familja Dehari

Prindërit Dehari nuk dinë asgjë as për vdekjen e djalit tjetër, Arbnorit

Avni dhe Xhemile Dehari prindërit që janë përballur me dy fatkeqësi në familje në vitet e fundit janë rrëfyer për vdekjen e djalit të tyre, Arbnorit.

Periskopi.com Lajme

Ai ndërroi jetë para dy vite e gjysmë por ata thonë se askush nuk u ka thënë se si ka vdekur ai.

Avniu, në një intervistë në KTV shpjegon se në ditën kurrë ndërroi jetë kishte për të filluar punën si zëdhënës në Komunë e Prishtinës, ndërsa Xhemilja thotë se askush nuk i tha nëse të paktën do të ishte vetëvrasje.

“Asnjë copë letre nuk e kam nga askush ku shpjegohet se si më ka vdekur djali. Pas vdekjes ka ardhur hetuesi na ka marr pyetje, i kanë deklarata, kemi shprehur dyshime, kemi kërkuar që të vijnë prapë, kemi parë disa shenja që kemi dyshuar. Është një gjurmë e një gruaje te dera ballkonit, ndoshta s’ka të bëjë me atë rast, por neglizhenca e tyre na ka prek shumë. Vdiq hetuesi, u ndërruar Prokurori, u ndryshua hetuesi ka bërë bë fëmijët se do e rregullon këtë po më kurrë se kemi pa. Që dy vjet e gjysmë nuk na ka thënë askush çka i ka ndodhur, po e lëmë që ka bërë vetëvrasje, që nuk besoj kurrë”, thotë Xhemile Dehari.

Ajo thotë se ai ditët para se të vdiste nuk shkonte në banesën ku u gjet i vdekur, dhe se ankohej se kishte dhimbje në shpinë.

“Dy netët e fundit ka fjetur aty. I ka pasur pak muaj martesë. Natën e fundit nuk e dimë çka ka ndodhur. Ka qenë me bashkëshorten e tij aty. Kur më kanë thirr të nesërmen, Astriti ishte aty, nuk kam hy as brenda vetëm mu shty në gjoks tha se kemi më Arbnorin”, tha ajo.

“Arbnori atë ditë është përgatitur me shku në punë si zëdhënës i Komunës. Një ditë më parë ka ble rroba të reja. Ka pasur të jetë dita e parë e punës së tij, ka punuar me media e ka dashtë atë profesion. Dëshira e tij më e madhe ka qenë me punu aty” tha Avni Dehari.

Të dy prindërit kanë thënë kur janë kthyer nga Zvicra në Kosovë, fëmijët e tyre janë angazhuar vazhdimisht në të gjitha aktivitetet në të cilat kanë menduar se ngritët zëri për liri të plotë, për të drejta dhe për mënjanimin e së keqes.

Arbnor Dehari , sipas prindërve të tij, ka qenë anëtar i Vetëvendosjes që nga vitit 2006./ Periskopi

Arbnor Dehari