Gazeta serbe vazhdon serinë e shkrimeve ndaj Haradinajt për kontrabandë me armë

E përditshmja më e madhe serbe, “Blic”, edhe sot e ka vazhduar serinë e shkrimeve trilluese për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

Në serinë e katërt të shkrimeve për “Klanin Haradinaj” të “kontrabandës së armëve” nga Evropa Perëndimore në pjesën e Ballkanit Perëndimor, “Blic” e ka përfshirë deklaratën e ministrit serb të policisë, Nebojsha Stefanoviq .

“Mos të mbetet kjo vetëm si artikull, por ta dimë nëse është e vërtetë. Nëse dikush nga policia ka marrë pjesë në diçka të tillë, kjo mos të kalojë pa u ndëshkuar”, ka thënë Stefnoviq, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë, megjithë paralajmërimin e Haradinajt për padi dhe angazhimin e avokatit, Arianit Koci që të merret me padinë, vazhdon të insistojë se dikush nga krerët e policisë serbe në Novi Sad “është pjesë e grupit të Haradinajt”.

“Personi i besueshëm i njerëzve të Haradinajt për të cilin ‘Blic’ ka shkruar nuk është shefi i policisë, Radakoviq. Bëhet fjalë për njërin nga njerëzit kryesor me pozitë të lartë brenda policisë së Novi Sadit”, shkruan “Blic”.

Deri me tash kjo gazetë ka raportuar se si kinse ish kryeministri Haradinaj dhe vëllai i tij, Dauti, kanë kontrabanduar armë nga Gjermania dhe Holanda, përmes Serbisë dhe i kanë dërguar në Kroaci.

Më pas, “Blic” thekson se me ato para, Haradinaj ka investuar në patundshmëri dhe ndërtesa në Vojvodinë.

Armet

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë mbajtjen e armëve pa leje

Posedimi i armëve pa leje, mbetet një ndër shqetësimet e vazhdueshme në Kosovë, jo vetëm për organet e rendit, por edhe si kërcënim për sigurinë e qytetarëve.

Periskopi.com Lajme

Në periudhën kohore janar – korrik të këtij viti, sipas policisë, rreth 20 persona kanë vdekur si pasojë e vrasjeve me armë pa leje.

Autoritetet e rendit thonë se si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur edhe një numër të konsiderueshme të personave të plagosur.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë periudhës kohore janar – shtator, janë konfiskuar 845 arme zjarri dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e municionit [10,500].

“Rastet e tilla të vrasjeve, në përgjithësi, janë tepër shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme. Përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë”.

“Nëse iu referohemi statistikave lidhur me zbulimin e rasteve të vrasjeve nëpër vite, Policia e Kosovës ka arritur nivelin e zbulueshmërisë së rasteve të tilla mbi 75 për qind. Disa raste të vrasjeve janë me autor të njohur, kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia në bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se numri i armëve ilegale në Kosovë vazhdon të jetë i madh.

Dukuria e armëmbajtjeve pa leje është shqetësuese, thotë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Anton Çuni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Institucionet e specializua, të cilat i kanë statistikat më të sakta, i kanë analizat më të thella lidhur me këto fenomene. Jam më se i bindur se tani kanë kapacitete dhe kanë potencial që t’i ngritin të gjithë mekanizmat për të parandaluar çdo qytetar që të posedojë armë ilegale”, konsideron Çuni.

Kuvendi i Kosovës deri më tani ka miratuar dy ligje për armët që rregullojnë këtë fushë.

Është Ligji për armët dhe Ligji për pajisen me armë të institucioneve të sigurisë.

Qeveria e Kosovës pritet të sponsorizojë edhe një projekt-ligj që ka të bëjë me legalizimin, dorëzimin e armëve, eksplozivëve dhe municionit.

Deputeti Çuni konsideron se tash në Kosovë është koha që armët të mos shihen si mjet për mbrojtje. Sipas tij, Kosova i ka institucionet e veta, të cilat duhet të veprojnë dhe të ofrojnë siguri për secilin qytetar.

“Me funksionalizimin e ligjeve, me marrjen e përvojave nga shtetet, të cilat e kanë një rrugëtim të përafërt me ne, qytetarët do të arrijnë të krijojnë një besueshmëri më të lartë në raport me institucionet e rendit dhe ligjit, mbrojtjes e të tjera, dhe kështu çdo qytetar ta ndiejë veten të sigurt, si në familje, e po ashtu edhe gjatë lëvizjes në vend të punës apo kudo që të jetë”, thekson ai.

Megjithatë, një numër i madh i armëve pa leje vazhdojnë të mbeten në duart e qytetarëve, pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i takojnë. Këtë e dëshmojnë edhe rastet e krimeve, incidentet apo edhe konfiskimet.

Plator Avdiu, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se mbajtja e armëve ilegale në Kosovë vlerësohet të jetë në numër të madh dhe për këtë arsye ka shqetësime serioze sa i përket sigurisë publike në vend. Një gjendje e tillë, sipas tij, paraqet rrezik të madh për sigurinë publike në vend.

Avdiu thotë se nëse bëhet krahasim me numrin e madh të armëve ilegale që janë në duart e qytetarëve të Kosovës dhe mundësisë së rrezikimit të sigurisë publike, prapëseprapë mund të thuhet se situata është më e mirë, por potencialisht, shton ai, ekziston rreziku që ato të keqpërdoren nga qytetarët.

“Nëse fushatat vetëdijesuese nuk kanë efekt, atëherë institucionet e Kosovës duhet të zbatojnë Ligjin për Armët, i miratuar në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar. Aty specifikohet sa i përket pajisjes me leje për kategori të armëve”.

“Por, institucionet e vendit (përveç disa rasteve të konfiskimit), deri tash nuk kanë ndërmarrë veprime serioze për konfiskimin dhe parandalimin e përdorimit të armëve pa leje. E, me këtë, as nuk është bërë regjistrimi i armëve dhe mundësia e legalizimit të tyre, por edhe që të informohen qytetarët për rrezikun që mund të përbëjë edhe për sigurinë publike, mbajtja e armëve ilegale”, shpjegon Avdiu.

Pasojat e pasluftës, pastaj frika, mosbesimi tek institucionet, si dhe tradita, janë disa nga arsyet pse qytetarët e Kosovës, konsiderohet se mbajnë armë në mënyrë të paligjshme, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë.

Ulja e numrit të mbajtjes së armëve pa leje nga qytetarët, sipas tyre, do të mbetet sfidë për Kosovën.

Ndërkaq, një pjesë e ekspertëve konsiderojnë se si zgjidhje mund të jetë edhe legalizimi, në mënyrë që njerëzit që posedojnë armë, do ta merrnin përgjegjësinë.(REL)

putin

Putin paralajmëron se po punojnë për zhvillimin e armëve të reja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij po punon në zhvillimin e armëve të reja për të siguruar ekulibrin strategjik.

Periskopi.com Lajme

Putini duke folur para liderëve ushtarak dhe prodhuesve të armëve të premten në Sochi theksoi se Rusia, si dhe kombet e tjera, punojnë në nivelin më të lartë për zhvillimin e teknologjisë së armëve, duke përfshirë armët lazerike, hipersonike dhe robotike.

Zbulimi i gazetarit italian: Bosnja e furnizon ISIS-in me armë për sulme në Evropë

Luigi Palaca, gazetar i njohur i emisionit italian Le Iene (Hienat), ka realizuar një reportazh për shitjen ilegale të armëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është transmetuar në programin “Italia 1”.

Periskopi.com Lajme

Reportazhi i titulluar “Ku i blenë ISIS armët për sulmet në Evropë”, ka shkaktuar reagime dhe debate të ashpra në rrjetet sociale italiane, dhe tek një numër i konsiderueshëm i njerëzve që kanë shprehur dyshime në favor të kontekstit negativ që e shfaq Bosnjën, ku gazetari italian kishte udhëtuar pothuajse nëçdo qytet të këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Në fillim të reportazhit që zgjat vetëm 19 minuta, Palaca udhëton për në Sarajevë për të dokumentuar se sa lehtë terroristët e ISIS-it mund të blejnë armë dhe t’i transferojnë ato në Evropë.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e fshehta, shfaqet momenti kur takohet me “kontaktin” e tij në Bosnje dhe Hercegovinë,i cili i aranzhon një takim me shitësit e armëve në pjesë të ndryshme të vendit.

“Kontakti ” i tij nga Bosnja e ka pritur në shtëpinë e vet, ku i ka shpjeguar për të kaluarën e tij kriminale në Itali dhe jetën që tani e bën në Sarajevë, si dhe mënyrën e kontrabandimit të 500 pushkëve automatike AK-47 në Holandë.

“Kontakti” i gazetarit italian mburrej se si pushkët e tij automatike arrijnë çmimin prej dy kilogramëve kokainë për copë. Në video mund të shihet se si ai blen një pushkë të vjetër ushtarake nga disa persona të panjohur nga pjesa veriore e qytetit të Mostarit, ku edhe e teston në afërsi të fshatit Nertva.

Ai këtë pushkë e kishte paguar 75, ndërsa ka mbuluar fytyrat e personave nga të cilët e kishte blerë. Por përveç pushkës, Palaca provoi edhe pushkën automatike AK-47, një granatë dore, një revole… ku disa prej të cilave edhe i ka blerë.

Në fund të reportazhit, “kontakti” i shpjegon se si kontrabandojnë armët me vetura dhe llojet e parfumeve që i përdorin në pikat kufitare, me qëllim që të hutimit të qenve që nuhasin barotin.