Mësojeni arsyen pse Apeli e shfajësoi Astrit Haraqijën

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit ka marr vendim që ish-ministri i Kulturës Valton Beqiri të lirohet nga akuza për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës, apo autoritetit zyrtare, ngase gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë fakte vendimtare për veprimet inkriminuese të akuzuarit

Ndërsa ndaj të akuzuarit tjetër po ashtu ish-ministër Astrit Haraqija për të njëjtën vepër,  është refuzuar akuza, për shkak të parashkrimit(vjetërsimit) të ndjekjes penale.

Në rastin e të akuzuarit të parë Nehat Fejza, apeli ka vendosur që  aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, ashtu që Gjykata e Apelit, atij, për veprën penale “Mashtrim në detyrë”, ia shqipton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, dënim ky që nuk do të ekzekutohet, nëse i akuzuari në afatin e verifikimit prej 3 vitesh, nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu Nehat Fejza  urdhërohet që Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar në shumë prej 188 mijë euro në afat prej 3 muajve, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, nën kërcimin e ekzekutimit të dhunshëm.

Nëse i akuzuari nuk përmbush detyrimin dhe nuk ia kompenson dëmin e shkaktuar MKRS , dënimi me kusht do të revokohet.

Reklamë
Reklamë

Ish- ministrit i parashkruhet lënda

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte në RTK në orën 22:20 do ta transmetojë hulumtimin ekskluziv i cili dëshmon se veprat penale që i ngarkoheshin Astrit Haraqisë për rastin e Ministrisë së Kulturës janë parashkruar.

Periskopi.com Lajme

Ndjekja e mëtutjeshme penale ndaj tij siç del nga hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”,  tanimë ka marrë fund, pasi që veprat penale që i ngarkoheshin janë parashkruar përfundimisht më 30 janar të këtij viti.

Sipas të gjeturave nga hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”, del se vepra penale që i ngarkohej Haraqisë është parashkruar gjatë rrugëtimit të lëndës nga Gjykata Themelore për në Gjykatën e Apelit.

Hulumtimi dëshmon se ky rrugëtim nga Themelorja për në Apel ka zgjatur plot 57 ditë përkundër faktit se dy gjykatat fizikisht i ndan vetëm një muri në mes.

Bashkë me Haraqinë të gjykuar në këtë çështje janë edhe ish-ministri Valton Beqiri, Nehat Fejza pronar i kompanisë “Concordia Pictures”, dhe Armond Morina pronar i kompanisë “Morina Films”.

Hulumtimi nxjerr në pah paaftësinë e gjyqësorit që të nxjerrë një vendim meritor për ish ministrin e kulturës Astrit Haraqija, i cili në dhjetor të vitit të kaluar ishte gjetur për të dytën herë fajtorë dhe ishte dënuar me një vit burgim me kusht.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet në RTK çdo të premten në orën 22:20 ndërsa repriza të hënën në mesditë.

Reklamë
Reklamë

I akuzuari për shpërdorim detyre Astrit Haraqija nuk paraqitet në Gjykatë

I akuzuari për shpërdorim detyre Astrit Haraqija mungoi në gjykimin e ish-ministrave dhe producentëve filmikë.

Periskopi.com Lajme

Astrit Haraqija dhe as avokati i tij Teki Bokshi nuk u paraqitën sot në gjykatë, në gjykimin ku Haraqija bashkë me ish-ministrin tjetër të Kulturës Valton Beqiri, akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa producentët filmikë Armond Morina e Nehat Fejza ngarkohen për mashtrim në detyrë.

Për Haraqinë gjykata mori vendim që në seancën e radhës të sillet me detyrim në gjykatë.

Në seancën e sotme mungoi edhe producenti filmik Nehat Fejza që nëpërmjet avokatit të tij Osman Havolli e kishte njoftuar gjykatën se ndodhej jashtë vendit.

Për mungesë të Haraqisë e Fejzës seanca e sotme ndaj ish-ministrave dhe producentëve u shty, duke u caktuar më 13 dhjetor.

Aktakuza ndaj këtyre katër personave lidhet me mbështetjen që si ministra kulture Haraqija e Beqiri  u bënë filmave “Mysafir në Sofër” dhe “Ndjekja e Larës” të producentëve filmikë Armond Morina e Nehat Fejza.

Ish-ministrat e Kulturës Astrit Haraqija e Valton Beqiri në dhjetor të vitit të kaluar u dënuan me nga 10 muaj burg me kusht, producenti filmik Armond Morina me 6 muaj burg efektiv, ndërsa producenti tjetër Nehat Fejza u shpall i pafajshëm.

Por Gjykata e Apelit në qershor të këtij viti vendosi që rastin e ish-ministrave dhe producentëve ta kthejë në rigjykim, pasi sipas saj themelorja në Prishtinë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare me të cilat shpalli vendimin e vitit të kaluar.

Në këtë gjykim dëshmuan mes tjerësh edhe ish-kryeministrat Agim Çeku e Bajram Kosumi që kryen këtë detyrë në kohën kur Ministria e Kulturës ndau mjete për filmat “Mysafir në Sofër” dhe “ndjekja e Larës”.

Reklamë
Reklamë