Gashi tallet me Hashim Thaçin

Analisti Astrit Gashi thotë se deklarata e presidentit Hashim Thaçi për të dhënë dorëheqje, nuk duhet trajtuar seriozisht.

Periskopi.com Lajme

Madje, Gashi shkon edhe më tej. Thotë se deklarata e e Thaçit vetëm mundet me u shënu në historikun e satirës.

“Deklarata e presidenti për dorëheqje nuk mundet me u trajtu si serioze, por vetëm në rrafshin e humorit. Pra ajo vetëm mundet me u shenu në historikun e satirës- dhe atë si më qesharakja. Refuzoj ta jepi mendim serioz për një gjë të tillë. Ju kisha orientu tek stafi i Pampress ose Kukunews, ata do të ishin më kreativ në këtë drejtim”, thotë Gashi për Periskopi.com

Gashi tregon qëllimin e Hashim Thaçit që doli në konferencë për FSK-në

Opinionisti Astrit Gashi e ka shpjeguar në pesë pika konferencën e Hashim Thaçit, i cili tha se FSK do të transformohet në Ushtri të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Sipas Gashit,  Lista Serbe është edhe produkt i Thaqit të cilën e quajti fajtore kryesore që FSK nuk është bërë ushtri përmes ndryshimit kushtetues dhe thotë se Ushtria është edhe një test dhe sfidë e programuar për Isa Mustafën dhe dështimin e tij.

Shkrimi i tij i plotë:

Konferenca e Hashim Thacit ne 5 pika:

  1. Hashim Thaci e hodhi “kompirin e nxehte” tek Qeveria e Kosoves dhe me emer te Isa Mustafa,
  2. Hashim Thaci, ne fryme te njejte, ju tha deputeteve te Kosoves: Nuk ka deputet qe e len Kosoven pa Ushtri te Kosoves,
  3. Ne asnje fjali nuk dha shenja te terheqjes nga iniciativa qe e ka nisur. Perkundrazi u kerkoi tjereve te procedojne “me urgjence”. Duke thene se me nuk eshte pune e tij.
  4. Lista Serbe, qe eshte produkt edhe i tij, eshte fajtore kryesore qe FSK nuk eshte bere ushtri permes ndryshimit te Kushtetutes,
  5. Me nje fjale, Ushtria eshte edhe nje test dhe sfide e programuar per Isa Mustafen dhe deshtimin e tij!

Gashi ka një shpjegim për interpretimet që u bëhen deklaratave të Ambasadës Amerikane

Opinionisti Astrit Gashi thotë se qëndrimet e Ambasadës Amerikane në Kosovë po interpretohen ashtu si po i përshtatet dikujt.

Periskopi.com Lajme

“Standarde te dyfishta: kur po eshte puna me sha opoziten, e mas shumti VV’ne, qendrimet e Ambasades Amerikane po quhen zyrtare dhe me vendimet e tyre kunder cilesohen si “Anti Amerikan”, por kur po eshte puna qe Ambasada Amerikane me dal kunder naj veprimi te pushtetit, po thoni kurgjo s’eshte kjo dhe ata nuk jane “Anti Amerikan”. Bile mbane bre te njejten vije- se pi i vjen era e keqe!”, ka shrkuar ai./ Periskopi

Gashi: Ky është fundi i kësaj Qeverie, Mustafës nuk i ka mbetur asgjë

Opinionisti Astrit Gashi thotë se fundi i Isa Mustafës po vjen shpejt.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, Mustafës ia kanë lënë vetëm Kryeministrinë por gjithçka tjetër ia kanë rrëzuar.

Kjo deklaratë e Gashit vjen pas dorëheqjes së gjeografit të vetëm që ishte pjesë e Komisionit të Ekspertëve për Matjen e Territorit, në kuadrë të Qeverisë.

Shkrimi i tij i plotë:

Fundi i hidhur i Kryeministit Isä ?

– Asociacionin ja rrezuan,

– Demarkacionin ja rrezuan,

– Cdo lidhje me shoqerine ja rrezuan,

– Komisionet po ja rrezojne,

Ises, ja dhane Kryeministrine, por asgje nuk i lane me i ece.

Tash ju ka mbetur vetem qe ta rrezojne edhe Isen. Se shpejti, si duket!

Dilema eshte a do te mesojne gje te tjeret edhe nga ky shembull i fresket apo jo?

Urime.Suksese! / Periskopi

Astrit Gashi thotë se me Drenasin po tallet e gjithë Kosova

Veprimtari nga diaspora, Astrit Gashi i lindur dhe rritur në Drenas thotë se në vendlindjen e tij po bëhet krim.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se në Drenas po kërkohet vota këto ditë, nga siq i quan ai gjysmanalfabet, sot disa qytetar naiv, bëhen qesharak dhe tё pa-shpresё, duke lёnё hapur mundёsinё pёr ta kuptuar rreshtimin tyre tё pamenduar e tё gabuar.

Gashi vlerëson se ëhstë për të ardhur keq qfarë po ndodh, dhe kërkon nga banorët atje të kundërshtojnë këtë krim, raporton Periksopi

Shkrimi i tij i plotë:

Drenas, thuaj ndal krimit!

“Vota ёshtё si pushka, dobia e saj varet nga karakteri i përdoruesit” (Theodor Roosevelt)

Sot Drenasi është krye lajm kudo jo per të mire! Sot me Drenasin po tallen e gjithë Kosova. Sot qytetin tone po kërkojnë votën, disa gjysmanalfabet, sot disa qytetar naiv, behën qesharak dhe tё pa-shpresё,duke lёnё hapur mundёsinё pёr ta kuptuar rreshtimin tyre tё pamenduar e tё gabuar. Ёshtё pёr tёtё ardhur keq, se si pranojnё tё rreshtohen krah pёr krah atyre qё i sollёn nё kёtё gjendje sa tё mos dijnё se ku duhet tё rreshtohen! Ёshtё jo vetёm e dhimshme, por dhe e dёmshme pёr ardhёmrinё e tyre e mbi tё gjithë komunës, kur i sheh tek pozojnë pranё me ato buzёqeshjet cinike pranё analfabeteve te ardhur ne zarfe nga njeriu i nëntokës dhe krimit.

Sot rinia drenicasё ne  mungesё tё mundёsive pёr tё gjetur njё vend pune, qё vjen si pasojё e nepotizmit, korrupsionit e pazarllёqeve tjera tё tё ashtuquajturve politikёbёrёs, kёta tё rinjё detyrohen tё rreshtohen pranё ‘padronёve’ tё tyre te cilet jane bere aristokrat duke vjedhë keta qytetare, e qytetari është sakrifikuar per lirinë qe sot ne e gëzojmë.

Ёshtё dёshpruese ti shohёsh, tё sapo dalur nga fakultetet, nё vend se tё orientohen pёr tё punuar dhe specializuar nё fushat e tyre, me çka do ti kontribuonin vetёs sё tyre dhe mbarё vendit, kёta tё rinjё vendosin tё rreshtohen krah pёr krah me ‘padronёt’e ardhmёrisё sё tyre. Ёshtё e dhimbshme, sepse vetёm po tu shohёsh postimet e e padroneve nё platformat sociale, tё mbushura me gabime gjuhёsore dhe tё paformuluara, kuptohet se nё cfarё ‘deregje’ i ka sjellur sistemi edukativo-arsimor nё Kosovё, i cili ёshtё nёn patronatin e mu kёtyre ‘padronёve’ te cilet mbajne tituj magjister e profesor ani pse nuk i dine 36 shkronjat e alfabetit te Manastirit.

Ёshtё tragjike, ti shohёsh kёta tё rinjё gjersa i dorёzojnё ‘dёshirat,ambiciet dhe energjinё’ e tyre nёn patronatin e atyre qё deri mё tani iu mbytёn dёshirat, iu mbyllёn rrugёt, dhe po iu mbysin motivin pёr tu zhvilluar e jetuar si ‘njeri’. Mbi tё gjitha i bёnё ‘analfabetё funksional’, ndryshe skam si e shpjegoj vendimin e tyre pёr tu rreshtuar me ata qё gjysmёn e mandatit duhet ta kalojnё nё gjykatё e pjesёn tjetёr tё qirren si tё marrё pёr tё mbledhur votat qё si merituan e si meritojnё!

Andaj, ju tё rinjё vendosni vet se ku do tё rreshtoheni. Po ju drejtohem juve rinia revulucionare e Drenasit qe ti thoni ndal krimit.  Ёshtё e drejtё eksluzive e juaja. Por, keni parasysh se tё votosh ёshtё mundёsi pёr tё zgjedhur mё tё mirёn pёr Ty, pёr mua dhe pёr tё gjithё. Votimi ёshtё shumё i rёndёsishёm pёr tё ardhmen tёnde, por dhe timen. Por, pёrmbi votimin mё e rёndёsishmja ёshtёtё dish tё zgjedhёsh ‘padronin’ tёnd! Pёr tё zgjedhur duhet tё jesh i pregaditur, i mirё-informuar e mbi tё gjitha i ditur. Dituria ёshtё fuqi, dhe nёse nuk mёson se si ta pёrdorёsh ‘zёrin tёnd’ kur vjen momenti pёr tё vendosur, atёherё zёri yt nuk do tё dëgjohet. Suksese nё zgjedhjen e ‘padronit’ ju tё rinjtë e vendit tim. Edhe ne fund ju qytetareve te mije , po ju pyes pse nuk po i bëni pyetje këtij Ali Babes me katër dhjetë hajdutet e tij..mos  ejani ne qytetin tone të na tregoni per lufte, ju lutem te na kurseni sepse po ju njohim juve dhe banden e juaj kriminale te cilat i dërguat ne burg te gjithë shtabin e famedhes UÇK/së ne zonen operative te Drenicës. E mbani te mbyllur edhe njësitin elite te UÇK/së “Tigrat e zinj” Ju kukuvajka qe na vrani naten e na qani ditën …ikni nga qyteti im qafen e thefshi sepse ju jeni faqja e zeze e kombit shqiptar./ Periskopi

Edi Rama përpiqet ta arsyetojë dështimin e interkonjeksionit

Periskopi.com Lajme

 

Gashi thotë se ka gjasa për koalicion LDK-Vetëvendosje

Analisti Astrit Gashi ka deklaruar se zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, lënë të kuptojnë se nëse shkojnë në zgjedhje, atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës mund të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Periskopi.com Lajme

Këtë konstatim ai e ka dhënë mbi bazën e një deklarate të Bardhyl Metës, i cili është shprehur se në rast të zgjedhjeve votuesi duhet të zgjedhë mes molotovit dhe Klanit Pronto, njofton Klan Kosova.

Ai ka akuzuar qeverinë për mungesë vizioni dhe dështim në cështjet kryesore dhe me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit, duke nisur nga raporti me Listën Serbe, deri tek cështjet ekonomike.

“Ju po qeverisni me ampliduta të Beogradit. E keni futur dhe e keni tërhequr ligjin për Trepçën për ta rikthyer pas një viti në kuvend. Sa i përket zhvillimit ekonomik kemi lëvizur vetëm për një ose dy vende tek Doing Bussines përderisa Maqedonia, për të cilën kemi thënë shtet i keq diktatorial etj, është e dhjeta. Parametrat e zhvillimit ekonomik nuk janë në rregull. Ku janë ato vendet e punës te premtuar – 200 mijë.

“Këtu e mora sloganin zgjedhor të LDK-së. E në bazë të sloganeve, këta do të hyjnë në koalicion me molotovin, sepse kënd e shajnë hyjnë në koalicion me të”, tha ai.

Gashi thotë se Rama çfarëdo që të bënte në Serbi, nuk do ta dëmtonte Kosovën

Analisti Astrit Gashi, duke folur rreth debatit që është krijuar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Serbi, ka thënë se Rama çfarëdo që bënte në Serbi mund ta dëmtonte vetën dhe Serbinë, por jo Kosovën.

Periskopi.com Lajme

“Ka një histori që është frikësuese pasi konsiderojmë që Shqipëria nuk e njeh dinakërinë serbe ashtu siç e njohim ne”, thotë ai.

“Kjo frikë është mirë të komunikohet në Shqipëri.”, tha Gashi në Klan Kosova

“Edi Rama çfarëdo që të bënte në Serbi mund ta dëmtonte veten dhe Serbinë por jo Kosovën. Edi Rama ka thënë ato gjëra për Kosovës në Beograd që nuk janë në kundërshtim me ato që i mendojmë ne. Edi Rama nuk ka bërë asgjë të keqe në kundërshtim me dëshirat dhe vullnetin tonë. Vizitat e Edi Ramës në Beograd janë pjesë e një agjende që synon që në Serbi të ketë raporte të tilla që Serbia të oreinentohet nga Evropa”, tha Gashi

Ai tha se agjenda e Berlinit është në mbështetje të Pavarësisë së Kosovës.