wenger

Wenger: Southampton e meritoi fitoren

Arsene Wenger është deklaruar pas ndeshjes me Southampton në kuadër të kupës së Anglisë, ndeshje të cilen Arsenal e humbi me rezultat 0-2.

Periskopi.com Sporti

Trajneri francez nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, sidmos ata të repartit të mesfushës, ku e ka përfshirë edhe Granit Xhaka-n, i cili takimin e startoi nga banka rezervë.

Arsenali e përjetoi humbjen e parë pas 19 ndeshjeve pa humbje.

“Ndjej keqardhje për humbjen e ndeshjes”, ka thënë Wenger.

“Mendoj se kemi luajtur mirë në pjesën e dytë, por kur shikoj lojtarët që kanë luajtur sonte, disa prej tyre nuk u paraqiten mirë. Në takim kemi pasur mesfushor të tillë si Coquelin, Ramsey, Elneny, pastaj edhe Xhakën”, shtoi francezi.

“Mendoj se nuk iu qasëm me seriozitet të madh që nga minuta e parë e ndeshjes”, tha ndër të tjerash Wenger. /Periskopi/

wenger2

Arsenali largon Wengerin?

Pas 20 vitesh drejtues të Arsenalit tashmë janë të vendosur për të ndërprerë kontratën e bashkëpunimit me teknikun Arsen Wenger.

Periskopi.com Sporti

Sipas burimeve të tabloidit britanik “The Sun”, drejtues të Arsenalit janë të gatshëm të kontaktojnë me trajnerin e RB Leipzigut, Ralph Hasenhuttl.

Ai ka befasuar të gjithë pasi kryeson në Bundesligën gjermane para Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

“Austriaku ka konfirmuar interesimin e klubit londinez për të marrë postin e trajneri të Arsenalit”, konfirmojnë burime të tabloidit britanik “The Sun”.

Wenger nuk e ka fituar titullin që nga viti 2002 dhe tifozët londinez e duan titullin.

xhaka

Wenger ka disa fjalë për Xhakën

Arsene Wenger ka thënë fjalë të mira për mesfushorin nga Kosova, Granit Xhaka.

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka u transferua në verë të gjiganti anglez, por pa arritur të fitoj një vend fiks në formacionin e Wengerin, i cili edhe pse nuk e ka si pikë referuese kosovarin, po thotë se është përshtatur shpejt në futbollin anglez.

“Ai është përshtatur në një ligë tjetër dhe një mënyrë ndryshe të të luajturit, por në përgjithësi unë jam i lumtur me të”, ka thënë Wenger.

“Ai është i fokusuar maksimalisht”, përfundoi trajneri francez. /Periskopi.com

vangaal

Këtë nuk e keni ditur, Van Gaal i kishte ofruar kontratë yllit të Arsenalit

Trajneri holandez, Van Gaal, gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester United i kishte ofruar kontratë pesë vjeçare mbrojtësit francez të Arsenalit, Mathieu Debuchy.

Periskopi.com Sporti

Sipas gazetës franceze L’Euqipe, Van Gaal ishte në bisedime me mbrojtësin dhe e dëshironte të transferonte edhe pse Debuchy kishte 31 vjet.

debuchy
Mathieu Debuchy, Arsenal

Por, transferimin e tij e kishte bllokuar trajnerin francez Arsene Ëenger i cili nuk dëshironte të lejonte kalimin e tij tek rivalët.

Mathieu Debuchy ishte transferuar nga Neëcastle në korrik të vitit 2014 për 15 milionë euro dhe ishte zgjedhja e parë e Ëenger për pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, por ishin lëndimet e tij serioze në krah dhe në këmb që ja mundësuan Hector Bellerinit të paraqitet dhe të sigurojë vendin në ekipin bazë.

Debuchy ëshë rikthyer tek Arsenali përsëri dhe këtë javë ka stërvitur me ekipin e parë. /Periskopi.com/

arsenal-transfer-news-and-rumours-real-madrid-and-bayern-munich-considering-mesut-ozil-bids-mirror-co_-uk-615x375

Arsenali dhe Juventus në ‘luftë’ për yllin gjerman?

Arsenali ka rikthyer interesimin në mesfushorin gjerman të Ëolfsburd, Julian Draxler.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Arsene Wenger është e alarmuar dhe e gatshme pas lajmit që kanë marrur se Julian Draxler mund të largohet nga Wolfsburg.

Besohet se edhe skuadra italiane, Juventus është e interesuar të përforcohet në mesfushë pas shitjes së Paul Pogbas, duke nënshkruar me gjermanin e Wolfsburg.

draxler
Julian Draxler, lojtari kyç i Wolfsburg

Draxler u transferua nga Schalke në Wolfsburg për 25 milionë euro dhe sezonin e kaluar kishte 9 gola në 34 paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk shënuar apo asistuar.

23-vjeçari kishte shkëlqyer me kombëtaren gjermane në kampionatin europian të mbajtur në verën e fundit ‘Euro2016’.

Vlen të theksohet se skuadra gjermane është vetëm tre pikë larg zonës së rënies nga liga në këtë sezon. /Periskopi.com/

wenger-mourinho

Mourinho godet keq Wengerin

Po afron derbi ndërmjet Manchester United dhe Arsenal, i cili zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:30.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, ky derbi nuk luhet vetëm në fushë, pasi në fokus do të jenë edhe dy trajnerët, Jose Mourinho i United dhe Arsene Wenger i Arsenalit.

Portugezi e ka thumbuar francezin para kësaj sfide, duke thënë se ka fituar trofe para 18 muajsh e jo para 18 vjetësh.

“Mendoj se Wengeri ka respektin e të tjerëve. Unë nuk mendoj se nuk respektohem sa duhet. Titulli im i fundit ishte para 18 muajve dhe jo para 18 vjetësh”, ka thënë Mourinho. /Periskopi.com

wenger

Wenger: Ky lojtar na mposhti sezonin e kaluar

Trajneri francez është pyetur përsëri rreth marrëdhënieve të tij me homulogun e tij portugez, Jose Mourinho.

Periskopi.com Sporti

Dihet se këta dy trajner janë në ‘luftë’ fjalësh dhe nuk kanë raporte normale, për shkak të rivalitetit të skuadrave që drejtojnë.

“Unë nuk mendojë se duhet të flas për marrëdhëniet ndërmjet neve. Ai lufton për ekipin e tij, siç luftojë dhe unë për ekipin tim”, deklaroi Wenger.

Mourinho dhe Wenger, gjatë ndeshjes Chelsea-Arsenal
Arsene Wenger & Jose Mourinho

Wengeri foli edhe për mungesën e Ibrahimovic, ku tha se mungesa e tij nuk do të ndihet aq shumë pasi që ‘djajët e kuqë’ kanë lojtar si Martial e Rashford.

“Mos të harrojmë se sezonin e kaluar ishte Rashford që na mposhti”, përfundoi Wenger.

rashford
Marcus Rashford, Manchester United

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit në OldTrafford ndërmjet këtyre, sulmuesi anglez Rashford shënoi dy gola që dolën edhe të jenë të fitores.

Manchester United do të jetë pa dy sulmeusit me më së shumti përvojë, pasi që Rooney dhe Ibrahimovic janë lënduar dhe nuk janë rikuperuar për sfidën. /Periskopi.com/

 

swansea-vs-arsenal

‘Tronditet’ Arsenali para derbit me Manchester United

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit spanjoll, Hector Bellerin.

Periskopi.com Sporti

Arsenal është duke u përgaditur për takimin e radhës në Premier Ligë që do ta zhvillojë ndaj rivalëve të vjetër, Manchester United.

‘Topqinjtë’ do të jenë pa ndihmën e yllit spanjoll, që në këtë sezon është një nga pikat kyçe të skuadrës së Wenger.

“Hector Bellerin është jashtë për 4 javë. Ai u lëndua në 10  sekondat e fundit ndaj Spurs, nga një ndërhyrje shumë e fortë nga Danny Rose”, deklaroi Wenger në konferencën për shtyp para ndeshjes.

belerin
Hector Bellerin & Danny Rose, në duel

Ai foli edhe për gjendjen fizike të sulmuesit, Alexis Sanchez.

“Unë e kuptojë dëshiren e Alexis për të luajtur për kombëtaren e tij, ne i besojmë stafit mjekësor të Kilit. Nesër do të marrim një vendim për të”, shtoi tekniku francez.

Manchester United-Arsenal takohen të shtunën nga ora 13:30. /Periskopi.com/

giroud

Giroud: Jam i dëshpëruar nga Wenger

Sulmuesi francez, Oliver Giroud, është shprehur i pakënaqur me minutazhin e tij në fillim të sezonit.

Periskopi.com Sporti

Oliver Giroud në një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, ka thënë se ka pritur më shumë minuta në këtë sezon. Ish sulmuesi i Montpellier ka startuar vetëm në një ndeshje këtë sezon, duke shënuar 3 gola si zëvendësues.

“Me shumë mundësi ky është starti im më i keq. Unë bashkë me Koscielnyn kemi pasur 1 muaj ekstra pushim pas Europianit. Unë u ktheva në një formë të mirë por ende nuk po e gjej veten si startues.”

“Sinqerisht, kënaqem pasi shoh ekipin qe po bën mirë si në ligë ashtu edhe në Champions, por besoj që mund të ndihmojë ekipin të shënojë më shumë. Mendova se do të luaj kundër PSG pasi u pushova kundër Southampton por edhe aty hyra si zëvendësues. Ndihem i zhgënjyer nga Wengeri ” – tha Giroud. /Periskopi.com

 

ozil-wenger

Ozil: Gjithmonë Arsenali ka qenë opisioni i parë pas Real Madrid

Ozil ka zbuluar se skuadra e tij momentale ishte opisioni i parë pas aventurës në Real Madrid.

Periskopi.com Sporti

Kam folur me Wenger dhe më donte në Arsenal. Unë i thashë “në qoftë se unë kam mundësi për të ndryshuar klubin, ju do të jeni zgjedhja ime e parë”, ka thënë Ozil për kanalin e Arsenalit në YouTube.

“Pra, ne kemi folur dhe unë vendosa për të ardhur. Më kujtohet Thierry Henry, Dennis Bergkamp, Robert Pires, lojtarë të tillë të mëdhenj – dhe kam kërkuar që të jem pjesë e tyre”.

“Vitin tim të parë dhe të dytë kemi fituar Kupën FA. Unë me të vërtetë gëzohem që luajë për një klub të tillë të madh si Arsenali”, ka përfunduar mesfushori gjerman. /Periskopi.com

mesut ozil

Mesut Ozil flet për të ardhmën e tij

Mesut Ozil është në dy vitet e fundit të kontratës së tij me klubin londinez, Arsenal.

Periskopi.com Sporti

Turku-gjermani është duke kaluar në një super formë këtë javët e fundit në fanelën e Arsenalit. Mesfushori ende nuk ka arritur akordin me klubin për kontratën e re, ku paga e tij besohet se do te jetë rreth 160 mijë funte në javë në kontratën pesë vjeçare  të cilën do të ia ofrojë Arsenal, palët janë pothuajse në përfundim të bisedimeve dhe Ozil thuhet se ka pranuar kontratën, sipas the Mirror.

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, e ka këshilluar që të vazhdojë me klubin dhe të bëhët si legjenda holandeze, Dennis Bergkamp. Tekniku francez këtë e ka bërë para derbit me rivalët lokal, Tottenham.

“Ata kanë ngjashmëri. Unë mendoj se mund të bëhët legjend, nëse i përkushtohet klubit dhe vazhdon të qëndroj” , tha Wenger.

ozil

“Dennis Bergkamp ka luajtur për shumë kohë, deri në moshën 38-vjeçare. Unë dëshirojë që të kemi edhe 10 vite të Ozilit, kjo varet. Për t’u bërë një legjendë duhet të qëndrosh për shumë vite dhe jo dy vite e të ikësh” përfundoi trajneri francez. bergkamp

Ozil kohët e fundit është lidhur me një rikthim tek Real Madridi por si duket klubi madrilen duhet të fokusohet në objektiva tjera, pasi që Ozil besohet se do të vazhdojë kontratën me ‘topqinjtë’. /Periskopi.com

wenger

Wenger ka vendosur për të ardhmen

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

Periskopi.com Sporti

Mediat angleze kanë shkruar se francezi ka ndarë mendjen për të qëndruar te londinezët deri më 2019.

67-vjeçari drejton skuadrën nga Londra e veriut që prej vitit 1996, ku ka fituar tre herë Premier Ligë. /Periskopi.com

wenger2

Dominimi i Wenger ndaj Tottenham Hotspur

Trajneri Arsene Wenger drejton Arsenalin prej më shumë se 20 sezonësh.

Periskopi.com Sporti

67-vjeçari ka statistika shumë të mira në renditjen tabelare përballë rivalit lokal, Tottenham Hotspur.

Në 20 sezonet e fundit, Tottenham nuk ka përfunduar asnjëherë mbi Arsenalin në fundin e sezonit.

Vlen të ceket se gjatë kësaj periudhe, skuadra nga White Hart Lane ka ndërruar 10 trajnerë.

Arsenali nesër pret skuadrën në fjalë për të zhvilluar derbin e radhës, ku si zakonisht, pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë. /Periskopi.com

wenger2

Wenger-Real Madrid, këtë nuk e kemi ditur

Real Madridi ka qenë shumë i interesuar për Arsene Wenger, pas shkarkimit të Rafa Benitez.

Periskopi.com Sporti

Daily Mail shkruan se francezi ishte në krye të listës së dëshirave të Presidentit të madrilënëve, Florentino Perez.

Mirëpo, ka qenë vendosmëria e 67-vjeçarit për t’i qëndruar besnik skuadrës nga Londra, të cilën e udhëheq prej më shumë se 20 vjetësh. /Periskopi.com

xhaka

Kjo gjë e pengon Wengerin tek Xhaka

E gjithë kjo pasi mesfushori shqiptar po merr kartonë të verdhë, e cila gjë u kulmua me të kuqin në sfidën kundër Swansea.

Periskopi.com Sporti

Dhe për këtë fakt, francezi mund të mos e inkuadrojë në formacion bazë në derbin londinez kundër Tottenham Hotspurs.

“Nuk kam ide se çfarë do të bëjë me formacionin kundër Tottenhamit. Por, a jam i brengosur për disiplinën Xhakës. Po”, deklaroi Wenger.

“Disiplina është e rëndësishme dhe Xhaka duhet ta menaxhojë veten”, u shpreh francezi. /Periskopi.com

wenger2

Wenger: Në këtë muaj do ta kemi më së vështiri

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur për ndeshjet të cilat e presin skuadrën e tij gjatë muajit të ardhshëm.

Periskopi.com Sporti

Francezi thotë se ‘topçinjtë’ i presin disa sfida shumë të vështira në muajin nëntor.

“E dimë se kemi ndeshje të vështira në nëntor, prandaj në fund të nëntorit do të dimë më shumë për veten tonë. Dëshira është dhe mentaliteti është fantastik, jemi të bashkuar dhe kualiteti është aty gjithashtu, kemi përbërje fantastike por duhet të tregojmë këtë çdo javë”, është shprehur Wenger.

Vlen të ceket se në nëntor Arsenali takohet me Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain dhe Manchester United. /Periskopi.com

skysports-arsenal-midfield-elneny-xhaka-cazorla-coquelin_3814630

Tifozët e Arsenal e duan Xhaka-n në formacion

Tifozët e Arsenal në një anketë të bërë nga Sky Sport kanë votuar për dyshen Xhaka-Cazorla që të startojnë në mesfushën e Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka është transferuar në verën e fundit në londër dhe ka treguar disa paraqitje të mira.

‘Gunners’ kanë sjellë në radhët e tyre edhe shqiptarin tjetër, Shkodran Mustafin, i cili po luan gjithmonë në formacionin startues.

Mirëpo Xhaka ka humbur vendin e titullarit, por me vendimin e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger nuk po pajtohen tifozët e ekipit të Ligës Premier.

Në një sondazh të organizuar prej televizionit britanik Sky Sports, del se fansat preferojnë për mesfushë dyshen Santi Cazorla dhe Granit Xhakën, të cilët kanë marrë besimin e 64 për qind të votuesve. /Periskopi.comxhaka-4

wenger2

Arsenali nuk e ka prioritet rinovimin e kontratës së Wenger

Kryetari i Arsenalit, Chips Keswick thotë se klubi nuk e ka prioritet rinovimin e kontratës së trajnerit Arsene Wenger.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se londinezët kanë prioritet fitimin e trofeve.

“Ne të gjithë e njohum kontributin fantastik që Arsene e ka dhënë në klub në 20 vjetët e fundit. Ne jemi të bindur për aftësitë që posedon ai”, tha kryetari i Arsenalit.

“Ne do të ulemi dhe do të diskutojmë të ardhmen në kohën e duhur, por fokusi ynë është ruajtja e gjendjes aktuale dhe konkurrimi për trofetë”, shtoi ai. /Periskopi.com

premier-league-football-arsenal-mesut-ozil-celebrating_3793538

Ky është klubi i duhur për Ozil

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se po vazhdojnë bisedimet me përfaqësuesit e Mesut Ozilit.

Periskopi.com Sporti

Wenger ka folur për situatën e gjermanit në konferencën për shtyp që e pati para ndeshjes ndaj Middlesbrough.

“Ne jemi në komunikim dhe kjo është dëshira jonë”.

“Ozil është 28 vjeçar dhe është në kulm të karrierës. Ne duam që ai të kontribuojë në të ardhmen e klubit”.

“Unë besoj se ai këtu është në vendin e duhur”, u shpreh Wenger.

wenger2

Kjo pritet të jetë e ardhmja e Wenger

Shumë shpejt pritet të mësohet e ardhmja e trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger.

Periskopi.com Sporti

The Times shkruan se francezi është pranë nënshkrimit të një kontrate të re.

Kontrata aktuale e 67-vjeçarit me londinezët skadon në fund të këtij sezoni.

Pritet që ai të nënshkruajë edhe për dy sezone tjera. /Periskopi.com