Arti i mahnitshëm me lëngje të derdhura…

Periskopi.com Galeria

Vizatimi është një prej arteve më madhështore në botë. Tipet e këtij lloji të artit dallojnë – ndërsa vizatimi me lëngje të derdhura është vërtetë unikat.

Artistja e njohur me nofkën, Vivi Mac, ka bërë emër në botë me vizatimet mu të këtij lloji – pra, me substancat e lëngshme të derdhura mbi sipërfaqe të ndryshme.

Ajo krijon portrete të pabesueeshme të figurave historike, të njerëzve të shoubiznesit, por dhe peizazhe interesante – duke përdorur substanca të lëngshme të derdhura mbi sipërfaqe, siç janë; kafja, qumështi, salcat, respektivisht ushqimet e ndryshme, apo dhe substancat në formë të pluhurit, si sheqeri, mielli etj.

Se çfarë është në gjendje të krijojë kjo artiste mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim, ku kemi përzgjedhur disa nga punimet e tij.

 

likuidi art 0001likuidi art 0002likuidi art 0003likuidi art 0004likuidi art 0005likuidi art 0006likuidi art 0007likuidi art 0008likuidi art 0009likuidi art 0010likuidi art 0011likuidi art 0012likuidi art 0013likuidi art 0014likuidi art 0015likuidi art 0016likuidi art 0017likuidi art 0018likuidi art 0019likuidi art 0020likuidi art 0021likuidi art 0022likuidi art 0023likuidi art 0024likuidi art 0025

Reklamë
Reklamë

Ish-shefi i ART-së: Kosova ka humbur shumë me marrëveshjen për kodin telefonik

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, që dikur ishte shefi i Autoritetit Reegullativ të Telekomunikacionit në Kosovë, ka folur për Koha.net rreth zhvillimeve të fundit në këtë fushë.

Periskopi.com Lajme

Me ngurrim për të folur rreth kësaj teme, sepse nuk ka një dokument, ai foli shkurt, duke vënë në pah dyshimet e tij.

Anton Berisha ka thënë se ende nuk ka një dokument zyrtar, përkundër që është një deklaratë e Bashkimit Evropian, dhe nuk është e sigurt asgjë, ngaqë kështu ka qenë edhe vite më parë e më pas është negociuar marrëveshja e arritur.

Berisha më parë ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me këtë temë, duke thënë se marrja e kodit duke dhënë infrastrukturën telekomunikuese në veri Serbisë, nuk sjell asnjë dobi.

“Kosova këtu ka humbur ngaqë ka lejuar që ata të bartin asetet e Telekomit në MTS, por dyshimet i kam që ka edhe lëshime tjera”.

Dyshimet e tij janë që Kosova ka bërë edhe kompromise tjera duke lëshuar edhe favore tjera për Serbinë, me kusht që të marrë kodin telefonik nga ITU, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, gjë që i takon Kosovës.

“Dyshimet e mia janë që këta do të shtrijnë në gjithë Kosovën operatorin e tyre”, shtoi Berisha, duke thënë se nuk mund të ketë kod etnik, që të shtrihet vetëm në një rajon. E kjo që thotë Berisha përshtatet me atë që ka thënë Marko Gjuriq, se pas dy vitesh do të ketë shtrirje në tërë territorin e Kosovës të telefonisë serbe.

Reklamë
Reklamë

Ish-kreu i ART-së thotë se Edita Tahiri po e përfaqëson interesin e Serbisë

Ish-shefi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha, ka hedhur kritika të mëdha në adresë të Qeverisë Mustafa, sa i përket bisedimeve për kodin telefonik të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Kjo qeveri, me këtë zonjën Edita Tahiri, de fakto i ka shndërruar bisedimet Kosovë-Serbi në bisedime Serbi-Serbi, sepse pala kosovare është përfaqësuese e interesit të Serbisë e kjo marrëveshje (kodit telefonik) nuk i jep asnjë dobi Kosovës”, ka thënë Berisha në Tribuna Channel.

Sipas tij, pala kosovare në Bruksel ka bërë një marrëveshje në dëm të shtetit të Kosovës dhe në dëm të infrastrukturës telekomunikuese të Kosovës, pasi që ajo i ka legalizuar uzurpimet që kanë ndodhur në pjesën veriore – si bashkëngjitje e telekomit serb.

Berisha e ka quajtur mashtruese të vazhdueshme ministren e dialogut Edita Tahirin.

“Po me vjen keq më përdor fjalorin e merituar për këtë, por nuk mund t’i ikim fjalës mashtruese. Ajo është shndërruar në një mashtruese të opinionit publik dhe ka marr për detyrë mashtrimin e vazhdueshëm”, ka deklaruar Berisha.

Madje ai thotë se kjo ministre po i përfaqëson interesat e Serbisë në dialog.

“Ministre e përfaqësimit të interesave të Serbisë. Kjo qeveri në masë të madhe të gjitha marrëveshjet e periudhës së fundit i ka nënshkruar në favor të Serbisë”, ka thënë ish kreu i ART-së.

Reklamë
Reklamë