Cristiano Ronaldo

Ronaldo: Ky është mbrojtësi më i fortë me të cilin jam përballur

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se mbrojtësi i vetëm me të cilin ka pasur vështërsi më të mëdha në fushën e lojës, është Ashley Cole.

Periskopi.com Sporti

Ronaldo gjatë karrierës së tij është përballur më shumë mbrojtës të klasit botëror, por tani ai ka zbuluar se kush është mbrojtësi me të cilin ka pasur vështërsi.

Ylli portugez ka treguar se mbrojtësi anglez ishte më i vështiri gjatë ballafaqimëve të tyre.

“Me kalimin e viteve kam zhvilluar beteja te mrekullueshme me Ashley Cole” tha ylli i Real Madridit për Coach Magazine.

“Në kulmin e karrirës së tij, ai ishte i shpejtë dhe shumë i fortë në ndërhyrje. Sa herë takohesha me të, e dija se do të ishte një ndeshje e vështirë”, përfundoi Ronaldo.

Këto përballje kishin ndodhur sa ishin pjesë të Premier Ligës, njëri tek Manchester United e tjetri tek Chelsea. /Periskopi.comcole ronaldo