albert bunjaku

Bunjaku: Kosova përforcohet me këta lojtarë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka folur për përforcimet që do të vijnë te ‘Dardanët’ para ndeshjes ndaj Turqisë.

Periskopi.com Sporti

I pari i pankinës së Kosovës thotë se Atdhe Nuhio do t’i bashkohet skuadrës për sfidën e ardhshme.

Ai shton se po pritet përgjigjja nga FIFA edhe për Loret Sadikun, ndërsa zbulon se Enis Alushi do të kthehet nga lëndimi.

“Atdhe Nuhiu do të na bashkohet nga ndeshja e nëntorit me Turqinë, ndërsa jemi duke e pritur përgjigjen nga FIFA edhe për Loret Sadikun. Enis Alushi do të kthehet nga lëndimi”, ka Bunjaku. /Periskopi.com

nuhiu

Nuhiu ka vendosur për të luajtur për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Sheffied Wednesday, Atdhe Nuhiu ka vendosur për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga ndihmëstrajneri i Albert Bunjakut, Muharrem Sahiti, i cili ka zbuluar se 27-vjeçari ka qenë në Kosovë për të nisur procedurat për pajisjen me pasaportën e Kosovës.

“Atdhe Nuhiu sot (e hënë v.j.) ka qenë në Kosovë dhe i ka nisur procedurat për pajisje me pasaportë. Ai ka pranuar të luajë për Kosovën, por ka mbetur të zgjidhet çështja e nënshtetësisë. Nuhiu ka lindur në Prishtinë. Është një sulmues i nevojshëm për Kosovën, pasi do ta shtonte edhe më shumë konkurrencën në sulm”, ka thënë Sahiti.

“Çdo lojtar është i mirëseardhur, në këtë kohë apo edhe në të ardhmen. Dyert e Kosovës do të jenë të hapura për çdo futbollist që ne mendojmë se është i nivelit konkurrues”, ka thënë Sahiti, ndihmësi i përzgjedhësit Albert Bunjaki.

Nuhiu ka qenë më herët pjesë e grupmoshave U-21 të Austrisë. /Periskopi.com