FMN njoftohet për punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, të kryesuar nga shefi i këtij institucioni, Jacques Miniane.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për nevojat buxhetore të domosdoshme të MI-së për realizimin e këtyre projekteve.

Në veçanti u bisedua për punimet që po zhvillohen në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, për mundësitë e financimit të autostradës së re Prishtinë-Gjilan, projektin e rrugës N9 Prishtinë – Pejë, projektin Gjurgjicë – Klinë, projektin Skënderaj-Drenas, rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, si dhe për projekte të tjera infrastrukturore.

Po ashtu, u bisedua edhe për mundësinë e investimit në përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe për aviacionin civil – shërbimet ajrore të navigimit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.​/ Periskopi

Autostrada me Shkup / ARKIV

20 kilometrat e parë të “Arbën Xhaferit” lëshohen për qarkullim këtë muaj

Autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë mund të mos përfundojë në afatin e paraparë, sipas marrëveshjes së nënshkruar.

Periskopi.com Lajme

Qeveria dhe konsorciumi ndërtues ishin pajtuar që projekti të përfundojë i tëri në vitin 2018, mirëpo problemet me buxhet rrezikojnë shtyrjen e këtij afati. Me këtë problematikë, Qeveria është përballur thuajse gjithë vitin, raporton KTV.

Zyrtarë të “Bechtel & Enka”, thonë se kur është bërë marrëveshja, viti 2018 është propozuar nga ta, duke u bazuar në mundësitë teknike dhe menaxheriale për të kryer autostradën.

Por, kompania është e detyruar që të kryejë punime varësisht nga mundësitë e Qeverisë për t’i shlyer obligimet financiare.

Për këtë të fundit, dy palët janë ende duke diskutuar për marrëveshjen rreth ritmit të punës që duhet të bëhet dhe pagesat.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj çështjeje, pa u finalizuar marrëveshja.

Për vitin e ardhshëm Qeveria ka ndarë 200 milionë euro për vazhdimin e pagesës së ndërtimit të autostradës për Shkup. Ndërkohë, ekipet e angazhuara në autostradë, tashmë thuajse e kanë bërë gati për lëshim në qarkullim 20 kilometërshin e parë.