presidenti-palestinez

Presidenti palestinez: Do tregojmë vrasësin e Arafatiti e të gjithë do tronditeni

Presidenti palestinez Mahmud Abbas paralajmëroi se së shpejti do të shpalosë detaje të vrasjes dhe vrasësit të liderit palestinez Yasser Arafat, i cili nën kushte të dyshimta ndërroi jetë para 12 vitesh.

Periskopi.com Lajme

Lëvizja palestineze Hamas sot në Ramallah organizoi shënimin e 12 vjetorit të vdekjes së Arafatit, ndërsa në fjalimin para të pranishmëve presidenti aktual Abbas theksoi se hetimi për vdekjen e dyshimtë të Arafatit edhe më tej zgjat, raporton AA

“Nëse më pyesni mua, unë shumë mirë e di kush është vrasësi i tij. Megjithatë dëshmia ime nuk mjafton për zbulimin e identitetit të vrasësit. Komisioni hetues doemos duhet të konfirmojë të gjitha detajet. Në afat sa më të shkurtër do të shpalosim se kush është vrarësi dhe autorët, ndërsa të gjithë do të jenë të tronditur nga rezultati i hetimit”, deklaroi Abbas.