duka-1-780x439

Duka: Berisha më dëshpëroi ndaj Izraelit

Kryetari i FSHF-së, Armand Duka e ka dënuar incidentin që ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Periskopi.com Sporti

Duka u shprehë që gjesti që portieri i parë i kombëtares shqiptare nuk ishte i duhur, por ai kritikoi edhe referimin e dobët dhe reagimin e lojtarëve të Izraelit, tha duka për “Ora Skaner”
“E dënoj jashtë mase veprimin e Berishës që goditi me kokë sulmuesin e Izraelit, por pyetja që ende kam është nëse ishte simulim rrëzimi i Zahavit në zonën tonë?.
“Nëse nuk ishte penallti në rastin e parë, atëherë pse nuk e ndëshkon pasi që ai simuloi, po ta ndëshkonte nuk do të vinte deri te reagimi i Berishës dhe dhe prishja e ndeshjes.

“Pastaj çfarë bëri Berisha më shumë se sulmuesi izraelit, të dy ishin kokë me kokë,por portueri ynë u ndëshkua me kartonë të kuq, kurse Zahavi u shpërblye me nje 11-metërsh,” deklaroi Armand Duka.

duka-1-780x439

Duka: Izraeli meritoi fitoren, luajtëm keq

Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armando Duka, ka folur pas ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Periskopi.com Sporti

Ai është shprehur i zhgënjëyer me disfatën dhe paraqitjen e skuadrës, duke thënë se rezultati ishte i drejt.

Ndeshje për tu harruar, realisht ishte e luajtur keq, rezultati ishte përgjigja e saktë çfarë dhamë në fushë”, ka thënë Duka pas ndeshjes.

““Pashë që folën shumë për gjyqtarin, por ne duhet t’i bëjmë edhe analizat tona dhe te shohim ku ishim keq”

“Asgjë nuk është e pamundur, gjithçka është e mundur. Ne kemi humbur vetëm një ndeshje dhe jo skuadrën. Duhet ta kalojmë këtë moment të keq dhe të kërkojmë objektivin që është vendi i tretë”, përfundoi presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit. /Periskopi.com

 

duka-braqe

Duka i përgjigjet Braçes: Vizitohu në psikiatri, je një mushkonjë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë një reagim mjaft të ashpër në faqen e tij zyrtare në Facebook kundër deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçes, i cili si një tifoz i zjarrtë i Partizanit nuk ka ngurruar të sulmojë numrin 1 të Federatës.

Periskopi.com Sporti

Statusi i plotë i Armand Dukës 

Jashtë natyrës time, madje dhe jashtë dëshirës personale, por i detyruar nga karrigia që kam dhe në emër të progresit të futbollit shqiptar, dua t’i them dy fjalë deputetit të Partisë Socialiste, të ashtëqujturit tifoz Vip të Partizanit Erjon Braçe, por që në fakt po vërteton përditë se është një tifoz i degraduar i një ekipi dinjitoz si Partizani.

Po e bëj këtë, jo se jam i shqetësuar për fyerjet, shantazhet, të pavërtetat që thotë në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit, (Federata në rrugën e saj për ta sjellë futbollin këtu ku është ka pasur shumë mushkonja vërdallë), po për të vetmin fakt, e theksoj të vetmin fakt, se statuset e tij publike, të thëna jo thjesht nga bluza e një tifozi, por nga kostumi i një politikani e parlamentari, janë nxitje e pastër dhune në futbollin shqiptar.

Ka shumë politikanë tifozë fanatikë kudo në botë, por të gjithë janë të kujdesshëm dhe për shkak të pozicionit që kanë dhe impaktit që kanë në opinionin publik, që të mos përdorin një gjuhë të tillë si ajo prej rrugaçi e Braçes.

Ju kujtoj këtu dhe ish-liderin e Partisë Demokratike dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili kur e pyesnin gazetarët se me kë ishte tifoz, përgjigjej jo pa qëllim “me atë që fiton”. Erjon, futbolli është një sport që luhet në fushë dhe jo në kokën tonë. Futbolli është një sport i burrave me karakter të fortë, që flasin pak dhe luajnë fort, jo i atyre si disa nga ju në Parlament, që flasin shumë dhe nuk bëjnë asgjë.

Unë dhe bashkëpunëtorët e mi mund t’i kapërdijmë shpifjet e tua për Federatën, por që të nxisësh dhunë dhe të “erionizosh” futbollin shqiptar siç bën me parlamentin dhe zonën e cila të zgjodhi deputet, këtë jo, këtë nuk e bën dot as me futbollin shqiptar dhe as me Federatën. Dhe a e di pse?

Jo se nuk të lejojmë unë dhe bashkëpunëtorët e mi, po për një fakt të thjeshtë: standartet dhe niveli i futbollit shqiptar dhe i organizmave të tij janë shumë e shumë më lart se niveli i poltikës shqiptare. Federata dhe futbolli shqiptar nuk janë Laguna e Karavastasë ku ti fut duart si të duash. Fatkeqësisht, kemi ëndrra të ndryshme:

Unë ëndërroj që politika shqiptare të arrijë nivelin e futbollit shqiptar, ndërsa ti ëndërron që futbolli shqiptar të arrijë nivelin e politikës. Duke pasur në subkoshiencë këtë ëndërr regresive, unë mendoj se ti nuk i duhesh as Partizanit si tifoz, gjithashtu mendoj se nuk i duhesh as Parlamentit si deputet.

Meqë ra fjala, kam dëgjuar se si në Divjakë, pikërisht, prej sjelljeve të tua dhe gjuhës tënde për herë të parë pas 100 vjetësh ka tifoza të Tiranës. Nuk e di sa kanë ndërruar mendje dhe përkatësinë partiake prej gjuhës tënde, të them të drejtën. Gjithsesi kjo punë nuk më takon ta gjykoj unë, i takon shefave të tu.

Unë nuk të ndaloj dot ty të vazhdosh të bësh “goren”, sepse dhe ti vetë, fundja fundit, ja ke pare hajrin rolit të gores në politikë, nuk të ndaloj dot as të jesh mushkonjë, por të jesh një “mushkonjë” që nxit dhe shpërndan dhunë e urrejtje në futbollin shqiptar këtë do të ta ndaloj gjithmonë sa të kem frymë, verbalisht dhe legalisht.

Si përfundim, jam i sigurtë që nuk ke ndërmend asnjëherë të vizitohesh te psikiatri, sepse përveç të tjerave, siç thashë dhe më parë deri tani të ka dalë për mirë ky rol. Po gjithsesi, kur të kalojnë helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë për dezifenktimin e mushkonjave në Divjakë, rri dhe ti aty: unë e di shumë mirë, ti nuk do pushosh kurrë së qeni “gore” apo “mushkonjë”, por të paktën të jesh një mushkonjë që nuk shpërndan dhunë, se këtë nuk ta ka për borxh futbolli shqiptar.

duka

Çka po përgatitë Kosova për Armando Dukën?

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nesër, në ora 13:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, organizon një pritje për kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.

Periskopi.com Sporti

Me ç’rast do t’i jepet Mirënjohje për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.