ozil

Ozil: As Barca as Reali, ky klub mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka folur rreth Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Gjermanisë shpreson të fitojë këtë trofe me skuadrën e tij.

“Unë mendoj se neve na ka munguar fati. Por, ne besojmë se tani mund të shkojmë tutje’, tha Ozil.

“Unë shpresoj që të fitojë Ligën e Kampionëve me Arsenalin, unë mendoj se ne kemi një ekip që mund të bëjë këtë. Ashtu si thashë, ne kemi nevojë për më shumë fat”, shtoi ai. /Periskopi.com

ST ALBANS, ENGLAND - OCTOBER 04: (L-R) Alexis Sanchez, Santi Cazorla and Mesut Ozil of Arsenal look on during a training session at London Colney on October 4, 2014 in St Albans, England.  (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Tronditet Arsenali

Tifozët e Arsenalit kanë marrë një lajm shumë të keq.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori Santi Cazorla do të mungojë për tre muaj.

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit londinez.

Kjo do të jetë një mungesë tepër e madhe për Arsenalin, pasi dihet që spanjolli është një ndër lojtarë kyç te 13 herë kampioni i Anglisë. /Periskopi.com

mesut ozil

Konfirmohet, Ozil-Real Madrid

Mesut Ozil nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Arsenalit u largua nga madrilenët në vitin 2013 për rreth 50 milionë euro.

Ndërsa, kohëve të fundit nëpër media kanë qarkulluar shumë spekulime që e lidhnin atë me një rikthim në Bernabeu.

Por, ai i fryen edhe më shumë zjarrit, duke mos përjashtuar mundësinë e rikthimit te 11 herë kampioni i Europës.

“Rikthimi te Reali? Jam shumë i lumtur që luaj për një klub të madh si Arsenali, të cilët kanë tifozë të mahnitshëm dhe që tregojnë shumë dashuri”, tha Ozil.

“Jam duke shijuar jetën në Londër, por në futboll ju nuk e dini se çka do të ndodh. Do të shohim”, shtoi ai. /Periskopi.com

wenger

Wenger: Southampton e meritoi fitoren

Arsene Wenger është deklaruar pas ndeshjes me Southampton në kuadër të kupës së Anglisë, ndeshje të cilen Arsenal e humbi me rezultat 0-2.

Periskopi.com Sporti

Trajneri francez nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, sidmos ata të repartit të mesfushës, ku e ka përfshirë edhe Granit Xhaka-n, i cili takimin e startoi nga banka rezervë.

Arsenali e përjetoi humbjen e parë pas 19 ndeshjeve pa humbje.

“Ndjej keqardhje për humbjen e ndeshjes”, ka thënë Wenger.

“Mendoj se kemi luajtur mirë në pjesën e dytë, por kur shikoj lojtarët që kanë luajtur sonte, disa prej tyre nuk u paraqiten mirë. Në takim kemi pasur mesfushor të tillë si Coquelin, Ramsey, Elneny, pastaj edhe Xhakën”, shtoi francezi.

“Mendoj se nuk iu qasëm me seriozitet të madh që nga minuta e parë e ndeshjes”, tha ndër të tjerash Wenger. /Periskopi/

untitled

Arsenali humbet ndaj Southamptonit, pas 19 ndeshjeve pa humbje (Video)

Arsenali është mposhtur nga Southamptoni në kuadër të EFL Cup me rezultat 0:2.

Periskopi.com Sporti

Golat u shënuan nga Jordy Clasie në minuten e 13 dhe Ryan Bertrand në minutën e 38-të.

Kështu Southampton mund të ndeshet me Manchester United, Liverpool apo Hull City në gjysmë finale të EFL Cup.

Ryan Bertrand is confident Southampton can continue their current fine form

Arsenal e mbyllë pjesën e parë në disavantazh prej dy golash (Video)

Golin për musafirët e realizoj Ryan Bertrand pas asistimit të Sofiane Boufal.

Periskopi.com Sporti

Kujtomë që ndeshja po zhvillohet për kupën EFL Cup.

arsenalo

Ajo çfarë ka bërë Arsenal për Chapecoense është emocionuese (Foto)

Arsenali para fillimit të takimit me Southampton ka shpalosur një banerë në përkrahje të viktimave të tragjedisë të skuadrës braziliane Chapeoense.

Periskopi.com Sporti

Arsenali dhe Southampton takohen në kuadër të kupës së Anglisë.

gabriel
Gabriel, Lucas Perez dhe Ramsey, duke mbajtur një minutë heshtje për Chapecoense

Topqinjtë në përbërje sonte kanë startuar me brazilianin Gabriel që shihet shumë i emocionuar për bashkëkombësit e tij. /Periskopi/

untitled

Southampton tronditë Arsenalin (Video)

Arsenali është duke u mposhtur 0-1 nga Southampton në kuadër të kupës së Anglisë.

Periskopi.com Sporti

Jordan Clasie ishte ai që shënoi golin për saints. /Periskopi/

premier-league-football-arsenal-mesut-ozil-celebrating_3793538

Formacionet zyrtare: Arsenal-Southampton

Southamptoni është mysafirë i Arsenalit në kuadër të ELF Cup.

Periskopi.com Sporti

Në këtë takim nuk luajnë dyshja shqiptar Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët u pushuan nga Arsene Wenger.

 Arsenali: Martinez; Jenkinson, Holding, Gabriel, Gibbs; Coquelin, Elneny; Reine-Adelaide, Ramsey, Iwobi; Perez.

Southamptoni: Forster; Martina, Yoshida, Van Dijk, Bertrand; Davis, Reed, Clasie; Boufal, McQueen, Long.

diaby

‘Kisha potencial për Topin e Artë’

Ish mesfushori francez i Arsenalit, Vassiriki Abou Diaby, ka deklaruar se kishte potencial për të fituar çmimin më prestigjioz në futboll.

Periskopi.com Sporti

Tashmë mesfushori i Marseille është shprehur se ai kishte mundur të fitonte Topin e Artë, po mos të ishte lënduar. Diaby është lojtari më së shumti lëndime të pësuara në botë, me gjithsej 49 lëndime të ndryshme sa ishte pjesë e ‘topqinnjëve’.

648x415_abou-diaby-lors-match-contre-swansea-23-fevrier-2013
Vassiriki Abou Diaby, Arsenal

“Dikur nuk kisha limit. Një kohë njerëzit, më pyesnin për Topin e Artë. U thosha se ëndërroja për atë. Gjithmonë kam pasur ambicie të mëdha, që të isha më i miri në botë në pozitën time. Mendoj se kisha potencialin për të arritur këtë”, ka thënë 30-vjeçari për “France Football”.

diab-a
Diaby-Wenger, momenti i prezantimit me fanelën e Arsenalit

Diaby u transferua tek Arsenali në vitin 2006 dhe qëndroi deri në vitin 2015, ku bëri 125 paraqitje duke shënuar 14 gola. /Periskopi/

arsenal-premier-league-training_3745049

Marseille kërkon yllin e Arsenalit

Skuadra franceze Marseille, është duke menduar të transferojë mbrojtësin e krahut të djathë të Arsenalit, Mathieu Debuchy.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i ri i francezëve, Rudi Garcia dëshiron të shtojë eksperiencën në skuadrën e tij dhe është duke menduar të bëjë ofertë për Debuchy.

Debuchy u transferua në Arsenal nga Neëcastle në vitin 2015.

Ish mbrojtësi i Lille dhe Neëcastle që nga transferimi i tij në futbollin anglez është duke pasur probleme me lëndime të shumta, ai filloi mirë karrierën tek Arsenal deri sa e lëndoi krahun ku pastaj e humbi vendin në ekipin bazë nga spanjolli Bellerin.

debuchy
Mathieu Debuchy, Arsenal

Debuchy u paraqit javën e kaluar në Premier Ligë për Arsenalin pas një kohë të gjatë por prapë ishte i pa fat pasi u lëndua në minutën e 15. /Periskopi/

wenger2

Arsenali largon Wengerin?

Pas 20 vitesh drejtues të Arsenalit tashmë janë të vendosur për të ndërprerë kontratën e bashkëpunimit me teknikun Arsen Wenger.

Periskopi.com Sporti

Sipas burimeve të tabloidit britanik “The Sun”, drejtues të Arsenalit janë të gatshëm të kontaktojnë me trajnerin e RB Leipzigut, Ralph Hasenhuttl.

Ai ka befasuar të gjithë pasi kryeson në Bundesligën gjermane para Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

“Austriaku ka konfirmuar interesimin e klubit londinez për të marrë postin e trajneri të Arsenalit”, konfirmojnë burime të tabloidit britanik “The Sun”.

Wenger nuk e ka fituar titullin që nga viti 2002 dhe tifozët londinez e duan titullin.

ozil

E pabesueshme, Ozil-Real Madrid

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, raportohet se dëshiron rikthimin te Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori që u largua nga klubi spanjoll në drejtim të klubit londinez për 42.5 milionë funte, ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Arsenalin, por ende nuk kanë përfunduar.

Sipas Marca, Ozili është penduar për largimin nga Madridi dhe është i hapur për një rikthim në Bernabeu, ku fitoi tre trofe, përfshirë edhe La Liga në sezonin 2011-12.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në verën e vitit 2018.

gnabry

Ky klub më dëshironte me çdo kusht

Mesfushori gjerman, Serge Gnabry ka folur për largimin e tij nga skuadra londineze Arsenal.

Periskopi.com Sporti

Anësori gjerman vendosi të largohet nga ‘topqinjtë’ pasi dëshironte më shumë minuta në fushë të gjelbertë dhe këtë Wenger nuk mund t’ia garantonte.

Gnabry u transferua tek klubi gjerman Werder Bremen, ku në këtë fillim të sezonit është duke shkëlqyer në Bundesligë, ai në 10 paraqitje për klubin gjerman ka shënuar 4 gola.

“Dëshiroja më shumë minutazhë, pasi unë jam në moshën në të cilen më duhet të përparojë si lojtar” tha Gnabry.

“Kjo ishte arsyeja kryesore e largimit, Arsenali dëshironte me çdo kusht të qëndroja në skuadër, por unë e kam menduar të ardhmen time dhe kam vendosur se gjëja më mirë për mua si lojtar ishte largimi nga Arsenal”, përfundoi gjermani.

Ai ka debutuar edhe me kombëtare gjermane ndaj San Marinos ku kishte realizuar hat-trick duke bërë debutimin e ëndrrave.

gnabry kundwr San Marinos
Serge Gnabry, Kombëtarja e Gjermanisë

/Periskopi/

Granit-Xhaka-717826

Legjenda e Arsenalit: Ky mesfushor është më i mirë se Xhaka

Legjenda e Arsenalit, Martin Keoën beson se Jack Wilshere është mesfushor më i mirë sesa Granit Xhaka.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit u transferua në Emirates Stadium në verën e fundit, ndërsa anglezi u huazua te Bournemouth.

Arsye pse Keown thotë një gjë të tillë, sipas tij është fakti se Wilshere luan më i avancuar në mesfushë.

“Mendoj se Wilshere luan më i avancuar te Anglia dhe definitivit mund të luaj edhe në Arsenal. Nuk shoh arsye pse ai nuk është më i mirë se sa Xhaka, i cili u transferua për ta zëvendësuar atë”, tha Keoën. /Periskopi.com

sanchez ozil

Interi e do në skuadër këtë superyll

Interi është i interesuar të transferojë superyllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Periskopi.com Sporti

Mediat europiane shkruajnë se drejtuesit e klubit zikaltër e kanë vënë kilianin në krye të listës së tyre të dëshirave.

Ditë më parë u raportua se Interi ka gati 150 milionë euro për transferime.

Mbetet të shihet nëse klubi i njohur italian do të dërgojë në janar ofertë për 27-vjeçarin. /Periskopi.com

xhaka-mustafi

Mustafi dhe Xhaka ndër më të mirët

Dje, Arsenali mposhti Bournemouthin në ndeshjen e javës së 13-të në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Dy yjet shqiptar të londinezëve, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka treguan paraqitje shumë të mirë.

Madje, ata janë në mesin e katër futbollistëve të Arsenalit me pasimet më të sakta për këtë sfidë.

Elneny (91%)

Granit Xhaka (91%)

Laurent Koscielny (87%)

Shkodran Mustafi (87%)          /Periskopi.com

hazard

Hazard thotë se Arsenali dhe Man Utd nuk janë në garë për titull

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka folur rreth garës për titullin e Premier Ligës në këtë sezon.

Periskopi.com Sporti

Belgu thotë se rivalët kryesor të të kaltërve të Londrës për titull janë Manchester City dhe Liverpool.

Kështu, ai nuk konsideron se Arsenali dhe Manchester United mund të rivalizojnë për titull.

“Manchester City dhe Liverpooli”, është shprehur Hazard për reporterët kur është pyetur për ekipet rivale për titull në këtë sezon.

“Ato janë të dyja shumë të mira, nëse duam të jemi aty në fund atëherë duhet të përfundojmë para tyre. Javën e ardhshme ne shkojmë te Manchester City, një kundërshtar i vështirë. Duhet të vazhdojmë kështu, kemi shumë besim dhe duam të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë Hazard. /Periskopi.com

sanchez

Arsenali nuk lejonë befasi në shtëpi, mposhtë Bournemouth

Arsenali ka rigjetur fitoren në Premier Ligë, pasi ka mposhtur Bournemouth në kuadër të javës së 13-të.

Periskopi.com Sporti

Topqinjtë filluan furishëm ndeshjen duke sulmuar mbrojtjen e Bournemouth qysh në minutat e parë të takimit.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger e ka mposhtur Bournemouth me rezultat solid prej 3:1 në Emirates Stadium.

Golat për klubin londinez i shënuan Alexis Sanchez (’12,’90) dhe Theo Walcott, ndërsa për mysafirët shënoi Callum Wilson (’23) nga pika e bardh.

Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Arsenali mbetet në vendin e katërt me 28 pikë, ndërsa Bournemouth në vendin e 11-të me 15 pikë. /Periskopi/

 

 

 

wilson

Bournemouth barazon rezultatin në Emirates Stadium (Video)

Bournemouth ka barazuar rezultatin ndaj Arsenalit në 1-1.

Periskopi.com Sporti

Ishte Calum Wilson i cili fitojë një penalti në minutën e 23’ e më pas vetë e shëndrroi në gol. /Periskopi/