Të enjten, Kosova nënshkruan Marrëveshjen për pensionet me Zvicrën

Periskopi.com Intervista

“Duke marrë parasysh procedurat e nevojshme sipas ligjeve dhe kushtetutave përkatëse të të dy vendeve, shpresojmë që pensionistet do të fillojnë t’i marrin pensionet gjatë vitit 2018”, thotë në intervistë ekskluzive për albinfo.ch Arban Abrashi, ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës

Në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch, ministri në detyrë për punë dhe mirëqenie sociale në Qeverinë Kosovës, Arban Abrashi shpall lajmin e shumëpritur: të enjten, më 1 qershor, Kosova nënshkruan me Zvicrën Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore. Kjo marrëveshje, e njohur më mirë si “marrëveshje për pensionet”, pritet t`i japë fund një vakumi mbi 7 vjeçar që ka mbretëruar në këtë fushë që nga 1 prilli i vitit 2010.

Abrashi në këtë intervistë flet për historikun e përpjekjeve drejt nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Ai, përmes albinfo.ch shpreh bindjen që funksionalizimi i marrëveshjes, gjegjësisht derdhja e pensioneve nga Zvicra në Kosovë, të fillojë jo më larg gjatë vitit 2018. Me këtë rast, ministri në detyrë u rekomandon pensionistëve të prekur nga kjo marrëveshje që të kenë kujdes në marrjen e hapave eventualë rreth pensioneve, gjegjësisht të presin fillimin e jetësimit të marrëveshjes. Abrashi falënderon aktivistë të mërgatës shqiptare të Zvicrës për sensibilizimin dhe për ndihmën profesionale që kanë dhënë rreth nënshkrimit të marrëveshjes.

Albinfo.ch: Të enjten (nesër) do të nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës. Cila është, me pak fjalë, rruga që i ka paraprirë këtij nënshkrimi?

Arban Abrashi: Marrëveshja të cilën e kishte trashëguar Republika e Kosovës për Sigurime Sociale me Zvicrën ishte ndërprerë në vitin 2010 nga Konfederata Zvicerane. Që nga ajo kohë, kosovarët të cilët kanë arritur moshën e pensionimit nuk kanë mundur të kthehen në Kosovë dhe të përfitojnë pensionet e tyre. Me marrjen e mandatit, në fund të vitit 2014, ne kishim njohuri për gjendjen që ishte krijuar dhe e vendosëm si prioritet arritjen e një marrëveshjeje të re. Në fillim vazhduam korrespondencën me institucionet përkatëse në Zvicër, ku nga ne kërkohej që të përgjigjeshim në një pyetësor prej rreth 100 pyetjesh në lidhje me sistemin tonë pensional dhe infrastrukturën ligjore që ka Republika e Kosovës. Pasi që i kishim kthyer përgjigjet që kërkoheshin dhe pasi që kishim njoftuar autoritetet zvicerane për masat që kishim ndërmarrë për të parandaluar keqpërdorimet, autoritetet zvicerane kërkuan që të kemi një marrëveshje pilot, e cila do te dëshmonte se sistemi ynë pensional dhe infrastruktura përcjellëse ligjore janë duke funksionuar. Marrëveshja pilot u arrit në fillim të vitit 2016, dhe kishte një kohëzgjatje rreth 6 mujore. Gjatë kësaj kohe kemi trajtuar me qindra raste dhe kërkesa që vinin nga autoritetet zvicerane. Pilot projekti mori vlerësime pozitive nga ana zvicerane dhe mundësoi që të hapet rruga për fillimin e negociatave në mes të dy shteteve. Qeveria zvicerane në bazë të vlerësimit të projektit pilot në fund të vitit 2016 aprovoi nismën për fillimin e negociatave me Kosovën. Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua në janar të vitit 2017 në Bernë të Zvicrës, ndërsa raundi i dytë, në prill të vitit 2017 në Prishtinë, ku për një kohë shumë të shpejtë u arrit të finalizohet draft marrëveshja për sigurimet sociale e cila pritet të nënshkruhet nga grupet teknike te të dyja vendeve më 1 qershor 2017.

Albinfo.ch: Vetë nënshkrimi nuk nënkupton ende fillimin e funksionimit të marrëveshjes. Priten edhe negociata tjera dhe nevojitet edhe ratifikimi nga dy parlamentet respektive. Si e mendoni ju vazhdimin e çështjes, pas nënshkrimit?

Abrashi: Pas nënshkrimit nga ana e grupeve negociatore, janë procedurat e parapara nga secili vend se si duhet të vazhdojë tutje deri në hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje. Pritet aprovimi nga te dyja qeveritë, nënshkrimi nga ana e ministrave përkatës dhe pastaj kalon në procedurë parlamentare, në secilin vend, deri te ratifikimi i saj.

Albinfo.ch: A keni ndonjë ide se sa kohë do të zgjasë e gjithë procedura deri sa të bëhet e mundur që pensionistët kosovarë t`i gëzojnë pensionet, edhe në rastet kur vendosin të jetojnë në Kosovë? Ndonjë datë të përafërt kur ajo do të ndodhë përfundimisht?

A.Abrashi: Duke marrë parasysh procedurat e nevojshme sipas ligjeve dhe kushtetutave përkatëse të të dy vendeve, shpresojmë që pensionistet do të fillojnë t’i marrin pensionet gjatë vitit 2018. Sa i përket Kosovës, besojmë që do t’i përfundojmë të gjitha procedurat dhe ratifikimin e marrëveshjes gjatë pjesës së dytë të vitit 2017. Ndërsa kur bëhet fjalë për Zvicrën, ata i kanë procedurat e tyre me ç’rast ne shpresojmë se edhe ata do te ecin me ritëm të njëjtë sikur Kosova në këtë drejtim. Me sa kemi parë deri më tani, nga bashkëpunimi i mirë që kemi pasur për këtë kohë besojmë që do të ecën më ritmin e duhur.

Albinfo.ch: Sigurisht që jeni në dijeni se në rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve të tilla me shtetet tjera të dala nga ish Jugosllavia, Zvicra u ka mundësuar qytetarëve të prekur që të gëzojnë pensionet pa ndërprerje, edhe pse procedurat në mes të dy shteteve kanë zgjatur nga 2-3 e më shumë vite. Në këtë kuptim, a është paraparë që shtetasve të prekur të Kosovës, së paku gjatë kësaj kohe, nga nënshkrimi e deri te fillimi i zbatimit përfundimtar të marrëveshjes, t`u mundësohet marrja e pensioneve? Në përgjithësi, a i jeni qasur gjatë negociatave kësaj problematike?

A.Abrashi: Më lejoni t’ju përkujtoj se Kosova që nga viti 2010 nuk ka marrëveshje me Zvicrën përderisa shtetet tjera gjatë kohës së negocimit të marrëveshjes së re kanë vazhduar ta kenë në fuqi marrëveshjen e vjetër. Vakumi 5 vjeçar e ka sjellë Kosovën në situatë që çdo gjë të nisë nga fillimi. Mungesa e interesimit dhe iniciativave për hapjen e negociatave në këto 5 vite nga qeveritë e kaluara na e ka humbur atë mundësi. Sigurisht që ne e kemi hapur këtë çështje që në fillim të negociatave por për shkak të rastit tonë paksa më specifik që sapo e përmenda, ka qene e pamundur që të ketë ri-implementim te marrëveshjes së vjetër përderisa jemi duke negociuar marrëveshjen e re dhe të parë të këtij lloji.

Albinfo.ch: Cila ka qenë, sipas palës zvicerane, arsyeja e anulimit të marrëveshjes në mes të Zvicrës dhe ish-Jugosllavisë vetëm në raport me kosovarët, ndërkohë që ka vazhduar të funksionojë në raport me shtetet tjera të dala nga ajo. Si e kanë arsyetuar ata këtë anulim?

Abrashi: Pala zvicerane ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëveshjes në vitin 2010 për shkak të humbjes së besimit në institucionet e Kosovës që të kontrollojnë dhe parandalojnë keqpërdorimet nga qytetarë kosovarë të cilët synonin përfitime në mënyrë të padrejtë nga sistemi pensional zviceran. Bile siç mund ta dini, një rast keqpërdorimi nga një zyrtar i lartë kosovar pati bërë jehonë të madhe në të dy shtetet.

Sidoqoftë, që nga atëherë kanë kaluar më shumë se shtatë vite dhe ne jemi fokusuar në arritjen e marrëveshjes së re. Për ne janë me rëndësi tri gjëra: që sa më shpejtë të arrihet marrëveshja e re, ta kthejmë besimin e një shteti mik siç është Zvicra dhe të fillojë implementimi i marrëveshjes në mënyrë që bashkatdhetarët tanë t’i gëzojnë pensionet e tyre.

Albinfo.ch: Siç e dini, me anulimin nga ana zvicerane të marrëveshjes sociale Zvicër-Jugosllavi në raport me Kosovën, qytetarët kosovarë që kanë punuar në Zvicër, tash 7 vjet janë të privuar nga shfrytëzimi i pensioneve në rast kthimi në Kosovë. 7 vjet është një kohë e gjatë dhe ndërkohë shumë prej qytetarëve të prekur kanë marrë përmes rrugëve të ndryshme kapitalin e grumbulluar në fondin pensional, pa e pritur nënshkrimin e marrëveshjes. Ka edhe të tjerë që ndërkohë e kërkojnë dhe e marrin këtë fond. Çfarë u rekomandoni ju atyre: A ja vlen të presin deri në fillimin e funksionimit të marrëveshjes?

A.Abrashi: Të gjithë të prekurve u rekomandojmë që para se të marrin çfarëdo vendimi, të konsultojnë ligjin zviceran dhe të shohin se cilat janë mundësitë e tyre. Pala zvicerane ka dhënë përgjigje në shumë pyetje lidhur me gjendjen e krijuar dhe i ka të postuara ne gjuhën shqipe në faqen e vet të internetit. Ato gjithashtu mund të gjenden edhe në ministrinë tonë. Varësisht prej kohës së pritjes dhe varësisht se si e shohin situatën e tyre personale, çdo njeri duhet ta vlerësojë vetë a të presë apo të fillojë procedurat tjera qe parashihen me ligjet e Zvicrës. Siç e cekëm me lartë, ne shpresojmë që gjatë vitit të ardhshëm të fillojë implementimi i marrëveshjes së re.

Albinfo.ch: Ka pasur gjatë kësaj kohe dhe vazhdon të ketë edhe tash, përpjekje nga avokatë e matrapazë të ndryshëm për të përfituar nga e keqja e pensionistëve kosovarë të Zvicrës. Ata u kanë marrë para të majme atyre duke u premtuar nxjerrjen e pensionit. Çfarë u thoni ju pensionistëve në fjalë, tash, në prag të nënshkrimit të marrëveshjes?

A.Abrashi: Pensionistëve u sugjerojmë të konsultohen mirë para se ta marrin hapin e radhës, ta konsultojnë ligjin zviceran, ta shikojnë se cili është interesi i tyre dhe të kenë kujdes nga matrapazët, siç e theksuat edhe ju. Duke pasur parasysh se jemi në prag të arritjes së marrëveshjes, pensionistët duhet ta vlerësojnë vet se cili është opsioni më i volitshëm për ta.

Albinfo.ch: Cili ka qenë kontributi, respektivisht presioni që diaspora ka bërë për sensibilizimin tuaj (të Qeverisë së Kosovës) për të përshpejtuar punët në lidhjen e marrëveshjes së re?

A.Abrashi: Ne jemi konsultuar me pjesëtarë të diasporës tonë lidhur me këtë çështje dhe jemi shume falënderues për ndihmën profesionale që disa prej tyre na e kanë ofruar. Kontributi i tyre më domethënës ka qenë në sensibilizimin tonë rreth urgjencës së kësaj çështjeje, rreth mohimit të së drejtës së tyre për shkak të neglizhencës së institucioneve tona. Diaspora jonë e ka ndihmuar Kosovën me dekada të tëra dhe tash është radha jonë që të jemi të përgjegjshëm karshi kërkesave të saj.

Albinfo.ch: Zvicra ka vendosur së fundi që në marrëveshjet sociale me shtetet tjera të fusë edhe klauzolën që obligon të dy shtetet për të observuar, përgjuar rastet e dyshimit për abuzim me pensionet. A është paraparë kjo klauzolë në marrëveshjen e pritshme?

A.Abrashi: Përmbajtja e marrëveshjes, deri në nënshkrimin e saj nga grupet teknike, mbetet çështje e mbyllur për opinion sipas marrëveshjes paraprake mes të dyja palëve. Por, atë që ju po pyetni, ne jemi tashmë duke e implementuar në Kosovë dhe kjo ka dhënë rezultate konkrete pasi që kemi arritur të largojmë një numër të madh keqpërdoruesish dhe abuzuesish të sistemit tonë pensional. Puna e jonë në këtë drejtim ka qenë edhe një nga arsyet që e ka ndihmuar fillimin e negociatave për marrëveshje të re. Ne e kemi bindur palën zvicerane me punën dhe seriozitetin tonë në këtë drejtim si dhe me rezultatet e arritura në dy vitet e fundit. Keqpërdoruesit do të vazhdojmë t’i ndjekim përmes rrugëve ligjore sepse nuk guxojmë të lejojmë që të keqpërdoret paraja e tatimpaguesve kosovare e as e atyre te vendeve tjera.

Ja përse  nuk do të ketë pensione, deri në fillimin e zbatimit të marrëveshjes

Vakumi 5 vjeçar e ka sjellë Kosovën në situatë që çdo gjë të nisë nga fillimi, thotë Abrashi për albinfo.ch. Mungesa e interesimit dhe iniciativave për hapjen e negociatave në këto 5 vite nga qeveritë e kaluara na e ka humbur atë mundësi. Sigurisht që ne e kemi hapur këtë çështje që në fillim të negociatave por për shkak të rastit tonë paksa më specifik që sapo e përmenda, ka qene e pamundur që të ketë ri-implementim te marrëveshjes së vjetër përderisa jemi duke negociuar marrëveshjen e re dhe të parë të këtij lloji.

Atifete Jahjaga në LDK?

Periskopi.com Lajme

Aderime të shumta pritet të ndodhin nëpër partitë politike.

Sot, ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Arban Abrashi, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Mbi fotot e publikuara nga Abrashi, shkruante: “Ne, ish-zyrtarët e lartë”.

Se a po i bashkëngjitet Jahjaga Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kjo mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim.

Abrashi ‘e ka mirë’ me veteranët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, njëherësh zëdhënës në Qeverinë e Kosovës ka treguar se ka qenë sot për vizitë tek Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Periskopi.com Lajme

“Aty diskutuam shkurtimisht detajet dhe propozimet për hartimin e koncept dokumentit përmes së cilit synojmë të hartojmë ligjin dhe të themelojmë Agjencinë shtetërore që do të qeverisë dhe menaxhojë të gjitha çështjet që ndërlidhen me kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së”, ka shkruar Abrashi.

Kaçaniku bëhet me objekt të banimit social

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e objektit për banim social në Kaçanik.

Periskopi.com Lajme

Ky është një investim në shumë prej 300,000.00 €, dhe financohet nga MPMS-ja. Realizimi i këtij projekti do të fillojë sapo Komuna e Kaçanikut, t’i përfundojë procedurat tenderuese.

Abrashi u zotua se MPMS-ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte tjera për Komunën e Kaçanikut, të cilat do të ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe ngritjen e mirëqenies sociale në këtë komunë.

Kryetari i komunës se Kaçanikut, Besim Ilazi ka falënderuar ministrin Abrashi, për projektin, duke e cilësuar si një nga investimet më të qëlluara në këtë komunë, duke premtuar se komuna do të ofrojë partneritet dhe bashkëpunim të sinqertë në realizimin e këtij projekti.

Musliu – Abrashit: Kujdes deklaratat, demarkacioni s’ka qenë as s’do jetë kusht për ushtri

Ganimete Musliu, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punës e Mirëqenies Sociale dhe zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi i cili ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi është kusht edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Brendshme Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë për lajmi.net, se demarkacioni nuk ka qenë as nuk do të jetë kusht për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Jo, demarkacioni me Malin e Zi as nuk ka qenë kusht dhe as nuk duhet të jetë kusht për formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Musliu.

Musliu e cila është edhe deputete e PDK, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ministrat duhet të kenë kujdes më pasimin e ideve pasi nuk i bëjë mirë Kosovës.

“Ju bëjë thirrje ministrave kush do qofshin të kursehen nga pasimi i ideve të tilla sepse nuk ju bëjnë nderë as atyre as Qeverisë dhe as Kosovës”, ka thënë ajo.

Abrashi thotë se BE i kushtëzoi: Demarkacionin së pari, nëse doni Ushtri

 

.

 

 

Abrashi thotë se BE i kushtëzoi: Demarkacionin së pari, nëse doni Ushtri

Periskopi.com Video

Abrashi thotë se BE i kushtëzoi: Demarkacionin së pari, nëse doni Ushtri

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi është kusht edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin “Imazh” të RTK, ai ka deklaruar se ky kusht u është përmendur zyrtarëve të shtetit të Kosovës nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Madje, ai thotë se NATO-ja nuk dëshiron që një shtet fqinj mos ta ketë të definuar kufirin me fqinjët tjerë.

Ministri Abrashi i del në ndihmë familjes skamnore në Hajvali

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka vizituar sot familjen me gjendje të rëndë ekonomike në Hajvali të Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Përveç ndihmës me pako ushqimore si dhe veshmbathje, ministri Abrashi e ka përfshirë këtë familje edhe në ndihmën emergjente, ku do t’i ofrohet dhe ndihmë tjetër materiale.

Abrashi pakot që ka dhuruar për këtë familje ka bërë të ditur se i jepen në bazë të marrëveshjes të ministrisë që ka lidhur me dogana dhe me aprovimit të Ministrisë së Financave që mallrat e kontrabanduara t’iu shpërndahen familjeve në nevojë.

“Këto mallra po i shpërndajmë tek familjet që kanë gjendje të rëndë ekomomike. Sot dhe në Suharekë vazhduam të ndihmojmë me këto ndihma, ndërsa janë mbi 1000 familje me gjendje emergjente që i kemi ndihmuar”, ka thënë Abrashi duke shtuar se sipas mundësive ligjore që ka kjo ministri po iu del në përkrahje familjeve në gjendje jo të mirë ekonomike.

Ministri Abrashi ka bërë të ditur dhe skemën sociale që iu ndahet familjeve, në bazë anëtarëve ju del 140 euro.

Por, ai ka thënë se kjo ndihmë është momentale. Ministri tha se do të angazhohen për zgjidhje afatgjatë. Ai tha se ministria do të paguajë shpenzimet e udhëtimit për shkollën e fëmijëve si dhe ta punësoj dikë nga familja.

“Tani e tutje jeni nën mbikëqyrjen tonë dhe do t’iu ofrohet ndihma e nevojshme”, iu është drejtuar Abrashi familjarëve.

Abrashi i ka premtuar kryefamiljarit Xhaferi se në bashkëpunim që kanë me kompani do të përpiqen t’i sigurojnë një vend pune që nuk dëmton shëndetin e tij, raporton “Zeri.info”.

Ndërsa, për bashkëshorten e Xhaferit, ministri tha se do të inkuadrohet në programet për aftësim profesional ku përfshihen ato të tekstilit që më pas të punësohen. “Gjithë ata që kryejnë këto trajnime profesionale punësohen”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka shprehur shqetësimin e tij për ndërprerjen e shkollimit të vajzës së madhe të kësaj familjeje për shkak të pamundësisë ekonomike për t’ia përmbushur nevojat e shkollës.

Ai tha se vajza e kësaj familjeje do të vazhdojë shkollën dhe se ministria që drejton ai do ta ketë nën përkujdesje.

Abrashi ka thënë se do të shikojë mundësitë që dhe shtëpia të rinovohet.

MPMS ka ftuar kryefamiljarin që të mbush aplikacionin dhe t’i bartën edhe 300 euro ndihmë për shkollim të fëmijëve.

auto_5arban_abrashi-familja_xhaferi_copy1484238429

Ministri Abrashi në Mitrovicë, shprehet i gatshëm për zbutjen e problemeve sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka vizituar sot Mitrovicën ku zhvilloi dhe takim me Kryetarin e kësaj komune Agim Bahtirin.

Periskopi.com Lajme

 

Gjatë këtij takimi Abrashi dhe Bahtiri diskutuan për gjendjen e përgjithshme në komunë por theks të veçantë i dhanë situatës ekonimiko-sociale në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Kryetari Bahtiri ka njoftuar Ministrin Abrashi për situatën e përgjithshme në komunë dhe tha se mosinteresimi i investitorëve për të realizuar projekte të ndryshme në Mitrovicë, për shkak të pasigurisë, ka bërë që gjendja ekonomiko-sociale e qytetarëve të rëndohet dhe përkeqësohet gjithnjë e më shumë, kështu që sot numri i të papunëve dhe familjeve në asistencë sociale, është shumë më i madh.

Ndërkaq në lidhje me gjendjen e krijuar Ministri Abrashi u premtoi mitrovicasve se do të vazhdojë t’i mbështesë ata edhe në të ardhmen në mënyra të ndryshme, me qëllim që sadopak të zbuten problemet sociale të qytetarëve të Mitrovicës.

Abrashi poashtu ka bërë të ditur se se Kompania IQ-to-LINK, nga Gjermania, e cila operon në Prizren dhe Prishtinë përmes qendrave të thirrjeve, është e interesuar që të hap një qendër të këtillë edhe në Mitrovicë, që do të punësoj 100 deri 150 të rinj, andaj edhe sugjeron që komuna të përmbush kërkesën e saj për të sigurur një objekt për operim, në mënyrë që ky rast i volitshme të mos lëshohet, njofton Klan Kosova.

Ministri Abrashi u shpreh të jetë i gatshëm që për zbutjen e problemit të papunësisë dhe probleme sociale, të ndihmoj me prioritet edhe në të ardhmen komunën e Mitrovicës.

Veteranët e luftës së UÇK-së sot marrin pensionet

Lajm i mirë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një statusi në Facebook, njofton se pas kursimeve që i kanë bërë dhe mundësive për kursime të mëtejshme në disa kategori, si dhe konsultimeve me Ministrinë e Financave, sot do të bëhen pagesat e pensioneve për të gjithë veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pritet të kthehen pensionet për familjarët e dëshmorëve në Kosovë

Qeveria nuk është pro vendimit të ndaljes së pensioneve të dyfishta për familjet të cilat janë përfituese të dy skemave pensionale.

Periskopi.com Lajme

Zyrtarë të Qeverisë thonë se kanë përgatitur plotësim ndryshimin e ligjit që do t’i mundësonte një familje përfitimin e dy skemave pensionale, gjë që është e ndaluar me ligjin aktual.

Ministri Arban Abrashi ka thënë se Qeveria po synon që kësaj kategorie t’u mundësohet të jenë përfitues të të dy skemave pensionale pa e shkelur ligjin.

“Jemi drejt finalizimit që të bëjnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për skemat penisonale dhe t’i ndajmë pensionet familjare dhe ato individuale, sepse mendojmë se në qoftë se ekziston një pension familjar qoftë për viktimat civile qoftë për dëshmorë, këto janë pensione invalidore dhe i takojnë familjes, ndërsa bartësi i familjes ka të drejtë që të gëzojë edhe pension kontributdhënës”, ka thënë Abrashi.

Qeveria e Kosovës javë më parë ka ndaluar pensionet për familjes që janë përfitues të dy skemave pensionale, kjo i është kërkuar nga Auditori i cili duke interpretuar Ligjin i ka rekomanduar Qeverisë që të ndalë shpërndarjen e pensioneve duke thënë se kjo nuk lejohet me Ligj.

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale do të procedohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, e në të cilin mundësohet përfitimi i dy skemave pensionale: asaj individuale dhe kategori e dëmtuar e luftës./Tribuna Channel

Abrashi: 7500 kosovarë morën leje pune në Gjermani

Bashkëpunimi Kosovë - Gjermani, rreth hapjes së tregut të punës në Republikën Federale të Gjermanisë, tani po jep rezultatet konkrete, kjo pasi 4 nga 5 aplikantë nga Kosova po marrin leje pune në Gjermani.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka konfirmuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se vetëm deri në gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuan për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530, ndërsa, sipas tij, ky zhvillim i ka kontribuar rënies, pothuaj në zero, të migrimit ilegal.

“Javën e ardhshme një delegacion Qeveritar i Kosovës do të qëndroj në Berlin, për marrëveshjen për ndihmë financiare, ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitoj. Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve”, ka theksuar Abrashi.

Gjithsesi, synimi i ynë kryesor, ka thënë më tej ministri i Punës, Arban Abrashi, është hapja e vendeve të punës në Kosovë, “prandaj ky punësim i përkohshëm ndihmon në transferin e njohurive dhe shkathtësive, tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tani kur vërejmë një prezencë të theksuar të investitorëve gjermanë”.