bare

Sot debuton talenti shqiptar i Atletico Madridit?

Një shqiptar është shumë pranë debutimit me Atletico Madridin.

Periskopi.com Sporti

Keidi Bare, futbollist i Shpresave në kombëtaren tonë është grumbulluar në skuadrën e parë nga trajneri Diego Pablo Simeone dhe me shumë gjasa Bare do të bëjë debutimin e tij me Los Colchoneros sot në mbrëmje në sfidën e parë të raundit të 1/16 të Kupës së Mbretit.

Atletico sfidon në transfertë skuadrën e kategorisë së tretë, Guijuelo dhe për këtë ndeshje El Cholo ka thirrur në total 16 futbollistë përfshirë këtu edhe Keidi Baren.
Aktualisht 19-vjecari shqiptar aktivizohet me skuadrën B të Atleticos që luan në Segunda Division B ose më saktë në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll. Në këtë sezon Bare ka luajtur në total 9 ndeshje duke realizuar dhe 1 gol.

19-vjeçari nga Fieri është një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësues Shpresa. Në fund të vitit 2013 ai është bërë pjesë e të rinjve të Atleticos së Madridit.

reali-atletico

Ish-futbollisti i gjigandit madrilen viktimë e rrëzimit të avionit

Ish-futbollisti i Atletico Madridit, Cleber Santana është në mesin e viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Kolumbi.

Periskopi.com Sporti

Brenda aeroplanit në fjalë gjendeshin mbi 80 persona, ku 76 prej tyre vdiqën, ndërsa të tjerët u dëmtuan dhe u dërguan në spital.

Santana ka qenë pjesë e Atleticos nga viti 2007 deri më 2010. /Periskopi.com

santana

ronaldo-koke

Koke e quajti homoseksual Ronaldon, ja si u përgjigj portugezi (Video)

Në fundjavë, Real Madridi mposhti Atletico Madridin me rezultat 3:0.

Periskopi.com Sporti

Në këtë sfidë, portugezi shënoi tre golat.

Mirëpo, ai kishte probleme edhe me mesfushorin e skuadrës së Atleticos, Koke, i cili e quajti Ronaldon homoseksual.

Por, cila ishte përgjigjja e 31-vjeçarit të Real Madridit?

Këtë e ka zbuluar radiostacioni spanjoll “Cope”, që ka bërë të ditur bisedën në dhomën e zhveshjes së “Los Blancos”, pas përfundimit të ndeshjes.

Ronaldo: Koke më quajti mua homoseksual.
Bashkëlojtari: Çfarë?
Ronaldo: Ju jeni homoseksual më tha. I thash: “Nëse do të takohemi në Madrid, ju do të shihni çfarë do t’ju bëj”.
Bashkëlojtari: Çfarë do t’i bëni?
Ronaldo: Asgjë, çfarë duhet t’i bëj?
Një bashkëlojtar që u inkuadrua me vonesë: Çfarë ndodhi?
Ronaldo: Koke më quajti homoseksual. I thash: “Po, një homoseksual, por një njeri shumë i pasur, idiot”.

/Periskopi.com

reali3

Formacionet e mundshme, Atletico Madrid-Real Madrid

Sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet e mundshme të të dyja skuadrave për këtë sfidë:

Formacioni i mundshëm i Atleticos (4-4-2): Oblak, Filipe Luis, Godin, Savic, Juanfran, Carrasco, Gabi, Koke, Saulo, Griezmann, Gameiro.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit (4-2-3-1): Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Kovacic, Modric, Bale, Isco, Ronaldo, Benzema.

simeone-zidane

Simeone ‘kërcënon’ Realin para derbit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur për derbin e sotëm ndaj Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se kjo do të jetë një përballje me intensitet të lartë, por shton se skuadra e tij do të tentojë të bëjë lojën e saj.

“Për herë të parë pas shumë kohësh do të rivalizojnë dhëmbë për dhëmbë, në të njëjtin nivel. Ata kanë 28 ndeshje pa humbje, përbëhet nga lojtarë të mëdhenj që kanë fituar Championsin. Do të jetë një ndeshje me intensitet të lartë, por ne do të tentojmë ta çojmë në rrjedhën që na intereson”, u shpreh Simeone. /Periskopi.com

zidane

Zidane flet për gjasat ndaj Atletico Madridit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për përballjen e nesërme ndaj Atletico Madrid.

Periskopi.com Sporti

Dy skuadrat nga kryeqyteti spanjoll takohen nesër me fillim nga ora 20:45, për të zhvilluar derbin e javës në La Liga.

Zidane thotë se nuk sheh favorit në këtë takim, pasi sipas tij gjasat janë 50-50.

“Nesër do të jetë një ndeshje tjetër. Gjasat në kët takim janë 50 me 50. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi mësuar me përballje të tilla”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media.

“Atletico Ka një ekip të mirë që çdo vite mundohet të arrij maksimumin., Gjithashtu ata kanë një trajner të madh”, ka shtuar ai. /Periskopi.com

griezmann

Zyrtare: A mund të transferohet Griezman te Reali ose Man Utd?

Antoine Griezmann nuk do të transferohet te Real Madridi ose ndonjë klub tjetër.

Periskopi.com Sporti

Kështu ka thënë presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili thotë se një gjë e tillë nuk ka shanse të ndodhë.

“Unë nuk besoj se ka ndonjë mundësi që Griezmann të shkojë në Real Madrid ose në ndonjë skuadër tjetër”, deklaroi Cerezo.

“Me Real Madridin kemi marrëdhënie fantastike dhe kemi një respekt të ndërsjellë si fqinjë”, shtoi ai.

Për francezin besohet se interesohet edhe Manchester United, mirëpo kjo deklaratë e të parit të Atleticos, me gjasë shuan shpresat e klubit nga Old Trafford. /Periskopi.com

griezmann

Formacioni i kombinuar Real Madrid-Atletico Madrid

Ditën e shtunë luhet derbi i fuqishëm mes Atleticos dhe RealMadridit, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të La Ligës spanjolle.

Periskopi.com Sporti

Por një suprizë e tillë në formacion e Real Madridit nuk pritej aspak nga tifozët.

Agjencia e lajmeve sportive “Goal.com” ka publikuar formacionin e kombinuar mes Atleticos dhe Real Madridit dhe e pabesueshmja në këtë formacion është Cristiano Ronaldos, i cili nuk zë vend në këtë formacion.

formacioni

griezmann

A do të luajë Griezmann kundër Realit?

Tifozët e Real Madridit kanë marrë një lajm aspak të mirë.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është i gatshëm për derbin e fundjavës ndaj rivalit të qytetit.

Gjendja e francezit është përmirësuar dukshëm dhe ai po zhvillon stërvitjet rregullisht para ndeshjes.

25-vjeçari ishte në dyshim për këtë ndeshje pasi kishte probleme me rikuperim të plotë pas një dëmtimi. /Periskopi.com

ronaldo-bale

As Ronaldo, as Bale, ky është futbollisti kryesor i Realit

Mesfushori i Atletico Madridit, Gabi ka dhënë një deklaratë mjaft interesante.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se futbollisti kryesor i Real Madridit nuk është as Cristiano Ronaldo e as Gareth Bale, por Luka Modric.

Këtë, ai e thotë pak ditë para derbit ndërmjet dy skuadrave madrilene, i cili zhvillohet në kuadër të La Ligas.

“Me Modric, ata kanë gjetur lojtarin e tyre më të mirë”, deklaroi Gabi.

“Ai e bën që skuadra të luajë më mirë dhe i jep lojës ekuilibrin. Ne do të përpiqemi ta ndalim atë duke mos e lënë të organizojë lojën”, shtoi ai. /Periskopi.com

atletico-madrid-la-liga-spain_3446114

Paris Saint-Germain kërkon yllin e Atletiko Madrid

Paris Saint-Germain janë duke monitoruar situatën e Carrascos dhe duan ta blejnë atë pas dështimit të Jese Rodriguez.

Periskopi.com Sporti

Ata duan një anësor që luan me këmbë të djathtë dhe alternativa perfekte është belgu.

Raportime nga Goal.com thonë se ata janë të gatshëm të shpenzojnë shifra marramendëse për ta sjellur atë ne Parc des Prince.

yanick

 

courtois

Klubet madrilene pas yllit të Chelsea

Atletiko Madrid dhe Chelsea e dëshirojnë poriterin belg të Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Portieri i Chelsea është rikthyer në formë këtë sezon dhe mënjëherë janë rritur zërat për një largim nga Stamford Bridge. Belgu disa herë ishte lidhur më një rikthim tek ish skuadra e tij Atl.Madrid, por ai ka dematuar zërat duke thënë se janë vetëm spekulime dhe asgjë më shumë.

“Unë jam shumë i lumtur në Chelsea, nuk kam asnjë arsye të mos jem i tillë, kurrë nuk kam folur për një kthim të mundshëm në Atl Madrid, ato janë vetëm thashethëme.

“Poashtu as me Real Madridin nuk kam asgjë, madje asnjëherë nuk kam pasur kontakte me klubin e Real Madridit.

“Askush nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen, por këtu jam shumë mirë”, përfundoi 24 vjeçari Courtois. /Periskopi.com

ATL

Arsenal rivalizon Man United për yllin e Atletiko Madridit

Arsenal e ka në listë mbrojtësin e Atletiko Madridit për të transferuar në afatin kalimtar të verës.

Periskopi.com Sporti

Arsenal e sheh Jose Gimenez si pasardhës afatgjatë të qendërmbrojtësit francez Luarent Koscienly, por 21-vjecari i Atletiko Madridit është i monitoruar edhe nga Manchester United.

Çmimi i lartë i mbrojtësit mund të largojë Arsenalin nga kjo garë, më shumë i interesuar për Gimenez është Jose Mourinho i cili mendon të përforcojë mbrojtjen e Manchester United. /Periskopi.com

gimenez

mourinho3

Mourinho ‘gjah’ në Madrid, e do yllin e njohur

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i interesuar të transferojë në skuadër mbrojtësin e Atletico Madrid, Diego Godin.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga e përditshmja britanike ‘The Sun’, ku theksohet se klubi nga Old Trafford është i gatshëm të ofrojë plot 30 milionë funte për futbollistin në fjalë.

United pritet të largojë nga skuadra plot tetë lojtarë, pasi shumë prej tyre nuk po arrijnë të tregojnë formën e pritur. /Periskopi.com

mourinho3

Mourinho e do në skuadër yllin që kushton 60 milionë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është shumë i interesuar të transferojë mbrojtësin e Atletico Madrid, Jose Gimenez.

Periskopi.com Sporti

E përditshmja britanike ‘The Mirror’ shkruan se klubi nga Old Trafford është i gatshëm të paguajë plot 55 milionë euro për transferimin e lojtarit, pra pesë milionë më pak sesa klauzola e lirimit të tij.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit nga Vicente Calderon do të jenë të gatshëm ta shesin lojtarin për shifrën e lartëcekur. /Periskopi.com

ATL

Katër ekipe siguruan kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Arsenali, Atletico Madridi, Bayerni dhe PSG kanë siguruar fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ekipet kanë marrë pikë të mjaftueshme pas xhiros së katërt në fazën e grupeve, aq sa nuk rrezikojnë dy pozitat e para që kalojnë grupin.

Arsenali dhe PSG kanë nga 10 pikë në Grupin A, nëntë më shumë se dy ndjekësit Baseli e Ludogoretsi teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.

Situata e njëjtë është edhe në Grupin D, ku Atletico ka 12 pikë e Bayerni 9. Dy ndjekësit tjerë kanë nga një pikë dhe nuk mund të arrijnë asnjërin ekip. /Periskopi.com

atletico-madrid-players

Arsenali e do yllin e Atletico Madridit

Arsenali është duke shfaqur interesim për yllin e Atletico Madrid, Yannick Carrasco.

Periskopi.com Sporti

Belgu po shkëlqen te skuadra nga Madridi dhe kjo ka zgjuar interesimin e klubit nga Emirates Stadium.

Lojtari në fjalë së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin e tij deri më 2022, mirëpo një ofertë e mirë nga londinezët do të mund t’i ndryshonte gjërat. /Periskopi.com

atletico-madrid-players

Zyrtare: Ylli në superformë nënshkruan me Atleticon

Ylli në superformë i Atletico Madridit, Yannick Ferreira Carrasco ka nënshkruar kontratë të re me klubin.

Periskopi.com Sporti

23-vjeçari është pajtuar të qëndrojë në Vicente Calderon deri më 2022.

Vetë ai u shpreh i lumtur për hedhjen e firmës në letër.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj edhe për shumë vjet në Atletico Madrid”, deklaroi Carrasco. /Periskopi.com

greizman

Greizman: Messi dhe Ronaldo në tjetër nivel

Ylli francez, Antonie Greizman ka pranuar se ende nuk e ka arritur nivelin e dy super lojtarëve Messi dhe Ronaldo.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Atletiko Madridit është duke kaluar në një super formë gjatë sezonëve të fundit dhe është krahasuar shumë shpeshë me lojtarët si Messi dhe Ronaldo.

Ai gjatë një interviste ka deklaruar se ende duhet të punojë në atë drejtim për të arritur nivelet e dy lojtarëve më të mirë në botë gjatë dekadës se fundit.

“Nuk ndjehem si Messi dhe Ronaldo. Ata dy janë në një tjetër nivel. Më duhet të fitojë shumë tituj që të jem i barabartë me Messin dhe Ronaldon”.

“Unë jam i lumtur në Atletico dhe dua të fitojë shumë tituj me këtë skuadër. Nëse do ta arrijë këtë do të krahasohem me Messin dhe Ronaldon”, deklaroi Griezmann.

Trajneri i tij, argjentinasi Diego Simeone e ka krahasuar gjithnjë me Messin dhe Ronaldon francezin, por ai nuk mendon kështu.

“Jam i kënaqur me Simeonen që më krahason me Messin dhe Ronaldon, kjo më motivon mua të punojë edhe më shumë”, përfundoi francezi. /Periskopi.com

 

ST ALBANS, ENGLAND - OCTOBER 04: (L-R) Alexis Sanchez, Santi Cazorla and Mesut Ozil of Arsenal look on during a training session at London Colney on October 4, 2014 in St Albans, England.  (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Spanjollët e duan yllin e Arsenalit

Tre klube të njohura spanjolle janë duke u interesuar për yllin e Arsenalit, Santi Cazorla.

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e spanjollit në Emirates Stadium vazhdon të mbetet e paqartë, pasi kontrata aktuale e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Por, Atletico Madrid, Valencia dhe Sevilla nuk po rrinë duarkryq.

Të trija këto klube janë duke shfaqur interesim për 31-vjeçarin, dhe pritet të dërgojnë ofertë për të në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com