Koreja e Veriut teston një armë që rrëzon aeroplanët dhe raketat

Periskopi.com Lajme

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut pretendojnë se shteti diktarorial ka testuar  “një lloj të re arme që rrëzon aeroplanët dhe raketat”.

Media shtetërore “KCNA” tha të shtunën se Kim Jong Un ndoqi nga afër testin dhe tha se defektet në sistem ishin rregulluar.

Testi i ri vjen mes tensioneve të larta në gadishullin Korean dhe ndjek dënimin ndërkombëtar të disa testeve të raketave balistike.

Ekspertët thanë se disa nga pretendimet e Koresë së Veriut për sistemet anti-ajrore janë të dyshimta, raporton  “NBC News”.

“Koreja e Veriut testoi një sistemin anti-avionësh dhe sugjeroi që ato mund të godasin avionët dhe raketat balistike, por unë mendoj se ky është një ekzagjerim duke pasur parasysh nivelin e tyre të teknologjisë “, tha Yang Uk, ekspert i Shtabit të Koresë së Jugut./SYRI.net

Rusia prezanton super-armën e saj më të re (Foto&Video)

Që prej ardhjes së Vladimir Putin në pushtet Rusia i është rikthyer armatimit dhe garës për të qenë e para. Ditën e premte “ariu” ka prezantuar edhe armën më të re.

Periskopi.com Lajme

Bëhet fjalë për avionin më të ri, MIG-35 pasaardhësi i legjendarit MIG-29. I avionit të ri është bërë në një kompleks industrial të korporatës “Mig” në Lukhovitsy, që ndodhet në afërsi të Moskës. Ceremonia u ndoq nga atashetë ushtarakë dhe gazetarë nga 30 vende.

Thuhet se MiG-35 është ndërtuar që të zëvendësojë të gjithë flotën e aviacionit luftarak rus, por edhe të bëhet një nga modelet kryesore të shitjes për vendet e tjera.

Deri në vitin 2020, Forcat ajrore ruse do të marrin 30 avioni MiG-35. Në total, Ministria ruse e Mbrojtjes do të blejë rreth 170 aeroplanë luftarakë të këtij modeli të ri. /Përgatiti: SYRI.net

mig_35_371485675489 mig_35_381485675486 mig_35_391485675483 mig_35_401485675481 mig_35_471485675478 mig_35_11485675475 mig_35_481485675472 mig_35_491485675469 mig_35_501485675466 mig_35_511485675463 mig_35_521485675460 mig_35_531485675456 mig_35_21485675547 mig_35_181485675514 mig_35_171485675515 mig_35_161485675517 mig_35_151485675519 mig_35_131485675524 mig_35_121485675525 mig_35_91485675530 mig_35_111485675527 mig_35_141485675521 mig_35_101485675528 mig_35_61485675536 mig_35_421485675563 mig_35_451485675553 mig_35_441485675559 mig_35_31485675544 mig_35_411485675550 mig_35_461485675557 mig_35_431485675561 mig_35_51485675538 mig_35_41485675541 mig_35_191485675512 mig_35_71485675534

Turqi, sekuestrohet pistoletë në formën e mbajtëses së çelësave

Një personi të dyshuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ekipet e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të pazakontë në formën e një mbajtëse çelësash.

Periskopi.com Lajme

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Policisë së Ankarasë, thuhet se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndaluar personin me inicialet U.A pas dyshimeve që kanë patur për të, raporton Anadolu Agency.

Gjatë kontrollit rutinë të kryer është konstatuar se personi në fjalë kishte një mbajtëse çelësash me një emblemë automjeti e cila ka tërhequr vëmendjen e ekipit policor.

Pas kontrolleve të hollësishme ekipet kanë kuptuar se mbajtësja e çelësave në fakt ishte një pistoletë e cila mund të gjuante dy plumba 6.35 milimetërsh.

Ndërkohë që pamjet e pistoletës në formën e mbajtëses së çelësave janë publikuar nga policia e Ankarasë, është shpjeguar edhe si funksionon mekanizmi i saj.

Ndërsa hetimet në lidhje me personin me inicialet U.A i cili u arrestua në flagrancë ende vazhdojnë.

Nga ana tjetër policia tha se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë të cilët lëvizin me motoçikleta në harkun kohor prej 15 ditësh kanë sekuestruar 67 pistoleta, 20 armë gjahu, 3 kilogram drogë, 3 mijë tableta droge dhe janë ndaluar 426 persona.

Arma surprizë e Donald Trump

Donald TrumpMjaft me ulërima dhe deklarata të fortë, asnjë polemikë. Por “memecëria” e tij fsheh në vetvete një strategji. Me një surprizë në fund.

Nga Paolo Guzzanti, Il Giornale Opinione

Presidenti i 45-të amerikan nuk bërtet më, nuk kërcënon më Hillaryn apo të tjerë rivalë, nuk thotë asnjë fjalë jashtë vendi.

Donald Trump ka ndryshuar totalisht dhe bie në sy heshtja e tij, një heshtje që fsheh në vetvete një strategji. Shumë i qetë për shtypin amerikan që merret me të, ose të paktën shtypin liberal si Nju Jork Times. Nuk është më ai fëmija i ç’ekuilibruar që thyen diçka apo shkakton rrëmujë. Në fakt ai po shkakton shumë rrëmujë dhe diskutime, por këtë radhë me heshtjen e tij. Në kundërshtim me zakonet amerikane: kur një kandidat fiton, në pritje për të marrë zyrën presidenciale, komenton dhe prezanton njerëzit që do qeverisin me të. Por jo Donald Trump.

Kur presidenti i ri i zgjedhur shkon në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për ndërrimin e postit me të vjetrin ndodh zakonisht një ceremoni bashkuese. Presidenti Obama pikërisht dje ka kujtuar harmoninë patriotike kur ndërroi vendet me George Bush. Ishte një skenë popullore dhe aristokratike njëkohësisht. Një shkëmbim rolesh me përulësi dhe dolli.

Kështu duhet të shkojë edhe këtë radhë normalisht, por shumë njerëz kanë dyshime se Trump do të thyejë edhe një tjetër zakon të “politikisht korrekt”, duke ndryshuar stafetën tradicionale.

Përse do të donte ose duhet ta bënte? Për të pagëzuar në mënyrë demonstrative, qoftë edhe simbolikisht një procedurë të re dhe realiste që kujton paksa kohën e Napoleonit i cili në ditën e kurorëzimit perandorak ia mori me dhunë kurorën Papës dhe e vuri në kokë duke bërtitur “Zoti ma dha këtë kurorë dhe do ketë telashe për atë që prek”.

Trump mund ta bëjë shumë mirë rolin e Napoleonit rebel. Ka edhe disa si p.sh. Uashington Post, që zbulon se Trump ka përdorur emrin si kandidat për president për të regjistruar 8 shoqëri të mëdha hoteliere në Arabinë Saudite.

Disa gazetarë që ishin në një takim të Trump në mes të gushtit kujtojnë se ai tha “Sauditët blejnë nga unë shtëpi dhe apartamente luksozë dhe paguajnë rreth 50 milionë dollarë për to. A duhet të më vijë keq? As që e mendoj!”.

Mbiemri Trump si brand reklamues është përdorur edhe në Turqi, në Stamboll, ku një ndërtues turk i paguan qira Trumpit për “Kullat Trump të Stambollit”. Vetëm nga kjo Trump ka marrë 10 mln dollarë në vitin 2014.

Këto fakte hapin vazhdimisht çështjen e konfliktit të interesit, por me ligj askujt nuk i ndalohet të shfrytëzojë emrin e  tij për të bërë biznes. Gjëja do të ndryshonte nëse Presidenti i ri do të vijonte të shiste me emrin e tij pasi të hyntë në zyrë. Lidhur me çështjen e dy muajve tranzitorë dhe komentet politike të Obamës me Trump, ka pasur shumë vëmendje.

Çfarë thotë Obama? Presidenti në fuqi ka folur nga Peruja ku është në një vizitë zyrtare. Ai ka folur lidhur me kodin e etikës: Obama nuk do të komentojë deklaratat e Trump pasi do të shkelte Kushtetutën. Fjalë të thëna qartë, por edhe shumë elastike. Si do të sillet Obama kur Trump  të marrë detyrën? “Do ta lë të qetë. Por nëse do të gjendem përballë një situatë që përfshin vlerat dhe traditat amerikane, atëherë do ta konsiderojë si detyrën time të mbroj idealet dhe traditat e vendit”, tha Obama.

Trump hesht dhe me heshtjen e tij shqetëson këdo, por për Douglas Brinkley, historian në Rice University, Trump e ka çdo gjë të qartë: Ai po bën detyrat dhe do të prezantohet në 20 janar me “qeverinë në xhep”, duke qenë më i shpejtë se çdo paraardhës i tij. Por në këtë shpejtësi të heshtur fshihet gjithë simbolika e mesazhit të tij duke lënë një mesazh të qartë për këdo: Bëhet siç them unë dhe pikë! Kështu që nuk u paraqet zgjedhësve kush janë njerëzit e tij, dhe vijon drejt rrugën.

Përgititi pë gazetën TemA, Amarildo Lumani.