Mbreti Ronaldo mposht Atleticon

Real Madridi ka fituar ndaj Atletico Madridit me rezultat 0-3.

Periskopi.com Sporti

Los Blancos ishin dukshëm më të mirë në këtë takim, ata sulmuan nga fillimi deri në fund dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Cristiano Ronaldo në minutën e 23-të, ku pas një goditje nga gjuajta e lirë topi u devijua nga muri mbrojtës dhe portieri Jan Oblak u befasua dhe me rezultat 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë vendasit rrezikuan me anë të Yannick Carrascos, por në minutën e 70-të Ronaldo u pengua në zonë nga Stefan Savic dhe portugezi me këtë rast mori përsipër edhe penalltinë dhe shënoi golin e qetësisë.

“Këtu sundoj unë”

Por, kjo nuk ishte e gjitha nga i disponuari për lojë, Cristiano Ronaldo, i cili arriti të bëj het-trik në minutën e 77-të pas një kundërsulmi të bukur nga Gareth Bale.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi vazhdon në pozitën e parë me 30 pikë, kurse Atletico në të pestën me 21 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Mbretërve është ndaj Sporting Gijon, kurse Los Rojiblancos luajnë ndaj Osasunas. /Telegrafi