zeneli1

Ylli i Kosovës në formacionin e javës në Holandë (Foto)

Arbër Zeneli po shkëlqen te skuadra e Heerenven.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës zhvilloi edhe një paraqitje të jashtëzakonshme në sfidën e djeshme ndaj Feynoord.

Zeneli bëri një asistim dhe shënoi një gol të mbrekullueshëm nga distanca, në sfidën e cila u mbyll me rezultat 2:2.

Ndërsa, mediumi holandez ‘De Telegraaf’ nuk ka ngurruar ta përfshijë atë në formacionin më të mirë të javës në Holandë.

zeneli/Periskopi.com

arber zeneli

Arbër Zeneli vazhdon me formën e mirë

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin holandez.

Periskopi.com Sporti

Zeneli ishte përsëri në listen e golashënuesve në fitoren e SC Heerenveen, ai shënoi gol në derbin ndaj FC Groningen.

21 vjeçari është duke kaluar në formë të mirë në këtë sezon, ai pas ndeshjes ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook.

 

“Çfarë nate e paharruar. Derbi i fituar. I lumtur me golin dhe fitoren shumë të rëndësishme”, ka shkruar Zeneli në Facebook.

Sulmuesi Arbër Zeneli në nëntë paraqitje në këtë sezon ka shënuar pesë gola për SC Heerenveen. /Periskopi.com

????????????????????????????????????

Supertalenti 21-vjeçar merr leje për të luajtur për Kosovën

Talenti i madh kosovar, Arber Zeneli ka marrë leje FIFA për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Hereenven po shkëlqen në këtë sezon.

Ndërsa lajmin për dhënien e lejës nga FIFA për lojtarin në fjalë e ka dhënë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku. /Periskopi.com

arber zeneli

Edhe Arbër Zeneli i bashkohet Kosovës

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Mesfushori i skuadrës holandeze Heerenveen, i cili ka luajtur për grupmoshat nën-21 vjeç të Suedisë, do të jetë një përforcim i madh për Kosovën, deklaron Bajram Shala, menaxher i Përfaqësueses së Kosovës.

“Kosova vazhdon projektin e saj, krijimin e ekipit për të tashmen dhe për të ardhmen. Fustbollisti i radhës që i bashkohet Kosovës është talenti Arbër Zeneli. Arbëri është 21-vjeç dhe do të jetë pjesë e një gjenerate të jashtëzakonshme që po vjen te Kosova”, ka thënë Shala. /Periskopi.com