Ylli i Romës dëshiron transferim te Boca Juniors

Diego Perotti konfirmon se qëllimi i tij është që të kthehet një ditë në Boca Juniors, por ai është i lumtur me Romën tani për tani.

Periskopi.com Sporti

Anësori argjentinas karrierën e tij në sistemin e të rinjve të Bocas, por ka luajtur vetëm një kohë të shkurtër për ekipin e parë gjatë një huazimi në vitin 2014 nga Sevilla.

“Natyrisht se qëllimi im është që të kthehem një ditë në Argjentinë”, ka thënë fillimisht Perotti për Super Mitre Deportivo.

perotti
Diego Perotti, AS Roma

 

“Nëse Boca Juniors do më marrte mua, unë do të doja të bashkohesha me atë fanellë, sepse unë kam qenë gjithmonë një tifoz. Edhe pse, tani për tani unë jam vetëm duke menduar për shijuar kohën time te Roma”, përcjell Telegrafi.

“Shpresoj se një ditë mund të kthehem në ekipin kombëtar, unë e di se ka shumë lojtarë të fortë atje, por kam biseduar me [Edgardo Bauza] dhe ai më tha se më ka ndjekur mua”, përfundoi anësori i Romës.

Reklamë
Reklamë

As Roma kërkon Tomas Rincon

As Roma është duke i kërkuar shërbimet e mesfushorit të Genoa, Tomas Rincon.

Periskopi.com Sporti

‘Tuttomercatoweb’, shkruan se Roma është skuadra që ka siguruar shërbimet e mesfushorit nga Venezuela.

28-vjeçari ka pasur një edicion mjaftë të mirë në Serie A që ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Roma pritet ta marrë si huazim Rinconin me të drejtë blerje në fund të stinorit.

‘Giallorosët’ në rast se duan ta blejnë anëtarin e Genoas në fund të stinorit atëherë duhet të paguajnë rreth tetë milionë euro.

Reklamë
Reklamë

Buffon: Duhet të kemi kujdes nga Dzeko

Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon është shprehur se skuadra e tij, Juventus, duhet të ketë kujdes nga sulmuesi romak, Edin Dzeko.

Periskopi.com Sporti

Edin Dzeko në këtë sezon është duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon dhe është adaptuar në mënyrën e lojës së skuadrës romake.

“Tash për tash, ai është sulmuesi më i rrezikshëm. Është përshtatur shumë mirë në planet e Spallettit dhe i ka kuptuar përsosmërisht, prandaj mund t’i shihni rezultatet”.

“Ai është një lojtar që ndoshta kishte nevojë për kohë”, është shprehur Buffon për Sky.

30-vjeçari në këtë sezon në 23 paraqitje për Romën ka shënuar 17 gola.

Juventusi është nikoqir i Romës të shtunën për ndeshjen e javës së 16-të në Serie A.

Reklamë
Reklamë

Martinez: Vermaelen është lojtarë i klasit botëror

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, tha se Roma duhet t'a përdor më shumë Vermaelenin sepse i'u duhet përvoja e tyre.

Periskopi.com Sporti

Ish anëtari i Arsenal dhe Barcelonës këtë sezon është huazuar në skuadrën italiane, ku është përshtatur mjaft mirë me futbollin italian.

“Vermaelen është një lojtar i madh, dhe ka përvojë të madhe. Romës i duhet një lojtar si ai dhe ata duhet t’a shfrytëzojnë sa më mirë”, tha ish trajneri i Evertonit.

“Në qytetin e Romës është edhe një belg tjetër që duhet t’i jipet rasti. Po flas për Jordan Lukakun. Ai është një lojtar mjaft i shpejt dhe i zgjuar. Do të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën e Inzaghit në të ardhmen”, përfundoi tekniku Martinez. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

As ky klub nuk e dëshiron Cesc Fabregasin

Skuadra italiane, AS Roma, nuk është takuar me zyrtarët e klubit të Chelsea për një transferim të mundshëm të mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave angleze, klubi italian është interesuar për ish anëtarin e Barcelonës e Arsenal dhe ishin të gatshëm të shkëmbente belgun Radja Nainggolan ose mbrojtësin gjerman Antonio Rudiger si pjesë e marrëveshjes.

Sky Sports raporton se klubet nuk pasur asnjë kontakt dhe prioritet i Romës është që të mbajë mesfushorin belg Nainggolan. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Roma 1-0 Milan, notat e lojtarëve (Foto)

Roma ka mposhtur Milanin në derbin e javës në Serie A me rezultat 1-0.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti është treguar e fortë ndaj Milanit, duke takimin e drejtëpërdrejtë në luftën për pozitat e para të tabelës.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Radja Nainggolan (62’), teksa vlen të theksohet që Milani humbi një penallti me M’baye Niang (27’).

Futbollistët me notën më të lartë ishin mbrojtësit e Romës, Federico Fazio dhe Kostas Manolas, të notuar me 8.2, ndërsa notën më të ulët e ka M’Baye Niang, i cili u notua me 5.4.

notat-milan-e1481580246950

notat-milan-1-e1481580337759

Reklamë
Reklamë

Roma mposht Milan në derbin e Serie A (Video)

Roma ka mposhtur Milanin në derbin e zhvilluar të javës së 16-të në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Ishte një ndeshje e balancuar me raste nga të dy skuadrat.

‘Gjallërosët’ patën një rastë të mirë në pjesën e parë përmes sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko në minutën e 20’.

Vetëm pas shtatë minutash ‘rosonerët’ fituan një penalti të shkaktuar nga portieri Szcezny por sulmuesi Niang nuk arriti të konvertoi në gol.

niang
Penaltia e mbrojtur nga Szczesny

 

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të pastër 0 me 0.

Në 45 minutëshin e dytë ishte pothuajse  i njëjti skenar, ku në disa momente ishte më e mirë skuadra vendase e disa momente skuadra msyafire.

Ishte minuta e 62’ kur u zhbllokua rezultati nga mesfushori belg, Radja Nainggolan me një perlë të bukur nga distanca për rezultatin 1 me 0.

radj
Momenti i goditjes që përfundoi në rrjetë

 

Milani tentoi të barazojë rezultatin por nuk ia arriti edhe pse kishte raste të mira për të barazuar përmes Adrianos e Locatelli.

Me këtë fitore Roma mbetet në pozitën e dytë me 35 pikë ndërsa Milan në të tretën me 32 pikë. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Roma kalon në epërsi ndaj Milanit (Video)

Roma ka kaluar në avantazh ndaj skuadrës së Milanit me rezultat 1-0.

Periskopi.com Sporti

Ishte mesfushori Radja Naiggolan me një perlë të bukur nga distanca. /Periskopi/

 

Reklamë
Reklamë

Formacionet zyrtare: As Roma-Ac Milan

Sonte zhvillohet kryendeshja e javës së 16-të në Serie A.

Periskopi.com Sporti

‘Gjallërosët’ janë mikëpritës së ‘rosenerëve’ në stadiumin Olimpiku për të zhvilluar derbin e kësaj jave.

Milan dhe Roma kanë pikë të barabarta nga 32 pikë secila por që në gol dallim më e mirë është skuadra nga kryeqyteti italian, Roma që rënditet e dyta ndërsa Milan e treta në tabelë.

Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

As Roma: Szczesny; Rüdiger, Manolas, Fazio, Emerson; De Rossi, Strootman; Peres, Nainggolan, Perotti; Džeko.

Ac Milan: Donnarumma; Abate, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Pasalic, Locatelli, Bertolacci; Suso, Lapadula, Niang. /Periskopi/

 

 

Reklamë
Reklamë

Shaqiri rikthehet në Serie A?

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Stoke City që në janar.

Periskopi.com Sporti

Roma e ka ringjallur interesimin për ish-futbollistin e Interit dhe Bayernit të Munichut.

Mediat në Itali shkruajnë se lojtari mund të kthehet në Itali që në janar.

Dëmtimi i Mohamad Salah i cili do të mungojë deri në shkurt të vitit të ardhshëm ka bërë që drejtuesit e Romës të tentojnë rikthimin e Shaqirit në Itali.

Lojtari është lider i Stoke Cityt që me shumë mundësi do të tentojë ta bllokojnë këtë transferim.

Shaqiri kishte një eksperiencë të keqe gjashtëmujore me Interin

Reklamë
Reklamë

Ndaj Pescaras është më vështirë se ndaj Lazios

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka thumbuar rivalët lokal pas fitores së arritur në derbi.

Periskopi.com Uncategorized

Roma mposhti Lazion me rezultat të pastër 0-2, belgu shënoi golin e dytë dhe të fitores për Romen.

‘Goli? FedericoMarchetti nuk e pa pasi Stefan Radu e kishte bllokuar pamjen”.

“Ta shohim ndeshjen me Pescaran, ishte më e vështirë se ndaj Lazios”.

“E pamë edhe Milanin me Crotonen, doli të jetë ndeshje shumë më e vështirë se që u mendua”, ka thënë Nainggolan. /Periskopi/

 

Reklamë
Reklamë

Formacionet zyrtare të derbit romak, Roma-Lazio

Lazio e pret Romën në Olimpicon legjendar për një prej dueleve epike të këtij sezoni.

Periskopi.com Sporti

Roma ka mungesa në këtë takim dhe kjo e ka detyruar Spalletin që të taktizojë.

Roma: Szczesny, Manolas, Fazio, Rudiger, Peres, De Rossi, Strootman, Emerson, Nainggolan, Perotti, Dzeko.

Lazio: Marchetti; Basta, Wallace, Radu, Lulic; Parolo, Biglia, Milinkovic; Felipe, Immobile, Keita

Reklamë
Reklamë

Duhet kemi kujdes ndaj Lazios

Luciano Spalletti , trajneri i Romës, thotë se përballja me Lazion është një ndeshje e veçantë.

Periskopi.com Sporti

Roma dhe Lazio do të ndeshen sot pasdite në derbin e madh italian. Tekniku italian mendon se sfida mes skuadrës së tij dhe Lazios nuk është sikurse takimet tjera të Serisë A.

“Para së gjithash derbit të tilla janë të veçanta”

“Nuk është si ndeshjet tjera të Serisë A”, ka thënë Spalletti. “Ne kemi punuar shumë këtë javë dhe ne jemi të motivuar për këtë ndeshje”, tha ai.

Ai beson se të përzgjedhurit e tij do të kenë paraqitje të mirë kundër rivalëve të përbetuar, Lazios.

Reklamë
Reklamë

Emanuelson: Futbolli në Itali është një mjedis hipokrit, mos luani kurrë në Seria A

Ish mesfushori i Milanit dhe Romës, Urby Emanuelson u ka bërë thirrje lojtarëve të rinj që të mos shkojnë në Itali.

Periskopi.com Sporti

Holandezi që luan si mbrojtës i majtë dhe mesfushor ka kaluar kohë jo të mira në futbollin italian dhe ai ka kritikuar ashpër si dhe ka këshilluar futbollistët e rinjë të mos transferohen në Seria A.

“Futbolli në Itali është një mjedis hipokrit”.

“Është e vështirë që të kesh miq dhe për të takuar njerëz që ju mund tu besoni. Frank de Boer ka qenë i paaftë për futbollin italian, vetëm disa orë pasi arriti atje”.

“Për të gjithë të rinjtë, unë do tu jap një këshillë: mos shkoni të luani në Itali. Unë jam duke folur për Italinë në aspektin e futbollit, jo vendit”.

“Futbolli është politikë atje, jo gjithmonë lojtarët më të mirë luajnë. Faktorë të tjerë vendosin”.

“Roma? Ishte një zgjedhje e keqe. E kam gjetur vetën në shkallët e stadiumit në një ekip që luanin sikurse të ishin qenë, por kjo nuk ndryshoi asgjë”.

asd
Urby Emanuelson, sa ishte lojtar i AS Roma

“Rudi Garcia më thoshte të kisha durim, por në fund zgjidhte dikë tjetër të luante”, ka thënë Emanuelson.  /Periskopi/

 

 

 

 

 

Reklamë
Reklamë

Roma kërkon yllin e Manchester United

Mesfushori i Manchester Unitedit, Memphis Depay, është duke u kërkuar nga Roma.

Periskopi.com Sporti

Depay pritet të largohet në janar dhe sipas “The Sun” skuadra italiane Roma është e gatshme të pagujë rreth 25 milionë funte.

2-vjecari ka dështuar të tregojë vlerat e tij që nga transferimi I tij nga PSV në sezonin e kaluar.

Italianët do të mbesin gjatë dimrit pa Mohamed Salah që luan në Kupën e Afrikës dhe Depay po shihet si zëvendësues ideal i egjiptianit.

Besohet se United është i hapur për largim të futbollistit. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Ylli francez largohet nga PSG, transferohet në Seria A?

Hatem Ben Arfa do të largohet nga Parc des Princes.

Periskopi.com Sporti

Pasi shkëlqeu me Nicen, Ben Arfa nuk ka arritur të përsëris ato paraqitje edhe në këtë sezon në fanelën e PSG, pasi edhe ka prishur raportet me trajnerin spanjoll Unay Emery.

images
Ben Arfa, Paris Saint-Germain

 

Sipas medieve italiane, anësori është lidhur me një kalim te Roma e cila e sheh si zëvendësim për Mohamed Salah i cili do të jetë për një muaj e gjysmë në Kupën e Afrikës.

Roma e kërkon francezin huazim dhe për të ka ofruar 800 mijë euro ndërsa me të drejtë blerje në fund të stinorit për 10 milionë. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Nainggolan në Chelsea?

Chelsea është duke e vazhduar interesimin për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.

Periskopi.com Sporti

Ylli belg është duke shkëlqyer dhe është duke u konsideruar si kapiteni i ardhshëm nga skuadra romake.

Blutë nga Londra e kanë futur në listë të lojtarve që Conte i dëshiron të trasnferojë, vlen të theksojmë se Conte tentoi edhe gjatë verës të nënshkruajë me belgun.

Chelsea ka menduar të ngritë ofertën për t’i bindur ‘Giallorosët’, ta lënë të lirë yllin e tyre. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Nainggolan: Nuk largohem nga Roma

Mesfushori belg, Radja Nainggolan, është deklaruar para ndeshjes me Viktoria Plzen në Ligën e Evropës.

Periskopi.com Sporti

Ish anëtari i Bologna ka deklaruar se do t’i qëndrojë besnik skuadrës romake dhe nuk do të largohet.

“Jam në harmoni të mirë me shoqërinë, gjatë verës kam zgjedhur për të qëndruar këtu”.

“Dua të qëndroj te Roma, përndryshe do kisha bërë zgjedhje tjera. Nuk kam folur me klubin, por ndihem i qetë”, ka thënë Nainggolan.

Aktualisht Roma renditen në vendin e dytë në Serie A. /Periskopi.com/

Reklamë
Reklamë

Gjigandët europian kërkojnë yllin e Arsenalit

Roma dhe Galatsaray janë të interesuara të nënshkruajnë më mbrojtësin francez të Arsenalit, Mathieu Debuchy.

Periskopi.com Sporti

Ish mbrojtësi i Newcastle United është jashtë planeve të teknikut francez Arsene Wenger, ai sezonin e kaluar ishte i huazuar në Bordouaex dhe këtë sezon është rikthyer përsëri në Londër.
Sipas ‘Daily Stars’ Roma dhe Galatasaray do t’i ofrojnë rrugën e shpëtimit francezit. /Periskopi.com/

debuchy

Reklamë
Reklamë

Atalanta përmbys rezultatin dhe fiton ndaj Romës (Video)

Roma është mposhtur nga skuadra modeste Atalanta në Bergamo.

Periskopi.com Sporti

Roma në pjesën e parë dominojë tërsisht ku edhe arrtiti të fitojë një penalti përmes Mohamed Salah por që e konvertoi argjentinasi Diego Perroti në minutën e 40’.

Por, Atalanta ndryshoi komplet në pjesën e dyt ku filloi të marrë kontrrollin e lojës ku pas shumë rastesh arriti të barazojë rezultatin përmes Caldar në minutën e 61’.

Roma edhe pse pësoi nuk arriti të këndellet pasi që skuadra nga Bergamo zhvilloi një pjesë të dytë tejet të fortë.

Atalanta fitoi një penalti në minutën e 89’ përmes Gomez i cili u pengua në zonën e rreptësis nga mbrojtja e romakëve. Penaltin e realizoi Yannick Kessie.

Atalanta me këtë fitore renditet e katërta në tabelë me 25 pikë ndërsa Roma  e dyta me 26 pikë. /Periskopi.com/

Reklamë
Reklamë