rashiti

Talenti shqiptar shënon tre gola në Ligën e Kampionëve

Atdhe Rashiti sot ka realizuar tre gola për skuadrën e Baselit U-19 në Ligën e Kampionëve për këtë grupmoshë.

Periskopi.com Sporti

17 vjeçari Rashiti shënoi një tregolësh në fitoren që Baseli mori si mysafir me Ludogorets me shifrat 0-4.

Talenti shqiptar ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë teksa me golat e tij i dha edhe kualifikimin ekipit zviceran, shkruan Telegrafi.

Ai i shënoi golat në minutat 37’ 53’ 84’.

Te Baseli luajnë edhe tre shqiptarë të tjerë si Luftëtar Mushkolaj, Jozef Pukaj dhe Yiber Lokaj.

Baseli renditet në vendin e dytë me 9 pikë, duke mbyllur kështu kualifikimin për në turin tjetër.