se ishin ata që ndezën zjarrin në një pyll, i cili më pas u përhap kudo./tch/

Besart Berisha vendos rekord në Australi

Lojtarët shqiptarë të cilët luajnë nëpër botë janë krenaria e gjithë shqiptarëve anë e këndë botës.

Periskopi.com Sporti

I tillë është edhe Besart Berisha i cili po vazhdon shkëlqimin në Australi me Melbourne Victory.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e parë në takim nga pika e bardhë, e gjitha kjo në fitoren 4-2 ndaj Neëcastle Jets, transmeton Telegrafi.

Berisha tashmë është golashënuesi më i mirë në A-League (liga elitare e Australisë) me dhjetë gola.

c1j9xgvuaaaklhi

Por, nuk mbaron këtu, me këtë gol ai ka vendosur rekord historik pasi është bërë lojtari me më së shumti goli në histori të kësaj lige, gjithsej 91.

Në të kaluarën në Australi kishte luajtur edhe për Brisbane Road, ku në tre sezone kishte shënuar 48 gola.

Berisha në formacionin më të mirë të Australisë

The Daily Telegraph ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë në elitën e futbollit Australian deri më tani në këtë sezon, dhe pjesë e saj është edhe sulmuesi shqiptar, Besart Berisha.

Periskopi.com Sporti

Berisha ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke ndihmuar ekipin e tij, Melbourne Victory me nëntë gola, ndërsa udhëheq listën e golashënuesve.

Portier: Danny Vukovic

Mbrojtës: Rhyan Grant, Luke DeVere, Michael Jakobsen, Michael Zullo

Mesfushorë: Luke Brattan, Thomas Kristensen, Milos Ninkovic, Marco Rojas

Sulmues: Bruno Fornaroli, Besart Berisha

Parandalohet sulm terrorist në Australi

Policia australiane raporton se kanë parandaluar një sulm terrorist që planifikohej të ndodhte në Melbourne në ditën e Krishtlindjeve.

Periskopi.com Lajme

Pesë persona janë arrestuar pas bastisjeve në mëngjesin e së premtes, ka bërë të ditur shefi i policisë, Graham Ashton.

Ai tha se në kërcënim përfshiheshin ‘përdorim i eksplozivëve: dhe armë të tjera, përfshirë thika dhe armë zjarri.

BBC raporton se sulmet kanë qenë të lokalizuara në disa vende shumë publike.

Por, sipas policisë nuk kishte ndonjë kërcënim publik për këtë, ata thjesht e zbuluan.

Nuk raportohet se ka dyshime apo kërcënime për ndonjë sulm tjetër të planifikuar, aktualisht./ Periskopi

Vajza rrëfen me “fakte” se është UFO

Gjatë fëmijërisë së saj Lea Kapiteli, 22 vjeç nga Melburni, deklaroi se ka patur gjithmonë takime të pazakonta fizike dhe eksperienca të çuditshme me njerëz ndryshe nga të tjerët.

Periskopi.com Lajme

Ajo i kishte injoruar të gjitha këto derisa në fazën e adoleshencës mundi të zbulonte kuptimin e tyre.

Kapiteli tha për Daily Mail Australia se në moshën 13-vjeçare ishte vizituar nga dikush gjatë natës i cili i kishte rrëfyer të kaluarën e saj, duke i thënë se pse ajo ndihej ndryshe nga vajzat e tjera të moshës së saj, dhe i kishe folur për prejardhjen e saj të vërtetë.

Personi i cili ajo tha se quhej Mezreth, i kishte thënë se ajo nuk ishte si të gjitha adoleshentet e tjera sepse ishte një hibrid alien.

Ajo shtoi se, sipas asaj, që i kishte thënë personi misterioz, vezët e nënës së saj ishin ngjizur me një ADN aliene ndërkohë që ajo kishte qenë në gjumë.

Lea thotë se ajo ka të dashur dhe ai nuk e ka aspak problem këtë gjë ose aq më pak ta quajë të çmendur për gjërat që ajo thotë./tvklan.al

Në Australi 3 milionë njerëz jetojnë nën nivelin e varfërisë

Njoftohet se në Australi, 3 milionë njerëz mes të cilëve mbi 731 mijë janë fëmijë jetojnë nën nivelin e varfërisë.

Periskopi.com Lajme

Këshilli për Shërbime Sociale (ACOSS), raportoi të dhënat për varfërinë në vitin 2016. Sipas raportit në vend 3 milionë njerëz jetojnë nën nivelin e varfërisë. Në mes tyre gjenden 731.300 fëmijë.