Enver Hoxhaj

Hoxhaj thotë se Nehat Thaqi pati qëndrim dinjitoz në burg

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në bazë të informatave që ka pasur këto ditë për zyrtarin policor Nehat Thaqi, gjendja e tij psikike është mirë. Ai tha se Thaqi ka qëndruar dinjitoz gjatë kohës që ishte në arrest.

Periskopi.com Lajme

“Që nga dita e arrestimit të nënkolonelit, Nehat Thaçi më 29 shtator e deri në ditën e sotme kemi përcjell në baza ditore çdo zhvillim e sot kemi marrë një konfirmim që është liruar”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Kemi përcjell shumë nota të protestës, që të ushtrojnë presion mbi Serbinë që Thaçi t’i kthehet familjes së tij. Si rezultat i partnerëve tanë ndërkombëtar dhe përpjekjeve tona si diplomaci e Kosovës që të mbrojmë interesin e çdo qytetari, ai ka arritur të lirohet”.

Hoxhaj ka thënë se Thaçi është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ne kemi pasur pothuajse komunikim ditor, veçse ambasadori jonë nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, e ka vizituar shpesh e gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë. Për të tjerat ai mund të flas pasi të kthehet në Prishtinë. Pasi ajo që është e rëndësishme është që t’i kthehet familjes”.

Sipas tij, politika e Serbisë nuk ka ndryshuar shumë.

“Kjo fushatë e Serbisë, që të krijojë një frikë, për neve është e papranueshme dhe do të bëjmë përpjekje që të ushtrojmë presion. Kjo është një politikë e përndejkjeve që e ushtron shteti serb, që nuk ka ndryshuar shumë. Ne jemi shtet sovran dhe i pavarur dhe do ta mbrojmë secilin individ dhe do ta mbrojmë që të kenë kujdes kur udhëtojnë në Serbi”.

“Ne nuk duam që prej rasteve të veçanta të marrim vendime të përgjithshme. Jo vetëm dialogut, por mund të dëmtojnë dhe kredibilitetin e një shtetit të ri, që krahas mbrojtjes së qytetarëve ne bëjmë përpjekje që të ruajmë edhe prestigjin”.

Nehat Thaqi

Nesër vazhdon seanca për Nehat Thaqin

Seanca e Kuvendit ku u diskutua për arrestimin e Nehat Thaqit do të vazhdojë edhe nesër.

Periskopi.com Lajme

Nesër pritet që deputetët ta votojnë një rezolutë në lidhje me arrestimin e Nehat Thaqit, drejtorit të Policisë Rajonale në Mitrovicë nga policia serbe, pasi sot nuk mundën ta bënin këtë gjë.

Pak para se vazhdimi i seancës të shtyhej për nesër, në Kuvend ishin të pranishëm vetëm 44 deputetë.

I përballur si edhe hera tjera me mungesë kuorumi, kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoi mendimin e propozuesit të seancës së sotme Gëzim Kelmendi.

“Edhe nëse dojmë të procedojmë, nuk mund të procedojmë se nuk kemi kuorum të mjaftueshëm. Fjalën e ka propozuesi,” tha Veseli.

Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi kërkoi që teksti i propozim-rezolutës të harmonizohet dhe votohet sonte.

“Sonte me përfaqësues të grupeve parlamentare të mblidhemi, ta harmonizojmë atë tekst e sonte ta votojmë. Se Nehati e meriton me nejt ktu jo deri vonë, po deri në mëngjes,” tha Gëzim Kelmendi.

Por më pas Kadri Veseli bëri të ditur se puna e mbetur do të kryhet nesër.

“Nesër do të mbajmë seancë (vazhdim) në ora 10 në mëngjes, bëj thirrje publike që deputetët me marrë pjesë ne senacë. Nuk ka mëditje për ata që nuk vijnë me votu. Po ashtu nesër në ora 9 grupet parlamentare ta dërgojnë nga një përfaqësues tek propozuesi i seancës (Gëzim Kelmendi) për harmonizimjn e tekstit të draft-rezolutës që do t’i paraqitet më pas Kuvendit,” tha Veseli.

Nehat Thaqi u arrestua nga Policia e Serbisë më 29 shtator në njërën nga pikat kufitare të Kosovës me këtë shtet. Atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, ndërsa po hetohet për terrorizëm.

Nehat Thaqi

Javën tjetër seancë e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaqit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth arrestimit të komandantit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqit, nga policia serbe javë më parë.

Periskopi.com Lajme

Kërkesa për këtë seancë është bërë nga deputeti Gzim Kelmendi dhe është mbështetur edhe nga deputet tjerë të Kuvendit të cilët edhe i kanë dhënë nënshkrimet Kelmendit për të organizuar debatin parlamentar për Thaqin.

Deputeti Kelmendi ka thënë se i ka mbledhur 45 nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme dhe atë e ka protokolluar tashmë në administratën e Kuvendit.

Një natë më parë, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po votohej Ligji i ri për “Trepçën”, Kelmendi e ngriti këtë çështje, e kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i tha se kjo do të ndodh.

Nehat Thaqi

Sonte seancë e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaqit

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi ka iniciuar një seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaqi.

Periskopi.com Lajme

Për këtë ai ka marrë nënshkrimet e 52 deputetëve.

Seanca është caktuar për orën 20:30.