Vjedhje me armë në Zvicër, arrestohet 25-vjeçari kosovar në Morinë

Periskopi.com Lajme

Policia ka arrestuar në Morinë një 25-vjeçar i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/ Zvicër.

Burime zyrtare nga policia e Kukësit bënë me dije se në pranga ra Benjamin A., banues në Kunushec të Kosovës.

I riu u kap në hyrje të pikës Kufitare të Morinës, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”.

Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn të Zvicrës, më datë 20.03.2017, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com

Sarajevë, arrestohet një shtetas rus për shkak të terrorizmit

Periskopi.com Lajme

Policia e Bosnjë dhe Hercegovinës ka arrestuar në aeroportin e Sarajevës një shtetas rus M.I. (47).

Kundër tij Interpoli kishte ngritur fletë-arrest për shkak të lidhjeve me terrorizëm.

Autoritetet e BeH njoftuan se M.I. në aeroportin e Sarajevës erdhi prëmes fluturimit nga Stambolli.

Ai, siç thuhet, do t’i dorëzohet organeve kompetente.

Detaje tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.

Përgjaku rrugët e Stokholmit, autori i arrestuar pranon krimin para policisë (Foto)

Të paktën pesë persona besohet të kenë humbur jetën, sipas të dhënave të deritanishme, në një sulm terrorist, kur një kamion i vjedhur u fut mes të turmës në Stockholm, përpara se të përplasjen në një qendër tregtare dhe të përfshihej nga flakët.

Periskopi.com Lajme

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e autorit të dyshuar që u arrestua pas sulmit me kamion në Stokholm, ndërsa njoftojnë se ai ka pranuar sulmin duke thënë para policisë se është autori që vrau disa persona.

Më herët policia konfirmoi se është arrestuar një person i dyshuar, por autori kryesor është ende në arrati. Identiteti i personit të arrestuar dhe që ka pranuar sulmin nuk bëhet publike për arsye hetimi. Drejtuesi i kamionit, sipas dëshmitarëve e kishte fytyrën të mbuluar me maskë të zezë. Policia dyshon se në sulm kanë marrë pjesë 3 persona.

 Përgjakën rrugët e Suedisë, publikohen fotot e autorit dhe bashkëpunëtorëve

3 persona të armatosur u hodhën nga kamioni dhe nisën të qëllonim me armë përpara se të përpiqeshin të godisnin me thika këmbësorët.Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare shihen dy meshkuj të rrethuar nga forcat e policisë, të cilën i kanë neutralizuar, megjithatë i dyshuari i tretë besohet se është ende në arrati.

Policia suedeze publikoi pamje të kapura nga kamerat e sigurisë të personit të tretë, i cili mban veshur një xhaketë jeshile, këpucë të bardha dhe një bluzë më kapuç ngjyrë gri, ndërsa stacioni qendrorë i metrosë në Stockholm është mbyllur, për shkak të frikës se autori i dyshuar mund të fshihet nëntokë.

Zyrtarët thanë se automjeti u fut në mes të turmës së njerëzve në një rrugë që ndodhet jashtë një qendre tregtare, pasi kishte kaluar me shpejtësi në 6 rrugë të ndryshme, rreth orës 15:00, me orën lokale

Imazhet pas kësaj ngjarjeje tronditëse tregojnë gjak nëpër rrugë e trupa të pajetë të mbuluar. Me dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa në gjendje kritike.

Drejtuesi i kamionit, sipas dëshmitarëve e kishte fytyrën të mbuluar me maskë të zezë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Ahlens, një zonë dyqanesh në Klarabergstgatan.

‘Terroristë’ të armatosur u panë duke vrapuar drejt stacionit qëndrorë të metrosë të kryqytetit suedez dhe duke hapur zjarr, ndërsa raportohet edhe për të paktën 2 persona të lënduar për shkak të goditjeve me thikë.

Ky është slloveni i arrestuar në Prishtinë, i kërkuar nga Interpoli

Gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar Policia e Kosovës ka arrestuar personin shtetas i Republikës së Sllovenisë, i cili momentalisht është në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Indeksonline mëson se personi i arrestuar është, Petroviq Matliev.

Sipas informatave të para Matliev është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, (Interpol), me kërkesë të Sllovenisë.

Lirohet Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj – Bujupi është liruar pas arrestimit të saj sot nga Policia e Kosovës në Han të Elezit.

Periskopi.com Lajme

Arrestimi, sipas PK-së ishte bërë me urdhërarrest të Gjykatës.

Polica,pasi konfirmoi arrestimin, tha e ajo ka qenë bashkëpunuese.

Ndërsa deputetja Bujupi pas lirimit ka thënë: Nuk do të ndalemi, zajednica nuk kalon.

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për fajde

Policia e Kosovës, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike-Prishtinë, të asistuar edhe nga Stacioni Policor Gjilan, me datë 08.02.2017 ka zbatuar urdhëresën e Gjykatësit të Procedurës Paraprake te Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrollimin e tri lokacioneve- dy shtëpi banimi në Gjilan , dhe një në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Periskopi.com Lajme

 

Këto lokacione kanë qenë pronë e të dyshuarve A.H. 1978, A.Xh. 1978 dhe A.R. 1981, të cilët janë arrestuar për dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘Fajde’.

Me këtë rast janë konfiskuar 3000 Franga Zvicerane dhe 1000 EURO, 3 telefona mobil, si dhe fletore për shënime dhe dokumente të ndryshme (kontrata për shitblerjen e veturave).

Pas zbatimit të kontrollit janë intervistuar tre të dyshuarit të cilëve me urdhër të prokurorit të rastit të PTH-Gjilan ju ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve

Arrestohen 50 rebelë islamikë në Çeçeni

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov njoftoi sot arrestimin e më shumë se 50 rebelëve që kanë lidhje me organizatën e Shtetit Islamik (ISIS), në mesin e tyre një terrorist me rrezikshmëri të lartë.

Periskopi.com Lajme

“Forcat e sigurisë së Republikës së Kaukazit rus ndërmorën një ditë më parë një operacion të gjerë kundër një grupi të armatosur i drejtuar në distancë nga një luftëtar çeçen që jeton në Siri”, deklaroi në Instagram, Ramzan Kadirov.

“Tashmë, grupi u neutralizua plotësisht dhe më shumë se 50 anëtarëve të saj janë në paraburgim në komisariate”, njoftoi ai në një tekst që shoqërohej me një video ku shfaqen rebelët e arrestuar.

Arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it në Spanjë

Autoritetet spanjolle kanë thënë se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar se janë pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Periskopi.com Lajme

Ministria e brendshme spanjolle ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar në qytetin enklavë spanjoll të Afrikës Veriore, Ceuta.

Ata, sipas njoftimit, i janë nënshtruar një procesi të gjatë të radikalizimit dhe se po i afroheshin pikës ku do të ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste.

Njoftimi i ministrisë nuk ka identifikuar personat e arrestuar, shkruan Radio Europa e Lirë.

Ministria, megjithatë ka njoftuar se policia spanjolle ka arrestuar 180 xhihadistë të dyshuar gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e madhe e të cilëve në Ceuta.

Ky qytet është në kufi me Marokun dhe ka dalje në Detin Mesdhe.

Përfundoi protesta në Shkup për lirimin e Ramush Haradinaj

Sot para Ambasadës franceze në Shkup është zhvilluar protestë në mbështetje të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili javë më parë u arrestua në Francë.

Periskopi.com Lajme

Në protestë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku mes tyre kishte edhe artist të estradës, politikan, profesorë dhe bashkëluftëtarë nga Maqedonia, transmeton Zhurnal.

Protesta sapo ka përfunduar , ndërsa protestuesit kërkuan lirimin e komandantit dhe drejtësi për shqiptarët kudo që ata gjinden, dhe se do ta kenë mbështetjen e tyre në çdo rast.

Protesta u organizua nga Këshilli Organizativ në përbërje të artistëve, gazetarëve, studentëve, profesorëve dhe bashkëluftëtarëve të Ramush Haradinajt.

Rikujtojmë se Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar nga policia franceze, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

 

 

Limaj kritikon ashpër institucionet e vendit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se arsyet e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze janë krejtësisht politike.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, çështja e liderit të AAK-së nuk duhet të trajtohet si personale, por si një atak ndaj integritetit të vendit.

“Çështja e Haradinajt nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si atak ndaj integritetit të një vendi”, tha ai, raporton KP.

Limaj tha se duke u nisur nga kjo, vihen në pikëpyetje tri çështje:

Integriteti i Shtetit të Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetareve të Kosovës dhe raporti ynë me shtetin tonë.

Ai ka kritikuar ashpër institucionet e vendit që nuk kanë marrë hapa konkretë në këtë drejtim.

Tërmkolli: Dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet

Edhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka sugjeruar që të ndërpriten të gjitha bisedimet e Kosovës me Serbinë.

Periskopi.com Lajme

Ajo duke folur në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për arrestimin e liderit të AAK-së në Francë tha se nuk beson edhe aq shumë në deklaratat se ky është arrestim politik, raporton KP.

“Po të ishte politik”, sipas Tërmkollit, “Haradinaj do të ishte në Kosovë e jo në paraburgim”.

 

AAK shprehë zhgënjimin me komoditetin e institucioneve për arrestimin Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se është e zhgënjyer me trajtimin që institucionet e vendit po i bëjnë rastit Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

 

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar ditë më parë në Francë, ndërsa ende nuk është liruar.

“AAK, shpreh zhgënjimin e saj me komoditetin e Institucioneve shtetërore të Kosovës, në raport me rastin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet ende në Francë. Reagimi përmes deklaratave i Qeverisë së Kosovës, i Presidentit, apo mosgatishmëria e Kuvendit që të mbajë seancë të jashtëzakonshme për rastin Haradinaj dhe të njëjtin ta shtyjë për të martën, me arsyetim se nuk po mund t’i mbledhim deputetët, janë qasje jo-shtetërore dhe si të tilla të papranueshme”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

AAK thotë se ndalimi i Haradinajt nuk ka të bëjë vetëm me të si individ, por me Kosovën si shtet e si shoqëri.

“Ndalimi i Haradinajt në Francë, për motive politike e jo të drejtësisë, nuk ka të bëjë me individin qoftë ai edhe ish-kryeministri i vendit, por me Kosovën si shtet e si shoqëri. Prandaj përfaqësuesit e Shtetit duhet ta kuptojnë se angazhimi për kthimin e Haradinajt në atdhe, është obligim shtetëror dhe jo çështje e vullnetit. Ne u jemi mirënjohës mijëra qytetarëve në të gjitha anët e Globit, të cilët i janë vënë në krah Ramush Haradinajt, dhe nuk mund të mos e themi se personat që drejtojnë Kosovën nuk janë as në bisht të këtij angazhimi të interesit nacional”, thotë AAK.

AAK ka kërkuar që Haradinaj të mbështet në mënyrë dinjitoze dhe jo me përdhosjen e simboleve të shteteve të tjera.

“Njëkohësisht e kuptojmë revoltën dhe mllefin e mijëra njerëzve karshi kësaj padrejtësie që po i behët Kosovës si shtet, dhe Haradinajt si vlerë e tij, por i lusim qytetarët që të mos e pranojnë logjikën e konfrontimit dhe të përdhosjes së simboleve të shteteve tjera sepse kjo nuk është në kulturën tonë. Ta mbështesim Haradinajn me dinjitet, siç është ai vet”, thotë AAK.

Më 10 janar seancë e jashtëzakonshme për Ramush Haradinajn

Periskopi.com Video

Nesër në ora 13:00 seancë e jashtëzakonshme për Ramush Haradinajn

Nesër në ora 13:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur më arrestimin e ish- komandantit të UCK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

AAK ka arritur t’i mbledhë nënshkrimet e nevojshme për të thirru këtë seancë, shkruan Gazeta Monitor.

Është raportuar gjatë ditës për iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK për të thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme.

Meqë janë siguruar nënshkrimet e nevojshme pritet që Kryesia të mblidhet në mëngjesin e ditës së shtunës.

Ky është Prokurori i Përgjithshëm francez që e la në paraburgim Haradinajn (Foto)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim në Colmar të Francës deri në një kërkesë zyrtare të Serbisë për ekstradim të tij, ka njoftuar Gjykata e Apelit në Francë, raportoi Reuters.

Periskopi.com Lajme

Në letrën e Prokurorisë së përgjithshme thuhet se: “Në përputhje me Konventën Evropiane të ekstradimit nga 1957, z. Ramush Haradinaj iu paraqit Prokurorit të Përgjithshëm të Apelit në Colmar me 5 janar, që ia tregoi atij kërkesën për mbajtje të përkohshme dhe ia tregoi masat e kryegjyqtarit të Apelit që të merren masat në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i tij para Drejtësisë franceze me rastin e procedurës se ekstradimit”.

Vendimi është i nënshkruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës, Jena-François Thony, raporton lajmi.net.

Por kush është Prokurori Thony që e la në paraburgim ish kryeministrin kosovar.

 

Lajmi.net ju sjellë një biografi të shkurtër të Jean-François Thony.

Jean-François Thony është Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Colmar në Francë.

Ai e filloi karrierën e tij në gjyqësorin francez si gjyqtar ekzaminues, Zëvendësprokuror dhe Kryeprokuror.

Kurse iu bashkua  Programit të Kombeve të Bashkuara të kontrollit ndërkombëtar të drogës në fillim të vitit 1991 si këshilltar i lartë ligjor, ndërsa më vonë u bë Menaxher Programi i Programit Global të OKB-së kundër pastrimit të parave.

Në korrik të 2000-ës Thony u emërua Gjyqtar i Gjykatës e Apelit të Versailles në Francë.

Më pas u bashkua me Departamentin Ligjor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në korrik të 2002-ës duke shërbyer si Asistent i Përgjithshëm i Këshillit dhe Kryetarit i Integritetit Financiar Grupor me përgjegjësinë e mbikëqyrjes.

Në shtator 2007 u emërua si Drejtor i Shkollës Kombëtare për Gjyqësorin ku shërbeu për më shumë se katër vjet.

Kurse në shkurt të vitit 2012, ai u emërua si prokuror i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Alsaces, në Colmar (Francë) ku vepron ende në këtë pozitë.

 

Prokuroria serbe: Do ta ndjekim Ramush Haradinajn derisa të jetë gjallë!

Ministria serbe e Drejtësisë do të kërkojë sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimin e Ramush Haradinjat nga Franca në Serbi.

Periskopi.com Lajme

Ministria serbe e Drejtësisë do të kërkojë sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimin e Ramush Haradinjat nga Franca në Serbi.

Kjo ministria tashmë është në përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm që Haradinajt të sillet në Serbi.

Pas vendimit të gjykatës në Colmar, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një kërkesë me dokumentacione të nevojshme të përkthyer në frëngjisht për ekstradimin e Haradinajt.

Shefi i prokurorisë për krime lufte në Serbi, Millan Petroviq ka thënë se rasti ndaj ish të akuzuarit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, liderit të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradianjt, i cili u arrestua në Bazel në bazë të një urdhër-arresti nga Serbia, nuk do të përfundoi asnjëherë, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria e krimeve të luftës, asnjëherë nuk do të përfundojë procedurat kundër Ramush Haradinajt pasi akuzat ndaj tij do të vazhdojë deri sa ai të jetë gjallë. Nuk do të ketë asnjë ndërprerje të procedurës”, ka thënë Petroviq për RTS.

Ai thotë se Zyra për krime të luftës do të përqendrohet në mbledhjen e fakteve të reja dhe do të plotësojë akuzat kundër Haradinajt.

“Ata nuk do të jenë në gjendje të pastrohen nga kjo deri sa të dalë para gjykatës kompetente, për në këtë rast të veçantë, gjykata kompetente do të jetë gjykata në Serbi”, ka deklaruar Petroviq.

Veteranët e UÇK-së i bashkohen protestës për lirimin e Haradinajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se do t’i bashkohet marshit protestues për të kundërshtuar ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

AAK më herët kishte njoftuar se nesër do të organizojë marshin protestues për të kërkuar lirimin e Haradinajt nga autoritetet franceze, që e ndaluan atë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Sikurse njoftimi i AAK-së, edhe OVL-UÇK ka bërë të ditur se do të grumbullohet prej orës 13:00 të premten te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Fillojnë protestat për lirimin e Ramush Haradinajt

Serbia bën gati dokumentacionin për ekstradimin e Haradinajt

Ministria serbe e Drejtësisë do të kërkojë që në afat sa më të shkurtër ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca.

Periskopi.com Lajme

Kështu kanë thënë sonte në këtë ministri për Tanjug, transmeton lajmi.net.

Pas vendimit të gjykatës në Colmar të Francës, Ministria serbe e Drejtësisë do të përgatisë dhe do t’ia deponojë kësaj gjykatë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të përkthyer edhe në gjuhën serbe.

Sot pasdite, një gjykatë e apelit në qytetin Colmar të Francës refuzoi lirimin e Haradinajt të arrestuar dje. Kjo Gjykatë tha se Haradinaj do të qëndrojë në paraburgim deri në marrjen e kërkesës nga Serbia për ekstradim.

aa-9-1

Arrestohen nëntë hakerë në Prishtinë

 Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot me datën 21.12.2016 në orët e mëngjesit ka realizuar një operacioni policor, gjegjësisht ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku ka zhvilluar kontrollimin/bastisjen në 9 (nëntë) lokacione të ndryshme të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

 

Si rezultat i hetimeve dhe realizimit të bastisjeve janë shoqëruar në stacione policore nëntë persona të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova, dëshmi materiale, për të cilat dyshohet se personat e poshtëshënuar kanë kryer veprat penale që ndërlidhen me ‘ndërhyrje në sistemet kompjuterike’, ‘cenim i të drejtës së autorit’ dhe ‘shmangie e masave teknologjike’, transmeton Koha.net.

Personat e shoqëruar në stacione policore janë:

  • B. A.
  • N. K.
  • E. M.
  • F. B.
  • A. Y.
  • H. H.
  • A. I.
  • A. B.
  • B. R.

Personat e dyshuar dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer veprat penale të lartcekura dhe për të njëjtit pritet vendimi prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Këta janë policët e dyshuar për ryshfet në veri të Mitrovicës

  Policia e Kosovës sot ka nisur një aksion të arrestimit të policëve që dyshohen për marrje të ryshfetit. Sipas burimeve të KosovaPress-it, pjesa më e madhe e policëve do të lajmërohen për intervistim në Inspektoratin e Policisë, kurse, shtatë prej tyre pritet të arrestohen.

Periskopi.com Lajme

Janë 21 policë që dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare vetëm në veri të Mitrovicës, të gjithë nga stacioni policor në Zveçan.

Ja lista e policëve të dyshuar për ryshfet në veri të vendit:

Stevica Ignjatoviç

Srjan Miojeviç

Manojle Vlaskoviç

Milan Jovanoviç

Miljan Miliçeviç

Nedzad Islamoviç

Milan Vitkoviç

Milorad Mitrovic

Slavisa Filipoviç

Branko Radosavljeviç

Branko Radosavljeviç

Srdjan Djoroviç

Srdjan Zivkoviç

Miljan Jovanoviç

Sinisa Milutinoviç

Zmajko Milenkoviç

Zlatomir Simoviç

Vesko Raduloviç

Shefqet Maxhuni

Vojkan Stepiç

Vesko Kandiç

Vladimir Jeftiç