sadiku

Sadiku rrëfen për përplasjen me bashkëlojtarin

Armando Sadiku dhe Rodriguez, shoku i tij i skuadrës te Zyrihu patën një “përplasje” mes tyre në ndeshjen kundër Villareal.

Periskopi.com Sporti

Gjithçka ndodhi në momentin e goditjes së penalltisë, ku të dy donin ta gjuanin. Në një intervistë për “Panorama Sport” ka qenë sulmuesi ai që ka sqaruar gjithçka, teksa shprehet se ai është gjuajtësi i parë i penalltive.

“E bëra atë veprim, sepse kur unë jam në fushë, gjithmonë i gjuaj penalltitë. Gjatë kohës që kam qenë i dëmtuar i gjuante Rodriguez, dhe tani që u ktheva normalisht që më takonte mua.

Ai e mori topin me forcë dhe unë e ruajta qetësinë. I thashë 2-3 herë që jam unë ai që duhet të gjuaj, por ai kishte dëshirë ta gjuante dhe e lashë. Të gjithë te Zyrihu e dinë që i kam gjuajtur unë gjithmonë penalltitë. Gjithsesi, tashmë ajo që ndodhi i përket të shkuarës”.

kombetarja

Lajm i madh për Kombëtaren Shqiptare

Lajme të mira për Kombëtaren Shqiptare nga kampionati zviceran. Armando, Sadiku, i cili u mungoi kuqezinjve në dy sfidat e fundit me Spanjën dhe Izraelin, kanë lënë pas dëmtimin duke u aktivizuar në pjesën e dytë në fitoren 0-4 të Zyrihut në fushën e Servette.

Periskopi.com Sporti

Sadiku zëvendësoi në minutën e 77-të Sarr, kur rezultati ishte 0-3. Zyrihu shënoi një tjetër gol në të 87-ën me sulmuesin kuqezi në fushë.

Sadiku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, për shkak të dëmtimit të meniskut, duke qëndruam për rreth dy muaj jashtë fushave të blerta.

sadiku

Super-lajm për Kombëtaren Shqiptare para ndeshjes me Israelin

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku u ka dhënë një lajm shumë të mirë tifozëve kuqezi.

Periskopi.com Sporti

Ai ka shpërndarë një foto në Facebook ku thotë se po pushon para ndeshjes së nersme, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm për të luajtur, pas shërimit nga dëmtimi që e pësoi kohë më parë.

“Përshëndetje nga Elbasani. Po pushoj për ndeshjen e nesërme në mbrëmje”, shkroi Sadiku.

Shqipëria takohet nesër mbrëma me Israelin me fillim nga ora 20:45 në Elbasan Arena. /Periskopi.com

sadiku

Sadiku mungon ndaj Izraelit

Një lajm i keq vjen për Giani De Biasin në prag të sfidës së të shtunës ndaj Izraelit. Sulmuesi Armando Sadiku nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e vlefshme për Rusi 2018.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi elbasanas ishte në garë me kohën për t’u kthyer në fushë pas operacionit që kreu në gju.

Ditën e sotme stafi mjekësor i Kombëtares i ka bërë të ditur Gianni De Biasit se nuk duhet të llogarisë shërbimet e sulmuesit për ndeshjen e radhës.

Ndërkaq, kuqezinjtë nuk kanë mundur të zhvillojnë të plotë programin stërvitor ditën e sotme. Shkak janë bërë reshjet e shumta të shiut në qytetin e Durrësit.

kombetarja

Lajm i mirë për Shqipërinë para ndeshjes me Israelin

Armando Sadiku vazhdon riaftësimin pas operacionit në gjurin e majtë që kreu më 5 tetor, një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares prej disa ditësh ndodhet në Torino, ku po ushtrohet në klinikën “J Medical”, një ndër më të mirat për rehabilitimin e futbollistëve.

Ai postoi në “Facebook” një video ku shfaqet duke punuar në palestër nën kujdesin e mjekut të Kombëtares, Xhanluka Stezina, i cili ka qenë mjek përgjegjës për ekipin e parë të Juventusit në katër vitet e fundit.

Riaftësimi po shkon sipas parashikimeve dhe 25-vjeçari synon të rikthehet në dispozicion të trajnerit De Biazi për duelin e 12 nëntorit kundër Izraelit në Shkodër.

sadiku

sadiku

Mungesa e Sadikut gëzon rumunët

Armando Sadiku është kthyer në makth për rumunët me golin që i realizoi Përfaqësueses ballkanase në finalet e “Euro 2016”. Që pas mbrëmjes të 19 qershorit, ku në stadiumin e Lionit sulmuesi shqiptar hyri në histori si golashënuesi i parë i kuqezinjve në një event madhor, emri i 25-vjecarit shfaqet shpesh në mediat rumune.

Periskopi.com Sporti

“Armando Sadiku, makthi i Rumanisë në Europian do të mungojë ndaj Steauas së Bukureshtit në Europa League”. Ky është titulli i i përzgjedhur nga portali “Sport Total”, që e konsideron një lajm shumë të mirë për Steauan faktin që kjo skuadër nuk nuk do të ketë përballë sulmuesin kryesor të Zyrihut në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe në kompeticionin europian.

Sadiku, shpjegojnë më tej mediat rumune, mungoi edhe me Shqipërinë në dy ndeshjet eliminatore të Botërorit “Rusi 2018” ndja Lihtenshtejnit dhe Spanjës dhe është ende herët që ia të kthehet në fushë.

sadiku

Lajm i keq: Shqipëria mbetet pa sulmuesin kryesor

Armando Sadiku nuk ia ka dalë që të rikuperohet për dy sfidat e radhës të Kombëtares Shqiptare.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Zurich iu nënshtrua disa testeve mjekësore në grumbullimin me Kombëtaren në Zvicër, ku rezultoi se ai nuk është i gatshëm për dy sfidat që zhvillohen në këtë javë ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës.

Përveç Sadikut, Kuqezinjtë do të duhet t’ia dalin edhe pa sulmuesin tjetër, Rei Manaj, i cili poashtu edhe i dëmtuar. /Periskopi.com

sadiku2

Sadiku: Rikthehem pas një jave

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dhe i skuadrës së Zurich, Armando Sadiku ka folur rreth dëmtimit të tij, të cilin e pësoi në ndeshjen ndaj Servette.

25-vjeçari thotë se dëmtimi i tij nuk është serioz, dhe se mjekët e klubit i kanë thënë se ai mund të rikthehet i gatshëm 100 për qind pas një jave.

Nga loja (ndeshja) e mbremshme kunder sfc servett pesova nje goditje ne gjurin e majt nga portieri kundershtar U detyrova te ler fushen ne minuten 15 !!Mbas pergjigjes së rezonancës maknetike !! Cdo gje faleminderit zotit eshte ne rregull me gjurin Tim. Mjeket mendojn qe pas 1 Jave mund te jem perseri i gatshem 100 % ne fush !!! Ndeshje te rendesishme na presin me FC Zürich & nazional team”, ka shkruar Sadiku në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. /Periskopi.com

15.09.2016; Villareal; Fussball Europa League - FC Villareal - FC Zuerich; Armando Sadiku (Zuerich) erzielt das 0:1
(Steffen Schmidt/freshfocus)

Sadiku flet pas super-golit ndaj Villarreal

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare i cili aktivizohet te skuadra e Zurich, Armando Sadiku, është shprehur i kënaqur pas shënimit të super-golit mbrëmë në ndeshjen kundër Villarreal në kuadër të Europa Ligës, të cilën zviceranët e humbën me rezultat 2:1.

25-vjeçari shënoi një gol tejet të bukur në minutën e dytë të takimit, ndërsa rrëfen momentin kur shënoi golin.

“Kur mora topin kisha një kundërshtar përballë dhe bëra një finte duke arritur të lirohem. Në fillim doja të pasoja te kolegu im i skuadrës që gjendej në krahun e djathtë timin pasi mu duk i lirë, por më pas ai avancoi pak më tepër dhe mendova të godas portën duke qenë se kisha hapësirën e nevojshme. Jam shumë i kënaqur që gjithcka shkoi mirë edhe pse në fund nuk arritëm të fitonim”, deklaroi Sadiku. /Periskopi.com

sadiku

Armando Sadiku i shënon super-gol Villarrealit (Video)

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare i cili aktivizohet te skuadra e Zurichut, Armando Sadiku ka shënuar një super-gol në ndeshjen që skuadra e tij po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të Europa Ligës.

Këtë gol 25-vjeçari e shënoi në minutën e dytë të kësaj përballjeje. /Periskopi.com

 

sadiku

U gëzova më shumë për golin e Balajt sesa timin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Maqedonisë.

Ai thotë se iu gëzua golit të fitores nga Bekim Balaj më shumë sesa të vetë atij të cilin e shënoi mbrëmë.

“Më shumë u gëzova për golin e Bekim Balajt sesa për golin tim. Ishte shumë i rëndësishëm sepse morëm tre pikë”, deklaroi Sadiku për Supersport. /Periskopi.com