Arabia Saudite shkatërroi raketën që sulmonte Mekën (Video)

Pjesëtarë të lëvizjes kryengritëse Husi nga Jemeni, të enjten kanë lansuar një raketë balistike në drejtim të Mekës, qytetit të shenjtë mysliman, ka kumtuar agjencia shtetërore saudite SPA.

Periskopi.com Lajme

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite i përfshirë në luftën e Jemenit , e ka shkatërruar raketën 65 kilometra larg Mekës dhe e ka sulmuar vendin prej nga ishte lansuar raketa, përcjell aljazzera, transmeton Koha.net

Përfaqësues nga Husi kanë sot konfirmuar lansimin e raketës balistike Burkan-1 në drejtim të Arabisë Saudite, por kanë thënë se në shënjestër ka qenë aeroporti ndërkombëtar “King Abdulaziz” në Jeddah.

Gjenerali Ahmed Asiri, zëdhënës i koalicionit, e ka akuzuar Iranin e Hezbollahun t’i përkrahin kryengritësit e t t’i trajnojnë për të përdorur teknologjinë për sulme të tilla.

Ai po ashtu ka paralajmëruar sulme hakmarrëse.

Lëvizja Husi kontrollon pjesë të mëdha të Jemenit verior përfshirë edhe kryeqytetin Sana,dhe bashkë me aleatë, është luajale ndaj ish – kryetarit Ali Abdullah Saleh.

Tensionet janë rritur pasi Saleh u rrëzua në vitin 2012 e kur në vendin e tij erdhi kryetari Abd Rabbu Mansour Hadi, të ciline përkraha Arabia Saudite.

Husi, që ka përkrahjen e Iranit ,në vitin 2014 mori kontrollin e Sanës dhe të një pjese të madhe të vendit, ndërsa Hadi iku në azil.

Në marsin e vitit 2015 lëvija nisi sulmet e para ajrore.

Afër 10 mijë veta janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

sulmi ne Jemen

Sulmi i Arabisë Saudite në Jemen vret 82 persona dhe plagos 500 në një ceremoni varrimi

Koalicioni ajror saudit, ka goditur një sallë funerali në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke vrarë kështu 82 persona, thonë zyrtarët.

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 500 të tjerë u plagosën, citon AP qeverinë e drejtuar nga rebelët Houthi.

Rebelet Houthi janë në luftë me qeverinë  e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila është e mbështetur nga aleanca ushtarake saudite.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ka përgatitur rreth 300 qese të trupave.

Qindra pjesë të trupave janë gjetur brenda dhe jashtë sallës.

Një dëshmitar i cili i kishte shpëtuar vdekjes, e përshkroi skenës si “liqeu i gjakut”.