berisha-554708-660x368

Lajm i keq për Etrit Berisha, duhet të operohet

Portieri i Kombëtares shqiptare dhe i Atalantas e ka mbyllur me futbollin për këtë vit.

Periskopi.com Sporti

Etrit Berisha do të operohet në meniskun e gjurit të djathtë, pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen që Atalanta e tij fitoi ndaj Romës.

Portieri shqiptarë do të operohet nesër dhe besohet se ai do të kthehet të luajë në vitin e ardhshëm. Atalanta do të jetë pa portierin kryesor ndaj Juventus, Udinese, Milan dhe Empoli.

Atalanta është duke kaluar në një super sezon pasi ata momentalisht janë të renditur në vendin e pestë me 28 pikë në Seria  A.

Berisha që nga ardhja e tij nga Lazio është shëndërruar në pika kyçe të skuadrës. /Periskopi/

 

berisha-554708-660x368

Etrit Berisha mugon ndaj Pescaras

Etrit Berisha me shumë mundësi to të mungojë edhe në ndeshjen e të mërkurës në Kupën e Italisë.

Periskopi.com Sporti

Portieri i përfaqësueses shqiptare, i cili i lëshoi vendin në portë Sportielos në përballjen me Bologna në Serinë A, vazhdon të ketë shqetësime dhe pritet që të mos luajë as takimin kundër bashkëkombësve të tij.

Atalanta përballet me Pescarën e Memushajt, Manajt e Malokut në një ndeshje që do të sigurojë vendin në çerekfinalet e turneut, objektiv më se prestigjioz të cilin Atalanta e ndjek me shumë interes duke parë formën që po kalon aktualisht.

Por Berisha nuk pritet të japë kontributin e tij as në këtë sfidë, meqë vazhdon të stërvitet i veçuar nga grupi, transmeton panorama.

Në stërvitjen e sotme, bashkë me Konko, Paloski e Kabezas, të gjithë të dëmtuar, ai i është nënshtruar një seance specifike riaftësimi me shpresën që të jetë i gatshëm për fundjavën, kur Atalanta do të luajë një duel shumë të rëndësishëm ndaj Udinezes.

 

roma

Atalanta përmbys rezultatin dhe fiton ndaj Romës (Video)

Roma është mposhtur nga skuadra modeste Atalanta në Bergamo.

Periskopi.com Sporti

Roma në pjesën e parë dominojë tërsisht ku edhe arrtiti të fitojë një penalti përmes Mohamed Salah por që e konvertoi argjentinasi Diego Perroti në minutën e 40’.

Por, Atalanta ndryshoi komplet në pjesën e dyt ku filloi të marrë kontrrollin e lojës ku pas shumë rastesh arriti të barazojë rezultatin përmes Caldar në minutën e 61’.

Roma edhe pse pësoi nuk arriti të këndellet pasi që skuadra nga Bergamo zhvilloi një pjesë të dytë tejet të fortë.

Atalanta fitoi një penalti në minutën e 89’ përmes Gomez i cili u pengua në zonën e rreptësis nga mbrojtja e romakëve. Penaltin e realizoi Yannick Kessie.

Atalanta me këtë fitore renditet e katërta në tabelë me 25 pikë ndërsa Roma  e dyta me 26 pikë. /Periskopi.com/

salah

Roma kalon në epërsi (Video)

Roma ka kaluar në epërsi ndaj Atalantas përmes pikës së bardh.

Periskopi.com Sporti

Diego Perroti e shëndrroi në gol në minutën e 40’. /Periskopi.com/

roma

Formacionet zyrtare: Atalanta-Roma

Roma do të ketë një udhëtim tejet të vështirë në Bergamo ku do të përballet me Atalantën.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Atalanta: Berisha, Toloi, Caldara, Zukanovic, Masiello, Kessie, Gagliardini, Spinazzola, Kurtic, Petagna, Gomez.

Roma: Szczesny, Peres, Manolas, Fazio, Rudiger, De Rossi, Strootman, Nainggolan, Salah, Perotti, Dzeko. /Periskopi.com/

etrit berisha

Etrit Berisha starton ndaj Inter

Inter do të mundohet të arrijë fitore pas humbjes shokuse në shtëpi javën e kaluar nga Cagliari.

Periskopi.com Sporti

Inter do të futet në fushë vetëm për fitore, nëse dështon të fitojë edhe sot atëherë pozita e strategut holandez, Frank De Boer, do të jetë në rrezik.  ‘Zikaltërtit’ momentalisht gjinden në pozitën e 11 me 11 pikë ndërsa kundërshtari i sotëm, Atalanta është në pozitën e 14 me 10 pikë.

Takimi fillon nga ora 15:00.

Interinter

Atalanta : Etrit Berisha; Rafael Toiloi; Matia Caldara; Andrea Masiello; Andrea Conti; Frank Kessi; Remo Freuler; Boukari Drame; Jasmin Kurtic; Andrea Petagna; Alejhandro Doro Gomez;. /Periskopi.com

berisha2

Berisha, titullari te Atalanta

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha duket se më në fund ka siguruar vendin në formacionin bazë te Atalanta.

Periskopi.com Sporti

Shtatlarti ka zhvilluar paraqitje të mira me skuadrën kryeqytetase, duke filluar nga minuta e parë në tre ndeshje.

Se Berisha tashmë është portieri kryesor i skuadrës në fjalë e konfirmoi edhe trajneri i tij, Gian Piero Gasperini.

“Kemi portierë të aftë në rolin e zëvendësuesve dhe për momentin të gjithë duhet të kenë hapësirat që meritojnë. Megjithatë, në portë luan vetëm një portier për momentin dhe ky është Etrit Berisha”, tha Gasperini. /Periskopi.com

kessie

Konfirmohet: Arsenali kërkon talentin e madh të Serie A

Arsenali interesohet për talentin e madh të Atalantas, Franck Kessie. Kështu thotë agjenti i 19-vjeçarit.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori ka zhvilluar paraqitje shumë të mira me skuadrën e tij, ndërsa në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Cessena.

Por, agjenti i futbollistit nga Bregu i Fildisht shton se klientin e tij e duan edhe klube tjera të mëdha.

“Zyrtarë të Arsenalit ishin këtu në Itali për të parë atë”, deklaroi agjenti i Kessie.

“Ata janë një klub i mirë, por ka shumë klube që intereson për të dhe Arsenali nuk është i vetmi destinacion i mundshëm”. /Periskopi.com

berisha

Pësoi 3 gola, por Berisha ishte më i miri te Atalanta

Periskopi.com Sporti

Etrit Berisha debutoi me Atalantën në këtë sezon të Serisë A, në humbjen e hidhur 3-0 në fushën e Cagliarit. Edhe pse pësoi tre gola, portieri shqiptari ishte më i miri në fushë për bergamaskët.

I tradhëtuar nga skuadra, “Titi” bëri aq sa mundi, duke kufizuar dëmet në një humbje që mund të ishte katastrofale. Pa Berishën në portë, Atalanta mund të kishte pësuar pesë, madje edhe gjashtë gola në total.

I aktivizuar prej dëmtimit të Sportiello-s, numri 1 i zikaltërve tregoi se stërvitjet e personalizuara gjatë verës te Lazio, aty ku duhej të kishte luajtur titullar i kanë shërbyer edhe se portieri është në formë mjaft të mirë.

Kuqeziu realizoi të paktën katër pritje me koeficient mjaft të lart vështirësie, duke provuar të mbante skuadrën e tij në lojë, por paraqitja e dobët e emrave si Paloschi, Konko e Masiello vendosi kapitullimin e Atalantës.

Pas paraqitjes në stadiumin “Sant’Elia” të Sardenjës, Etrit Berisha konfirmoi se zikaltërit mund t’ia besojnë portën. Tashmë, lënia e shqiptarit jashtë formacionit titullar duket tejet e vështirë.