Polici shqiptar i vrarë sot në një atentat, ishte i arratisur, ja përse nuk dorëzohej

Periskopi.com Lajme

Ish efektiv i policisë, Ervin Dalipaj i cili është ekzekutuar sot më armë zjarri së bashku me një person tjetër me të cilin ishte në makinë, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ai së bashku me Denis Shtrazën kanë qenë të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të vitit të kaluar në Durrës. Dalipaj pak kohë më parë, në një intervistë për News 24, e ka mohuar ngjarjen.

“Kam mësuar nga mediat rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut. Isha në një lokal të një ish ­oficerit të Policisë. Gjatë gjithë ditës kam qenë në Tiranë me të afërmit e mi dhe me familjen. Kjo është e verifikueshme përmes telefonin tim. E vërtetoj me pamjet filmike të lokalit ku kam pirë kafe”, ka thënë Dalipaj. Sipas Dalipajt, akuzat janë fabrikuar nga oficerë të caktuar të policisë. Ai konfirmoi në atë kohë, se nuk ishte larguar nga Shqipëria, por nuk do të dorëzohj në polici, pasi nuk kishte besim. “Shpallja ime në kërkim është tendencioze. Po kërkohem sikur jam terrorist i Parisit. Nuk dorëzohem se nuk kam besim te policia. Kam besim vetëm te Prokuroria dhe gjykata”, u shpreh Dalipaj.

Ngjarja e vrasjes se Çollakut

Këta dy shtetas akuzohen se, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, në 06.0.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend (Laert) Çollaku. Fillimisht dy të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes nga Policia Gjyqësore, por më pas janë lënë të lirë. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj këtyre dy shtetasve dhe mori miratimin e Gjykatës për Krime të Rënda për arrestimin e tyre. Deri në përfundim të hetimit, nën arrest ka qenë vetëm i pandehuri Denis Shtraza. Ndërsa i pandehuri tjetër, Ervin Dalipaj nuk është gjetur ende.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje.Kliko ketu per te marre Kuponin

Në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda thuhet se:

– midis shtetasve Denzi Shtraza dhe Lart Çollaku egziston një konflikt, pasi ka dyshime se ky i fundit ka tentuar të vrasë Denizin në vitin 2013;

– dy shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Lart Çollaku me mjejtin tip Benz Ml, me ngjyre te zeze me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës;

– ky mjet në datën 06/01/2016 është përdorur vetëm nga shtetasi nën hetim Ervin Dalipaj dhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes së kësaj ditë kanë qenë vetëm me shtetasin nën hetim Deniz Shtraza;

– të dy shtetasit nën hetim pranojnë që gjatë datës 06/01/2016 në orët e pasdites dhe mbrëmjes kanë qëndruar së bashku por në deklarimet e tyre kanë kontradita të qarta dhe të shumta lidhur me oraret e takimit dhe lëvizjes, vendet e ku kanë shkuar dhe me cilët janë takuar në Tiranë, të paarsyeshme për veprime të kryera vetëm disa orë para deklarimit;

– të dy shtetasit nën hetim deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni se të kujt janë 9 aparatet celularë të gjendur në mjetin e Ervinit, ne xhepin e derës së pasagjerit ku ka qenë duke qëndruar Denizi;

rezulton i provuar fakti se në bagazhin e mjetit në pronësi të shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj ku ka qenë të paktën dhe shtetasi nën hetim Deniz Shtraza është vendosur dhe më pas është vrarë shtetasi Lart Çollaku.

Pra rezultoi e provuar se shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë rrëmbyer shtetasin Laert (Gazmend) Çollaku, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip Audi, per ne fshatin Murqin te Krujes dhe e kanë vrarë me armë zjarri, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të “Rrembimin ose mbajtjen peng te personit“ e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizikike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake”.

Po ashtu shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj në datën 06/01/2016 reth orës 23 :40 kur është shoqëruar nga Policia e Durrësit i është gjetur dhe sekuestruar një një dokument me nr. xxxxx i lëshuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe një stemë metalike me mbishkrimin « Policia » të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.  Ky shtetas ka qenë punonjës i policisë nga viti 2000 deri në vitin 2012 kur është liruar.  Në këtë mënyrë ka konsumuar veprën penale të «Mbajtjes pa të drejtë të uniformës».

Reklamë
Reklamë

Shqiptarët si në ” Fast & Furious”, ndiqen dhe vriten si mafiozë

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Sukth, ku dy persona humbën jetën në një atentat mafioz. Viktimat Ervin Dalipaj (ish-shef i krimit ekonomik në Tiranë) dhe Juxhin Dauti udhëtonin me një makinë top Audi, kur prapa tyre u shfaq një automjet ngjyrë e zezë.

Skema është parë nga banorë të zonës. Ata i kanë thënë grupit hetimor se dy makinat udhëtonin me shpejtësi të lartë në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës. Makinat udhëtonin paralel, ndërsa autorët qëllonin me breshëri në drejtim të makinës ku ndodheshin dy makinat.

Automjeti i tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, sidomos nga ana e shoferit. Për shkak të të shtënave me armë, makina tip Audi humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge.

Skema e këtij atentati i ngjason atyre të filmave hollivudianë. Dëshmitarët shpjeguan gjithashtu se makina e autorëve u largua në drejtim të Shijakut.

 

Reklamë
Reklamë

Hashim Thaçi​: Me Ibrahim Rugovën po e krijonim Qeverinë e re në vitin 2005, atë ditë, tentuan ta vrisnin Rugovën

Periskopi.com Lajme
Reklamë
Reklamë