mustafa

Mustafa: Kam besim se do ta mposhtim Partizanin

Periskopi.com Sporti

Mesfushori kosovar i cili është transferuar javë më parë te Tirana, Argjend Mustafa ka folur për derbin e madh shqiptar kundër Partizanit të Tiranës.

Të dyja skuadrat kryeqytetase takohen këtë të dielë me fillim nga ora 19:00 në Elbasan Arena, për të zhvilluar kryendeshjen e javës në Kategorinë Superiore.

Ndërsa, Mustafa, i cili më herët ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit, ka besim se skuadra e tij e re do të fitojë kundër ish-skuadrës.

“Dua të them që jam i lumtur që i jam bashkuar Tiranës dhe shpresoj që do të kthehem sa më shpejt dhe të jem i gatshëm për skuadrën”, deklaroi 24-vjeçari i cili është pranë rikthimit nga një dëmtim.

“Në derbi shpresoj se do të fitojë Tirana. Besoj se do t’ia dalim. Tani ka filluar të kompletohet skuadra dhe ajo është bërë e frikshme për kundërshtarët”, shtoi Mustafa.  /Periskopi.com