ajeti-mihajlovic

E turpshme, trajneri serb e ‘përzë’ nga skuadra Arlind Ajetin

Pikërisht në momentin e rikuperimit nga lëndimi, trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic ka vendosur ta largojë nga klubi mbrojtësin shqiptar, Arlind Ajeti.

Periskopi.com Sporti

Arlind Ajeti do të largohet nga Torino, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pikërisht në momentin e rikuperimit nga lëndimi, trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic ka vendosur ta largojë nga klubi mbrojtësin shqiptar, raportojnë mediat italiane.

Ajeti u transferua në verë te Torino nga Frosinone dhe paraqitjet e prishtinasit gjatë fazës përgatitore dhanë përshtypjen se do të shndërrohej në një titullar të padiskutuar për skuadrën, përcjell “Lajmi.net”.

Por, një dëmtim i rëndë i pësuar para fillimit të kampionatit dhe rezultatet mjaft të mira të Torinos gjatë këtij sezoni bënë që ai ta humbë pozicionin e tij në ekip.

ajeti

A e keni pritur këtë nga Ajeti?

Arlind Ajeti sipas të gjitha gjasave do të largohet së shpejti nga Torino.

Periskopi.com Sporti

Kështu ka shkruar “Tuttosport”, që zbulon dy klubet e interesuara për kosovarin.

Mbrojtësi i Kombëtares po kërkohet me ngulm nga Pescara dhe Crotone, të cilat e shohin Ajetin si përforcim emergjent për afatin kalimtar të janarit, përcjellë “Lajmi.net”.

Ajeti nuk është i kënaqur aspak me minutazhën te Torino dhe kjo është arsyeja kryesore se pse llapjani po e mendon largimin.

ajeti

Mihajlovic: Do të ketë minuta edhe për Ajetin

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ende nuk e ka gjetur vetën tek skuadra e Torinos.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic, i ka premtuar mbrojtësit shqiptar se do të ketë minuta në javët e ardhshme. Ajeti është rikthyer nga lëndimi por ende nuk është i gatshëm për të startuar.

“Ajeti është mirë fizikisht, por ende nuk mund të luajë 90 minuta të plota. Ai është një lojtar ndryshe nga të tjerët, pasi po flasim për një mbrojtës tipik që markon dhe do të ketë hapësirat e tij”.

“Kur flisja për atë që ekipi duhet të bëjë dhe vëmendjen që duhet t’i kushtojmë detajeve, e kisha fjalën pikërisht për këtë karakteristike”.

“Nuk mund ti shpenzojmë të gjitha energjitë për një pjesë loje dhe pastaj të ecim në fushë. Ekipi duhet të luajë me angazhim dhe zemrën që karakterizon këtë fanellë”, kanë qenë fjalët e Mihajlovic. /Periskopi.com

ajeti

A do të debutojë Ajeti sot ndaj Interit?

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti me gjasë do të debutojë sonte për skuadrën e tij, Torino.

Periskopi.com Sporti

Torinezët takohen me Interin me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e cila zhvillohet në kuadër të Serie A.

Ajeti ka vuajtur nga dëmtime të shumta muajve të fundit dhe tani duket se ka ardhur momenti që të tregojë vetën në fushën e lojës. /Periskopi.com

ajeti

Rikthehet Ajeti

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti është rikthyer në stërvitje, pas dëmtimit të një muaji më parë, i cili ia pamundësoi paraqitjen ndaj Maqedonisë në kualifikimet për Botërorin 2018.

23-vjeçari ka nisur të stërvisë sërish me skuadrën e tij italiane, Torino, ndërsa ende nuk ka debutuar me skuadrën në fjalë në Serie A.

Ende nuk dihet nëse Ajeti do të jetë i gatshëm për dy sfidat e ardhshme të Kombëtares Shqiptare, atë kundër Lichtenshtejnit dhe Spanjës në muajin tetor. /Periskopi.com