camilla_1473293014-5449904

Armend Zemaj ia ngulë sytë Miss Kosovës, e takon në një kafiteri (Foto)

Argjentinasja e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Miss Universe, nuk është dukur aq mirë në një kafene të Prishtinës.

Periskopi.com Limonada

Bukuroshja Camila Baraza, në disa fotografi të siguruara nga Magazina.al, shihet në një gjendje jo të mirë, pa grim, duke mos i kushtuar rëndësi fare titullit që mbanë.

Në foto ajo shihet të jetë ulur në një kafene shumë pranë deputetit të LDK-së Armend Zemaj, i cili e shikon si i habitur argjentinasen.

Për më shumë shihni fotografitë që ju sjell Magazina.al:

 Në të majtë: Camila Barraza e shoqëruar nga mikja e saj, në të djathtë: deputeti  Armend Zemaj.

deputeti2

deputeti3

deputeti4

armendi

Armend Zemaj – Albulena Haxhiut: Shteti të ka kapur edhe ty

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka pasur përplasje mes Kryetares së këtij komisioni dhe anëtari Armend Zemaj.

Periskopi.com Lajme

 

Haxhiu derisa po fliste Zemaj ka thënë se edhe LDK është pjesë e kapjes së shtetit, ku i menjëhershëm ka qenë reagimi i këtij të fundit.

“A po thua se është kap shteti, a je edhe ti pjesë e këtij shteti?”, ka pyetur Zemaj – Haxhiun.

“Po jam”, është përgjigjur ajo.

“Atëherë shteti të paska kapur edhe ty”, ia ka kthyer Zemaj që më pas ka lëshuar mbledhjen bashkë më anëtarët tjerë të komisionit.

Armend Zemaj

Zemaj thotë se ka parë pagesat për vrasjet politike në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka rrëfyer se ka parë edhe vetë shkresat ku tregohej se sa paguheshin vrasësit për vrasjet e caktuara.

Periskopi.com Lajme

Ai theksoi se ka pasur eliminim të njerëzve të cilët janë konsideruar si vrasës me pagesë.

“Ka pas edhe eliminim të njerëzve të cilët kanë qenë adresë apo të cilët janë konsideruar si vrasës me pagesë, vrasës potencial të njerëzve”, ka thënë ai në KTV

“Gjatë hetimeve kam par shkresa të veçanta ku është ditur edhe shuma e parave për pagesën për një vrasje, qoftë edhe të kolonel Tahir Zemaj”, shtoi tutje deputeti Zemaj.

Armend Zemaj dhe Tahir Zemaj

Armend Zemaj zbardh detaje të atentatit ndaj Tahir Zemajt

E financuar dhe e organizuar për të dëmtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte vrasja e kolonelit,Tahir Zemajt. Kështu u shpreh nipi tij, deputeti Armend Zemaj, duke theksuar se ndonëse rasti nuk është zbardhur ende, ai nuk ka hequr dorë nga përcjellja e rastit.

Periskopi.com Lajme

 

Zemaj ka thënë se të gjitha dëshmitë e asaj nate kur ka ndodhur vrasja lidhen dhe shfaqin një rast shumë mirë të përgatitur, gjë që u ka mundësuar sulmuesve të ikin.

“Nga aspekti i pozitës që kam pas asnjëherë nuk kam hequr dorë nga e vërteta, nga pretendimet për të zbardhur rastin në fjalë. Shihet qartë se këto vrasje kanë qenë mirë të organizuara dhe mirë të financuara për ta dëmtuar LDK-në”, ka thënë Zemaj, në Rubikon të KTV-së

Zemaj ka theksuar se atentati ndaj Tahir Zemajt ishtë bërë nga largësia me granatë.

“Atë kohë patën mbetur disa të plagosur, në lokalin ku ishte koloneli Tahir Zemaj”, tha ai

Zemaj ka theksuar se vrasjet e zyrtarëve të lartë të LDK-së, para hyrjes së banesave ishte bërë me qëllim që t’u futej frika.

“Mënyra e ndalesës, e njëjtës kohë, e përcjelljes dhe dëshmive që janë ofruar, ndalesa e rrymës, kërkesa për ndihmë nga organet policore, makina e personelit ndërkombëtar me personel vendor d.m.th ka qenë një rast shumë mirë i përgatitur”, shtoi tutje Zemaj.