Tre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë arrestohen për keqpërdorim

Pas hetimeve disa mujore me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre prej tyre, persona zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, me inicialet, B.N., K.M. dhe N.V., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Periskopi.com Lajme

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin me inicialet, Xh. S., pronar i Kompanisë “Calabrija” në Gjilan, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione.

Shuma e keqpërdorimit është mbi 200 mijë euro.

Vlen të ceket se katër të pandehurit gjenden ne masën e arrestit shtëpiak.

Anton Quni

Quni lëshohet në deklarata pa fakte, flet se kush mund t’i ketë porositur sulmuesit e Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se gjeneratat e reja, në rrugë për të realizuar dëshirat dhe ëndrrat e tyre, kanë nevojë për motivim, sepse ai i udhëheq drejt qëllimit.

Periskopi.com Lajme

“Në shumë raste të rinjtë e kanë një model të personit të cilin e adhurojnë, e duan dhe e respektojnë. Ata mundohen t’ i ngjajnë sa me shume ne shprehje, lëvizje, qëndrime etj. Ndonjëherë mundohen edhe t’ia kalojnë modelit për tu dukur se janë lojal, te vlefshëm dhe meritor. Modeli mund te jete këngëtar, sportist, shkrimtar,por edhe politikan”, ka thënë Quni në seancën e Kuvendit kushtuar arrestimit të aktivistëve të VV-së.

Ai ka thënë se vitin e kaluar, përjetuan momente te renda qe nga fyerjet, shtyrjet, fishkëllimat, gazrat, britmat, etj,dhe nuk u dëgjua zëri i arsyes. Nuk pati ballafaqim te ideve, mendimeve, qëndrimeve dhe zgjidhjeve.

“Kur te zgjedhurit e popullit, deputetët hudhin veze, ujë e gaz ne Kryeministrin e tyre dhe nuk e lejojnë atë të flas, atëherë edhe një i ri do te ndjek shembullin e modelit te tij; Kryeministrit i vejnë pritë, i kërcënojnë familjen duke kërcënuar edhe me djegie te shtëpisë e akte te tjera si këto. Ne rastin kur deputeti shtyn, ofendon e kacafytet me policin, i riu ne rruge sipas shembullit te deputetit do ta godet policin me kubëza betoni, do ta lyej me benzine, do ta djege e kaloi sipër tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, kur deputeti hedhe gaz lotsjellës kundra kolegeve te vet, pa e patur fare ne konsiderate te moshuarin, gratë shtatzëna, njerëzit me probleme te frymëmarrjes (astme), alergjike ne kemikalje etj, atëherë është shume normale qe dikush sipas shembullit te deputetit, apo i porositur do ta godasë ndërtesën e Parlamentit me armë antitank.

“Arma antitank, ne efektin e saj te plote e shkrinë çelikun, djeg hapësirën dhe i karbonizon njerezit. ( Një gjë e tille nuk ndodhi as gjate luftës kur këto objekte ruheshin nga forcat serbe). E kur nje gjë e tille ndodh është e natyrshme qe duhet te shqetësohemi, jo vetëm ne, por te gjithë; pozite dhe opozite, te gjitha institucionet, organet e ndjekjes dhe drejtësisë, shërbimi inteligjent, por edhe prindërit dhe familjaret e te rinjve”, ka thënë Quni.

Ai më pas ka thënë se paraqitja e dhunshme ne Parlament ka qenë model për dhjetëfishimin e dhunës nga ana e të rinjve jashtë parlamentit.

“Kur dhuna bëhet standard dhe normë si në institucione ashtu dhe në rrugë, atëherë e ardhmja e kombit dhe e shtetit është e zymtë. Të ardhmen e zymtë na e dëshirojnë vetëm armiqtë tanë, ata nuk zgjedhin mjete dhe forma për të na parë të tillë. Mos të ju krijojmë atë kënaqësi”, tha ai./ Lajmi.net

Glauk-Konjufca-650x358

Konjufca: Arrestimet kishin për qëllim që Vetëvendosjes t’i vihet etiketa terroriste

Deputetët po vazhdojnë debatin sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë, lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Periskopi.com Lajme

Deputeti Konjufca ka theksuar se ka kaluar prej 2 muaj e gjysmë dhe vërehet se qeveria ka pasur, siç tha ai një qellim për të sabotuar mbajtjen e këtij diskutimi në Kuvendin e Kosovës.

“Unë mendoj se ekziston një projekt i pushtetit në raport me subjektin më të madh të pushtetit, ky projekt është që LVV të largohet nga skena politike dhe të shpallet si organizatë terroriste, dhe kjo po vazhdon. Kjo përpjekje e Qeverisë është kristalizuar dhe ka marr formë konkrete më 28 nëntor të vitit 2015, ka marr vendim që zyrat e LVV të thyhen nga njësitet antitorrosite dhe kanë hyrë në LVV me një brutalitet të madhe, duke shkaktuar lëndime, rrahje, duke filluar prej aktivistit, siç është Sami Kurteshi. Ky njësit përdoret vetëm për antiterrorizëm. Përdormi i njësive FIT, nuk përdoren gjithkund, ato përdoren vetëm në raste të veçante, vetëm në LVV është përdorur”, tha Konjufca.

Ai pyeti se pse ndodhi kjo? Sipas tij kjo ndodhi sepse kundërshtimi demarkacionit dhe asociacionit e binden pushtetin se duhet me ndërmarr masa të jashtëzakonshme, që me zhvendosur LVV-në përtej rrafshit politik.

“Ndalimi dhe arrestet shtëpiake, kështu kronologjikisht vijmë tek sulmi ndaj Kuvendit më 4 gusht. Pushteti te ky sulm e ka pa një rast të jashtëzakonshëm që me ia mëveshë LVV-së. Pas kësaj date është vazhduar duke u arrestuar 6 aktivistë”, tha Konjufca dhe shtoi se prej atij momenti, prokuroria ka dështuar që të argumentojë se këta aktivistë janë sulmues.

“Fornenzika konstaton se kjo nuk ka lidhje më këtë ngjarje. Edhe AND, duke filluar prej flokëve. Asnjeri prej këtyre të identifikuar me antena të PDK-së, nuk figuron se kanë qenë në këto lokacione. … Aktakuza është për t’ia mëvesh, me i mbetur një etiketë që LVV është terroriste. Ka pasur edhe sulme pas kësaj date, policia nuk e ka arrestuar askënd për rastin e RTK-së dhe drejtorit”, tha Konjufca.

Ai pohoi se kanë fakte nga burime të brendshme në drejtësi, ku siç tha ai Policia hetuese hyn në zyre të prokurorit për të kërcënuar me i shtyrë lëndët, raporton KosovaPress.

auto_auto_koci14271982131427213191

Gjasat janë zero që Haradinaj të ekstradohet në Serbi

Avokati, Arianit Koci ka përjashtuar mundësinë e ekstradimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për në Serbi.

Periskopi.com Lajme

“Gjasat janë zero që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi”.

“Disa gazetar serbë të afërt me struktura të sigurisë, po përhapin dezinfomata”, ka shkruar ai në Facebook.

“Lufta speciale e Serbisë po vazhdon”, ka përfunduar Koci.

Ekstradimi i Haradinajt nga autoritetet franceze, është kërkuar nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Arrestohet 20 persona në Turqi, të dyshuar se janë pjesëtarë të ISIS-it

Policia turke ka arrestuar sot në Izmir 20 persona si të dyshuar se janë pjesëtarë të ISIS-it ku në mesin e të cilëve 11 janë gra.

Periskopi.com Lajme

Të dyshuarit besohet se kanë lidhje me sulmin që ndodhi natën e Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll ku u vranë 39 persona, transmeton Asociated Press duke cituar mediat turke.

Agjencia Anadoly shkruan se shumica e të dyshuarve janë nga republike ruse e Dagestanit, ujgur nga Siria ku Policia beson se ata janë jetuar me sulmuesin.

polict1

Këta janë 15 personat më të kërkuar në Kosovë (Foto)

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë 15 persona, të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke filluar nga vrasjet, deri te pengimi i komunitet të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Policia nuk ka dhënë detaje për çka kërkohen serbët Radomir (Uros) Kasaloviç, Dusan (Dragoljub) Jovanoviç, Ratomir (Radun) Bozovic, Branislav Rakic, si dhe shqiptari Petri (Salih) Salihu.

Kurse, Korab (Mehush) Zogjani nga fshati Halilaq komuna e Fushë Kosovës, kërkohet si i dyshuar për veprën penale vrasje e rendë dhe për posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve.

Agron Ramadan Kryeziu kërkohet është vrasje e rëndë që nga viti 2007.

Policia po kërkon edhe 7 persona të dyshuar të cilët penguan promovimin e revistës “Kosova 2.0″.

Ata po dyshohen për veprën ” Nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik; lëndim i lehtë trupor; shkelja e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës; parandalimi ose pengimi i tubimit publik; dëmtim i pasurisë së luajtshme; që ndodhi më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë”

Hetimi Kosova 2.0 përfshin shtatë incidente të veçanta që janë duke u hetuar nga një ekip i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Përveç incidentit që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka pasur edhe disa incidente të tjera në ose afër datës së njëjtë.

Të gjitha incidentet kanë të bëjnë me veprat penale kundër komunitet të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT) në Kosovë. Deri tani hetimet e policisë kanë rezultuar me identifikimin e 12 personave si të dyshuar të mundshëm për vepra të ndryshme, kundër 5 prej tyre Prokurori ka hapur një hetim formal.

auto_p_1483343581-18571301483345694

 

Berlin sulm

Në Tunizi janë arrestuar tre vetë “të ndërlidhur” me sulmuesin në Berlin

Hamida Amri me fotografinë e të vëllait të saj Anis Amri që është i dyshuar për sulmin në Berlin

Periskopi.com Uncategorized

Autoritetet e Tunizisë thonë se i kanë arrestuar tre persona, përfshirë një nip të sulmuesit të dyshuar me kamion në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, Anis Amri, që janë anëtarë të rrjetit të njëjtë ekstremist.

Të tre të dyshuarit ishin pjesëtarë të “celulës terroriste të lidhur me terroristin Anis Amri, i cili kreu sulm terrorist në Berlin”, ka thënë sot Ministria e brendshme e Tunizisë.

Anis Amri, 24 vjeçar, është i dyshuar se ka sulmuar me kamion në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, më 19 dhjetor, duke i vrarë 12 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Policia tha se gjurmët e gishtërinjve të tij dhe kuleta e tij janë gjetur në kamion.

Amri dje është vrarë nga policia italiane, gjatë një kontrolli rutinor në një lagje të Milanos, pasi ai kishte hapur zjarr i pari.

berlin-police

Policia gjermane për kosovarët e liruar: Nuk ka fakte që i ndërlidhin me sulmin e mundshëm

Policia gjermane, nëpërmjet një njoftimi, tregon se dyshimet ndaj dy vëllezërve kosovarë nuk janë konfirmuar dhe rrjedhimisht ka pushuar edhe arsyeja e mbajtjes së tyre në paraburgim.

Periskopi.com Lajme

“Që nga sot nuk ka fakte të rëndësishme kriminale për të dy personat. Nuk ka asnjë rrezik të vërtetë ndaj tyre, prandaj, zyrtarët i liruan në mesditë nga paraburgimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se kanë kryer hetime intenzive, mirëpo, nuk kanë gjetur fakte që i ndërlidhin dy kosovarët me sulmin e mundshëm.

Sidoqoftë, hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.

Kapen tre shqiptarë me dokumente false, paraqiteshin si italianë

Tashmë të rinjtë shqiptarë i presin akuza të falsifikimit, hyrje të paautorizuar në Gjermani dhe qëndrim të paligjshëm

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje mjaft interesante ka ndodhur në aeroportin e Munihut në Gjermani. Tre udhëtarë, tre fluturime në Londër me tri ID të falsifikuar, shkruan ‘idowa.de’, përcjell albinfo.ch.

Një i ri është ndalur nga agjentët federalë në Terminalin 1, derisa dy femra të reja në atë Terminalin 2. Të tre shqiptarët ishin munduar të shkonin në Londër me karta identiteti italianë. 23-vjeçarit i ishte premtuar jetë më të mirë në Angli.

Të rinjtë shqiptarë ishin paraqitur si italianë, megjithatë, ata nuk ishin italianë të vërtetë. Zyrtarët pasi e kuptuan se ka dokumente të falsifikuara, e ka shoqëruar atë për në stacionin e policisë. Gjatë kontrollit është gjetur pasaporta e tij e vërtetë shqiptare, kurse e kishte fshehur në brekët e tij.

Ai më pas e pranoi se e kishte blerë kartën e identitetin për vetëm 150 euro në Napoli. Ai dëshironte të shkonte në Britani për jetë më të mirë.

Situatë pak a shumë e ngjashme ishte edhe me dy shqiptaret. Edhe ato dëshironin të shkonin në Londër, derisa dokumentet e tyre nuk ishin valide. Ato kishin dokumente italiane, për më tepër doli se dokumentet ishin vjedhur.

Tashmë të rinjtë shqiptarë i presin akuza të falsifikimit, hyrje të paautorizuar dhe qëndrim të paligjshëm.

Kapen tre shqiptarë me dokumente false: paraqiteshin si italianë

Arrestohen 7 të dyshuar për sulmin e sotëm në Turqi

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu ka thënë se shtatë persona janë paraburgosur në lidhje me sulmin me veturë bombë në qendër të qytetit, Kayseri, gjatë të cilit u vranë 13 ushtarë dhe u lënduan 56 persona të tjerë.

Periskopi.com Lajme

Soylu iu ka thënë gazetarëve se shtatë të dyshuarit janë paraburgosur pasi është konfirmuar identiteti i sulmuesit vetvrasës të sotëm.

Ai gjithashtu ka thënë se policia është ende në kërkim të pesë të dyshuarve të tjerë.

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka thënë se caku i sulmuesit ka qenë një autobus që bartte pjesëtarë të ushtrisë turke që ishin në pushim të fundjavës, në Kayseri.

Ushtria turke ka thënë se 48 persona në mesin e të lënduarve janë ushtarë.

Prej tyre, 12 janë ende në shërbim intensiv, ndërsa gjashtë janë në gjendje të rëndë.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se organizata e shpallur e jashtëligjshme, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është përgjegjëse për sulmin e sotëm me bombë në qendër të qytetit, Kayseri.

Përmes një komunikate dërguar mediave më 17 dhjetor, Erdogan ka thënë se “organizata terroriste separatiste” është përgjegjëse për sulmin mbi autobusin i cili bartte ushtarë që nuk ishin në detyrë.

policia

14 shqiptarë në pranga për kokainë dhe prostitucion

Nga Shqipëria në rrugët e Milanos, duke kaluar nëpër Holandë. Policia e Shtetit italian ka ekzekutuar 14 urdhër-arreste për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “trafikut ndërkombëtar të drogës”, shkruan SYRI.net.

Periskopi.com Lajme

Hetimet ndaj këtij grupi kriminal shqiptar kishin nisur që në janar të 2015, kur policia e Milanos kishte zbuluar lidhjet e tyre me trafikun e drogës dhe njerëzve.

Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptarët merreshin me shfrytëzimin e femrave nga Rumania e Moldavia dhe paratë që fitoheshin nga ato, investoheshin në trafikun e kokainës nga Holanda për në Itali.

Gjatë operacionit të koduar “Toka Jonë” në mars të vitit 2015 ishin vënë në pranga edhe 2 shqiptarë të cilët ishin kapur me një sasi prej 5 kilogramësh kokainë, që po e transportonin me makinë.

Pranga për shtatë azilantë shqiptarë në Gjermani, grabitën 47 shtëpi

Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Bon të Gjermanisë si pjesë e një bande grabitësish.

Periskopi.com Lajme

Ata jetonin në një kamp azilkërkuesish, por ata merreshin me punë të tjera teksa prisnin statusin e azilantit. Shqiptarët e moshave 21 deri në 45 vjeç janë përgjegjës për vjedhjen e 47 banesave në zonën e Mufendorfit në Gjermani, shkruan Lapsi.al.

Atyre iu është mohuar në mënyrë kategorike statusi i azilantit dhe pritet që të dëbohen për në Shqipëri.

Hilmi Kelmendi pas lirimit nga paraburgimi nga autoritetet e Serbisë

Pse Serbia po i arreston shqiptarët nga Kosova?!

Periskopi.com Uncategorized

Dusan Komarcevic

Pas lirimit të Hilmi Kelmendit dhe drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit, të cilët u mbajtën në paraburgim në Serbi, nën akuzat për krime lufte, tani dilemat kryesore që shtrohen janë se a do të ketë arrestime të ngjashme të shtetasve të Kosovës edhe në të ardhmen në Serbi?!

Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje shtetasve të vet që të shmangin lëvizjet drejt Serbisë, për të evituar skenarë e skena arrestimesh të reja. Aktualisht, nuk ka ndonjë marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me të cilën do të pushonin arrestimet e tilla, andaj droja për përsëritjen e rasteve të ngjashme mbetet edhe në të ardhmen.

Burgosjet, po bëhen mbi bazën e disa fletë-arrestimeve nga vitet ’90.

Në Kosovë, arrestimet e Kelmendit dhe Thaçit janë parë si mesazh i keq nga ana e Serbisë në kohën kur po zhvillohen bisedimet për normalizim të marrëdhënieve, kurse në Beograd, ekspertët tërheqin vërejtjen se për rastet që kanë të bëjnë me krime lufte në këtë pjesë të rajonit, duhet pasur shumë kujdes për veprime të tilla.

Sead Spahoviq ishte avokati mbrojtës i Nehat Thaçit dhe Hilmi Kelmendit. Sipas tij, në të dyja rastet, problemi ishte se ata u arrestuan dhe paraburgosën pa fakte të mjaftueshme që e dëshmonin akuzën.

“Këto janë organe që i takojnë sistemit të kaluar të drejtësisë nga Kosova, të cilat janë vendosur nëpër qytetet e Serbisë, e të cilat kanë ngritur lëndë jo adekuate, andaj nuk kishte prova të mjaftueshme në momentin e burgosjes së këtyre njerëzve”, thotë Spahoviq.

Hilmi Kelmendi u burgos në Serbi më 31 tetor, nën akuzat për krime lufte, por në mungesë provash, ishte liruar më 3 nëntor. Kurse Nehat Thaçi, drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, u burgos në Serbi më 29 shtator, nën akuzat për terrorizëm, por sërish për mungesë provash, ishte liruar më 1 nëntor.

Avokati Spahoviq, nënvizon faktin se në rastin e Kelmendit, organet e drejtësisë reaguan shpejt dhe e liruan atë, kurse në rastin e Thaçit ai thotë se zgjatja e paraburgimit ishte krejt e pakuptimtë.

“Ndalimi ishte zgjatur nga një qasje raciste ndaj këtij njeriu. Nuk kishte asnjë element. Katër dëshmitarët dëshmuan se ai nuk ishte atje. E dyta, prokurorët kanë mundur të heqin dorë, por ata me qëllim vendosën t’ia zgjasin paraburgimin atij. Ky është sadizëm dhe maltretim i një të pandehuri pa ndonjë nevojë. Kjo është ajo që, në praktikë, Gjykata Evropiane e quan, paraburgimi arbitrar”, vlerëson Spahoviq.

Njohësit e rrethanave thonë se Prokuroria dhe policia do të duhej që të mbledhin më shumë prova para se të vendosin që ta dërgojnë dikë në burg.

Vesna Petroviq nga Qendra për të Drejtat e Njeriut në Beograd thotë se në këtë pjesë të rajonit, organet kompetente duhet të kenë shumë kujdes kur merren me këso raste.

“Duhet pasur shumë kujdes, ngase këto janë çështje të ndjeshme. Para së gjithash, kur flasim për krimet e luftës”, thotë Petroviq. Sipas saj, në këso raste gjithmonë lëshohet alarmi, pavarësisht se cilës përkatësi etnike u takojnë të arrestuarit.

Arrestimet e dy shtetasve të Kosovës në Serbi patën nxitur reagimet e institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës. Kurse, drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut me seli në Prishtinë, Behxhet Shala, ka deklaruar se Brukseli do të duhej të reagonte në lidhje me listat ekzistuese me persona që kërkohen.

“Pala e tretë, në këtë rast Brukseli, që ndërmjetëson në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të duhej t’i detyronte, si Serbinë po ashtu edhe Kosovën, që nëse ka ndonjë listë me emrat e personave që kërkohen, t’i dorëzojnë këto lista”, ka thënë Shala.

Arrestimet e fundit, kanë hapur edhe dilemën rreth dialogut, të cilin Bashkimi Evropian e ka cilësuar si proces të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./ REL

Arrestohen dy persona, u grabisnin gjësende vajzave në Prishtinë

Pas një pune operative, ditën e premte njësitet nga stacioni policor “Jugu” në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të cilët kanë kryer disa grabitje.

Periskopi.com Lajme

Personat në fjale, K.R 17 vjeçar dhe V.V 18 vjeçar, janë banorë të Vushtrrisë, njofton Klan Kosova.

Sipas drejtorit të stacionit të policisë “Jug” në Prishtinë, Binak Berisha, në të shumtën e rasteve viktimat kanë qenë femra.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë në arrest policor për 48 orë.

Hilmi Kelmendi

Hilmi Kelmendi pas lirimit tregon si u arrestua nga serbët

Hilmi Kelmendi i cili ishte arrestuar javën e kaluar në Serbi nën akuzat për “krime lufte” ka rrëfyer se si ndodhi procesi i arrestimit.

Periskopi.com Lajme

Kelmendi ka theksuar se ndalimi ka ndodhur në kufirin Kroaci-Serbi pa i treguar arsyet e arrestimit.

“Ndalimi ka ndodhur të dielën në ora 12:00 në kufirin Koraci-Serbi”, tha ai në Klan Kosova

“Komunikimi ka qenë në gjuhën gjermane dhe më kanë thënë se kam një ndalesë nga shteti serb”.

“Më kanë marrë në pyetje në Beograd dhe më kanë thënë që duhet të qëndroj aty”.

“Rasisht të nesërmen kur e ka transmetu televizioni i Serbisë ka qenë një rastësi kur ata e kanë kuptuar në gjuhën serbe se unë jam kinse një terrorist apo pjesëtar i UÇK-së”.

Kelmendi tregon aktakuzat që ishin drejtuar ndaj tij të cilat i sheh si të pabaza.

“Aktakuzat janë të pabaza të cilat UÇK-ja kurrë nuk është marrë me ato raste të cilat qëndrojnë në aktakuzë”.

“UÇK-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e pastër”.

“Nuk e kam prit që do të lirohem kaq shpejt por duke falënderuar qytetarët dhe Ministrinë për Punë të jashtë arritëm që ta kryejmë shumë shpejt procedurën”, ka thënë Kelmendi.

ROSU

Serbët e arrestuar në Mal të Zi ia kanë frikën ROSU-s

Njëri nga 6 serbët e Zubin Potokut të arrestuar në natën e zgjedhjeve në Mal të Zi, në Podgoricë, Vlladimir Bozhoviq, në një rrëfim për medie në Beograd ka thënë se për shkak të shkrimeve në mediet shqiptare dhe për shkak të arsyetimit të arrestimit të tyre, frikësohet se Forcat Speciale ROSU të Policisë së Kosovës do t’i arrestojnë.

Periskopi.com Lajme

Gjashtë serbët e Zubin Potokut të arrestuar një ditë para mbatjejs së zgjedhjeve në Mal të Zi, të shtunen para mesnate, janë liruar, por asnjëri prej tyre nuk është kthyer në Zubin Potok. Ata kanë shkuar në Beograd, siç thonë, edhe nga frika se forcat speciale të Policisë së Kosovës, ROSU do t’u trokasin në derë,shkruan gazeta ‘Zeri’.

Njëri nga 6 serbët e Zubin Potokut të arrestuar një natë para zgjedhjeve në Mal të Zi, në Podgoricë, të cilët pastaj janë liruar, Vlladimir Bozhoviq (21), në një rrëfim për medie në Beograd,  të cilin e përcjellin mediet në veri të Mitrovicës ka thënë se për shkak të shkrimeve në mediet shqiptare dhe për shkak të arsyetimit të arrestimit të tyre frikësohet se forcat speciale të ROSU  të Policisë së Kosovës do t’u trokasin në derë. Sipas tij, kjo frikë ekziston edhe tek familjet e tjera në Zubin Potok, të cilat siç ka thënë ai ,“jetojnë me frikën dhe nën presion të vazhdueshëm”.

8 të arrestuar, mijëra euro të sekuestruara dhe shumë gjësende tjera

Periskopi.com Video
Europol

Europol arrestoi 314 persona për vetëm një javë

Europol, agjencia policore e Bashkimit Evropian, njoftoi se në operacionin njëjavorë ndërkombëtar të koordinuar kundër krimit të organizuar, kanë arrestuar 314 të dyshuar dhe kanë sekuestruar 2.4 ton kokainë.

Periskopi.com Lajme

Europol njoftoi sot se gjatë operacionit kanë kapur 745 emigrantë dhe ka identifikuar 529 viktima të trafikimit.

Ekipet e zbatimit të ligjit nga 52 shtete, me mbështetjen e Interpolit dhe Frontex, agjencia kufitare e BE-së kanë marrë pjesë në një numër bastisjesh dhe hetime.

Rob Wainwright, drejtor i Europol-it, ka falënderuar për punën e kryer të gjithë pjesëmarrësit në operacion.

“Vendet dhe organizatat në mbarë botën duke punuar së bashku si një trup dhanë një goditje moderne krimit të rëndë dhe të organizuar, i cili nuk njeh kufij”, ka thënë Wainwright, njofton AA

Në një nga bastisjet, policia greke zbuloi një agjenci udhëtimit të rreme, e cila ka mundësuar kontrabandimin e emigrantëve dhe trafikimin me njerëz.

 

Policia e Kosoves/ Ilustrim

Mësohet kush janë policët e arrestuar për zhdukjen e dëshmive

Arbër Gashi dhe Besim Klinaku, janë dy policët e arrestuar nën dyshimin se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare lidhur me zhdukjen e dëshmive.

Periskopi.com Lajme

Gazeta Monitor raporton se Gashi e Klinaku me detyrë në një nga stacionet në Prishtinë janë arrestuar sot pas një hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me zhdukjen e dëshmive.

Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa 48 orëshe e ndalimit.