Vidal është i ‘çmendur’

Arturo Vidal ka fituar zemrën e tifozëve të Bayern Munich dhe dashurinë e shokëve të skuadrës, që kur u transferua në klubin gjerman nga Juventusi, një vit e gjysmë më parë.

Periskopi.com Sporti

Por, kjo nuk do të thotë se mesfushori nga Kili nuk ka defekte dhe një nga këto u zbulua nga Arjen Robben, i cili, në një intervistë për CNN nxori në dritë disa nga të “palarat” e ekipit.

Kur holandezi u pyet për lojtarin më të çrregullt në dhomat e zhveshjes, ai tha: “Pa dyshim, Arturo Vidal”.

Robben, i cili ka më shumë se 7 sezone në radhët e Bayernit, veçoi Boatengun dhe Alaban si shokët që ndjekin më shumë modën, ndërsa Ribery dhe Muller ishin ata që kishin më shumë humor.

Ylli i njohur rikthehet te Juventus?

Tifozët e Juventusit kanë arsye të jenë të gëzuar, pasi nëpër mediat europiane po shkruan se një ish-yll i kësaj skuadre mund të rikthehet.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal.

Calciomercato shkruan se kiliani e dëshiron rikthimin te bardhezinjtë, prej të cilëve u largua në vitin 2015 për shifrën e 40 milionë eurove.

Futbollisti në fjalë nuk ka arritur të tregojë formën e duhur te bavarezët dhe rikthimi i tij te skuadra torineze mund të ndodhë së shpejti. /Periskopi.com