Gashi thotë se Kadri Veseli nuk guxon të shkojë në zgjedhje pas asaj që ndodhi në Drenas

Pas ngjarjeve të fundit në Drenas, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk guxon të shkojë në zgjedhje.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka deklaruar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, në TV Rrokum.

“Nëse PDK në Drenas ka pasë 19 mijë vota, dhe ka ra në nëntëmijë. Pra, ka humbur 55 për qind të votave. Nëse me këtë logjikë shkohet edhe në Skenderaj, ajo humb 20 mijë vota. Pra, këto humbje të votave kanë shkuar diku, por jo në LDK. Sidoqoftë, me rëndësi është që në një zonë ku PDK në start ka pasë 50-60 mijë vota është përgjysmuar. Bëse ky shembull shtrihet ne krejt Kosovën, është jopozitiv për PDK-në”, thotë ai, duke shtuar se do të kalojë Buxheti për vitin 2017.

Gashi thotë se seanca për UÇK-në mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi

Arben Gashi, deputet i LDK-së, ka thënë se seanca e nesërme për dënimet në procesin “Drenica 2” është gabim.

Periskopi.com Lajme

“Në parim mendoj se mbajtja e seancave është gabim. Janë tri elemente: 1. Dënimet 2. Drejtësia apo jo drejtësia dhe 3. Lufta e UÇK-së… Pajtohem me pikën e tretë, te i dyti nuk kam njohuri për këto çështje dhe nuk mund të paragjykoj, sikur edhe të i pari”, ka thënë Gashi, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se kjo do të konsiderohet nga ndërkombëtarët si ndërhyrje në drejtësi.

Ndërsa për efektin e kësaj seance, ai tha se do të jetë negative.

“Do të ketë zell për diskutim, por çka do të diskutohet. Efekti do të jetë negative për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për interesin e personave të dënuar”, ka shtuar Gashi.