messi

Ylli argjentinas dyshohet se përdori drogë, Messi u reagon fuqishëm mediave

Lionel Messi ka zbuluar se futbollistët e Argjentinës do të bojkotojnë mediat.

Periskopi.com Sporti

Kjo, pasi një gazetar sugjeroi ditë më parë se Ezequiel Lavezzi ishte lënë jashtë skuadrës kombëtare për shkak se kishte konsumuar duhan me përmbajtje kanabisi.

“Ne kemi marrë vendimin që të mos flasim për mediat dhe natyrisht se ju e dini pse”, deklaroi Messi.

“Ne kemi pasur shumë akuza, mungesë respekti dhe ne nuk kemi thënë asgjë, por unë besoj se kjo përfshin çdo gjë”, shtoi ai.

“Akuza kundër Lavezzit është shumë serioze, sepse nëse ajo është bërë dhe ne nuk themi asgjë, atëherë njerëzit do ta besojnë atë”, përfundoi Messi. /Periskopi.com

aguero

Aguero lëndohet sërish

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka pësuar sërish dëmtim.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndodhi në stërvitjet e tij me Kombëtaren Argjentinase para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2018 ndaj Paraguajit.

Sot ai do të kryejë disa vizita mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Mungesa e mundshme e 28-vjeçarit do të kishte pasoja aspak të vogla për Argjentinën dhe skuadrën e tij, Manchester City. /Periskopi.com

messi2

Argjentina dhe Barcelona në ‘luftë’ për Messin

Dëmtimi i Lionel Messi-t u kthye në një mollë sherri mes Barcelonës dhe përfaqësueses argjentinase ditët e fundit.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i skuadrës nënkampione të botës, Edgardo Bauza nuk i kurseu akuzat ndaj klubi katalanas duke thënë se ata nuk u kujdesën siç duhet për Messi-n, akuza të cilave iu përgjigj trajneri Luis Enrique. Ky i fundit theksoi se të gjithë janë të vëmendshëm ndaj sulmuesit argjentinas.

Në këtë çështje ndërhyri edhe Federata Argjentinase e Futbollit, e cila kërkoi ndjesë për këtë deklaratë të Bauzas, duke thënë se ishte e pavend edhe pse nuk kishte një tendencë negative.

Lionel Messi pësoi dëmtim muskulor gjatë sfidës së mesjavës mes Barcelonës dhe Atletico Madrid dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 3 javë. Ai nuk do të jetë i pranishëm në dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit 2018 që Argjentina do të luajë ndaj Perusë dhe Paraguajit.