Avokati Koci tregon se kush është patologu Stankoviq, që u shpreh kundër Haradinajt

Arianit Koci, avokat i Ramush Haradinajt, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se kush është Zoran Stankoviq, që sot është shprehur i gatshëm të dëshmojë kundër ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit.

Periskopi.com Lajme

“Patologu Zoran Stankoviq, ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë në Francë kundër z. Haradinaj. I njëjti, me datën 25 prill 2016, në Tribunalin e Hagës, ka qenë dëshmitar i mbrojtjes së kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Ish gjenerali i Jugosllavisë Stankoviq, gjatë dhënies së dëshmisë së tij në Hagë, ka pohuar se në varreza masive në Srebrenicë, janë trupat e ushtarëve të vdekur, e jo të viktimave civile boshnjake”, ka shkruar Koci, përcjell Koha.net. “Për më tepër, Prokuroria e Tribunalit të Hagës, gjatë marrjes në pyetje, patologun Stankoviq e ka ballafaquar edhe me një audio-incizim, në të cilin, ai si nënkolonel i Ushtrisë Jugosllave, e informon gjeneralin Mladiq në vitin 1995 – se si duhet t’i shmangët aktakuzës së Hagës, e cila po i përgatitët”, ka shtuar ai më tej.

Koci ka pyetur se a mundet një individ, i cili e mohon krimin më të madh pas luftës së dytë botërore, Srebernicën, të jetë dëshmitar kredibil.

“Propaganda e pushtetit serb, me tërë kapacitetet e saja, i është vërsulur Ramushit, e nëpërmjet tij, edhe krejt Kosovës. Fatkeqësisht mentaliteti dhe propaganda millosheviqiane, është ende prezente te disa udhëheqës serb”.

 

Koci: Pasaporta diplomatike nuk imunizon zyrtarët në vizita private

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka shpjeguar dallimin mes ndalimit të ish-komandantit të UÇK-së në Francë dhe në Slloveni.

Periskopi.com Lajme

Sot janë bërë dy javë nga ndalimi i Haradinajt në Francë, me një urdhërarrest nga Serbia të lëshuar në vitin 2004.

Lideri i AAK-së është liruar me kusht dhe duhet të paraqitet në polici dy herë në javë, deri në vendim të ardhshëm për ose kundër ekstradimit në Serbi. Haradinaj vite më parë ishte ndalur edhe në Slloveni, por atë kohë ishte liruar menjëherë dhe nuk ishte marrë parasysh kërkesa për ekstradim.

“Haradinaj ishte në udhëtim zyrtar në Gjermani dhe duke u kthyer ishte ndalur në Slloveni. Për shkak të udhëtimit zyrtar dhe pasaportës diplomatike nuk ishte marrë parasysh kërkesa e Interpolit. Në Francë ai ishte me vizitë private dhe pasaporta diplomatike nuk imunizon zyrtarët në vizita private”, ka deklaruar Koci në Rubikon.

Pas vendimit të gjykatës Hardinaj relaksohet në kafiteri (Foto)

Gjykata franceza sot ka marrë vendim për lirimin me kusht të kryetarit të  AAK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

Avokati i tij  Arianit Koci ka publikuar një foto me të, pas vendimit për lirimin me kusht të tij, e në të cilin duken se tani po relaksohen.

rambo-640x480

Flet avokati i  Hardinajt: Ja sa do të zgjasë lirimi me kusht për të

Arianit Koci, avokati i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sqaruar për Telegrafin se gjykata franceze e ka liruar më kusht klientin e tij.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas tij, kjo gjendje do të vazhdojë derisa të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt.

Kjo kërkesë do të shqyrtohet në një periudhë nga 18 deri në 40 ditë.

Avokati i Haradinajt: Zgjerimin e hetimeve Serbia po e bën për qëllime politike

Avokati i Ramush Haradinaj, Arianit Koci ka komentuar zgjerimin e hetimeve që po bën Serbia ndaj Haradinajt, i cili po mbahet në arrest nga autoritet e Francës.

Periskopi.com Lajme

 

Koci ka thënë se me zgjerimin e hetimeve Serbia po pretendon të arrijë qëllime politike, derisa ka shtuar se nuk është hera e parë që Serbia mundohet t’i arrijë qëllimet politike me manovrime, manipulime dhe abuzime në procedime penale.

Postimi i plotë:

Nuk është hera e parë që Serbia tenton t’i arrij qëllimet politike duke përdorur manovrime, manipulime dhe abuzim në procedime penale.

Kësaj here po pretendohet të arrihet qëllimi politik, nēpērmjet kinse zgjërimit të hetimit kundër z. Haradinaj. Por, kjo nuk do të ketë sukses, para drejtësisë franceze.

Në një rast të ngjashēm, atë të Qeverisë së Serbisë kundër Ejup Ganić, Gjykata e Mbretërisë sē Bashkuar, me gjyqtarin Tim Ëorkman, ka konstatuar se ka abuzim me procedimin penal, dhe rrjedhimisht kērkesa e Serbisë për ekstradim është refuzuar.

Besojmë fuqishëm se edhe kësaj rradhe, do të del fytyra e vërtetë e Serbisë, dhe se gjyqësia franceze do të veprojë drejtë, ashtu siç e parasheh ligji, rregullat ndërkombëtare dhe parimi i mirëbesimit!

Avokati i Haradinajt: Ai lirohet të enjtën, me kusht

Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për “Gazeta Blic” se të enjtën mund të lirohet me kusht lideri i AAK-së, në ditën kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.

Periskopi.com Lajme

Sipas Kocit, lirimi me kusht i Haradinajt, nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë.

“z.Haradinaj, pritet që të lirohet me kusht të enjtën e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, ka thënë Koci.

Ashtu siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime ndërkombëtare, lirimi me kusht i Haradinajt, mund të ndodh shkaku i zvarritjes së rastit nga ana e Serbisë, rreth kompletimit të dokumenteve  për ekstradimin e tij, afati për të cilat është 18 deri në 40 ditë, kohë kjo që mund ta lerë në liri me kusht kreun e AAK-së, deri në dorëzimin e të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë.

“Serbia është duke përgaditur dokumentët e ekstradimit të tij dhe deri sa t’i përgadit ato dokumente, ai do të jetë në liri. Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë Haradinaj do të dalë sërish para Gjykatës, kur edhe pritet të vendoset përfundimisht për të”, thonë burime të “Gazeta Blic”

Ndryshe pala mbrojtëse e Haradinajt, javën që e lëm pas ka bërë kërkesë për lirimin e tij, kërkesë kjo e cila sipas Kocit pritet që të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Apelit në Francë.

“Kërkesa për lirimin është dorëzuar dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata”, ka thënë Koci, përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ramush Haradinaj, është ndaluar të merkurën me saktësisht më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet francze, pas një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia.

Ramush Haradianj / ARKIV

Avokati Arianit Koci e konfirmon se është dorëzuar kërkesa për lirimin e Haradinajt

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ekipi mbrojtës i Ramush Haradinajt në koordinim të plotë, është duke punuar intensivisht që ish-kryeministri të kthehet në Kosovë sa më shpejtë që është e mundur.

Periskopi.com Lajme

“Kërkesa për lirimin është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata. Mbrojtja konsideron se të gjitha argumentet juridike janë në anën e Z. Haradinaj dhe se kjo situatë e pakëndshme, ka qenë e panevojshme dhe do të përfundoj së shpejti”, ka thënë Koci.

Gjasat janë zero që Haradinaj të ekstradohet në Serbi

Avokati, Arianit Koci ka përjashtuar mundësinë e ekstradimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për në Serbi.

Periskopi.com Lajme

“Gjasat janë zero që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi”.

“Disa gazetar serbë të afërt me struktura të sigurisë, po përhapin dezinfomata”, ka shkruar ai në Facebook.

“Lufta speciale e Serbisë po vazhdon”, ka përfunduar Koci.

Ekstradimi i Haradinajt nga autoritetet franceze, është kërkuar nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Avokati i Haradinajt: Institucionet e Kosovës nuk po u bëjnë ballë sulmeve të Serbisë

Ramush Haradinaj sot pritet të merret në pyetje nga autoritete franceze të drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

Avokati i tij Arianit Koci beson që Haradinaj shumë shpejt do të lirohet edhe pse sipas tij Serbia është aktivizuar duke dërguar argumente shtesë për të zvarritur procesin.

Ndërsa ka kritikuar institucionet tona për paaftësi dhe në planin diplomatik, të cilët siç u shpreh ai nuk po munden t’i bëjnë ballë sulmeve të Serbisë.

“Serbia po mundohet të zvarrisë procesin duke dërguar argumente shtesë për Haradinajn por kjo nuk do të ndodhë pasi që për të gjitha akuzat ndaj Haradinajt është vërtetuar dy herë pafajësia e tij në Hagë”, ka thënë Koci për TV ARTA.

Sipas tij çdo shtet e ka mënyrën e vet se si i zbaton kërkesat për ekstradim, dhe fatkeqësisht, kjo situatë po thehet në kurrizin e Haradinaj. Franca ka obligime ndërkombëtare lidhur me ekstradimet, dhe duhet t’i zbatojë.

Me këtë klasë politike Serbia do t’i arrestojë të gjithë ish- pjesëtarët e UÇK-së

Avokati, Arianit Koci ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt nga autoritet franceze.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se në Kosovë duhet të ndërrohet klasa politike ose në të kundërtën Serbia do t;i arrejtojë të gjithë eksponentët e UÇK-së, transmeton Periskopi.

“Analfabetët po e udhëheqin shtetin. Mu kjo është arsyeja që me kërkesë të Serbisë, sot është arrestuar Ramushi. Klasa politike duhet të ndrrohet, ose Serbia një nga një, ka me i arrestuar të gjithë eksponentët e UCK-së!”, ka shkruara ai./ Periskopi

Avokati i Haradinajt shkon në Beograd për të mbledhur fakte, mediat atje po ia sulmojnë klientin

Artikujt e Gazetës Blic të Serbisë, ku Lideri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj cilësohet si “kontrabandues armësh”, përmban plot të pavërteta, thuhet në një përgjigje që avokati i Haradinajt Arianit Koci, i ka dërguar këtij mediumi.

Periskopi.com Lajme

“Dy artikujt: ‘Si klani Haradinaj kontrabandoi armë përmes Serbisë dhe fitoi me miliona euro?’ dhe ‘Kreu i policisë në Novi Sad mbron klanin shqiptar’, të publikuara në të përditshmen Blic, janë akuza të pavërteta dhe të pasakta”, ka thënë Koci, në përgjigjen e tij për Blicin e Serbisë.

“Këto akuza të rreme dhe të pavërteta, kanë dëmtuar rëndë moralin dhe karakterin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt”.

“E gjithë përmbajtja e teksteve të botuara është absolutisht e pasaktë dhe ka fyer personalitetin e Haradinajt dhe reputacionin e familjes së tij”, ka thënë Koci.

Koci para disa ditësh pati thënë se Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do ta padisë gazetën serbe “Blic”, për shpifje, ndaj të cilës pret edhe dëmshpërblim.

Koci, ka pohuar se në ditët në vijim do të qëndrojë në Beograd për të mbledhur fakte.

Haradinaj, ishte bërë subjekt i gazetës “Blic” dhe mediave tjera serbe, duke u cilësuar si kontrabandues të armëve nga Serbia dhe drejtues të një prej klaneve më të fuqishme të krimit në Kosovë.

Avokati Arianit Koci dyshon në raportin e autopsisë së Deharit, kërkon ekspertizë

Avokati Arianit Koci thotë se deri sonte nuk ka pasë dilemë, ishte i bindur se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

Periskopi.com Lajme

Por, tashmë ka dilema. Ai pasi ka dëgjuar vëzhguesen e autopsisë së Deharit, Hatixhe Latifi-Pupovci teksa ka dhënë detaje, e duke i besuar profesionalizmit të saj, tashmë Koci ka dilema nëse Dehari u vetëvra, raporton Periksopi

Shkrimi i tij i plotë:

Deri sonte, nuk kam pasë dilemë:

vetëvrasje!

Kēsaj bindje time, i shkuan për shtati disa paraqittje sharllataneske të individëve të caktuar.

Por, sonfe filluan dilemat

Zonja Pupovci, edhe pse partiakisht e ngjyrosor, ka kredibilitet. Une i besoj.

Çka na mbetët? Me ia lënë këtë punë ekspertëve.

Përndyshe, ekspertiza apo raporti i autopsisë, mund të kontestohet vetëm me ekspertizë!/ Periksopi