Arrestohet Aleksandar Jabllanoviq

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSK-së, Aleksandar Jabllanoviq është arrestuar në Leposaviq, në afërsi të një pompe derivatesh.

Siç mëson Indeksonline, Jabllanoviq ka pasur me vete një pistoletë të cilën e ka nxjerrë nga brezi i tij duke e drejtuar atë drejt disa punëtorëve të pompës së derivate, ku më pas ka pranuar se arma është në posedim të tij.

Menjërherë pas ngjarjes Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e Jabllanoviqit.

Kapet kosovari më i kërkuar në Evropë

Periskopi.com Lajme

Hime Lufaj, 34-vjeç, personi më i kërkuar në Evropë nga Europoli ka rënë në pranga të Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se Lufaj ka qenë në kërkim që nga viti 2009.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka plagosur një polic në Vjenë të Austrisë si dhe ka kryer një grabitje, raste këto të ndodhura gjatë vitit 2006.

Lufaj është kapur në shtëpinë e tij  diku në Dukagjin dhe sipas burimeve të policisë është befasuar me arrestimin por që nuk ka rezistuar fare.

Ende nuk ka informacione nëse i arrestuari Lufaj do të ekstradohet në Austri ku edhe dyshohet se janë kryer veprat apo do të gjykohet në Kosovë.

Vajza nga Kosova arrestohet në Zvicër, priste të adoptohej

Periskopi.com Lajme

Tash ajo po mbahet në burgun për dëbim ndërsa pritej të adoptohej nga një familje austriake, te e cila po qëndronte e strehuar.

Filloreta Paluca, shqiptarja 16 vjeçe nga Kosova është arrestuar të martën në rrugë pa paralajmërim në Timelkam të Vöcklabruck-ut, Austri. Tash ajo po mbahet në burgun për dëbim. Por Filloreta pritej të adoptohej nga një familje austriake, te e cila po qëndronte e strehuar prejse babai dhe vëllai i saj ishin dëbuar në mënyrë të rrufeshme më 20 shkurt, shkruan Nachrichten.at.

Filloreta me familjen kishte ardhur në Austri në vitin 2013 dhe ishte integruar mirë. Por pasi i kishin dëbuar papritur të atin dhe vëllain, ishte edhe ajo në rrezik për dëbim, transmeton albinfo.ch. Kështu këshilltari komunal i Partisë së Gjelbër, Thomas Eder kishte vendosur ta adoptonte vajzën në mënyrë që ajo të mund të mbetej në Austri. Dhe, procedura e adoptimit dukej se po rridhte mirë: me ndihmën e avokatit të tij, Eder i kishte siguruar nënshkrimet e prindërve biologjikë të Filloretës që e pranonin adoptimin. Për 11 maj ishte caktuar një seancë për ta bërë këtë akt. Por, pasi që nga janari ndaj Filloretës është marrë vendimi për dëbim, autoritetet duket se nuk njohin  mëshirë ndaj saj, përkundër faktit se ajo e ka të caktuar terminin për adoptim.

Bashkëshortja e Thomas Eder, Otilie Eder punon si ndihmëse e refugjatëve dhe patronë (ndrikull) e saj, përcjell albinfo.ch. Ajo është prekur me faktin se vajza e cila do të bëhej fëmijë e adoptuar e saj po mbahet në burg.

Nga ana tjetër, në Ministrinë e Brendshme nuk marrin ndonjë qëndrim. Rastet e veçanta nuk komentohen, thotë një zëdhënës. Por, ai ka theksuar se autoritetet mbështeten vetëm në faktet ekzistuese dhe jo në ato që priten në të ardhmen.

Arkani është gjallë, u arrestua në Kroaci (Foto)

Vitet e fundit në Serbi ka filluar të flitet për vdekjen e mistershme të Arkanit. Shumica e njerëzve besojnë se ai është gjallë dhe se gjendet diku në Ballkan.

Periskopi.com Lajme

Vojin Raznatoviç, djali i Arkanit, thuhet se ka bërë një bisedë me një person përmes SMS-ve në telefon.

Raznatoviçi ka shkruar se babai i tij është gjallë dhe jeton në Qipro, duke shtuar se këto ditët e fundit ai ka kuptuar se babai i tij (Arkani) ka shkuar në Kroaci, ku edhe u arrestua, shkruan media serbe Saznaj.

Kujtojmë që Zeljko Raznatoviç, i njohur si Arkan, u vra më 15 janar të vitit 2000 në Hotel “Intercontinental”, në Beograd. Ai thuhet se u qëllua për vdekje nga Dobrosav Gavriç, Dragan Nikoliç dhe Milan Duriçiç, të cilët ishin bashkëpunëtorë të tij.

Duriçiç dhe Nikolic u dënuan me 30 vjet burg si bashkëpunëtorë në vrasjen e Arkanit, ndërsa Dobrosav Gavric, u dënua me 35 vjet burg, si vrasës./ Syri.net

Reagon Lutfi Dervishi: Nuk jam arrestuar, keni gabuar fotografitë

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas një lajmi që ka qarkulluar sot në disa media shqiptare për arrestimin e mjekut në Kosovë që quhet gjithashtu Lutfi Dervishi.

Periskopi.com Lajme

Por, problemi ishte se mediat përdorën foton e gazetarit shqiptar.

Ja reagimi i gazetarit Lutfi Dervishi:

Ky ishte lajmi që qarkulloi sot në disa portale. Lajm i vërtetë, por me fotografi të gabuar. Lajmi është për arrestimin e Lutfi Dervishit, mjek urolog në Kosovë.

Nuk është hera e parë që foto ime shoqëron personin e gabuar.

Kjo histori ka nisur 6 vjet më parë. Në nëntor të vitit 2010, një student shqiptar në Bjellorusi më shkruan në email se kishte parë portretin tim në një emision investigativ rus që transmetohej në 11 republika të ish Bashkimit Sovjetik.

Duke parë linkun, fjalët e rrëfimtarit…”personi që do të shihni është Lutfi Dervishi kreu i kartelit krimianl më të rrezikshëm në Ballkan”, pasoheshin nga një foto e imja, e vetmja foto që kam me dhëmbë “jashtë”.

I shqetësuar i shkruaj redaktorit të emisionit për ngatërresën. Nuk mora përgjigje, Me ndërmjetësinë e një drejtueseje të një organizate jo qeveritare në Moskë, redaktori kërkoi ndjesë, por që të bënte korrigjimin kërkoi foton e “lutfi dervishit” të vërtetë.

Guglloj dhe në imazh në atë kohë shfaqej vetëm fotoja ime. Në atë kohë nuk kishte në rrjet foto të adashit tim.

Në një blog të Kosovës, dikush kishte postuar foton time me shënimin: ‘Kqyre, kqyre, ky kasapi jonë ka bërë transpalant flokët dhe i ka bërë të bardha, për të mos u dalluar…”

Pas 6 vitesh, ekzistojnë foto të Lutfi Dervishit urolog, por portalet në këto raste për të testuar klikimet nuk e shohin të udhës të vendosin foton e urolugut, por foton time.

Kjo situatë më shumë për të nënqeshur dhe më pak për të buzëqeshur,?—?kthehet edhe në objekt sarkazme në rrjet.

Një komentues shkruante: efektet e para të reformës në drejtësi, në tjetër i mbante ison me parrullën rroftë vettingu dhe një tjetër më i kujdesshëm shtonte: “lajmi duket pak i parakohshëm”.

Ngatërresat me mjekun urolog kanë ndodhur shpesh edhe në rrjetin social facebook. Kryesisht nga Kosova në inbox vijnë kërkesa për t’u vizituar tek doktori. Studimet e larta i kam mbaruar në fakultetin Gjeologji Miniera, dega shpim. Jam diplomuar, por nuk kam punuar si inxhiner shpimi. Por janë më të shumtë ata që më drejtohen si “doktor…” në facebook. Do të më pëlqente të isha mjek, por…kaq!

Foto e përzgjedhur nga redaktorët, i shkonte shumë titullit dhe e sigurtë?—?një grep i mirë për klikime. Sot nuk quhesh njeri I përfolur. Sot thonë: ke qenë i klikuar.

Ngatërresat në jetën virtuale me portalet në Shqipëri janë bërë të pashmangshme dhe të mendosh që….nuk kam ndërruar emrin dhe as mbiemrin.

Pyetja 1 milionë hallëshe: si i bëhet për një vetting për lajmet?!

 

Konfirmohet arrestimi i Lutfi Dervishit në rastin “Medicus”

Ramush Haradianj / ARKIV

Arrestohet Ramush Haradinaj

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Periskopi.com Lajme

Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.

Insajderi nuk ka mundur ende të marrë një qëndrim zyrtar prej Ministrisë së Drejtësisë.

Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni./Insajderi.com

Kapen dy kosovarë: Kanë trafikuar 9 refugjatë në Gjermani

Dy meshkuj 37 dhe 44 vjeçarë sipas akuzës nga janari i vitit 2015 kanë trafikuar nëntë persona duke i sjellë nga Çekia në Gjermani. Për këtë shërbim ata kanë kërkuar të holla deri në 1000 euro për person

Periskopi.com Lajme

Policia e Berlinit ka zbuluar një grup trafikuesish të qenieve njerëzore dhe me këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshimtë. Të hënën janë bastisur dy banesa në Spandau dhe në Reinickendorf, bën të ditur Policia Federale, shkruan agjencia gjermane e lajmeve dpa. Në aksion ka marrë pjesë edhe një komando speciale e policisë.

Dy meshkuj 37 dhe 44 vjeçarë sipas akuzës nga janari i vitit 2015 kanë trafikuar nëntë persona duke i sjellë nga Çekia në Gjermani., transmeton albinfo.ch. Për këtë shërbim ata kanë kërkuar të holla deri në 1000 euro për person.

Gjatë bastisjeve të bëra, policia ka gjetur dokumente të falsifikuara nga Kroacia, Sllovenia dhe Zvicra si dhe një armë zjarri dhe municion.

Dy të dyshuarit fillimisht janë lëshuar të lirë ndërkohë që hetimet ndaj tyre vazhdojnë.

Kapen dy kosovarë: Kanë trafikuar 9 refugjatë në Gjermani

Gruaja që vidhte nëpër dyqane, arrestohet në Suharekë

Pas një pune intensive Sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuar L.M dhe A.K, lidhur me një rast Vjedhje të raportuar me 17/18.11.2016 në Librarin “EDORI” dhe në lokalin e tekstilit butiku “FASHON TASTE”.

Periskopi.com Lajme

Gjatë intervistimit e dyshuara L M ka pranuar se i ka kryer vjedhjet e raportuara po ashtu ka deklaruar se ka kryer vjedhje edhe në Prizren gjegjësisht në “VIVA Fresh”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit dhe në konsultim me të e dyshuara L M ndalet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa e dyshuara A K në cilësinë e drejtuesit te automjetit që e ka shoqëruar të dyshuarën, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar./ Periskopi

Arrestohet drejtori i Inspeksionit në Pejë, dikur kandidat i LDK-së

Është arrestuar sot drejtori i Inspeksionit në Komunën e Pejës Demë Dashi.

Periskopi.com Lajme

Lajmin për arrestimin e Demë Dashit e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Komunës së Pejës Engelbert Zefaj.

“Jemi në dijeni që është arrestuar nga policia drejtori i Inspektoratit Demë Dashi, por nuk e dimë arsyen e arrestimit të tij,” tha shkurt Zefaj.

KALLXO.com kontaktoi edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës Baki Kelani për të mësuar rreth arsyes së arrestimit të drejtorit Dashi.

Kelani tha se sot është arrestuar një person në rajonin e Pejës.

“Ju informojmë së sot në rajonin e Pejës, Polica e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në bazë të nenit 442 të KPK-së,” tha Kelani.

Demë Dashi

Arrestohet futbollisti i cili luan në Angli

Anësori i Newcastle United, Rolando Aarons është arrestuar nga policia.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndodhi për shkak se 20-vjeçari u përfshi në një përledhje në në klub nate, shkruan BBC.

Ai ishte pjesë e nëntë personave të cilët u arrestuan si pasojë e kësaj përleshje.

Vlen të ceket se Newcastle garon në Championshit, pasi në sezonin e kaluar nuk arriti të mbijetojë në Premier Ligë. /Periskopi.com

Arrestohen dy policë në Prishtinë

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës me detyrë në një nga stacionet në Prishtinë janë arrestuar sot pas një hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me zhdukjen e dëshmive.

Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuara masa 48 orëshe e ndalimit.

Asdren Hoxha, avokat i njërit nga të arrestuarit, tha për KALLXO.com se klienti i tij është marrë në pyetje gjatë ditës së sotme.

“Klienti im gjatë marrjes në pyetje ka mohuar dyshimet dhe është deklaruar i pafajshëm. Nesër pritet të dalin para gjykatës”, tha avokati Hoxha.