Mariq

Ministri i Isa Mustafës kërkon nga BE t’i bëjë presion Prishtinës për themelimin e Asociacionit

Ljubomir Mariq, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës ia ka hedhur fajin Bashkimit Evropian lidhur me mos themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Periskopi.com Lajme

Mariq është shprehur se Serbia pret nga BE’ja që t’i bëjë thirrje Prishtinës që ta zhbllokojë dhe miratoj dekretin për themelimin e Asociacionit.

“Pra, çfarë është e humbur është se ne ishim në pritje që në fund të gushtit të vitit ë kaluar Qeveria e Kosovës të miratojë dekretin për themelimin e komunave serbe, me përgjegjësi të përcaktuar nga marrëveshjet e nënshkruara nga donatorët. Prandaj, ne presim që BE-ja më në fund të vë presion mbi udhëheqësit politik në Prishtinë që të zhbllokojë këtë proces”, ka thënë ai.

Mariq në një prononcim për Tanjug ka thënë se përgjegjësia për formimin komunave me shumicë serbe qëndron tek bashkësia ndërkombëtare si përgjegjësit më të mëdhenj në ndërmjetësimin dhe granatimin e negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 

“Mënyra e rënies dakord për zbatimin e marrëveshjes është se Qeveria e Kosovës ka për të bërë një rregullore, ose dekret për transformimin e elementeve praktike të marrëveshjes së Brukselit me deklaratën prej 15 pikash mbi themelimin e Komunave Serbe më 25 gusht të vitit të kaluar në sistemin ligjor të Kosovës”, ka thënë Mariq.

Ai ka shtuar se pas dërgimit të kësaj rregulloreje ka pasur një shpjegim të detajuar në çdo pikë të Gjykatës Kushtuese në Prishtinë për të konfirmuar pajtueshmërinë me Kushtetuesen e Kosovës për një akt të tillë i cili është një bazë ligjore për hartimin e komunave.

Ndërkohe që Lista Srpska ka braktisur Parlamentin dhe Qeverinë. Kanë kushtëzuar kthimin e tyre në institucione me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ulrike LUNACEK

Lunacek paralajmëron serbët: Asociacioni i komunave nuk do të ketë kompetenca shtetërore

Raportoja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë sonte në Vjenë se pala kosovare duhet ta implementojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por se ky trup nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

Periskopi.com Lajme

“Asociacioni është trup i bashkësisë lokale dhe duhet të merret me tema lokale, por nuk mund të ketë kompetenca shtetërore. Kështu thuhet edhe në marrëveshje. Në Serbi ekzistojnë pritje se Asociacioni ka mandat ekzekutiv, gjë që është e pamundur”, ka thënë Lunacek, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë bërë përparime, por edhe më tej ky përparim është i vogël dhe duhet të ecët më shpejt.

Nënkryetarja e Parlamentin Evropian ka theksuar se është mirë se dialogu i Prishtinës dhe Beograd është vendosur, pasi që është njëri nga parimet bazë për procesin e zgjerimit, si dhe raportet e mira ndërfqinjësore.

Sipas saj, raportet e e afërta të Listës Serbe me Beogradin po krijojnë probleme për vetë serbët që jetojnë në Kosovë.

Si shembull ajo ka marrë se si kohë më parë një anëtar i Kuvendit të Kosovës përmes Beogradit, në vend që të shkojë përmes Ambasadës së Kosovës në Bruksel, ka tentuar që të vë kontakt më të, gjë që sipas saj duhet të ndryshojë.

Nenad Rashiq

Rashiq thotë se është vetëm dëshirë që Asociacioni të bëhet si Republika Serbe

Bojkoti i pjesshëm i institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve në Kosovë është i zgjidhshëm, por duhet vullnet dhe përgjegjësi të plotë.

Periskopi.com Lajme

Zgjidhja duhet të jetë në kontekst evropian, ndërsa potenciali i tensioneve të sigurisë për këtë shkak nuk duhet injoruar, megjithëse aktualisht nuk është shumë i lartë.

Kështu është konstatuar në tryezën e mbajtur sot në Prishtinë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, me titull: “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”.

Burim Ramadani, drejtor ekzekutiv i SPRC-së, ka thënë se bojkoti i serbëve të Kosovës deri më tash ka ndodhur tri herë: pas marsit 2004, pas shkurtit 2008 dhe që nga tetori 2016. Ramadani ka thënë se tensionet nuk duhet injoruar, sikurse që rruga politike për zgjidhjen e çështjes së bojkotit duhet të jetë fokusi kryesor, transmeton Koha.net.

Sasha Rashiq, ish-ministër i Kthimit në Kosovë, ka thënë më tej se çështja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe as nuk duhet të jetë kushtëzim dhe as të bllokohet.

“Nuk është bojkot i plotë. Është shumë e rëndësishme që përfaqësuesit politikë serbë të kthehen në institucione qendrore. Ndoshta ekziston dëshira që Asociacioni të bëhet diçka si Republika Serbe, por janë vetëm dëshira”, tha Rashiq.

Nexhmedin Spahiu, ndër të tjera tha se shqiptarët dhe serbët e Kosovës duhet të marrin përgjegjësitë e plota për jetën në Kosovë.

“Do të këshilloja serbët e Kosovës që sa herë të bëjnë marrëveshje me forcat politike shqiptare në Kosovës le t’i bëjnë ato të hapura dhe publike”, tha Spahiu.

Ndërsa, Avni Mazreku tha se konteksti i zgjidhjes së problemeve politike në Kosovë dhe Ballkan duhet të jetë kontekst evropian.

“Strategjia e BE-së për zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin Perëndimor nuk ka qenë shumë efektive dhe duhet të rikonsiderohet”, tha Mazreku.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Rifat Marmullaku, theksoi se veriu i Kosovës mbetet në gjendje të paqëndrueshme të sigurisë.

“Adresimi i dimensionit të sigurisë kërkon qasje kolektive dhe partneriteti dhe nuk mund të paramendohet që gama e gjerë e problemeve të sigurisë të adresohet vetëm nga agjencionet e zbatimit të ligjit, respektivisht të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Sipas Marmullakut, “nuk duhet lejuar rikthimi i barrikadave dhe bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës”.

Ndërsa, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, tha duhet të harmonizohen qëndrimet e të dyja palëve, në mënyrë që të ketë legjitimitet politik.

Përfaqësuesi i komunitetit malazias në Kosovë, Boban Vujiqiq, tha ndër të tjera se popullata serbe në Kosovë nuk është drejt e informuar për zhvillimet politike dhe ka mungesë të transparencës për marrëveshjet e arritura.

unnamed-3-10-780x439

Bojkoti i serbëve të zgjidhet pa krijuar tensione në terren

Në tryezën e organizuar sot nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë, u diskutua për bojkotin e pjesshëm të institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve.

Periskopi.com Lajme

Gjatë kësaj tryeze u tha se ky bojkot është i zgjidhshëm, por duhet vullnet dhe përgjegjësi të plotë.

“Zgjidhja duhet të jetë në kontekst evropian, ndërsa potenciali i tensioneve të sigurisë për këtë shkak nuk duhet injoruar, megjithëse aktualisht nuk është shumë i lartë”, thuhet në njoftimin për media.

Panelistë në këtë tryezë kanë qenë: Sasha Rashiq, ish-ministër i kthimit, Nexhmedin Spahiu, analist politik, Avni Mazreku, analist politik, dhe Rifat Marmullaku, ekspert i çështjeve të sigurisë.

Burim Ramadani, drejtor ekzekutiv i SPRC-së, deklaroi se bojkoti i serbëve të Kosovës deri më tash ka ndodhur tri herë.

“Pas marsit 2004, pas shkurtit 2008 dhe që nga tetori 2016. Ramadani ka thënë se tensionet nuk duhet injoruar, sikurse që rruga politike për zgjidhjen e çështjes së bojkotit duhet të jetë fokusi kryesor”, tha Ramadani.

Në anën tjetër Sasha Rashiq, ish-ministër i Kthimit, ka thënë se çështja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe as nuk duhet të jetë kushtëzim dhe as të bllokohet.

“Nuk është bojkot i plotë. Është shumë e rëndësishme që përfaqësuesit politik serb të kthehen në institucione qendrore”, tha Rashiq.

Më tutje, Rashiq tha: “Ndoshta ekziston dëshira që Asociacioni të bëhet diçka si Republika Serbe, por janë vetëm dëshira”.
Nexhmedin Spahiu, ndër të tjera, tha se shqiptarët dhe serbët e Kosovës duhet të marrin përgjegjësitë e plota për jetën në Kosovë.
“Do të këshilloja serbët e Kosovës që sa herë të bëjnë marrëveshje me forcat politike shqiptare në Kosovës le t’i bëjnë ato të hapura dhe publike”, tha Spahiu.

Avni Mazreku, udhëheqës i Kolegjit ISPE, tha se konteksti i zgjidhjes së problemeve politike në Kosovë dhe Ballkan duhet të jetë kontekst evropian.
“Strategjia e BE-së për zgjidhjen e konflikteve në Ballkanin Perëndimor nuk ka qenë shumë efektive dhe duhet të rikonsiderohet”, tha Mazreku.
Kurse, eksperti i çështjeve të sigurisë, Rifat Marmullaku, theksoi se veriu i Kosovës mbetet në gjendje të paqëndrueshme të sigurisë.
“Adresimi i dimensionit të sigurisë kërkon qasje kolektive dhe partneriteti dhe nuk mund të paramdnohet që gama e gjerë e problemeve të sigurisë të adresohet vetëm nga agjencionet e zbatimit të ligjit, respektivisht të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, tha duhet të harmonizohen qëndrimet e të dyja palëve, në mënyrë që të ketë legjitimitet politik.

Marko Gjuriq

Gjuriq: S`ka më justifikime për Asociacionin

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq është takuar sot me drejtoreshën e përgjithshme për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Anna-Karin Eneström me të cilën ka folur për dialogun Prishtinë-Beograd.

Periskopi.com Lajme

Gjuriq dhe Enstrom u pajtuan se me arritjen e marrëveshjes për telekomunikacionin është bërë progres i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve dhe se dialogu dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara duhet të vazhdojnë me të njëjtin konstruktivitet, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

“Prishtina me arritjen e marrëveshjes mbi telekomunikacionin ka mbetur pa justifikim për bllokimin dhe shtyrjen e mëtejshme të formimit të Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë Gjuriq dhe ka shtuar se hapi tjetër në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është dashur të jetë miratimi i dekretit për themelimin e AKS-së.

Asociacioni i Komunave Serbe, tha ai, duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e rëna dakord në Bruksel, për shkak se sipas tij çdo gjë tjetër do të thoshte shmangje nga obligimet dhe procesi i dialogut.

veriu

Kosova ngec me Asociacionin e komunave serbe

Kosova zyrtare po i zbut pritjet që marrëveshja për themelimin e një Asociacioni autonom të Komunave Serbe në Kosovë mund të ndodhë këtë vit.

Periskopi.com Lajme

Megjithë raportimet se Qeveria e Kosovës do të shtyjë përpara krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, zyrtarë të qeverisë kanë konfirmuar për BIRN-in që kjo nuk do të bëhet as sivjet.

Bajram Gecaj, Zëvendës Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Kosovës deklaroi se qeveria ka shumë punë para se të mund të realizohet marrëveshja.

Në mes të protestave të vazhdueshme kundër marrëveshjes nga partitë opozitare dhe me bojkotin e Kuvendit nga deputetët serbë, qeveria nuk po ngutet që formalisht të propozojë modelin që do të mund t’i jepte komunitetit serb autonomi në qeverisje lokale.

Megjithëse qeveria formoi një grup punues për ta hartuar statusin e asociacionit serb në korrik, Gecaj tha se nuk janë ndërmarrë hapa në atë drejtim.

Siç kishte raportuar më parë BIRN, marrëveshja e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes të Serbisë dhe Kosovës e arritur në mes të vitit 2015 parashikoi se statusi i Asociacionit do të hartohej brenda katër muajsh, një afat kohor që skadoi dhjetorin e kaluar.

Por Gecaj tha për BIRN se puna në atë draft mund të marrë më shumë muaj kohë, pasi institucionet e Kosovës janë të nxënë duke punuar në marrëveshjen e telekomunikacionit me Serbinë.

“Puna në draft nuk ka filluar ende. E kishim çështjen e telekomit dhe tash pasi u arrit kjo ne do të presim sinjale, por do të duhen disa muaj”, tha Gecaj.

Marrëveshja e arritur javën e kaluar për telekomin, në mes të Kosovës dhe Serbisë është parë si një hap para për zgjidhjen e statusit të komunave me popullsi shumicë serbe.

Më 6 nëntor, Kosova dhe Serbia u pajtuan që ta lejojnë Unionin ndërkombëtar të Telekomit (ITU), që të alokojë një kod të veçantë telefonik, +383 më 15 dhjetor.

Serbia kishte rezistuar në kohë të gjatë për shkak të qëndrimeve të saj që ti mohojë Kosovës atributet e një shteti të pavarur.

Kosova ka deklaruar pavarësinë në vitin 2008 por Serbia akoma e pretendon pjesë të territorit të saj.

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johanes Han tha se marrëveshja e telekomunikacionit mund të hapë rrugë për progres në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Një problem tjetër që mund të shkaktojë vonesa, sipas Gecajt, është se parlamentarët serbë momentalisht po i bojkotojnë institucionet serbe për një çështje tjetër, miratimit të ligjit kontrovers për minierën e Trepçës, të cilën Serbia gjithashtu e pretendon si pronë të saj.

“Koha politike nuk është e duhur, pasi kontaktet me Listën Serbe nuk janë aq të mira për shkak të mosmarrëveshjes për Ligjin e Trepçës”, shtoi ai.

Javën e kaluar, mediat kanë raportuar se Lista Serbe, një aleancë e partive serbe, ishte gati të kthehej në Parlament për të mundësuar votat e nevojshme për tu miratuar Asociacionit të Komunave Serbe.

Më 14 nëntor, u tha se votimi për marrëveshjen e komunave mund të jetë një arsye për kthim në Parlament.

Qeveria megjithatë insistoi se çështja e formimit të asociacionit nuk mund të fillojë pa u kthyer Lista Serbe në Kuvend.

Rregullat e marrëveshjes të nënshkruar në Bruksel, në gusht të vitit 2015 përcaktojnë se serbët e Kosovës duhet të kenë mbikëqyrje të plotë në zhvillimin ekonomik, edukim, shëndet, planifikim urban dhe rural, me kontribute buxhetore që vijnë direkt nga Serbia.

Në shkëmbim të kësaj, komunat do të pajtoheshin për integrim të plotë në Kosovë.

Asociacioni do të kishte pushtet të gjerë, duke përfshirë një President, Zëvendës President, Kuvend, Këshill, stemë dhe flamur.

Përderisa qeveria zotohet formalisht që e mbështet idenë, Vetëvendosje ka kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen që nga nënshkrimi i saj, shpesh edhe duke hedhur gaz në Parlament.

Partia ka thënë se do të sillet njëjtë nëse ka tentime të reja për procedim të marrëveshjes nga qeveria.

“Përkushtimi ynë politik është bllokimi i procesit para arritjes në Kuvend. Partitë e tjera opozitare janë gjithashtu kundër asociacionit”, tha për BIRN, Glauk Konjufca, Shef i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Një analist politik nga Prishtina, Agon Maliqi, tha se pas  miratimit të marrëveshjes së telekomit me Serbinë , çështja e komunave me siguri do të jetë në tavolinë në Bruksel së shpejti.

Ai tha se partitë shqiptare në qeveri kishin ngadalësuar procesin e vendosjes së asociacionit, duke pritur për një moment më të mirë politik, pasi kjo marrëveshje shkaktoi tension në mes të qeverisë dhe partive opozitare.

“Fakti që institucionet e Kosovës kanë dështuar ta ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi është një problem tjetër që mund të shkaktojë vonesa”, theksoi Maliqi.

“Vendosja e Asociacionit është politikisht e vështirë, pasi kjo qeveri nuk mundi të vendosë për demarkacionin [me Malin e Zi], tha ai.

Një zgjidhje e mundshme sipas Maliqit mund të jetë përfshirja e opozitës , Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA-n në procesin e hartimit të statusit.

Kosova Ngec me Asociacionin e Komunave Serbe

asociacioni-i-komunave-1

Qeveria, e vendosur të themelojë  Asociacionin, pa asnjë ndryshim

Arritja e marrëveshjes së telekomunikacionit me Serbinë i ka hapur rrugë rinisjes së angazhimeve rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ka shprehur zotimin që posa ITU-ja zyrtarisht t’ia ndajë Kosovës kodin telefonik +383, do të fillojnë përgatitjet rreth draftimit të statutit, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria është përcaktuar të mos e anulojë dhe as të rinegociojë Marrëveshjen për parimet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën Gjykata Kushtetuese në të shtatë kapitujt e ujdisë kishte konstatuar të mos jenë tërësisht të përputhshme me Kushtetutën.

Juristë dhe njohës të rrethanave politike kanë paralajmëruar pasoja nëse në fuqi vazhdon të mbetet Marrëveshja e parimeve.

Zyrtarë të Qeverisë nuk kanë pranuar të flasin rreth angazhimeve për Asociacionin, pa u zyrtarizuar kodi telefonik i Kosovës. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, i ka thënë gazetës se për Asociacionin do të flasin tek pas 15 dhjetorit.

Lista Serbe / ARKIV

Serbët do t’u kthehen institucioneve vetëm me një kusht

Të dy ministrat serbë në qeverinë e Kosovës, Ljubomir Maric dhe Dalibor Jevtic i kanë dërguar një mesazh sot qeverisë së Kosovës se do të duhet të miratojë dekretin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, nëse ajo me të vërtetë dëshiron kthimin e serbëve në institucionet, shkruan Tanjug, transmeton “Zeri.info”.

Periskopi.com Lajme

 

Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë muajin e kaluar ka vendosur të ngrijë pozicionin e saj në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës, për shkak të miratimit të Ligjit tëTrepçës, duke vlerësuar këtë hap drejt mbrojtjes së interesave kombëtare serbe dhe të pronës serbe në Kosovë, shkruan Tanjug.

Ministri i MAPL-së, Ljubomir Mariq ka thënë se Lista Serbe gjithmonë ka insistuar në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

“E rëndësishme për ne është vazhdimi i zbatueshmërisë së marrëveshjes për AKS. Këtë ia kemi bërë me dije edhe zyrtarëve ndërkombëtarë. Kështu që presim që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite shpejt miratimin e vendimit dhe dekretin e parimeve për themelim”, theksoi Mariq.

Nersa, ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se kthimi i serbëve në institucione do të bëhet pasi të vjen vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

 

31_07_2016_5786241_strukturave_paralele_serbe_ne_kosove

Qeveria: Pa shuarjen e plotë të strukturave paralele, nuk ka Asociacion

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se pa shuarjen e plotë të strukturave paralele nuk do të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërsa Lista Serbe pret themelimin e menjëhershëm të Asociacionit, pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin

Periskopi.com Lajme

Pas arritjes së Marrëveshjes për Telekomunikacionin në mes Kosovës dhe Serbisë, ku shteti i Kosovës do të marrë kodin telefonik +383, përfaqësuesit serbë po presin që të fillojë hartimi i Statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mirëpo, krerët e institucioneve vendore thonë se nuk është vetëm Marrëveshja për Telekomunikacionin ajo që do të mundësojë zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e AKS-së, por edhe shuarja e plotë e strukturave paralele të Serbisë që vazhdojnë të operojnë ilegalisht në Kosovë.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për gazetën “Zëri” se ata do të japin dritën e gjelbër për themelimin e Asociacionit, vetëm kur të bëhet verifikimi i gjendjes në terren se janë shuar të gjitha strukturat paralele.

Edita Tahiri

Tahiri: Marrjen e kodit po e kushtëzojmë me fillimin e zbatimit të Asociacionit

Takimet që do të zhvillohen këto ditë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë të bëjnë fare me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Periskopi.com Lajme

Kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri i tha Gazetës Monitor, se janë duke e kushtëzuar  marrjen e kodit me fillimin e zbatimit të marrëveshjes për Asociacion e komunave me shumicë serbe.

“Ne jemi duke kushtëzuar marrjen e kodit me fillimin e zbatimit te Marrëveshjes për Asociacionin”, tha Tahiri për Gazetën Monitor.

Por se çfarë do të bisedohet konkretisht për çështjen e drejtësisë dhe se a po zbatohet marrëveshja për integrimin e kufirit (IBM),  dhe pse duhet të diskutohet prapë për telekomin, Tahiri tha se pas takimeve do të shkruhet komunikatë.

“Pas takimeve do të jetë komunikata”, ka thënë shkurt Tahiri.