kozniku

Kozniku tregon se pse dështon Dinamo Zagreb në Ligen e Kampionëve

Dinamo Zagreb edhe zyrtarisht është ekipi i më i keq i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Zagrebasit kanë përfunduar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve me zero pikë të fituara dhe zero gola të shënuara kundrejt 15 të pranuara, e cila gjë ka bërë që ta zbres prej ‘fronit’ skuadrën bullgare të Levskit, e cila para dhjetë viteve kishte mbetur pa pikë, por së paku kanë shënuar një gol.

Ardian Kozniku, ish-futbollisti i Dinamos, ka pohuar se ky është realiteti i ekipit kroat, i cili nuk i ka punët mirë as në ligën elitare kroate.

Kozniku ka thënë për Telegrafin se shkaktar i rezultateve të dobëta janë largimet e futbollistëve për në skuadra evropiane, dhe mos mundësia për t’i zëvendësuar me lojtarë adekuat.

“E vërtet se Dinamo këtë vit është ekipi më i dobët në Ligën e Kampionëve. E gjithë kjo për shkak të largimit të tre lojtarëve kyç Ricardo, Marco Pjaca dhe Marco Rog. Zbrazëtirën e krijuar prej këtyre nuk ka mundur ta plotësojë skuadra, por edhe nuk ka pasur shumë prurje të reja”, tha Kozniku.

Ai më tutje ka thënë se vetëm pjesëmarrja e sivjetme në Ligën e Kampionëve është sukses në vete për Dinamon

“Dinamo vetëm me hyrjen në Ligën e Kampionëve ka arrit një rezultat të mirë dhe është i vetëdijshëm se nuk ka kurrfarë mundësie kundër këtyre ekipeve të bën diçka më shumë. Por, Dinamo me potencialin që ka nuk ka mundësi që të jetë krahasohet me ekipet gjigante”, përfundoi Kozniku.

Kujtojmë se 49-vjeçari ka luajtur për dy skuadrat e famshme të kroate, atë të Dinamo Zagrebit dhe Hajduk Splitit ndërsa ka qenë edhe reprezentues i Kroacisë, kur kjo e fundit zuri vendin e tretë në botërorin e 1998.

kozniku

Kozniku: Kosova luajti shumë butë

Ish-futbollisti i Kroacisë, kosovari Ardian Kozniku thotë se Kosova luajti shumë butë ndaj kroatëve.

Periskopi.com Sporti

“Ishte një rezultat mjaft i thellë. Ekipi i Kroacisë e ka vërtetuar se është një ekip mjaft i fortë, por këtë rezultat nuk e kam pritur. Çdo ndeshje i ka gabimet e veta, por Kosova luajti shumë butë dhe lejoi që Kroacia të luajë lojën e saj. Kroacia është favorite. Kosova është në formim e sipër, ka lojtarë të rinj, dhe me punë të madhe besoj se brenda disa vite ajo do të jetë edhe më e fortë”, ka thënë Kozniku. /Periskopi.com

kozniku

Kozniku i emocionuar para ndeshjes Kosovë-Kroaci

Ardian Kozniku është një ndër futbollistët më me emër që ka dalë ndonjëherë nga Kosova.

Periskopi.com Sporti

Ai arriti të shndërrohet në një legjendë duke u bërë shqiptari i parë që merrte pjesë në një Kampionat Botëror, duke u paraqitur në ‘Francë 98’ me Kroacinë.

Kozniku shprehet i emocionuar teksa flet për përballjen e nesërme ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

“Kosovën dhe Kroacinë i dua. U linda në Kosovë, u formova në Kroaci, duke luajtur me Hajdukun, Dinamon dhe Përfaqësuesen e Kroacisë, ku e arritëm vendin e tretë në Kampionatin Botëror ‘Francë 98’. Jam respektuar si i vetmi shqiptar në Kampionatin Botëror. Nesër është një ditë e madhe pasi që e kam pritur dhe ëndërruar gjatë këtë ditë”, rrëfehet ish-sulmuesi i lindur në Gjakovë.

Tutje, ai flet edhe për favoritët në takimin që luhet në ‘Loro Boriçi’. “Nga ana sportive, Kroacia është favorite. Kosova është në ndërtim e sipër dhe duke e formuar ekipin. Po punohet mirë pasi që u arrit një pikë e madhe me Finlandën. Nëse humb Kosova, atëherë humb prej një ekipi që është ndër 10-të më të mirat në botë. Nesër fiton futbolli. Duhet falënderuar Kroacinë dhe miqtë e mi, Federatën e Kroacisë në krye me Davor Shukerin, falënderojë edhe Zvonimir Bobanin në FIFA dhe shtetin kroat që e ndihmuan Kosovën time. Nuk jam i ngarkuar me rezultat, dëshirojë dhe uroj që t’i presim miqtë tanë kroat si është më së miri. Nesër le të fiton më i mirë”, përfundoi legjenda e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku.