Astrit Dehari

Vetëvendosje zhvillon sot aksion për Astrit Deharin

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje organizon sot një aksion simbolik në vazhdën e aktiviteteve për të kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit Astrit Deharit.

Ky aktivitet pritet të mbahet te Pallatit të Drejtësisë.

VV njofton se aktiviteti do të mbahet në ora 10:00, por ende nuk dihet se për çfarë aksioni bëhet fjalë.

 

kurti-kadaj-topalli-haxhiu

Nëse më 14 dhjetor ka seancë për Astrit Deharin, këta deputetë të VV-së nuk marrin pjesë

Katër deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë më 14 dhjetor, në ditën kur Kadri Veseli ka paralajmëruar se mund të mbahet seancë për të diskutuar për Astrit Deharin, në rast se mblidhen 40 nënshkrime.

Teuta GASHI Lajme

Por, kjo datë e caktuar nga Veseli, del të ketë një prapavijë.

Donika Kadaj Bujupi thotë se Veseli po e bënë këtë ngase më 14 dhjetor disa nga deputetët do të jenë në seancë gjyqësore.

Periskopi mëson se Albin Kurti, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë të ftuar në seancë gjyqësore.

Në fakt, kjo është përcaktuar që të ndodh më 14 dhjetor, që kur ata kanë mbajtur seancën e fundit.

Të katër deputetët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës, hedhjet e para që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Ata i kanë refuzuar ftesat zyrtare dhe kanë kërkuar që të merret parasysh kërkesa e qytetarëve për seancë, pra peticioni.

Shkodran Hoti nga Vetëvendosje thotë për Periskopin se presin që seanca për Astrit Deharin të mbahet më herët se më 14 dhjetor, duke pasur parasysh peticionin.

“Kemi thënë që është absurde kjo sjellje e Veselit, i cili është fajtor që seanca ka dështu dy herë. Kërkojmë që seanca të mbahet më herët, të përfillet peticioni”, thotë Hoti.

Ndryshe, Veseli ne seancën e fundit tha se dikush po frikësohet nga e vërteta dhe se me 14 dhjetor do të mbahet seancë e jashtëzakonshme nëse bëhen 40 nënshkrime.

Kryetari i Kuvendit ka theksuar edhe njëherë se sistemi i drejtësisë është i brishtë dhe kjo sipas tij dëshmohet me atë se për akuzë të njëjtë aktivistët e Vetëvendosjes disa prej tyre kanë qenë në paraburgim e disa të tjerë në arrest shtëpiak.

“Duhet t’i shkohet deri në fund  në mënyrë që të mos manipulohet”, ka thënë Veseli para deputetëve./ Periskopi

 

15310503_1337251636318975_233063056_n

Grafite për Astrit Deharin edhe në Tiranë (Foto)

Nëpër muret e disa ndërtesave të Prishtinës janë bërë disa grafite me atë të cilave kërkohet drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, grafite të ngjashme, me portretin e Astritit dhe mbishkrimin “Astriti, dëshmori për ilir” janë bërë edhe nëpër muret e disa ndërtesave në Tiranë.

Në disa fotografi të dërguar nga një lexues i Periskopit,shihet se grafitet janë bërë në disa lokacione të ndryshme të Tiranës.

Ndryshme, Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku mbahej si i dyshuar për sulmin e 4 gushtit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës./Periskopi/

 

 

 

Astrit Dehari

Konjufca jep të dhëna të reja, thotë se Dehari kishte gërvishtje në qafë e nuk u raportuan

Shefi i Grupit Paralamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka dhënë informata të reja në lidhje me vdekjen e aktivistit  të këtij subjekti , Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Konjufca në një emsion në KTV ka thënë se Dehari ka pasur gërvishtje në qafë dhe prerje në duar, që sipas tij në raportin e autopsisë thuhet se këto gërvishtje dhe prerje janë vetëshkatruar me hezitim.

“Pse në qoftë grrithat në qafë dhe prerjet në duar janë të shkaktuar me vetëhezitim, nuk ka fakte si shkaktohen”, ka thënë ai./Periskopi/

Astrit Dehari

EULEX: Autopsia në rastin “Dehari” u bë në mënyrë profesionale

EULEX-i shfrytëzon rastin që edhe një herë t’u shprehë ngushëllime familjes dhe miqve të Astrit Deharit, i cili vdiq derisa ishte në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Periskopi.com Lajme

EULEX-i thotë se vdekja e një të riu në këto rrethana është me të vërtetë një tragjedi.

“Si pjesë e mandatit të tij, EULEX-i e monitoroi këtë rast dhe beson se hetimet dhe autopsia janë kryer në mënyrë të saktë, profesionale dhe me kujdes, në pajtim me praktikat më të mira evropiane dhe duke i hetuar të gjitha pistat e mundshme. Tri agjencitë përkatëse që kanë qenë të përfshira vazhdojnë t’i përmbushin obligimet ashtu siç pritet nga to. Nga rastet si ky gjithmonë nxirren mësime, ndërsa elementi më i rëndësishëm drejt përmirësimit është vënia në jetë e këtyre mësimeve”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

“Ndonëse rrethanat janë të jashtëzakonshme, institucionet e Kosovës kanë zbuluar se Astriti ka qenë i vetëm në qeli në kohën kur ka ndodhur rasti. Këtë e konfirmojnë incizimet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm. EULEX-i i mbështetë të gjeturat dhe konstatimin logjik të nxjerrë prej fakteve dhe provave të gjetura gjatë hetimeve dhe autopsisë”, thuhet më tej në këtë komunikatë.

Megjithatë, EULEX-i thotë se gjithçka që lidhet me vdekjen e Astrit Deharit duhet të shërbejë për të rikujtuar se megjithëse Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke u përpjekur që të bëjë përmirësime, “duhet të bëhet edhe më shumë në të ardhmen për t’i parandaluar incidentet si ky dhe humbje të jetëve tjera”.

“Menjëherë pas këtij incidenti, Ministrja e Drejtësisë e angazhoi EULEX-in për ofrimin e mbështetjes në lidhje me mësimet e nxjerra dhe për përfshirjen e atyre mësimeve në agjendën aktuale të reformave më të gjera në shërbimin korrektues. Ministrja Hoxha kërkoi prej agjencive që t’i paraqesin të gjeturat e tyre, gjë që ato edhe e kanë bërë”, thotë më tej EULEX-it.

 

EULEX-i e përshëndetë theksin e veçantë dhe përmirësimet e iniciuara nga ministrja e Drejtësisë me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe transparencës në kuadër të sistemit të sundimit të ligjit. EULEX-i është i gatshëm që ta ndihmojë Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet tjera të sundimit të ligjit që të ecin tutje në këtë drejtim.

Këshilltari i kryeministrit: Rasti ‘Dehari’, eklipsoi sulmin në Kuvend

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka deklaruar rasti i vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, largoi vëmendjen nga sulmi në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Abdullahu po konsideron se për rastin e sulmit në Kuvendin e Kosovës nuk pati as peticion, as kërkesa për seanca për të dënuar siç shprehet ai, këtë çmenduri dhe të ndëshkohet kjo mendësi që e ka drejtuar atë, transmeton lajmi.net

“Humbja tragjike e jetës së Astrit Deharit dhe të gjitha reagimet rreth këtij rasti, kanë bërë që të eklipsohet pothuajse plotësisht ajo që nuk do të duhej të ndodhte, sulmi me bazukë, e pasi ka ndodhur, do të duhej të ndëshkohej në forma të ndryshme dhe të merituara”, ka deklaruar Abdullahu.

Ai shton se kjo çmenduri nuk duhet të justifikohet me të njohurën “kapja e shtetit”, por do të duhej të bëhej vetëdijesimi i qytetarë dhe patriotik se në radhë të parë kemi shtet dhe nuk duhet në asnjë variant të gjuhet me bazukë.

Deklarata e plotë e Abdullahut:

Eklipsimi i ‘bazukës’

Nuk ka pasur protesta për ta dënuar sulmin me bazukë kundër institucionit më të lartë shtetëror, nuk ka pas peticion për ta mbajtur një seancë dhe dënuar këtë çmenduri, nuk ka pas kohë dhe rrethanë të përshtatshme, sidomos për disa media, as OJQ, që ta ndëshkojnë këtë qasje në përpjesëtim me rrezikun që ka paraqitur kjo bazukë, e sidomos me mendësinë që e ka drejtuar atë, kundër vendit tonë. Humbja tragjike e jetës së Astrit Deharit dhe të gjitha reagimet rreth këtij rasti, kanë bërë që të eklipsohet pothuajse plotësisht ajo që nuk do të duhej të ndodhte, sulmi me bazukë, e pasi ka ndodhur, do të duhej të ndëshkohej në forma të ndryshme dhe të merituara. E një nga ato që do të duhej të ndodhte rreth kësaj çmendurie anti-institucionaliste që justifikohet me të njohurën “kapja e shtetit “ do të duhej të ishte së paku ndëshkimi e më pas edhe vetëdijesimi qytetarë dhe patriotik në mënyra të ndryshme se, përkundër të gjithave, jemi shtet që nuk mund ta kemi komoditetin në asnjë variant, ta gjuajmë atë me bazukë. Krejt këtë sepse mund të ketë ende të ‘dehur” me “ç ‘kapjen e shtetit” të cilët mund të mendojnë se e vetmja mundësi për ç ‘kapje është përdorimi i sërishëm i bazukës.

 

581

Surroi insiston që Kuvendi duhet të diskutojë për Astritin

Publicisti Veton Surroi, ka reaguar pas dështimit të mbajtjes së seancës së Kuvendit për Astrit Deharin.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi e ka obligim kushtetues të peticionit të mbi njëzet mijë qytetarëve të nënshkruar.

Gjithashtu ka thënë, se është edhe obligim moral ndaj humbjes së një jete njeriu si pjesë e konfliktit politik.

Më poshtë reagimi i plotë i Surroit:

Hetimet zyrtare për vdekjen e Astrit Deharit nuk mund të shërbejnë si çarçaf fshehjeje për Kuvendin e Kosovës; çfarëdo që të prodhojnë, nuk do të prodhojnë përgjigje që duhet të japë Kuvendi i Kosovës.

Përgjigjet për Kuvendin e Kosovës mund t’i japin vetëm deputetët llogaridhënës të atij Kuvendi.

Një Kuvend i përgjegjshëm i vendit do të duhej të gjente mendjen dhe forcën për të thënë , pa dallim partiak, së paku kaq:

-se konfliktet politike në vend nuk duhet të përfundojnë me vdekje; ajo e Astrit Deharit duhet të jetë e fundit

-se konfliktet politike të interesit për sovranitetin dhe integritetin e vendit (siç janë negociatatat në Bruksel, Bashkësia e Komunave Serbe, Demarkacioni me Malin e Zi) kërkojnë konsensus e jo mbivotim parlamentar

-se dialogu politik në vend bëhet brenda shoqërisë civile, publikut , Kuvendit dhe Qeverisë; dialogu politik nuk bëhet mes policisë e gjyqësisë dhe të arrestuarve veprimtarë politik

-se vdekja e një njeriu në duart e shtetit mban më vete përgjegjësinë e shtetit

E vështirë qenka për një Kuvend për të konstatuar kaq, aq më shumë kur për këtë ka obligimin Kushtetues të peticionit të mbi njëzet mijë qytetarëve të Kosovës të nënshkruar dhe obligimin moral ndaj humbjes së një jete njeriu si pjesë e konfliktit politik?/Periskopi/

kadri_veseli_3

Veseli: Seanca për Astritin do të mbahet më 14 dhjetor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se më 14 dhjetor Grupi Parlamentar i PDK-së do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se duhet të dihet se pse djali i një veprimtari është mbajtur në burg, deri sa tre persona të tjerë kanë qenë jashtë burgut ani pse akuzoheshin për vepër të njëjtë, terrorizëm.

“Më 14 dhjetor PDK-ja do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme. Në rend të parë dihet e vërteta ajo që është. Të njëjtën kohë të kërkohet pse sistemi i brishtë i drejtësisë mban një djalë të një veprimtari në burg veç pse ka qenë i ardhur nga Kumanova e tre të tjerë i lë jashtë për të njëjtën aktakuzë”, është shprehur Veseli./Indeksonline/

Isa Mustafa

#DrejtësiPërAstritin ia zë frymën Isa Mustafës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka dal në foltoren e Kuvendit për të marrë fjalën e deputetët e Vetëvendosjes e kanë penguar atë.

Periskopi.com Lajme

Ata kanë shpalosur para tij banerin me mbishkrimin #DrejtësiPërAstritin.

Xhavit Haliti që po udhëhiqte seancën u tha se kjo nuk është në rregull, dhe nuk duhet zihet askujt fryma në këtë mënyrë./ Periskopi

15231614_10209583338814255_2051618512_o

Ymeri: Pushteti, regjim brutal ndaj popullit të vet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se që nga pesë nëntori shteti po refuzon që të jap dhe të krijojë drejtësi për Astrit Deharin, derisa tha se Dahri ka dëshmuar se si duhet të angazhohemi për Republikën dhe në anën tjetër ka dëshmuar se si regjimi i trajton qyetarët e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Këto deklarat Ymeri i bëri sot gjatë vënies së një baneri përmes të cilit kërkohet drejtësi për Astritin,  në një nga ndërtesat në sheshin “Zahir Pajaziti”, transmeton Periskopi.

Ymeri konsideroi se qeveria aktuale  është një regjim brutal ndaj popullit të vet.

“Ai është e vërteta e këtij shteti, e këtij regjimi politik të instaluar në Rapublikën e Kosovës. Astriti e dëshmon se si në njërën anë duhet të angazhohemi për këtë Republikë dhe  për këtë popull dhe në anën tjetër se si regjimi në Kosovë i instaluar në krye të institucineve e që e ka kapur shtetin, si i trajton ky regjim qyetarët e Republikës, kundërshtarët politik dhe si e trajton shtetin e Kosovës. Pra, një regjim anti-popullor natyrisht që do të jetë brutal ndaj popullit të vet. Historikisht regjimet në Kosovë kanë qenë aq të egër karshi popullit që kërkonte liri e barazi, sa kanë qenë të dobët e të nënshtrueshëm karshi kërkesave hegjemoniste të Serbisë dhe edhe sot kjo po shihet të jetë po aq e vërtetë si ka qenë në histori”, tha ai.

Ai ka shtuar se mënyra e vdekjes së Astritit e bën atë vazhdimësi e të përndjekurëve politik.

“Që prej 5 nëntorit regjimi ka refuzuar absulutisht që të jap dhe të krijojë drejktësi për Astritin, që të jap përgjegjësi për të dhe që popullit të Kosovës t’i tregojë çka ka ndodhur me Astritin në burgun e Prizrenit. Astriti vdiq në burgun e Prizrenit nën akuzat e montuara, i mbajtur padrejtësisht aty. Kjo pra e bën Astritin jo vetëm aktivist politik të aktualitetit në Kosovë, por edhe vazhdimësi e të përndjekurëve politik gjithandej vendit”, shtoi ai. /Periskopi/

15231614_10209583338814255_2051618512_o

Baner i përmasave gjigante për 28 Nëntor, kërkohet drejtësi për Deharin

Me homazhe pranë varrezave të dhe lapidarëve dëshmorëve të vendit dhe me disa aktivitete të ndryshme sot në Kosovë po shënohet 104 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

 

Por, në vazhdën e aktiviteve për kërkim të drejtësisë për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizeren, sot në këtë ditë kur aktivitet kryesisht i kushtohen Ditës së Flamurit,  po kërkohet drejtësi për këtë vdekje.

Kjo sot po bëhet edhe përmes një pankarte të madhe me foton e Astritit dhe me një prapavi të kuqe që simbolizon falmurin kombëtar, e cila është vendosur në njërën prej ndërtesave në sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit.

Ky baner është vendosur përballë të një baneri të së njëjtës madhësi, të presidentit të ndjer të vendit Ibrahim Rugova, ku tani këta dy banerë në mes e kanë heroin Zahir Pajaziti./Periskopi/

Astrit Dehari

18 mijë nënshkrime në peticionin “Drejtësi për Astritin”, mblidhen edhe nesër

Organizatorët e peticionit që thërret për “Drejtësi për Astritin”, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet edhe nesër, në pikat qendrore në Prishtinë, si dhe në tri qytete të tjera.

Periskopi.com Lajme

Për katër ditë, janë mbledhur rreth 18 mijë nënshkrime.

Pas përfundimit të protestës #DrejtësiPërAstritin, shoqëria civile bëri thirrje për nënshkrimin e peticionit që ishte përgatitur mbi këto pika:

  1. Hetim të pavarur dhe transparent për rastin sa më parë
  2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.
  3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.
  4. Kryesia e Kuvendit të Kosovës në bazë të Nenit 38, paragrafit 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, të thërras mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

“Aktivistët e shoqërisë civile do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, më datë 28 nëntor, me mbledhjen e nënshkrimeve në disa pika në Prishtinë: Sheshi Skënderbeu, Sheshi Zahir Pajaziti, Sheshi Nënë Tereza, Para Pallatit të Rinisë, përball Rektoratit dhe te Lesna.

Po ashtu nënshkrime do të mblidhen edhe në Gjakovë: te Parku i Qytetit, Sheshi Nënë Tereza dhe Qarshi të Vogël, nga ora 10:00; në Podujevë: Sheshi i qytetit, nga ora 10:00; në Ferizaj: në qendër tek Posta dhe tek në nënkalimi, nga ora 10:00.

Astrit Dehari vdiq në ditën e 5 nëntorit kohë sa po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Raporti i autopsisë ka gjetur se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia e shkaktuar nga vet 26 vjeçari, por familja Dehari e lëvizja Vetëvendosje pjesë e të cilës ishte ai nuk po e pranojnë këtë version.

astrit-730x440-780x439

Fakte të reja rreth rastit të Deharit: Mbërriti i gjallë në urgjencë (Video)

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari bëhet edhe më e mistershme. Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura publikon një tjetër raport, i cili dëshmon se Dehari është dërguar me shenja jete në emergjencë, ndërsa kjo e fundit kishte deklaruar se erdhi i pajetë.

Periskopi.com Lajme

Pas konkluzioneve të Prokurorisë së Kosovës e bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, e cila thekson se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, është Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura, e cila publikon një tjetër raport për rrethanat e humbjes së jetës të aktivistit të Vetëvendosjes me fakte që bien në kundërshtim me faktet e publikuara.

Xhelal Sveçla, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, për Ora News zbulon detajet e raportit.

Xhelal Sveçla: Thotë se ndihma mjekësore e dhënë në këtë rast nuk është profesionale. Në deklaratën e infermieres, e cila thotë se ajo Astritin e ka gjetur me puls dhe rrahje normale, kurse urgjenca thotë se Astritin e ka pranuar pa shenja jete.Disa fakte të këtyre raporteve zyrtare, sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë të pabesueshme.Xhelal Sveçla: Instituti i Mjekësisë Ligjore nxjerr një raport të dytë, rrjedhimisht si shkak të vdekjes ka nxjerrë dy: Asfiksia dhe ndaljen reflektore të punës së zemrës nga refleksi vazovagal. Është e pamundur, ose Astriti ka vdekur nga asfiksia, ose Astriti ka vdekur menjëherë.

Të dyja këto nuk shkojnë.Ndryshe, aktivisti Astrit Dehari humbi jetën në 5 nëntor teksa ndodhej i arrestuar në qendrën e paraburgimit në Prizren.Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa Prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje.

15218577_1142808719108210_1810555347_n

Fjalimi emocionues i shqiptarit nga Suedia që u lexua gjatë protestës në Gjakovë

Publicisti Shqiptar Oseku nga Suedia, duke shprehur dhembjen për vdekjen e Astrit Deharit dhe kërkimin e drejtësisë përmes një letre të lexuar në protestën e djeshme në Gjakovë, ka fajësuar sistemin aktual në vend, derisa e ka quajtur kuçedër e bishë të pangopur që kërkon tagër gjaku.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se secili që kërkon llogaridhënie për vdekjen e Astriti në këtë mënyrë kërkon llogaridhënie edhe për veten./Periskopi/

Letra e plotë:

Shokë e shoqe të idealit,

Dua t’ju përshëndes nga largësia, e t’ju falënderoj që keni dalur sot për të kërkuar drejtësi për Astritin. Duke kërkuar llogaridhënie për një qytetar të Kosovës që s’është më në mesin tonë, ju kërkoni llogaridhënie edhe për veten tuaj. Edhe për mua, e qindra mijëra mërgimtarë tjerë si unë. E për dy milionë qytetarët e këtij vendi, me të madh e të vogël – madje edhe për ata që sot nuk janë këtu. Sepse e vërteta e frikshme është, se kjo zije që ka rënë në familjen e Astritit, nesër mund të bie në rrethin e secilit prej nesh.

Një qeveri që vendos e heq prokurorë e gjykatës me një thirrje telefoni. Një pushtet që ashtu mund ta burgosë çdo oponent paqësor, për gjoja “terrorizëm”. Një shtet të cilit i vdes në duar qytetari, e i cili përhap gënjeshtra për viktimën. Një sistem i tërë shumëkokësh pra, që as ka ndërgjegje, as ka njerëzillëk, t’i thotë shqip dy fjalë të thjeshta: “Na falni!”. Këto janë si ato kuçedrat e gojëdhënave, bisha të pangopura që kërkojnë tagër gjaku.

Mos të mashtrohet kush se ja, këto kuçedra ndoshta qetësohen, tashti që hëngrën një qytetar. Ato kështu veç sa mësohen me shije të gjakut.  E kthehen sërish, për të kafshuar përsëri. E përsëri. E përsëri.

Përrallat e lashta njeriu mund t’i lexojë sipërfaqësisht, si rrëfime për të tmerruar a argëtuar netve pa hënë. Por mund t’i lexojë edhe si amanet nga lashtësia, paralajmërim në formë miti nga të parët tanë: se këto kuçedra do të na i shtjerrin të gjitha burimet. Se, për të mbajtur shpirtin gjallë, do të na duhet t’i ngopim këto kuçedra, duke i ushqyer rregullisht me më të mirët prej nesh. Se ky do të jetë rrëfimi ynë, një rrëfim i trishtë i përuljes, frikës dhe poshtërimit. Derisa ta gjejmë trimërinë, ndërgjegjen, e njerëzillëkun, për t’i thënë vetes Mjaft! Derisa ta gjemë guximin për t’u ndeshur me ato kuçedra, e përkushtimin për t’i mposhtur ato.

Në përrallat e lashta, janë drangonjtë që ndeshen me kuçedrat, e gjithmonë fitojnë. Në jetën e përditshme,  ku kuçedrat tona janë të forta e të shumta, ndodh që dragonjtë vuajnë. Ndodh që drangonjtë i kapin, e i fusin zvarrë në burg. Ndodh që aty drangonjtë gdhijnë të vdekur, të ngulfatur, me shenja gërvishjesh, e gjurmë gjaku nëpër mure e dysheme. Dhe kuçedrat na shohin në sy, nga ekranet e televizorëve. Dhe kuçedrat na thonë ta ulim qafën, e të pranojmë sundimin e tyre, tagrën e tyre të gjakut.

Ato që ato nuk e dinë, se nuk ua merr mendja kurrë. Është se nganjëherë dragonjtë vdesin, për të fituar. Mu prandaj dhe quhen drangonj: se marrin vdekjen në sy, veç për të mposhtur kuçedrat që mundojnë popullin e tyre.

Ju falemnderit të gjithëve që keni ardhur sot këtu. Ju falemnderit që nuk u bindeni. Ju falemnderit që nuk ua shtrini qafën. Ju falemnderit që nuk pranoni sundimin e tyre, tagrën e tyre të korrupsionit, krimit, e gjakut, mbi këtë vend të vuajtur. Ju falemnderit që kërkoni drejtësi për Astritin, e për shokët e shoqet e tij, të burgosur të ndërgjegjes. Ju falemnderit për njerëzillëkun, dinjitetin, e përkushtimin tuaj. Ju lutem, vazhdoni t’i fryni prushit të lirisë. Një ditë do të marrë flakë, e drita më në fund do ta trembë errësirën.

Astrit Dehari

Sveçla jep fakte të reja për Deharin (Video)

Pas konkluzioneve të Prokurorisë së Kosovës bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, e cila thekson se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, është Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura, e cila publikon një tjetër raport për rrethanat e humbjes së jetës të aktivistit të Vetëvendosjes me fakte që bien në kundërshtim me faktet e publikuara.

Periskopi.com Lajme

Xhelal Sveçla, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, për Ora News zbulon detajet e raportit.

Në deklaratën e infermieres, ajo Astritin e ka gjetur me puls dhe rrahje normale, kurse urgjenca thotë se Astritin e ka pranuar pa shenja jete.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore nxjerr një raport të dytë, rrjedhimisht si shkak të vdekjes ka nxjerrë dy: Asfiksia dhe ndaljen reflektore të punës së zemrës nga refleksi vazovagal. Është e pamundur: ose Astriti ka vdekur nga asfiksia, ose Astriti ka vdekur menjëherë. Të dyja këto nuk shkojnë”, thotë Sveçla.

Ndryshe, aktivisti Astrit Dehari humbi jetën në 5 nëntor teksa ndodhej i arrestuar në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa Prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje.

Astrit Dehari

Për 2 ditë mbi 7 mijë nënshkrime në peticionin për Astrit Deharin!

Brenda dy dite janë mbledhur më shumë se 7 mijë nënshkrime në një peticion qytetar të organizuar nga shoqëria civile, në të cilin kërkohet seancë e jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Besa Luzha, anëtare e shoqërisë civile, bëri me dije për “Gazeta Blic” se vetëm gjatë ditës së sotme janë mbledhur mbi 4 mijë nënshkrime.

“Sot saktësisht 4572 kurse dje kanë qenë rreth 3000 nënshrkime”, tha Luzha.

Më tej, ajo tha se nga dita e nesërme, peticioni me qytetarë do të zhvendoset edhe në komuna tjera të vendit.

“Nesër fillon nënshkrimi edhe në Komunat e tjera si Podujevë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë”, tha Luzha e që më pas shtoi se “kemi presion edhe nga diaspora edhe ata po duan të nënshkruajnë. Po mendojmë t’ua dërgojmë edhe atyre qoftë edhe simbolikisht sado pak të kenë mundësi të shprehin pakënaqësitë”, është shprehur ajo.

Peticioni i nisur ditën e djeshme, sipas kësaj anëtareje të shoqërisë civile do të vazhdojë deri në fund të këtij muaji.

“Do të vazhdojmë deri në fund të muajit nëntor fillimisht e pastaj shohim”, ka thënë ajo.

Shoqëria civile përmes këtij peticioni po mundohet t’iu bëjë presion institucioneve të vendin në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

Ky peticion ka nisur 18 ditë pas vdekjes së Astrit Deharit, anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ruairi O'COnnell

Ambasadori britanik: Në Kosovë ka mjaft ekspertë që do zbulonin vdekjen e Deharit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell vlerëson se vdekja e Astrit Deharit është e tmerrshme, por sipas tij, në Kosovë ka mjaft ekspertë që do të mund të hetonin dhe zbardhnin rastin e tij.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë në RTV 21 ai tha se është pikëlluar shumë kur ka dëgjuar për këtë çështje, por sipas tij, ky rast nuk është i pari dhe ndodh në shumë shtete.

AI këshill të gjithë të jenë më gjakftohtë dhe t’ia lënë në dorë drejtësisë e të mos përfshihen të gjithë në këtë çështje.

“Duhet të jemi më gjakftohtë për të mësuar se çfarë ka ndodhur dhe për të hetuar rastet sidomos ato të ndjeshme. E kuptoj kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për hetime nga britanikët, ka qenë gatishmëri për paanshmëri, por ne nuk mund të marrin rol në këtë rast sepse nuk ka të bëjë asgjë me Britaninë, dhe nuk është e përshtatshme që gjithmonë të vijmë nga jashtë për hetime”, tha O’Connell.

Ai ka shpjeguar se nëse kjo do të ndodhte në Britani, hetimet do të zgjasnin shumë, me muaj të tërë.

“Në Britani një hetim pas vdekjes në burg do të zgjaste me muaj, nuk është diçka që bëhet për një ditë. Ne kërkojmë profesionalizëm. Ka profesionist në sistemin e drejtësisë në Kosovë që mund ta bëjnë këtë që sipas fakteve mund të konkludojnë se çfarë ka ndodhur në këtë rast”, tha ai.

Ambasadori, duke folur në gjuhën shqipe ka thënë se nuk është e nevojshme që patjetër të hetoj dikush nga jashtë.

Ai tha se korrupsioni ekziston gjithandej nëpër botë, por e rëndësishme është si reagon shteti.

O’Connell thotë se është e rëndësishme që njerëzit të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre./ Periskopi

15123270_10153842665652000_7240572060758748873_o

Zbulohet se si u manipulua raporti i obduksionit te Astrit Deharit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më datë 18 nëntor 2016, ka lëshuar raportin e autopsisë me një trik, për të manipuluar me shkaqet e vdekjes se Astrit Deharit

Periskopi.com Lajme

Raporti i obduksionit nuk e thotë askund se Astit Dehari te ketë vdekur nga vetëlëndimet, ata thonë se vdekja është e dhunshme dhe asfiksia, apo bllokimi i rrugëve te frymëmarrjes ka qenë me mjet të fortë, dhe se për shkak te kësaj ka ardhur deri te ndalja reflektor e punës së zemrës, ne ketë rast është keqpërdorur nga raporti i obduksionit nga prokuroria duke i paraqitur lëndimet si hezituese, janë dy raporte të obduksionit dhe qëllimisht renditja në njërin është shënuar me numra nga 1 – 4, dhe në tjetrin raport nuk ka fare numra.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më datë 18 nëntor 2016, ka lëshuar raportin e autopsisë me një trik për të manipuluar me shkaqet e vdekjes se Astrit Deharit. Në faqen e fundit, radhit këto pika. I njëjti ka lëshuar raport një ditë më vonë me faqen e fundit pa radhitje numerike.

1. Vdekja e tani të ndjerit Astrit Dehari, ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike nga mbyllja(bllokimi) i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti i konsistencës solide(të fortë)

Image

(Këto janë pikat brenda raportit që raporti i obduksionit i nxjerrë si shkaktarë të vdekjes së Astritit)

2. Mekanizmi i vdekjes mund të shpjegohet me “ndaljen reflektor të punës së zemrës” (nga refleksi vazovagal), mbase edhe i shoqëruar me ngacmimin autonom të pleksusit nervor laringal-spazëqm laringale.

Image

(Këto janë pikat brenda raportit që raporti i obduksionit i nxjerrë si shkaktarë të vdekjes së Astritit)

Dhe në pikën e (3) thotë se “Dëmtimet e shkaktuara në pikën 1 dhe 2 , me besueshmëri janë dëmtime të vetëshkaktuara ”hezituese”, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme, por të cilat nuk kanë çuar në shok. Mirëpo, në raportin e dytë të datës 19.11.2016, faqja e fundit heq radhitjen me numra, sepse përshkrimet në 1 dhe 2 brenda raportit të autopsisë përshkruajnë dëmtimet në qafë dhe në dorë.

Pikat (1) dhe( 2) në të cilat i referohet raporti i obduksionit janë këto përshkrime të dëmtimeve:

1. Në anën e djathtë të qafës rreth 4 cm nën nofullën e poshtme dhe rreth 4 cm mbi klavikulën e djathtë paraqiten gërvishtje lëkurore gjatësore pothuajse paralele njëra me tjetrën, në pozicion të pjerrët në raport me boshtin gjatësor të trupit, me ngjyrë të kuqe në vjollcë, me gjatësi nga 7 cm deri me 9 cm, me gjerësi 1-2 mm dhe me thellësi rreth 1 mm. Këto gërvishtje ndodhen në formë të tufave (gjithsej tri) me nga tri deri katër gërvishtje. Buzët e këtyre gërvishtjeve janë të lëmuara, të rregullta dhe me primesh gjaku. Këto gërvishtje, bazuar në karakteristikat e tyre me besueshmëri janë të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjeti të mprehtë, me teh të ngushtë të cekët, i cili ka vepruar me mekanizëm tangjencial të veprimit duke shkaktuar dëmtime sipërfaqësore lëkurore.

2: Në pjesën e poshtme të brendshme të parakrahut të dorës së majtë (byzylyku i dorës) ndodhen tri gërvishtje në formë gjatësore, pothuajse paralele njëra me tjetrën, ku gërvishtja e mesme, në njërin skaj të saj paraqet në formë dycepëshe. Këto gërvishtje janë me ngjyrë të kuqe, me buzë relativisht të rregullta, me gjatësi nga 3 cm deri në 5 cm, gjerësi rreth 1-2 mm dhe thellësi rreth 1 mm dhe janë pothuajse në kënd të drejtë me boshtin gjatësor të dorës. Këto gërvishtje, me besueshmëri janë shkaktuar me mjete me veçori të ngjashme të mjetit të përshkruar në pikën 1 ose me ndonjë mjet të ngjashëm.

Edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, thotë se atij i janë dorëzuar dy raporte në dy data të ndryshme, i pari me tendencë manipulimi të opinionit publik. “Është keqpërdorur nga raporti i obduksionit nga prokuroria duke i paraqitur lëndimet si hezituese, janë dy raporte te obduksionit dhe qëllimisht renditja ne njërin është shënuar me numra nga 1 deri 4, dhe në tjetrin raport nuk ka fare numra”, ka bërë të ditur për gazetën”Zëri” avokati Gashi.

 

Astrit Dehari

Prokuroria e Prizrenit vazhdon hetimet për rastin e vdekjes së Astrit Deharit

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore e Prizrenit është duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në këtë qytet, me gjithë faktin që kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e Policisë Metropolitane Scotland Yard në hetime është refuzuar nga autoritetet britanike, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Sylë Hoxha, ka theksuar se hetimet në këtë rast nuk janë ndërprerë, pavarësisht veprimeve që ka ndërmarrë MD-ja, ndërkohë që me rrjedhën e hetimeve janë njoftuar edhe zyrtarët e Misionit të EULEX-it.

Astrit Dehari

Mësohet çka shkruante në fletoren e infermieres së rastit Dehari

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj i Lëvizjes Vetëvendosje, nw RTV 21 ka treguar se çka shkruante në fletoren e shënimit të infermieres së rastit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Siç tha Molliqaj, ndonëse thuhej se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia, në fletoren e infermieres shkruante se ai kishte puls dhe frymëmarrje normale edhe pasi ishte dërguar në ambulancë, shkruan rtv21.tv

“Në orën 15:00 shkoj nalt në krahun A i burgosuri Astrit Dehari, ka tentu vetëvrasje, menjëherë thirret urgjenca, të burgosurit e sjellin në ambulancë në 15:05, 15:10 vjen urgjenca, i burgosuri ishte i shtrirë në dhomë, kishte masë vjellje, pulsin dhe frymëmarrjen normale”,  tha Molliqaj duke cituar infermieren.

Kujtojmë se aktivistit i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor, në burgun e Prizrenit, po mbahej aty nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.