andy-murray

Murray kalon në gjysëmfinale të ATP World

Andy Murray është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Kei Nishikorin duke iu afruar gjysmëfinales në ATP World Tour Finals.

Periskopi.com Sporti

Tenisti numër 1 në botë e humbi setin e parë, mirëpo u kthye për të fituar me rezultat 2-1 (6-7, 6-4, 6-4) ndaj japonezit.

Dueli zgjati tre orë e 20 minuta dhe ishte një prej përballjeve më të gjata prej se evenimenti u zhvendos në Londër në vitin 2009, përcjell Telegrafi.com

Britaniku 29 vjeçar do të kualifikohet në gjysmëfinale, nëse Marin Cilic mposht Stan Wawrinkan.

Është hera e parë që nga debutimi i Murrayt në vitin 2008 që i fiton të dy përballjet e para grupore.