duka

Duka: Kombëtarja po dëmtohet nga xhelozia

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka i ftuar në emisionin “Ora Skaner” ka komentuar situatën që po përjeton Kombëtarja jonë, shkruan Albeu.

Periskopi.com Sporti

Për sa i përket agresivitetit të lartë që është treguar ndaj skuadrës kuqezi pas humbjes ndaj Izraelit, Armando Dukashprehet:

“Segmente të caktuara, që për arsye xhelozie personale kanë goditur së fundmi ekipin Kombëtar. Është gjynah t’iu biesh më qafë djemve të ekipit tonë përfaqësues, sepse e kanë ndjerë më shumë se kushdo tjetër disfatën ndaj Izraelit.

Ndoshta stafi teknik nuk e përgatiti siç duhet ndeshjen ndaj Izraelit në aspektin mental. Ishim euforikë në atë takim. Unë këtë e kam pranuar edhe pas ndeshjes një gjë të tillë. Kemi bërë keq të gjithë.

Duke filluar nga unë kam bërë keq në sfidën ndaj Izraelit, kjo pasi nuk kam bërë sa duhet për të motivuar psikologjikisht ekipin Kombëtar para sfidës. Ndërkohë që edhe stafi teknik duhet ta analizojë më gjatë këtë humbje duke u nisur nga fakti se cili lojtar nuk iu përgjigj taktikisht”, shprehet presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

duka

Duka: Kjo gjë nuk guxon të ndodh me Kosovën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mendon se lojtarët nuk duhet t’i fusin në konflikt me Kosovën.

Periskopi.com Sporti

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka thënë se dëshiron që në radhët e Kombëtares së Shqipërisë të shohë futbollistët më të mirë shqiptarë, qoftë ata nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare.

“Nuk kemi asnjë problem dhe nuk kemi pasur me Federatën e Kosovës. Kemi punuar edhe natën për të nxjerrë minutat e lojtarëve që kanë luajtur në të kaluarën për Shqipërinë e që zgjodhën të luajnë për Kosovën vetëm që të jenë të gatshëm për lojë. Nuk mund të fsheh dëshirën që çdo futbollist i mirë të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, gjithmonë do ta them këtë, por në fund është vendimi i lojtarit se për cilën skuadër do të luajë:, ka deklaruar ai.

“Pavarësisht se çfarë lojtari është, nuk duhet dhe nuk do të ndodhë që të na çojë në konflikt me Federatën e Kosovës. E kam vështirë ta quaj konkurrente Kosovën… Uroj që kurrë mos të qëllojë të ndeshemi. Vazhdoj ta konsideroj një dhe e kam vështirë t’i konsideroj dy ekipe. Ka qenë e pamundur që ndoshta ne ta bindim çdo shqiptar të luajë për Shqipërinë”, shtoi ai.

“Por, në politikat tona kemi bërë mirë që kemi pasur derën hapur dhe kemi ftuar gjithkënd të luajë për ngjyrat kuqezi. Dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë, pa cenuar në zgjedhjen e askujt”, përfundoi presidenti Duka.

duka

Duka vështirë të pranojë se shqiptarët përfaqësohen me dy ekipe

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka thënë se dëshira e tij është që në radhët e Kombëtares së Shqipërisë të shohë futbollistët më të mirë shqiptarë, qoftë ata nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare.

Periskopi.com Sporti

Dhe, në bazë të kësaj edhe do të veprojë federata që udhëheq ai tash e shumë vjet. Por ai ka shtuar se në fund vetë futbollistët do të jenë ata që do të përcaktohen se kë do të përfaqësojnë: Kosovën apo Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë Duka e tha të martën në Prishtinë, në prani të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri dhe të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Shala. Nga ky i fundit, Duka mori edhe “Mirënjohjen për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës”.

duka-kosova

Kosova nderon Armand Dukën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, është vlerësuar nga sportdashësit dhe qeveria e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Në një ceremoni të zhvilluar sot në Prishtinë, ai ka marrë “Mirënjohjen” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ky vlerësim, është dhënë për kontributin e madh që Presidenti i Federatës së Futbollit Armand Duka, ka dhënë në kualifikimin dhe paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin Europian Francë 2016, si dhe për mbështetjen e fuqishme që i bëri pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në FIFA dhe UEFA”, thuhet në njoftimin e FSHF-s.

Në këtë ceremoni, ku merrnin pjesë edhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës. Presidentit Duka kjo “Mirënjohje” i është dhënë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Kujtim Shala i cili ndër të tjera theksoi: “Këtë mirënjohje ne ja japim zotit Armand Duka për kontributin e madh që ka dhënë për futbollin shqiptar, e në mënyrë të veçantë për atë të Kosovës. Shpresojmë që bashkëpunimi midis dy Federatave motra, të vazhdojë edhe në të ardhmen, si deri më tani”.

Presidenti Duka ka falënderuar mikpritësit, ndër të tjera theksoi: “Jam vërtet i emocionuar dhe kjo është dita më e lumtur e jetës time. Falënderoj me këtë rast Ministrin Shala dhe Kryetarin Vokrri për këtë nder që më afruan. Ne, jo vetëm që do ta forcojmë bashkëpunimin vëllazëror që kemi me njeri tjetrin, por do të vazhdojmë të jemi një, e të punojmë bashkërisht me FFK për ecjen përpara të futbollit gjithëshqiptar”.

Pritja dhe ceremonia e zhvilluar ka kaluar në një atmosferë vëllazërore.