Ushtria amerikane zbarkon në Gjermani, forcohet mbrojtja përballë Rusisë

Kontingjenti i parë prej 4 mijë trupave të marinës amerikane, përfshi dhe tanke, kamionë dhe pajisje të tjera ushtarake, kanë mbërri sot me anije në portin gjerman të Bremerhavenit.

Periskopi.com Lajme

Zbarkimi i trupave amerikane në Gjermani realizohet në kuadër të përpjekjeve të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e saj lindor në kufirin me Rusinë.

Vitin që shkoi janë ngritur tensionet mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj perëndimor dhe Rusisë në anën tjetër, e cila në vitin 2014 ka pushtuar një pjesë të Ukrainës, ndërsa ka shfaqur shenja agresioni edhe ndaj shteteve tjera ish sovjetike. Kurse pika më e ndjeshme e mospajtimit vazhdon të jetë Siria./Infokusi

Armet

“Alarm i kuq”, armët tek të rinjtë në Kosovë (Video)

Mbajtja e armëve të ftohta nga të rinjtë ka qenë e pranishme në shoqëri.

Periskopi.com Lajme

Por, përdorimi i armëve luftarake si kallashnikovët  në shkolla duhet të jetë një “alarm i kuq” për ministrinë e arsimit dhe policinë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Avni Islami, ka thënë për Tribunën se këtu diku është ka çalon sistemi.

Sipas tij, kjo vë në pah se mungon bashkëpunimi serioz mes drejtorisë së shkollave dhe policisë.

arme

Serbia, e dyta në botë për armë ilegale

Në botë vetëm shtetasit e SHBA kanë më shumë armë se qytetarët e Serbisë. Me dekada të tëra Serbia është e paaftë për ta zgjidhur këtë problem.

Periskopi.com Lajme

 

„Si mendon, prej nga më erdhi pistoleta në shtëpi? Ku di unë, ka ardhur disi, nga lufta. Babai ka qenë ushtar dhe ia kanë dhuruar. Nuk ka pasur leje, por në ato vite nuk ka pasur askush leje për armëmbajtje. Kohëra të vështira, është dashur të kesh diçka.

“Për Mlladenin kjo është shumë e logjikshme – ishte luftë, babai ishte në luftë dhe është normale që të sjell diçka si kujtim. Dhe këtë armë e mban në banesën e tij në Beograd – një armë të “Zastavës” me yllin pesërrembësh dhe shkronjat „SFRJ” (ish-RSFJ).

“Babai ma ka treguar si duket, por nuk ma ka dhënë në dorë. Megjithatë unë kam mësuar shpejt të hapë dollapin dhe kur kam qenë i vogël lavdërohesha para shokëve”, thotë Mlladeni (emrin e vërtetë e di redaksia), një njeri i moshës rreth 30 vjet.

Askush nuk e di sa ka armë ilegale në duart e qytetarëve të Serbisë. Autoritetet thonë se shifrat mund të jenë prej 200.000 – 900.000 pistoleta, pushkë, bomba, zolja… Ndërsa ekspertët vlerësojnë se në duart e qytetarëve janë rreth një milionë armë ilegale, sa ka edhe armë me leje. Ndërkohë që rreth një milionë armë ka policia dhe shërbimet private të sigurisë. Kjo do të thotë se çdo i dyti person i rritur në Serbi ka qasje tek armët e zjarrit. Revistat e huaja e vendosin Serbinë në vendin e dytë në botë, për nga numri i armëve në duart e qytetarëve, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk ka dilemë që numri më i madh i armëve ka ardhur në Serbi gjatë kohës së luftërave ne vitet 90-të. Armët thjesht janë marrë nga kazermat e Armatës Popullore të Jugosllavisë apo nga njësitë paramilitare. Në kohërat e gjakderdhjeve, askush nuk është kujdesur për regjistrimin e armëve. Të gjitha këto armë mund të përdoren, thotë Predrag Petroviq, drejtor i Qendrës për Politikë të Sigurisë.

Por edhe pas luftës janë marrë armë nga magazinat e policisë dhe ushtrisë. Për shembull, gjatë protestave të opozitës me 5 tetor, kur është rrëzuar regjimi i Millosheviqit, nga një stacion i policisë në Stari Grad janë marrë 500 copë armë, të cilat kanë përfunuar në duart e klanit të Zemunit, i cili më pas është akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq. Gjëra të tilla kanë ndodhur edhe më vonë, sepse në një kontroll të rregullt në nëntor në kazermën e ushtrisë në Ostruzhnicë është konstatuar se mungojnë 70 pistoleta, 5 pushkë dhe dy kontejnerë me municion.

 

Përveç kësaj, Ballkani konsiderohet si bazë e kontrabandimit të shumë gjërave, ku nuk përjashtohen as armët. Armët e shitura më së shumti shkojnë në drejtim të Evropës Perëndimore për shkak të çmimeve më të larta, thotë Petroviq. Këtu pistoleta mund të blehet në tregun ilegal për 100 – 150 euro, ndërsa në Perëndim shitet për më shumë se 1.000 euro, që do të thotë se përfitimi është shumë i madh. “Ka pasur edhe raste kur ata që punojnë në vendet tjera kanë marrë me vete nga 2-3 armë dhe kështu fitojnë disa mijëra euro.”

Armët e shitura ilegalisht përfundojnë zakonisht në duart e kriminelëve dhe madje terroristëve. Serbia në katër vitet e kaluara ka shitur armë të kalibrit kryesisht të vogël në Lindjen e Mesme në vlerë prej 194 milionë euro. Këto armë janë prezantuar edhe në lajmet e mediave botërore. Ato mund të shihen në fotografitë e xhihadistëve. Disa kallashnjikovë të prodhimit të vjetër në Zastavën e Kragujevcit janë përdorur edhe gjatë sulmeve terroriste në Paris, ku janë vrarë 130 persona. Këtu është gjetur edhe një pistoletë gjysmëautomatike “Zastava M92″, e cila para tre vitesh i është shitur firmës amerikane Century Arms.

Gjatë bisedave fitohet përshtypja se ndaj armëve këtu ka një raport si në Teksas – më mirë ta kem, sepse kurrë nuk i dihet… Rreth 70 % e qytetarëve ndjehen të sigurt në vendin etyre, por tmerruese është që ata nuk e ndjejnë veten të sigurt për shkak të mbrojtjes nga policia apo institucionet tjera, por për shkak të armës që posedojnë, për shkak të fuqisë së vet, ndihmës së fqinjve apo miqve… „Në këto hapsira ekziston kultura e mbajtjes dhe ruajtjes së armëve gjatë historisë – gjatë kryengrijteve dhe më pas”, thotë Petroviq. Një kulturë e tillë shihet edhe në festa, kur fillohet me të shtëna. Ky është një lloj simboli i statusit, sepse pistoleta dhe pushka tregojnë forcën!”

Petroviq shton se problemi është “mungesa e stabilitetit konstant” dhe konfliktet e shumta në hapsirat e ish-Jugosllavisë në 25 vitet e fundit. „Tani kemi edhe kërcënimet e reja me rrjedhën e migrantëve. Ndërsa mediat dhe autoritetet pohojnë se  jemi të cenuar, se mund të ketë grusht shtet, se Serbia mund të destabilizohet. Kjo i frikëson njerëzit.” Në media shkruhet kryesisht për gjëra të këqija dhe përdorimin e armëve për sulm apo vetëmbrojtje.

Qendra për Hulumtimet e Politikës Publike ka analizuar vitin e kaluar 400 rastet e përdorimit të armëve në Serbi. Në 120 raste janë përdorur armë ilegale, ndërsa vetëm në 22 raste armë legale. Në 258 rastet e tjera nuk dihet prejardhja. “Këto të dhëna nuk janë të plota, por sinjalizojnë shumë qartë se në situata konfliktuoze shumë më shpesh përdoren armët e paregjistruara”, thonë përfaqësuesit e Qendrës. Gjysma e 35 vrasjeve të femrave në familje gjatë vitit të kaluar është kryer me armë zjarri – kryesisht të paregjistruara.

Petroviq mendon se nuk mjafton vetëm legalizimi i këtyre armëve. “Nuk është problemi i posedimit të armëve, por përdorimit të tyre. Ndërkohë që një problem shumë i madh është edhe përdorimi i armëve të ftohta, që dëshmojnë edhe raportet e shumta në media. Nëse dikush do të bëjë keq, atëherë mund të pëdorë çka t’i bie në dorë. Pra nuk mjafton vetëm legalizimi i armëve por kërkohet edhe vetëdijësimi i shoqërisë për heqje dorë nga dhuna.”

Po si qëndron puna me legalizimet e famshme? Këtu më shumë bëhet fjalë për marrëveshjet që shteti u ofron personave që kanë armë ilegale. Gjatë procesit të legalizimit, që parimisht zgjasin disa muaj, të gjithë mund të dorëzojnë armët dhe kurrë nuk ndiqen penalisht për posedim armësh. Mund të kërkohet edhe regjistrimi sipas procedurës së rregullt, ku bëjnë pjesë orët e përdorimit të armëve, kontrolli i sigurisë, pagesat e taksave…

Ministria e Brendshme i përgjigjet Deutsche Ëelles se në shtatë aksionet e legalizimit nga viti 1992 deri më sot, janë legalizuar 100.000 copë armë. Aksioni më i suksesshëm ka qenë „Sablja” (“Shpata” – aksioni pas vrasjes së Gjingjiqit), kur qytetarët kanë dorëzuar 47.852 copë armë. Ndërsa 34.917 persona kanër kërkuar legalizimin e armëve. Janë kthyer edhe rreth dy milionë fishekë. Aksionet që janë zhvilluar më vonë, kanë qenë më të dobëta. Në vitin 2007 janë dorëzuar vetëm 8.445 armë. Ndërsa në tetë vitet e ardhshme shteti nuk ka bërë asgjë për mbledhjen e armëve. Vitin e kaluar janë mbledhur 7.545 armë, ndërsa këtë vit në procesin e legalizimit janë vetëm 1.410 armë. “Opinioni ka marrë vesh për aksionin vetëm nga një kumtuesë e policisë në media. Nuk ka pasur ndonjë organizim të mirë”, kritikon Qendra.

“Këto janë shifra modeste për 15 vite legalizimi. Duhet nisur një aksion të gjërë, ndoshta të përhershëm dhe duhet punuar në mënyrë intensive. Iniciativat duhe të jenë shumë të dukshme”, thotë Petroviq. Në disa vende të SHBA, personat janë paguar madje për të kthyer armët, por rezultatet kanë qenë modeste. “Personat të cilët mbajnë armë me qëllim që t’i përdorin ndonjëherë, ata nuk i dorëzojnë ato. Ndaj në radhë të parë duhet punuar që këto armë të mos futen në kanalet ilegale.”

Mlladeni nga Beogradi thotë se babai i tij e ka regjistruar ndërkohë armën. Ajo edhe më tej mbahet në shtëpi, por tani në mënyrë legale. “Këtë armë nuk e kemi përdorur kurrë, por na jep siguri. E di ti se në çfarë kohërash po jetojmë?! Njeherë kanë dashur të futen në shtëpi dhe të vjedhin. Kemi bërtitur: merre pistoletën, merre pistoletën… dhe ata kanë ikur.” Mlladeni mendon se pistoleta funksionon, por ate nuk e kanë provuar kurrë. /DË/.

Kërcënim me kallashnikov në pikë të ditës te Stacioni i Autobusëve në Prizren (Video)

KTV-ja ka siguruar pamjet ekskluzive të një incidenti me armë që ka ndodhur dje në Stacionin e Autobusëve në qytetin e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Në këto pamje shihet një qytetar i armatosur me kallashnikov duke e kërcënuar një qytetar tjetër.

Sipas raportit policor, askush nuk është lënduar dhe pas intervenimit të Policisë, personi që ka kërcënuar është arrestuar.

Raportohet se persona e përfshirë në incident njihen me njëri – tjetrin.

Plagoset me armë zjarri një 39 vjeçar

Një plagosje me armë zjarri është shënuar gjatë mesditës në Dibër. Nga të dhënat e para, albeu raporton se plagë ka marrë një 39 vjeçar, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Periskopi.com Lajme

39 vjeçari Adi Losha, është plagosur me armë zjarri në këmbë, dhe ngjarja ka ndodhur në fshatin Kacni.

Ai është përgjegjës i rojeve të sigurisë në HEC Selishtë. Ende nuk dihet dinamika e vërtetë e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Astrit Dehari

Avni Dehari tregon të kujt ishin armët e gjetura në shtëpinë e tij

Avni Dehari, babai i Astrit e Arbnor Deharit ka folur në “Rubikon” për armët e gjetura në shtëpinë e tij.

Periskopi.com Lajme

Sipas Deharit, armët ishin të shokut të Arbnorit. Para vdekjes së Arbnorit, ai i kishtë kërkuar leje babait të tij që t’i ruante armët e shokut në shtëpi. Dehari tha se i kishte thënë mos ta bënte atë.

Pas vdekjes, Dehari theksoi se pasi që i kishte gjetur, i kishte mbyllur në një vend pasi i ruante si shenjë të djalit.

Dehari tha se kishte japur deklaratën për të vërtetën mbi armët mirëpo ajo nuk ishte marrë parasysh.

“Më kanë pyetur se kush e merr përgjegjësinë për këto armë, kam thënë përgjegjësia është e imja. Kur është bërë vazhdimi i paraburgimit, armët kanë mbetur mbi Astritin, nuk është marrë për bazë deklarata ime”, ka thënë ai./KTV/

Some of the weapons collected in Wednesday's Los Angeles Gun Buyback event are showcased Thursday, Dec. 27, 2012 during a news conference at the LAPD headquarters in Los Angeles. Mayor Antonio Villaraigosa's office says the weapons collected Wednesday included 901 handguns, 698 rifles, 363 shotguns and 75 assault weapons. The buyback is usually held in May but was moved up in response to the Dec. 14 massacre of students and teachers at Sandy Hook Elementary School in Newtown, Conn. (AP Photo/Damian Dovarganes)

Zhduken armët e ushtrisë së Serbisë

Ministria e mbrojtjes e Serbisë thotë se një duzinë e armatimit, pushkëve atuomatike dhe municionit, po mungojnë në një depo ushtarake në kryeqytetin Beograd.

Periskopi.com Lajme

Në njoftimin e sotëm thuhet se zhdukja e armatimit nga një kazermë në Beograd është vërejtur gjatë një kontrolli të rregullt.

Për këtë rast po zhvillohen hetime, ndërsa zyrtarët nuk kanë thënë se kur është zbuluar kjo mungesë dhe sa gjatë armët mungojnë, raporton agjencia AP.

Policia e Serbisë dje ka raportuar se janë arrestuar 10 persona të dyshuar për trafikim të armatimit dhe për konfiskim të armatimit, përfshirë raketahedhës, mina anti-tanke dhe armatim automatik.

Kontrabandimi i armatimit në Ballkan ka lulëzuar pas luftërave të viteve të 90-ta.

Disa armatime të përdorura në sulmet terroriste në Paris, vitin e kaluar, e kishin origjinën nga Ballkani.

Videoja teksa dy adoleshentë në Rusi qëllojnë policinë dhe më pas vetëvriten (+18)

Katja e Denis Muravjov, janë vetëvrarë duke transmetuar çdo gjë drejtpërsëdrejt.

Periskopi.com Lajme

Të mbyllur ne shtëpi me policinë që i ka rrethuar në oborr, filmojnë çdo gjë, të shtënat nga dritarja, shakat midis tyre, ndërkohë postojnë çdo gjë në rrjetet sociale dhe në fund një mesazh për prindërit: “Mos u mërzitni, po ikim në botën tjetër me stil”.

E gjitha kjo duket si një skenar filmi. E gjitha filloi me një telefonatë të mbërritur në polici, ku raportohej zhdukja e një fëmije, por me të arritur në shtëpinë nga ku kishte ardhur dhe telefonata në polici, agjentët u përballën me të shtënat e adoleshentëve, vetëm atëherë ata kuptojnë se kishin rënë në një kurth.

Ndërkohë kishte filluar dhe transmetimi drejtpërdrejt. Adoleshentët filmonin çdo gjë dhe e transmetonin drejtpërdrejt të gjithën në Peroscope , orët e fundit të kaluara së bashku, gjuajtjet me armë, të qeshurat, alkoolin që konsumonin, shakatë me shokët dhe në fund vdekjen e tyre.

Ishin të mbyllur në shtëpi prej tre ditësh, policia kishte rrethuar gjithë shtëpinë, e dinin që nuk kishin shpresë, sepse Denisi kishte qëlluar pak më pare të ëmën e Katjës me armë, faji i vetëm i saj ishte se i kishte kapur ndërsa fliinin bashkë në fundjavë.

Policët poshtë shtëpisë evitojnë plumbat e gjuajtura nga dritarja e shtëpisë, afrohen, arrijnë tek porta dhe i dëgjojnë me kujdes se çfarë po ndodh brenda saj. Dëgjohen të qeshurat ndërsa komentojnë me miqtë e tyre në sociale nën shoqërinë e alkoolit dhe duhanit.

E gjitha kjo vazhdon të transmetohet drejtpërdrejt, pastaj në një moment çdo gjë ndërpritet papritur nga një gjuajtje me armë e më pas klithma e Katjes, pastaj qetësi totale. Një moment më pas policia vendos të hyjë në shtëpi dhe i gjen aty, bashkë të shtrirë përtokë të mbuluar në gjak.

“Një tragjedi shokuese. Po kërkojmë të ndërtojmë të gjithë ngjarjen dhe motivet që çuan adoleshentet në vetëflijim në këtë mënyrë tragjike”, u shpreh avokatja e minoreneve Anna Kuznetsova për agjensinë Tass./ ALSAT M

Video ekskluzive/ Si ruhen me armë parcelat me hashash pak metra larg Tiranës

"Panorma" publikon një video ekskluzive sot në të cilën tregohen pamjet e parcelave të mbjella me hashash në rrethinat e Tiranës.

Periskopi.com Lajme

Në pamjet që shihni më poshtë, dëgjohen të shtëna me armë zjarri të cilat qëllohen nga personat që ruajnë këto parcela, vetëm pak metra larg kryeqytetit.

Kjo video është siguruar nga personi i cili ka kaluar rastësisht në këtë zonë dhe ka diktuar kanabisin.

Por ai ka shpëtuar paq nga krismat e armës së rojës së parcelave, i cili sapo ka parë një person të panjohur, një person që nuk i përket “grupit”, ka shtënë pa u menduar dy herë.

Ajo që mund të thuhet është se si i ka shpëtuar Policisë kjo zonë në rrethinat e Tiranës, mbrapa malit të Dajtit, e mbjellë me hashash, kur blutë janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë madje edhe me një plan konkret masash në aksionet antikanabis.

Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, djali qëllon babain me armë

Pas ngjarjes së djeshme në Durrës ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite.

Periskopi.com Lajme

Nga të dhënat e para mësohet se djali ka qëlluar me armë babain e tij pas një konflikti në familje, shkruan Lapsi.al.

I plagosuri është dërguar në spital. Identiteti i tij nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.16 të qytetit.

Polici gjuan me armë në dasmë në Suharekë

Polici Xhafer Kabashi nga Suhareka nuk përmbahet dot kur dëgjon tingujt e sharkisë e çiftelisë në një dasmë në fshatin Sllapuzhan të kësaj komune.

Periskopi.com Lajme

Pas disa minutash të këngës së tre rapsodëve, zyrtari policor nxjerr revolen nga brezi dhe zbraz disa fishekë nga dritarja e odës së burrave.

Insajderi ka siguruar një video që pasqyron të shtënat e këtij polici. Pos kësaj, arma duket nga pamja se nuk është armë zyrtare e Policisë së Kosovës.

 

 

Duke shtënë për qejf, zyrtari i rendit rrezikon sigurinë publike dhe përdorë armën pa autorizim.

aksion ne Tirane

Policia e Tiranës qëllon në ajër gjatë arrestimit të trafikantëve të kokainës

Policia e Tiranës ndërmori sot një operacion antidrogë në rrugën "5 Maji".

Periskopi.com Lajme

Një sasi prej 700 gramë kokaine u sekuestruan gjatë aksionit “Telefonata e fundit”, ndërsa u arrestuan edhe 3 trafikantët Sokol Geci 22 vjeç nga Tropoja banues në Tiranë, Eraldo Dodaj 19 vjeç nga Mirdita dhe Pashk Teska 20 vjeç, nga Laçi.

ëta të fundit kanë tentuar t’i ikin policisë, por blutë janë detyruar të qëllojnë në ajër. Në videon e publikuar nga Policia dëgjohen të shtënat gjatë ndjekjes së trafikantëve.

Pas këtij momenti, trafikantët kanë ndaluar automjetin dhe i janë dorëzuar policisë.

Afternoon_in_Prishtina

Çdo ditë të shtëna armësh: a është bërë e frikshme të dalësh në Prishtinë?

Periskopi.com Lajme

Për tri ditë, në Prishtinë, ka pasur tri herë të shtëna armësh.

Para dy orësh, Edmond Azemi tha se për pak arriti t’i shpëtojë plumbave në qendër të Prishtinës. Në orën tetë të mëngjesit të sotëm, në Lakrishtë, poashtu u dëgjuan të shtëna dhe u konfirmuan të lënduar nga policia. Kjo ndodhi edhe dje, afër shkollës Gjin Gazulli, për të cilën sipas informacioneve të Periskopit, u arrestuan tre vetë.

Parmbrëmë, e patëm përleshjen e famshme ndërmjet dy grupeve të këngtarëve të muzikës rep, të inatosur me njëri tjetrin në hotelin e Behxhet Pacollit, Swiss Diamond.

Gjithë këto të shtëna kanë ndodhur në një periudhë të shkurtër kohe. Kjo edhe mund të jetë e rastësishme, por padyshim tregon për një rritje të kriminalitetit.

Në përgjithësi, në Kosovën e pasluftës ka pasur shumë gjuajtje me armë. Lëndime e vrasje. Por në pak raste, autorët janë nxënë. A është situata e tanishme një reflektim i paaftësisë së policisë së Kosovës për të kontrolluar situatën? Përgjigjja është po. Të gjuhesh me armë është bërë pakashumë si të gjuhesh me gurë. Probabiliteti i ndëshkimit është i vogël.

Është e pritshme që në të ardhmen të rritet edhe më shumë qërimi i hesapeve përmes armëve meqë policia është e paefektshme dhe nuk ndëshkon dhe nuk garanton sigurinë e qytetarëve duke qenë e ngulfatur nga nepotizmi dhe shërbimi ndaj politikës dhe sidomos meqë Gjykatat nuk funksionojnë.

Kjo është dukuri e zakonshme e shoqërive që dështojnë të formojnë institucione të besueshme. Dhe besimi i qytetarëve në këto institucione ka rënë ndjeshëm me atë që u dëshmua nga afera Pronto II.

Ja një pasojë e Institucioneve të brishta.