Atifete Jahjaga dhe Angelina Jolie mbrojnë viktimat e dhunës seksuale

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkë me personalitete të shquar si aktorja e famshme, Angelina Jolie dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, lordi William Hague, ka marrë pjesë në pesë vjetorin e iniciativës kundër dhunës seksual në vendet në konflikt,

Periskopi.com Lajme

Jahjaga ka folur për atë se çfarë ka bërë Kosova për t’iu dalur në ndihmë viktimave të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Jahjaga edhe sa ishte Presidente e vendit, pjesë të rëndëishme të agjendës së saj e ka pasur rehabilitimin e viktimave të kësaj kategorie.

Fotot nga konferenca e përbashkët e Jahjagës me Jolien dhe persona të tjerë të rëndësishëm, i ka publikuar në Twitter, Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevski.

Ish-presidentja Jahjaga mori pjesë në Samitit Global të Grave në Parlament në Abu Dhabi (Foto)

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përmbyllur vizitën e saj dyditore në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe ku ka marrë pjesë në punimet e Samitit Global të Grave në Parlament që u zhvillua nën patronatin e Mbretëreshës së EBA, Lartmadhërisë së saj, Sheikha Fatima Mint Mubarak.

Periskopi.com Lajme

Pjesëmarrja e ish-presidentës Jahjaga në samitin me moton “Të bashkuar në krijimin e së ardhmës” u bë me ftesë të presidentës së Këshillit Kombëtar Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe, Amal al-Qubaisi.

Në kuadër të punimeve të këtij samiti, ish-presidentja Jahjaga ka zhvilluar një varg takimesh me gra udhëheqëse të disa parlamenteve në botë me të cilat bisedoi për mënyrat e zgjidhjes së përbashkët të problemeve aktuale globale në politikë, ekonomi, ambient, cështjet sociale dhe të tjera.

Takimet e tilla u zhvilluan kryesisht me përfaqëueset e shteteve që nuk kanë njohur ende pavarësisë së Kosovës dhe kishin për qëllim gjetjet e një gjuhe të përbashkët për tejkalimin e sfidave të përbashkëta në sektorë të ndryshëm.

Në ditën e parë të qëndrimit në Abu Dhabi, ish-presidentja e Kosovës zhvillloi një takim dreke me Kryesuesen e Këshillit të Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë, Valentina Matvienko.

Ish-presidentja Jahjaga u takua edhe me presidenten e Senatit dhe Zëvendëspresidentën e Argjentinës, Gabriela Michetti, dhe me presidenten e Parlamentit Latino Amerikan dhe Karibien, Blanca Ruiz Alcala.

Temë boshte e këtyre takimeve ishte fuqizimi i gruas në vendimmarrje dhe gjetja e modaliteteve të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Ish-presidentja Jahjaga pati rastin të takojë edhe shumë gra të tjera që dallohen në fushat ku veprojnë sic është pilotja e parë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mariam Al Mansouri, e cila ka udhëhequr disa fushata të sulemeve ajorire ndaj ISIS-it.

Gjatë qëndrimit të saj në Abu Dhabi, ish-presidentja Jahjaga vizitoi gjithashtu Xhaminë e Madhe “Sheikh Zayed”. Xhamia që mban emrin e themeluesit dhe presidentit të parë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, është një ndër dhjetë xhamitë më të mëdha në botë.

Atifete Jahjaga img_9867-2 img_9830-2 img_9750-2 img_9677-2 img_9528-2 img_9516-2-copy(Fot

Jahjaga kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës edhe një herë ka kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

Periskopi.com Lajme

Jahjaga këto komente i ka bërë në kuadër të Forumit Global për Paqe, Rising 2016.

“Pa e vënë drejtësinë dhe pa u siguruar paqe viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë dhe në mbarë botën, shoqëritë tona nuk do të jenë në gjendje ta gëzojnë në tërësi lirinë e tyre”.

Madje Jahjaga ka treguar se e ka pas për nderë të rri ulur karshi ish-ministres dhe ish-zonjës së parë të Somaliland-it, Dr. Edna Adan Ismail me të cilën kanë diskutuar mbi sfidat në ndalimin e dhunës seksuale gjatë konflikteve.

300 gra me kancer në gji çdo vit, presidenti Thaçi nuk gjen kohë as për solidarizim

Një vajzë e re ka prerë sot gërshetën e saj të gjatë. Këtë gjest e bëri në mes të qendrës së Prishtinës, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Ajo u solidarizua me gratë e prekura me kancerin në gji, dhe dhuroi gërshetën pikërisht për këtë kauzë.

Jo vetëm ajo, shumëkush tjetër u solidarizua me to. Burra, gra e fëmijë, dolën të shtunën në ecjen tradicionale kundër kancerit të gjirit.

Kësaj ecja iu kanë bashkuar edhe përfaqësues e ish – përfaqësues të institucioneve të vendit, raporton Periskopi

Mirëpo,  edhe pse çdo vit në vend preket rreth 300 gra me këtë kancer, presidenti Hashim Thaçi nuk ka gjetur kohë që t’u dal në mbështetje, qoftë vetëm me këtë ecje tradicionale.

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila i është bashkuar kësaj ecje, ka thënë se fatkeqësisht në Kosovë çdo vit preken rreth 300 gra me kancer të gjirit, duke shtuar se duhet të bëhen kontrollet e vazhdueshme në mënyrë që të parandalohet ky  lloj i kancerit.

Jahjaga  tha se duhet edhe vetëkontroll dhe çdo mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje që askush nuk është imun ndaj saj, derisa të gjithë i luti që të kenë kujdes për shëndetin, përcjell Periskopi.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e quajti presidente Jahjagën, derisa shtoi se duhet të zbulohet herët kjo sëmundje, raporton Periskopi

Ai tha se tani nga fjalët duhet të kalohet në vepra, duke theksuar se në Prishtinë tani janë dy vende ku mund të bëhet ekzaminimi – një në Qendër dhe një në lagjen “Dardania”, ku për rastet sociale është pa pagesë.

Ai bëri të ditur se është shtuar shumë numri i grave të ekzaminuara.

Organizatorja e kësaj ecjeje, Nafije Latifi tha se e di se si është të bredhësh nëpër klinika e spitale, nëpër rrugë, protesta e çka jo.

Ajo thotë se duhet flitet hapur për këtë problem në mënyrë që sëmundja të zbulohet herët e që gjithçka është më e lehtë.

Ajo shtoi se Instituti Onkologjik po bën punë të madhe për gratë me kancer në gji./Periskopi/

9 8 7 6 5  3 2

 

Atifete Jahjaga​ veçon një kujtim të sajin sa ishte presidente

Periskopi.com Video

Jahjaga: Mentaliteti patriarkal në Kosovë vonoi çështjen e grave të dhunuara

Sot në Qendrën Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë, ish Presidentja Atifete Jahjaga foli mbi rëndësinë e ngritjes së zërit të të mbijetuarave të dhunës në Kosovë, përmes mekanizmave ligjor dhe vetëdijesimit.

Periskopi.com Lajme

“Më 12 qershor 2015, ne Ditën e Çlirimit, fusha e gjelbër në stadiumin e Prishtinës ishte e mbuluar me 5000 fustane, diçka që gjithmonë do të mbetet në kujtesën time”, tha ish- presidentja Jahjaga, duke e kujtuar ditën e njohjes së viktimave të dhunës seksuale të luftës përmes një instalacioni artistik nga artistja Alketa Xhafa-Mripa.

Në këtë ngjarje, ish- presidentja Jahjaga kujtoi punën e Këshillit Kombëtar për të mbijetuarat e dhunës seksuale, i themeluar gjatë presidencës së saj, në vitin 2014.

“Përveç dhimbjes që ndjeva, e tërë ngjarja, më dha shpresë, sepse isha dëshmitare e një akti të madh të solidaritetit, i cili nuk erdhi vetëm nga Kosova, por po ashtu nga jashtë, si përgjigje e thirrjes së artistes Alketa Xhafa Mripa për të dhuruar një fustan, në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës.” vazhdoi ajo.

Ish- presidentja Jahjaga shpjegoi në detaje, pse ajo ndjeu nevojën që të punoi në përkrahje të grupeve të margjinalizuara, përgjatë karrierës së saj. “Unë i përkas një gjenerate, kur të gjithë përjetuam se si bota e ndërtuar nga prindërit tanë, u shkatërrua brenda natës dhe ne jetuam pjesën më të madhe të rinisë sonë në frikë. Kjo është arsyeja pse unë vendosa t’i bashkëngjitëm Policisë së Kosovës, pas përfundimit të studimeve të mia në drejtësi. Gjatë kohës sime në Policinë e Kosovës, për herë të parë dëgjova, se çfarë me të vërtetë u ndodhi grave në Kosovë, gjatë luftës”, tha Jahjaga.

E pyetur nga moderatori Dardan Velija, udhëheqës i EUICC-së, pse mori aq shumë kohë për njerëzit, të fillojnë të flasin për këtë temë, presidentja u thirr në mentalitetin e shoqërisë kosovare.

“Mentaliteti patriarkal pati një ndikim të madh, se pse ato gra u fshehën dhe u ndjenë të turpëruara të flasin rreth asaj çfarë përjetuan”, tha ajo.

Përfaqësuese të organizatave të grave në Kosovë dhe të komunitetit të biznesit, u bënë pjesë e diskutimeve, duke ndarë ide të reja se si të gjithë ne mund të kontribuojmë dhe mbështesim rehabilitimin e viktimave. “Fuqizimi ekonomik i viktimave është çelësi i rehabilitimit të tyre dhe të gjithë duhet të jemi të përkushtuar në këtë aspekt”, u përgjigj Jahjaga.

Pas ndarjes së disa historive prekëse që ajo dëgjoi nga viktimat e dhunës, ish presidentja i siguroi të pranishmit, që ajo kurrë nuk do të harrojë premtimin e saj që të jetë zëri i atyre grave dhe se ajo do të vazhdojë dedikimin ndaj kësaj çështjeje prekëse.

Dokumentari “Mendoj për ty”, i cili përshkruan instalacionin artistik të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, nxori në pah solidaritetin e njerëzve në Kosovë dhe botë. Siç e theksoi producentja Di Lellio në dokumentar, “gjersa është akt i mirë që të famshmit dhuruan fustanet tek instalacioni, është edhe me inspiruese që njerëzit e zakonshëm anë e mbanë Kosovës kontribuan në këtë kauzë”.

Kjo ligjëratë ishte pjesë e fushatës dy-mujore të EUICC-së për lirinë e shprehjes./ Zëri