Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra merret me video të LDK-së, harron të tyren me bateria

Periskopi.com Lajme

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra nga PDK, është tallur me spotin më të ri të rivalit politik LDK-së, duke thënë se “sot LDK e kish nxjerr një spot, ku gjoja dy të rinj ka me i punësue një ministër i mençur”.

Ajo ka thëne se klipi i LDK-së është shumë amator dhe qesharak, kurse ka akuzuar valin politik se po kopjon PDK-në.

“Po shihet kohëve të fundit si po i bëjnë tubimet me qytetaret, ky është kopjim komplet i fushatës së PDK-së”, ka thënë Xharra.

“LDK është parti e cila ka qenë në pushtet tash dhe doli skandali që Ministria e Kulturës ka hap konkurse pune tash”, tha ajo.

Sipas saj, LDK-së mund t’ia numërojnë skandalet.

“Kur folin për kapjen e shtetit, në fakt askush nuk ia përmend që ia ka dhënë tenderin djemve të vet, Isa Mustafa, apo terminalin. Ekzistojnë faktet dhe tekstet që gazetaret i dijnë”, tha ajo.

Xharra ka thane se LDK pati njerëz të ri që i ka përjashtue, e tash ka marr të ri të cilët janë të mendësisë së Isa Mustafës.

“Janë ekipi i Riinvestit, të cilët janë ndërtue dhe formue prej Isa Mustafës, ku kanë qen aksionar dhe ka dalë skandali edhe projekti që ka dalë tash me Qeverinë”, tha  Xharra në ‘Rrokum Roll’ në Televizionin Rrokum.

 

Pas ofendimit që aktivistja e PDK’s Arbana Xharra i bëri diasporës, mërgimtari i drejtohet me një letër

Periskopi.com Lajme

Anëtarja dhe aktivistja e PDK’së Arbana Xharra, më herët ka shkruar një status në Facebook duke pyetur Vetëvendosjen se ku po i merr paratë që po i sjell mërgimtarët të votojnë në Kosovë.

Por, tani është një mërgimtar, Kasim Qafleshi i ka dhënë asaj përgjigje në shumë pyetje.

Ai ka shkruar një letër publike asaj duke ia sqaruar çdo detaj, e madje edhe zbulon se për çfarë pune po e paguan Xharrën PDK-ja dhe çfarë do të bëjë ajo pas zgjedhjeve.

LETËR PUBLIKE PËR ARBANA XHARRËN

Qysh atë ditë kur vendosa t’a lëshoj Kosovën dhe të marrë rrugën e emigrimit për të kërkuar një jetë më të mirë, i kisha dhënë një premtim vetës se nuk do të lexoj bile bile as të dëgjoj për politikën në Kosovë.

Kaluan më se 8 vite që kur lëshova Kosovën por gjithmonë si çdo mërgimtari edhe mua mendja me rri tek atdheu im Kosova.

Kurrë  nuk kam qënë adhurues i politikës. Por ajo çfarë më shtyri të reagoj,ishte pikërisht një deklaratë e lëshuar ditë më parë nga Arbana Xharra,ku iu drejtua Lëvizjes Vetëvendosje me fjalët, citoj:

‘’KU PO I MERR LËVIZJA VETËVENDOSJE ATA MILIONA PËR VOTUESIT E DIASPORËS’’

Thënë të drejtën,si pjesë e diasporës që jam disi më preku.Jo pse jam pjesë e LVV-së apo i ndonjë subjekti tjetër, por vetëm m’u  duk vetja disi i nënvlerësuar dhe thashë me vete ‘’edhe këtu nuk na lënë të qetë’’,andaj vendosa t’i drejtohem me disa fjalë të sapo aderuarës në PDK znj.Arbana Xharra.

E nderuara Arbana Xharra,desha të t’a bëjë pak a shumë me dije se kush jemi ne diaspora,andaj citoj:

  1. Jemi ne ajo diaspora,që punojmë dhe veprojmë kudo nëpër botë,vetëm e vetëm për t’i mbajtur gjallë familjet tona në Kosovë,ku pikërisht ju klasa politike i keni lënë nën mëshirën e kohës.
  2. Jemi ne ajo diaspora,që kursimet e mundit tonë 11 muajsh i ruajmë me krenari dhe për një muaj të pushimeve tona t’a zbusim sadopak varfërinë në Kosovë.
  3. Jemi ne ajo diaspora që për një sezon veror e rrisim buxhetin e shtetit për thuajse 20% , kjo është thënë me qindra herë edhe nga institucionet e Kosovës.
  4. Jemi ne ajo diaspora qëme djersën tonë po mundohemi t’a fuqizojmë shtetin dhe po vazhdojmë të kontribuojmë në shtetndërtim,edhe pse jemi në dijeni se e gjithë djersa jonë ka adresën në ‘’Klanin Pronto’’.
  5. Jemi ne ajo diaspora që asnjëherë nuk kemi pasur synim të përfitojmë nga paraja publike e shtetit të Kosovës.
  1. Jemi ne ajo diaspora për çdo vit jemi viktima të policisë serbe duke na plaçkitur si në dogana ashtu edhe në rrugët transite që shpiejnë për në Kosovë apo edhe anasjelltas,dhe kjo vie rezultat i kinse marrëveshjeve të Brukselit në krye me tashmë bashkëpartiaken tuaj Edita Tahirin.
  2. Jemi ne ajo diaspora se të pangopurit e partisë ku ti tashmë je radhitur,keqpërdorin paratë tona që ne paguajmë nëpër dogana të Kosovës dhe ato sërish kanë drejtimin në ‘’Klanin Pronto’’
  3. Jemi ne ajo diaspora që 19 vite me parë derdhëm miliona marka,franga e dollar në arkat e fondit ‘’Vendlindja Thërret’’ ,dhe ‘’Ata’’ të SHIK-ut që ti dikur kërkoje me ngulm që të hetohen,sot kanë bërë pasuri marramendëse po nga ai fond.
  4. Jemi ne ajo diaspora që vazhdojmë të derdhim qoftë edhe një cent të fundit nëpër fonde të ndryshme për shërimin e fëmijëve tanë jashtë vendit,sepse shëndetësia në Kosovë është bërë biznes e asgjë më tepër. Ky është prapë rezultat i qeverisjes së asaj strofkës tënde ku ti tashmë ke bërë vend.
  5. Jemi ne ajo diaspora që e filluam,e bëmë dhe e fituam luftën,pa asnjë interes për t’u pasuruar.
  6. Jemi ne ajo diaspora që ka me qindra ushtarë të UÇK-së në mërgatë,që sot nuk gëzojnë pensionin veteran apo invalid i luftës,vetëm e vetëm se listat janë trashë duke u futur në to militantët e atij klanit të famshëm.
  7. Jemi ne ajo diaspora që asnjëherë nuk vizitohemi nga lidershipi i vendit bile as edhe nga ambasadorët e Kosovës.
  8. Jemi ne ajo diaspora që po mundohemi t’a ruajmë imazhin e dëshmorëve dhe heronjëve tanë edhe atëherë kur ju i harruat,dhe sot në çdo fushatë tuajën thirreni në emër të tyre.
  9. Jemi ne ajo diaspora që kërkojmë nga të gjithë ju klasa politike të na lëni të qetë,sepse nuk dëshirojmë të jemi temë diskutimi për interesat tuaja personale.
  1. Jemi ne ajo diaspora që nuk presim miliona nga asnjëra parti politike për të na i hequr shpenzimet e udhëtimit sa për të na rrëmbyer votën.Mos harro.Kemi paratë tona dhe nuk mashtrohemi aq lehtë për para.

Për fund,tregoj opinionit të gjerë e nderuara Arbana Xharra,sepse je e paguar me një shumë marramendëse nga kreu i PDK-së për t’u marrë me shpifje,duke sulmuar çdo subjekt politik deri në kohën kur të përfundojnë zgjedhjet,dhe sërish do të kthehesh në redaksinë e gazetës së degraduar ‘’ZËRI’’

PS; Nëse mendon që i përkas ndonjërit subjekt,dëshiroj të ta dëshmoj edhe këtë sepse qënia ime prej njeriu i takon vetëm Familjes Jashari. Për të t’i larguar dyshimet,fotografia e mëposhtme e dëshmon fjalën time.

LINZ , AUSTRI

29.05.2017

Kritikohen ashpër Arbana Xharra dhe Lumir Abdixhiku

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka komentuar rreth aderimeve të ish-gazetares Arbana Xharrës në PDK dhe ish-analistit Lumir Abdixhikut në LDK, për të cilët thotë se kur përmendej një ‘alternativë e re’, është aluduar gjithmonë në njerëz të tillë.

Hoti thotë se Xharra ka zgjedhur të jetë pjesë e së keqes më të madhe në vend, ndërsa Abdixhiku është rreshtuar tek ata që e kanë mbytur shpresën  e popullit.

Ai tutje ka shtuar se ndryshimi është i mundur vetëm me Vetëvendosjen.

Ja shkrimi i plotë i Shkodran Hotit:

‘Jo pak është përmendur nevoja për një “klasë të re politike”, që për mua ka qenë përherë frazë absurde. Zakonisht, kur nga gjithologët përmendej një “alternativë e re”, aludohej gjithnjë në njerëz si Lumir Abdixhiku, Arbana Xharra e sojin e tyre.

Sot, Arbana Xharra është pjesë e PDK’së, kurse Lumir Abdixhiku pjesë e LDK’së. E para ka zgjedhur të jetë pjesë e të keqes më të madhe në këtë vend, që e ka kapur shtetin dhe është përgjegjësja kryesore për krejt të këqijat. I dyti është rreshtuar tek ata që e kanë mbytur shpresën e popullit, duke i mashtruar ata se janë kundër krimit e kapjes së shtetit, e që më pas u futën nën sqetullën e atyre që konstrukutuan kapjen. E gjithë kjo flet shumë jo vetëm për Arbanën e Lumirin, por edhe më shumë për ata që i kanë parë e i shohin këta e sojin e tyre si “gjeneratë e ndryshimit”. Është më e qartë se kurrë se ndryshimi është i mundur vetëm me VETËVENDOSJE!’n.’/Periskopi/

Bëhet e gjallë anëtarja e PDK-së, ka probleme me një anëtar të LDK-së

Periskopi.com Lajme

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra që kur është sulmuar fizikisht nuk ka shkruar asgjë e as nuk është lajmëruar në publik.

Por ka qenë Lumir Abdixhiku që e ka nxitur kësaj radhe. Ky i fundit të enjten ka aderuar zyrtarisht në LDK, transmeton Periskopi

Abdixhiku që për shumë ditë e sulmoi atë që kaloi në PDK, te SHIK-u siç i thoshte ai, Xharra tash ish mikun e saj të dikurshëm, e quan hakmarrë primitiv, i thotë se ka nxitur dhunën ndaj saj e në fund i thotë hipokrit.

Shkrimi i saj:

Lumir, me paske sulmuar si zyrtar i LDK’se – turp per ty

Kur vendosa qe te behem pjese e PDK’se, sigurisht isha e vetedijeshme qe jo cdo kush do te ishte i kenaqur me vendimin tim. Puna ime si gazetare, shkrimet e mia per 17 vjet, kane krijuar opinione te ndryshme te njerezit e ndryshem. Pa dyshim qe secili prej tyre ka pase pritje te ndryshme per mua. Prandaj, diten kur e bera publik qendrimin qe po i bashkohet PDK’se, filloi nje stuhi e fuqishme ne rrejte sociale. Deri diku isha e pergatitur per nje gje te tille, per arsyet qe i permenda me lart. Por isha plotesisht e vetedijshme qe ne asnje rast, askush, nuk do te mund te thote qe Arbana Xharra e beri kete veprim per te perfituar materialisht, ose qe ne te kaluaren kishte perfituar materialisht. E shumta qe do te mund te akuzohesha, ishte se po beja gabim, e assesi ndonje shkelje te ligjit, ose qe e kisha ne mendje ndonje qellim per te shkelur ligjin.

Pra, po prisja reagime – edhe pse jo ne ato permasa cfare ndodhen. Mirepo nuk po prisja qe fushata denigruese te udhehiqej prej njerezve, prej atyre qe i konsideroja miq, prej atyre qe me kishin ardhur dhe u kisha shkuar ne shtepi, si bie fjala Lumir Abdixhiku.

Shkrimet e Lumirit ishin fleterrufe qe me shtangen. Gjuha e perdorur prej tij ishte gjuha e nje hakmarresi primitiv. Kjo behej edhe me djallezore, kur dihej qe ai kete po e bente nga pozita e perfaqesuesit te shoqerise civile. Lumiri po me gozhdonte, po nxiste ne dhune kunder meje, duke moralizuar se qysh akti qe une po e beja, futja ne politike, qenka njeri prej krimeve me te renda ne historine e njerezimit. Sigurisht qe nje gje e tille shitej mire nje opinion, sepse po vinte prej nje njeriu te paster dhe me pedigre te larte. Prej nje njeriu te panjolle. E gelltita me dhimbje te madhe. Kjo fushate kulmoi me nje rrahje brutale.

Tash disa fjale per djalin e panjolle, per ujin e bekuar, per profesorin e Riinvestit, ish mikun tim dhe te familjes, antarin me te ri te LDK’se, Lumirin.

Pra, Lumir, abuzove nga pozita e nje personi te rekrutuar nga nje parti politike, per te me goditur nga shoqeria civile, per te nderruar pozicionin tend vetem disa dite me vone.

U bere pjese e LDK’se, pjese e ekipit te Isa Mustafes, qe deri dje ishte pjese e “klanit pronto”, qe deri dje i koordinonte te gjitha veprimet me “shefin e ShIK’ut”, me “shefin e nentokes”.

A eshte e mundur qe je kaq i pacipe dhe kaq i paskrupullt?

A eshte e mundur qe je edhe kaq naiv, sa te mendosh qe ti nuk kuterbon?

A eshte e mundur qe ti i gozhdon njerezit, ne menyre qe pas disa ditesh te perfitosh brutalisht nga keto goditje?

Ti Lumir, e kemi pare edhe rastin e javeve te fundit, je rasti me eklatant i perzierjes se fushave, ne mes te biznesit dhe politikes. Ti ishe ne politike, edhe kur ishe ne biznes, e ishe ne biznes edhe kur ishe ne politike.

Mos te flasim pastaj – se paku jo per momentin – per milionat e familjes me tenderat e KEK’ut. Mos te flasim pastaj per shtepite tua gjithandej.

Hipokrit, kaq per momentin! / Periskopi.com

Ylli Hoxha e bënë një premtim publik për sulmin ndaj aktivistes së PDK’së

Periskopi.com Lajme

Ylli Hoxha nga Vetëvendosje ka dënuar sulmin ndaj anëtares së PDK-së, Arbana Xharrës.

Por, Hoxha thotë se sikurse sulmi që është i papranueshëm ashtu është e papranuehsme edhe përpjekja për t’i akuzuar për këtë sulm, kritikuesi e aderimi të saj përkrah Klanit Pronto.

Hoxha që nuk pret rezultate nga ky shtet, ka një premtim për sulmin ndaj Xharrës, raporton periskopi

Shkrimi i tij:

Eshte i papranueshem sulmi ndaj Arbanes, por edhe perpjekja per t’i akuzuar per kete sulm kritikuesit e aderimit te saj perkrah Klanit Pronto. Dhuna e nates nuk eshte menyre veprimi e atyre qe i rezistojne Klanit Pronto, perkundrazi eshte stil tipik i vete Klanit Pronto!

I deshiroj sherim sa me te shpejt Arbanes. Nga shteti i kapur nuk pres rezultate te hetimit, por i premtoj qe ne 6 muajtë e pare te Qeverisjes se LVV-se do t’ia mundesojme organeve te rendit qe t’i gjejne dhe vendosin para gjyqit sulmuesit e saj, se bashku me sulmuesit e Agron Kabashit, orkestruesit e “vetevrasjes” se Astrit Deharit……  / Periskopi

Apostolova dënon sulmin ndaj anëtares së PDK-së

Periskopi.com Lajme

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm që i është bërë Arbana Xharrës.

Apostolova sulmin e ka konsideruar kundër vlerave njerëzore, gjithashtu ka bërë thirrje nga institucionet relevante t’i ndëshkojnë keqbërësit.

Shkrimi i Nataliya Apostolova në Twitter:

“E tronditur nga sulmi ndaj Arbana Xharrës. Bashkimi Evropian qëndron mbi çdo sulm kundër vlerave njerëzore. U bëj thirrje institucioneve për t’i ndëshkuar keqbërësit”.

Shkrimtari kosovar godet Xharrën – nuk solidarizohem me hipokritë!

Periskopi.com Lajme

Shkrimtari kosovar, Ag Apolloni lidhur me rastin e sulmit ndaj Arbana Xharrës ka reaguar në Facebook, ku ndër tjera ka treguar se pse nuk solidarizohet me Xharrën.

Ai më tej thotë se edhe vet ka qenë i kërcënuar dhe sulmuar por që rastet nuk i ka paraqitur në polici dhe as si ka bërë publike.

Apolloni thotë se nuk bashkëndjenjë me Xharrën sepse beson se rastet e tilla po përdoren si reklamë për ngritje në qendër të vëmendjes.

Ja shkrimi i plotë i Ag Apollonit:

Kjo është koha e qyqarëve

Deri dje e sulmuan në Facebook, me të drejtë, sepse kaloi nga njëri skaj në tjetrin, duke u bërë shembull i rrences, mashtrueses, hipokrites, kurse tani e mbrojnë si “viktimë”. Pra, kaluan nga sulmi në mbrojtje. Unë, për vete, s’mund të solidarizohem me hipokritët, as dua të merrem me dhunuesit.

Është bërë shprehi kohëve të fundit që të zgjohet mëshirë jo vetëm nëpërmjet të qenit i rrahur, si në këtë rast, por edhe nëpërmjet të qenit i kërcënuar. Shpesh rrahja dhe kërcënimi shfrytëzohen si reklamë. Mjafton që filani të thotë se e kanë kërcënuar dhe “vërshon” si diarre solidarizimi nëpër facebook dhe portale, e mos të flasim më për rastet kur filani ka “fatin” të sulmohet fizikisht. Atëherë, kemi solidarizim me lot e me qyrra.

Shteti të cilin sot e përkrah “e rrahura” e djeshme, është shtet që të kërcënon, të rreh, të vret. Edhe në rastin kur nuk e bën asnjërën nga këto, ky shtet nuk të mbron. E kjo është njësoj.

Unë vetë kam qenë i kërcënuar me mesazhet më të poshtra dhe më “tmerruese” në facebook, email e telefon, por thjesht, kam fshirë nga facebook-u kërcënuesit dhe, shpesh, kam ndërruar numrat e telefonave. Po ashtu, disa herë, për shkak të shkrimeve të mia, ma kanë sulmuar makinën (kerrin): m’i kanë thyer pasqyrat, m’i kanë lyer gomat me s’di çfare “llaku”, m’i kanë shqyer gomat me thikë (kjo më ndodhi edhe para pak javësh), por kurrë s’e kam paraqitur rastin në polici, edhe pse familjarët e mi kanë menduar se duhej të bashkëpunoja me policinë për këto raste.

Ja ku po ju them publikisht: mund të më shihni të vdekur, por jo të frikësuar. Unë s’i besoj këtij shteti, s’i besoj kësaj policie. Më parë e ndërroj kokën, sesa bindjet.

Ata që ndërrojnë bindjet si kjo “e rrahura” e djeshme, s’do ta kenë kurrë përkrahjen time, as në raste si ky që i paska ndodhur mbrëmë.

Mos harroni çka ka thënë Virgjili: Fati i do të guximshmit!”

 

Çfarë tha Arbana Xharra, disa orë përpara se të sulmohej fizikisht (Video)

Periskopi.com Lajme

Arbana Xhara, ka qenë e ftuar në emisionin “Oktapod” këtë të premte, disa orë përpara se ajo të sulmohej fizikisht përpara banesës së saj.

Xharra ka folur për situatën politike në Kosovë, për ndikimin rus në rajon, për agjendën islamiste të Erdoganit, për rastet që ata donin ta korruptonin.

Me poshtë lexojeni të plotë intervistën e zhvilluar në emisionin “Oktapod” të Televizionit Vizion Plus:

Pse e more vendimin dhe si erdhe deri te ky vendim për ti thënë Kadri Veselit po?

Xharra: 16 vite deri në 17 vite në gazetari, 8 vitet e para me temat e korrupsionit, më pas nga 2012 me temat e radikalizmit, kam qenë e përkushtuar gjithë këto vite, asnjëherë s’kam pas shkëputje nga gazetaria. Përkushtim shumë i madh normalisht se nuk mund të kesh demokraci pa media të lira dhe unë kam pare gjatë gjithë kësaj kohë te tranzicionit dhe ndikimin që ne kemi pasur sidomos te politikanët, shqetësimi i tyre kur diçka dilte në balli, mirëpo zgjaste një javë, 10 ditë, 1 muaj. Ka pasur raste kur janë iniciu dhe procedura gjyqësore mirëpo erdhi një moment pas kërcënimeve sidomos këto të fundit që pata, gjithë ato shkrime për radikalizëm, gjithë ato shkrime për korrupsion, e pashë që e ndjeva nevojën të dal në anën tjetër të vendimmarrjes, të bëj përpjekje që kauzat e mia që kam qenë e angazhuar shumë gjatë ti shty në vendimmarrje. Duket një ekuacion i thjeshtë, 17 vite andej jam munduar por maksimumi çudia 1 javë zgjat.

Pyetja është pse PDK-ja dhe pse tani?

Xharra: Nuk kisha kërkesë pozicion ministror as të futesha në listën zgjedhore por haëpsirë. Hapësirë për këto tema të cilat kam punuar me përkushtim shumë të madh të shty përpara me vendimmarrje. Dua të përmend disa raste ku unë muajt e fundit jam marrë dhe me politikat e rajonit. Kur kishim një provokim nga Serbia me trenin i cili provoi të futej, unë shkruajta një letër për zyrën e BE-së në Serbi për shkak të propagandës serbe se policia kosovare po maltretonte serb, që nuk ishte e vërtetë. Një mike e imja e cila është një zonjë pozitare në Beograd më botoi letrën në gjuhën serbe dhe pati një reagim tmerrësisht të madh. Pse të mos kemi një zë nga brenda nga politika ku do të merremi edhe me këto tema. Po rritet ndikimi rus dhe nuk kemi asnjë politikan qe flet për shtrirjen e tyre. Jemi të rrethuar, po shihet reagimi i faktorizimit të shqiptarëve, të gjitha mediat sllave kryesisht thonë ‘’Shqipëria e madhe’’ mirëpo nuk flasim detajisht çfarë po ndodh me Rusinë, se si po nis me furnizimin me armë në Serbi, sesi provoi nga Mali i Zi të organizoj pucin kundër Gjukanoviqit mirëpo ndërpreu zinxhirin, sesi tentoi me Grujevskin. Në anën tjetër kemi jo Turqinë por Erdoganin i cili ka një agjendë të tij islamiste.

Mund të ma shpjegosh si është ky projekti Erdogan për Kosovën dhe për Shqipërinë ?

Xharra: Radikalizmi nuk ka nisur me Erdoganin, ka nisur menjëherë pas lutës me organizata që kanë ardhur nga shtetet e lindjes. Nga 2011 deri në 2014 Erdogani përmes organizatave shtetërore TIKA ka ndërtuar 20 xhami në Kosovë të reja, ka bërë dhe rinovimin e rreth 30 xhamive ekzistuese që nga koha otomane. Post kësaj kemi rastin në Prizren me imamin në xhaminë në qendër, largon imamin kosovar dhe sjell një turk. Organizata TIKA bën politikë përmes ambasadores turke, jo vetëm kësaj po dhe asaj që ishte. T’ju tregoj dy raste të mia me të dyja ambasadoret. Ish ambasadorja bëri një letër të hapur ku unë reagova për mënyrën sesi po trajtohet Kosova, bëri një letër të hapur kundër meje në vitin 2013. Tashi së fundmi pak muaj me parë David Philips është një profesor në Columbia University, një mik i imi nga Neë Yorku erdhi në Shkup dhe më kërkoi të shkoj të ligjëroj dhe më pas bëra një intervistë me të për ndikimin e Turqisë. Ai është në mbrojtje të Kurdëve, ka disa libra që ka publikuar dhe del me një letër të hapur ambasadorja turke se pse unë intervistova David Philips. Një ndërhyrje direkte në media dhe pastaj filloi të thoshte se ne jemi vëllezër se nuk është e vërtetë dhe unë ju përgjigja se ne nuk jemi vëllezër …

Jemi të rrezikuar nga ‘’Otomanizmi’’?

Xharra: Jemi të rrezikuar nëse nuk do të ketë vendime politike. Unë kam kritikuar po ashtu qeverinë në Shqipëri. U kërkua të ndërtohet xhamia më e madhe në Ballkan në mes të Tiranës dhe u dha leje. Kemi nevojë për gjëra të tjera. Sot fëmijët tanë nëpër shkolla publike nuk kanë tualete, nuk kanë se ku të pinë ujë, të mos flasim për laburatore. Për çfarë ka nevojë Kosova ? Për vende pune. Projektet ekonomike gjatë procesit të privatizimit kanë dështu investimet turke.

Ti ke hyrë në partinë e Hasim Thaçit. Partia e cila Erdoganin e ka pasur vëlla. Si do vazhdosh?

Xharra: Sot kemi një lider të ri, i cili para pak kohësh ka dal publikisht në media dhe thotë se Kosova duhet të orientohet nga perëndimi.

Vëllai Erdogan aty do të jetë gjithsesi është ideja …

Xharra: Vllai Erdogan nuk duhet të jet, unë kam qëndrimet e mia. Ne nuk jemi vëllezër. Ne duhet të kemi relacione bashkëpunim dhe partneritet. Në momentin që ai ka agjendë islamiste ne duhet të kundërshtojmë sepse po shfrytëzohet ambient i përshtatshëm i ndikimit jo vetëm në Kosovë, por dhe në Maqedoni përmes partisë Besa e cila për herë të parë u fut në zgjedhje pa komisionerë dhe fitoi 5 mandate. Nuk do ta pranojmë këtë platformë e cila është bërë. Dua të them më tej asaj që ne shohim.

Të kthehemi te angazhimi juaj i cili bëri shumë bujë. Në rrjete sociale çfarë nuk është thënë. Madje shumë kam dëgjuar dhe për ju që ju mbronin që nuk ka asnjë gjë të keqe ndërkohë që të tjerë thonin që dhe kjo e bëri paktin me djallin hyri në politikë do korruptohet, si je ndjerë gjatë këtyre ditëve ?

Xharra: Jam ndjerë keq nga disa miq të mi të cilët më njohin dhe më kanë parë gjatë gjithë këtyre 17 viteve. Nuk kam pas mundësi të korruptohem? Sa gazetarë njihni që janë korruptuar ? Kam përcjellë ekonominë për një kohë të gjatë. Kam pas takime me ndërmarje publike.

Jo zarfe me para por kanë ardhur në redaksi kur ne kemi pasur një skandal të naftës kancerogjene dhe vjen pronari i kompanisë dhe më thotë më trego se sa para do të mos vazhdosh të botosh këto tekste. Ma ka thënë në zyrën time. Kam pas edhe kolegët e mi të cilët kanë qenë prezent.

Dhe nuk keni pranuar?

Xharra: Nuk kam pranuar dhe kam vazhduar me shkrimet. Kam pasur tekste të tjera ku më kanë shkruar të ndalen tekstet dhe nuk kam bërë kompromis. Kam kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe të gjitha partitë politike po ashtu.

Është dikush që ju ka lënduar fakti që keni postuar?

Xharra: Nuk dua të përmend. Kam pasur disa kolegë të mi që kam pasur marrëdhënie shumë të mira … I mirëkuptoj deri në një masë por jo me fyerje jo me ofendime. Le të më japin kohë. Pse duhet të më kryqëzojnë. Unë dua të jem model ndryshe dhe dua të me japin kohë dhe të shohin se çfarë mund të bëj.

Iu deshën 10 orë Kadri Veselit për të reaguar për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Periskopi.com Lajme

Kreu i PDK-së, Kadri veseli i cili arriti që Arbana Xharrën ta anëtarësonte në PDK ka reagua për sulmin ndaj saj.

Që nga dita kur ajo aderoi në këtë parti u pa me të në teren, në fushatën e hershme që ai ka nisur, raporton periskopi

Por, iu deshën 10 orë për të reaguar për sulmin fizik ndaj saj.

Reagimi i Veselit:

Sulmi ndaj Arbana Xharrës është një akt barbar dhe i patolerueshëm.

Linçimi i vazhdueshëm i një gruaje dhe nëne, e cila ndër vite është shquar për veprimtarinë e saj të guximshme në të mirë të të gjithë shoqërisë sonë, është një sulm i radhës qyqar ndaj Arbanës, familjes së saj dhe demokracisë në vendin tonë.

Të gjithë duhet të jemi një, kundër së keqes, kundër cenimit të fjalës së lirë, të mendimit, shprehjes dhe orientimit politik.

Arbana edhe tani në angazhimin e saj në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës do të vazhdojë të japë më të mirën e saj për konsolidimin e demokracisë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit.

Sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë, kurse Arbanës i uroj shërim të shpejtë.

Presidenti i Kosovës reagon vetëm kur sulmohen anëtarët e PDK-së

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për sulmin ndaj anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.

Ai thotë se sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë dhe se, sipas tij, me këtë sulm janë cenuar edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po ndërtohet shteti ynë.

Por, Thaçi që është president, nuk reagoi edhe kur u sulmua Dardan Molliqaj, që është anëtarë i një partie tjetër. AI u sulmua dy muaj më parë, e së fundmi mori sërihs kërcënime.

Reagimi i Thaqit:

Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.

Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.

Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.

Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë. HTH

Milaim Zeka tregon kush ka faj për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka ka reaguar ndaj sulmit ndaj Arbana Xharrës, duke thënë se Kosova është shtet i turpit.

AI kërkon që të zbardhet rasti më shpejt, në të kundërtën faji bie mbi partitë në pushtet, ngase siç thotë ai, shumë prokurorë deri tek Kryeprokurori i kanë shndërruar në informator.

Postimi i tij i plotë:

Shteti i turpit

Ata qe e kane rrahur mbrame Arbana Xharren, ne radhe te pare e kane shtetin e turpit, te ndertuar nga PDK/ja dhe LDK-ja. Ne radhe te dyte, na kane rrahur ne te gjitheve qe guxojme me mendu ndryshe. Ne radhe te trete e kane rrahur nje nene, dhe nje njeri publik, qe askujte nuk ja ka zene hisen e diellit.

Nuk po du me hy ne teorite e konspiracionit se kush qenderon mbrapa kesaj vepre te turpit, por deshiroje te beje apel tek organet e rendit qe ta zbardhin kete rast, perndryshe faje u mbetet partive ne pushtet, te cilat shume prokuror, deri tek Kryeprokurori, i kane shenderruar ne informator, dhe dezinformator!!!

Berisha: Rasti Xharra, një rrahje “e porositur”?!

Periskopi.com Lajme

Publicisti dhe ish i burgosuri politik, Nazmi Berisha vlerëson se sulmi fizik ndaj Arbana Xharrës është i porositur.

Sipas tij, opinioni publik do trazohet derisa të zbulohet a ishte sulm hakmarrës  antogonistëve të saj politik, një reaksion emocional i ndonjë partizani të frustruar apo është sulm i kalkuluar nga nëntoka politike.

Reagimi i tij:

Një rrahje ” e porositur”?!

Sulmi i mbrëmshëm ndah Arbana Xharrës do të trazojë edhe më shumë opinionin publik.

Ajo çka do të intrigojë më tepër është enigma, ishte një sulm hakmarrës i antogonistëve të saj politik, një reaksion emocional i ndonjë partizani të frustruar, apo është një sulm i “kalkualuar” nga nëntoka politike për t’i riparuar imazhin publik të rrënuar me veprimin e saj të befasishëm.

Siq duket ka të ngjarë të jetë më shumë kjo e dyta, vetë reagimet e rrufeshme të Berat Buzhalës dhe Adriatik Kelmendit, duke pasuar deklaratat e pritura indinjuese në kor nga ambasadat dhe gjithë oborret e tyre, si dhe sehirgjinjve të skenës mediale sinjalizojnë që sulmi ndaj saj mund të ishte i porositur nga ata që kishin lansuar projektin “Xharra”, një projekt që kishte rrezik të shembej ende pa filluar.

Kryeministri Mustafa kërkon të zbulohen sulmuesit e Arbana Xharrës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka reaguar për sulmin ndaj anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.

Ai thotë se kryerësit duhet sillen para drejtësisë.

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë. IM”, ka shkuar ai./ Periskopi

Analistja thotë se sulmi i Arbana Xharrës është skenar i SHIK-ut

Periskopi.com Lajme

Analistja Kimete Berisha thotë se sulmi i Arbana Xharrës është skenar i SHIK-ut.

Sipas saj, ata e kanë marrë në parti dhe e kanë rrahur për të krijuar drama.

Postimi i saj

Këta edhe ‘të marrin’ edhe të rrahin, me kriju drama prej teje.

I kanë vra do burra më të mëdhenj, e s’po e rrahin një femër!

Rrahja e ish gazetares është fore e SHIK-ut, e ‘SHIK-u ‘nuk ekziston’!

P.S. Kadri Veseli më kish çu fjalë: Tregomë Kimete, a ka diçka që mund të bëjë për ty!

Po, i thashë: ‘Tregomë kush e helmoi Volfgang Amadeus Moxartin me tavë Elbasani’.

Ende s’kam marrë përgjegje!

P.S. Koincidencë e çuditshme i thonë fotografisë kur fustani i gjelbër i gazetarës së rrahur kombinohet me ngjyrën e radiatorit, ndërsa e gjelbra është ngjyra e besimit!

NDALOHET CITIMI NGA PORTALET

Matoshi për sulmin ndaj Xharrës: Republika ka me u rezistu barbarëve

Periskopi.com Lajme

Publicisti dhe analisti, Halil Matoshi ka dënuar rrahjen e anëtares së PDK-së, Arbana Xharra, duke e cilësuar këtë akt si sulm mbi themelet e lirisë.

Matoshi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “I lig asht ai njeri dhe ajo mendje kriminale qe ngre dore mbi nji grue e nane”.

Postimi i plotë i Matoshit:

“Sulmi mbi Arbanen asht sulm mbi themelet e lirise se Kosoves !

I pajetueshem asht ai vend ku sulmohen e rrihen lajmesit (gazetaret) dhe akecili qyetetar. I shkrete asht nji komb qe ngriet n’mjes me lajme te tilla !

I lig asht ai njeri dhe ajo mendje kriminale qe ngre dore mbi nji grue e nane!

Republika ka me u rezistue barbareve dhe ka me i mund ata. Jam i sigurt !!!

Adriatik Kelmendi ka dy fjalë për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Periskopi.com Lajme

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas rrahjes së mbrëmshme ndaj anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.

Ai thotë se lufta ka lënë shumë trauma në Kosovë, e quan sulm të ligë atë që i ndodhi Xharrës dhe thotë se është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Si duket na kanë lënë bukur pasoja traumat e luftës!

Se vështirë të shpjegohet ndryshe nevoja e ethshme për gjetjen e individëve, të cilëve duhet në korr t’i bëjmë linç publik – me mllef, sharje e mallkime – vetëm se nuk pajtohemi me qëndrimet personale të tyre, orientimin jetësor të tyre.

Sulmi i ligë ndaj Arbana Xharrës është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Ngjashëm ndodhi edhe para pak kohësh ndaj shoqëruesit të Dardan Molliqajt.

Me këtë mendësi së shpejti do të shohim edhe viktima.

E viktimat do të jemi ne, shqiptarët, që kemi filluar të mos e durojmë njëri-tjetrin. Deri në linç, publik e fizik!

Alma Lama reagon pas sulmit të Arbana Xharrës: Nxitja e urrejtjes, sjell dhunë

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka reaguar pas sulmit fizik që i është bërë Arbana Xharrës.

Ajo thotë se nxitja e urrejtjes pashmangshëm sjell dhunë.

“Populli e ka thene shume mençur:

Gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen!

Linçimi publik, nxitja e urrejtjes per çfaredolloji motivi: politik, gjinor, etnik, fetar….pashmangshem sjell dhune.”, ka shkruar ajo, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi të Arbana Xharrës.

Fisnik Ismaili flet se kush mund ta ketë sulmuar Arbana Xharrën

Periskopi.com Lajme

Pas lajmit për rrahjen e anëtares së re të PDK-së, Arbana Xharra, ka reaguar Fisnik Ismaili i Lëvizjes Vetëvendosje duke shprehur keqardhjen e tij, por edhe duke treguar se kush mund ta ketë kryer këtë akt të ulët brutal.

AI shpreson se sulmuesit do të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë, por thotë se kjo shoqëri me këtë sistem, po krijon bisha.

Ismaili ndër të tjera shpreson se ky incident nuk ka me u (keq) përdorë për përfitime politike e duke ia përmendur PDK-në, thotë se nuk duhet përjashtuar mundësia që pikërisht ata vetë kanë mundur ta bëjnë këtë sulm.

Postimi i plotë i Ismailit:

“Dhuna nuk arsyetohet me kurrgja, posaçërisht dhuna ndaj një gruaje, sado keqkuptime a inate që mundesh me pasë me të në shpi, punë, apo thjesht, në rrugë. Hiç kurrë.

Arbanë, njajtë si për ty, qashtu edhe për plot gra që janë abuzue e vra prej burrave të tyne, edhe për plot aktivista që janë rrehë e vra për shkak të bindjeve të tyne politike, edhe për plot studenta e nxanësa që po rrahen e vriten nëpër oborre të shkollave, unë s’kam me u ndalë tuj lypë drejtësi.

Qekjo shoqni, me qet sistem, po krijon bisha. Në mungesë të drejtësisë, këto bisha po e marrin lirinë me rrehë, dhunue e vra, pa frikë se kanë me u zanë. More, qoftë nga problemet familjare, politike apo fetare, ai që është i dhunshëm duhet me shkue n’burg. Pikë.

Sinqerisht po shpresoj se ata që të sulmuen kanë me u gjetë edhe dënue sa më shpejt. Por edhe sinqerisht po shpresoj që kurrkush nuk ta (keq)përdorë këtë incident për përfitime politike, duke e dijtë se kujt iu ke bashkëngjitë. E as mos e përjashto mundësinë që pikërisht ata vetë kanë mujtë me ta ba këtë, tuj i njoftë çka janë në gjendje me ba, e qe ti henez ke me e kuptue.

Të dëshiroj shërim të shpejtë, e të uroj angazhim të pashoq në luftën kundër dhunës, posaçërisht asaj ndaj grues. Qaty ku munden edhe rrugët me na u kryqye nganjëherë.

Gjendja e Arbana Xharrës pas sulmit

Periskopi.com Lajme

Ende pa u bërë një javë në politikë, Arbana Xharra e ka gjetur vetën të sulmuar në një parking në Prishtinë.

E tërë ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 1 pasmesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku ishte tërësisht e mbuluar, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

Megjithatë, motivet për këtë sulm ndaj Xharrës ende mbeten të paqarta derisa policia e Kosovës të dal me ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin që ndodhi.

Ajo është dërguar në spital nga familjarët dhe bashkëpartiakë të partisë së saj, në të cilën ajo aderoi gjatë ditës së marte.

Pas dhënies se tretmanit adekuat mësohet se Xharra është lëshuar nga spitali dhe ka shkuar në banesën e saj, ku gjendje e saj shëndetësore për momentin është stabile.

Xharra pritet që gjatë ditës së shtunë të deklarohet për incidentin që ndodhi në një parking pas kthimit të saj nga Tirana.

 

Rrahet Arbana Xharra (Foto)

Arbana Xharra i dha fund ëndrrës së saj, çfarë ndodhi?

Periskopi.com Lajme

Arbana Xharra ka folur shumë herë profesionin e saj.

U sulmua e kërcënua shumë herë por kësaj radhe sikur u dorëzua.

Jo shumë kohë më parë ajo kishte treguar se si tentuan ta korruptonin dhe nuk pranoi.

Atë kohë deklaronte se nuk është pishman asnjëherë që nuk është korruptuar, që është e lumtur që është në gazetari dhe se po jeton ëndrrën e saj.

Ajo merrte shembull një gazetare të njohur në botë e cila shkruante për gjykimin e fëmijëve që mund të ia bëjnë fëmijët në të ardhmen.