Jemen

Arrihet një armëpushim treditor në Jemen

Grupi Husi i përbërë nga pjesëtarë shiit dhe grupi i ish-presidentit Ali Abdullah Saleh, aleati kryesor i militantëve Husi, janë pajtuar në parim për një armëpushim 72 orësh të propozuar nga i dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Jemen.

Periskopi.com Lajme

Sipas burimeve të afërta me Lëvizjen Husi, të cilët kanë folur në kushte anonime, i dërguari i OKB-së, Ismail Ould Cheikh Ahmed, propozoi armëpushimin gjatë një takimi të mbajtur këtë javë në kryeqytetin e Omanit, Muscat.