KOsova

Kapiteni i Kosovës paralajmëron Arda Turanin dhe Burak Yilmazin

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka paralajmëruar disa nga yjet e Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Kosova nesër luan si mysafire e Turqisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018.

Vushtrriasi thotë se ‘Dardanët’ do të përpiqen t’i ndalin yjet e Turqisë, Arda Turan dhe Burak Yilmaz.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Turqia ka super futbollistë dhe kjo do ta bëjë më të vështirë ndeshjen. Do të mundohemi t’i ndalim lojtarët e tyre dhe të marrim rezultat pozitiv pasi që dihet se lojtarë si Turan dhe Ilmaz, luajnë me Turqinë”, deklaroi Ujkani. /Periskopi.com

barcelona

Ylli i Barcelonës nderon ish-presidentin e Bosnjës, reagojnë mediat serbe

Futbollisti i Barcelonës, Arda Turan në instagramin e tij ka nderuar dhe kujtuar ish-presidentin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegovic.

Periskopi.com Sporti

Ai ka ndërruar jetë para 13 viteve.

Mirëpo, ky nderim i tij ka shkaktuar revolt te mediat serbe, të cilat e kanë quajtur skandal këtë veprim të Turanit.

“Nuk do të kërkojmë hakmarrje, por asnjëherë nuk do ta harrojmë atë që ka ndodhur. Ne vdesim, por ata nuk do të fitojnë. Zoti të bekoftë”, ka shkruar mes tjerash Turan.

turan

Problemet e Terim me Turan

Trajneri i Turqisë, Fatih Terim ende nuk ka vendosur të ftojë në Kombëtaren turke mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin në fjalë në të kaluarën dhe kjo ka rezultuar me mosgrumbullimin e futbollistit me skuadrën kombëtare.

Por, ish-presidenti i Galatasarayt, Abdurrahim Albayrak i ka bërë thirrje trajnerit Terim që ta grumbullojë mesfushorin në skuadër.

“Mësuesi Fatih Terim, të kam dashur dhe kemi kaluar kohëra të mira. Si qenie njerëzore të preferoj të thërrasësh në skuadër Arda Turan”, deklaroi Albayrak. /Periskopi.com