Apostolova dënon sulmin ndaj anëtares së PDK-së

Periskopi.com Lajme

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm që i është bërë Arbana Xharrës.

Apostolova sulmin e ka konsideruar kundër vlerave njerëzore, gjithashtu ka bërë thirrje nga institucionet relevante t’i ndëshkojnë keqbërësit.

Shkrimi i Nataliya Apostolova në Twitter:

“E tronditur nga sulmi ndaj Arbana Xharrës. Bashkimi Evropian qëndron mbi çdo sulm kundër vlerave njerëzore. U bëj thirrje institucioneve për t’i ndëshkuar keqbërësit”.

Apostolova: Ratifikimi i demarkacionit mbetet kusht për liberalizim më 2017 (Video)

Shefja e zyrës së BE-së mirëpret miratimin e agjendës për reforma evropiane.

Periskopi.com Lajme

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostollova, ka mirëpritur miratimin e Agjendës për reforma evropiane.

Në një intervistë në RTV 21, ajo ka ripërsëritur se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi është kusht i menjëhershëm për liberalizimin e vizave.

 

 

Agim Bahtiri bie darkord me Apostolovan

  Kryetari i komunës së  Mitrovicës, Agim Bahtiri, është pritur në Prishtinë nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorja Natalija Apostollova, me të cilën kanë biseduar për situatën e përgjithshme në Mitrovicë, me theks të posaçëm për projektin e BE-së për urën dhe për marrëveshjen e fundit mbi planet e rivitalizimit të mëtejshëm të  zonës përreth saj.

Periskopi.com Lajme

 

Ambasadorja Apostollova fillimisht e ka falënderuar kryetarin Bahtiri për angazhimin dhe përkushtimin e tij për shtensionimin e situatës dhe ruajtjen e paqes pas ndërtimit të murit në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve të komunës së Mitrovicës së Veriut, si dhe për bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike, me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Kryetari Bahtiri, pas takimit me ambasadoren Apostollova, tha se është njoftuar në detaje me projektin e BE-së për rivitalizimin e urës, i cili do të vazhdoj së realizuari në ditët në vijim pasi që koha po përmirësohet, paralelisht me projektin e shëtitores në pjesën veriore, pak metra më larg se ku ishte muri i ngritur në mënyrë joligjore.

Ai shtoi në vazhdim se realizimi i marrëveshjes  garantohet nga BE-ja dhe SHBA, ndërsa që punimet edhe në shëtitoren që do ta ndërtoj komuna në veri të Mitrovicës, do të mbikëqyren nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Duke bërë të ditur se me ambasadoren Apostollova janë dakorduar që të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet eventuale ët zgjidhen përmes dialogut, kryetari Bahtiri fton edhe me këtë rast qytetarët e komunës që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, sikur edhe deri tash, për ruajtjen e paqes dhe relaksimin e mëtutjeshëm të situatës së përgjithshme.

“Tani kur situata pas tensionimit për shkak të ngritjes së murit në mënyrë joligjore nga autoritetet e komunës në veri të Mitrovicës, sërish ka filluar të shtensionohet, mesazhi im është që të vazhdohet maturia, pjekuria  dhe qetësia e treguar deri tash dhe  që të  mos lejohen forcat e errëta që të destabilizojnë situatën. Për përkushtimin tonë në këtë drejtim, kemi edhe garanci të forta nga Beja dhe SHBA-ja se projekti i rivitalizimit të urës do të realizohet patjetër ashtu sikur është paraparë dhe sa më shpejt”, tha kryetari Bahtiri.

Shefja e BE-së flet për rastin Dehari

Shefja e Zyrës së BE-së për Kosovë, Natalya Apostolova gjatë intervistës në Rubikon të KTV-së i shprehi ngushëllime familjes Dehari për humbjen e të birit.

Periskopi.com Lajme

Apostolova bëri thirrje për mosndërhyrjen e asnjë prej figurave politike në rastin Dehari deri në përfundim të hetimeve, transmeton Koha.net.

“Thirrja ime është që asnjë figurë politike të mos ndërhyjë në rast derisa hetimet të kenë mbaruar. Ky është parim tejet i rëndësishëm për të pasur besim në sundimin e ligjit”, ka thënë ajo.

Tutje, Apostolova theksoi se deklarimet e figurave politike gjatë hetimeve mund të jetë të rrezikshme.

Sipas saj, mbrojtje e dëshmitarëve duhet të jetë primare.

Apostolova: Kosova ta zgjidh çështjen e kthimit të të zhvendosurve

Kosova duhet ta adresojë çështjen e kthimit dhe ri-integrimit të personave të zhvendosur, ashtu që sulmet ndaj familjeve të kthyerve të bëhen formë e papranueshme e trysnisë mbi njerëzit të cilët kanë vuajtur shumë tashmë.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Të drejtat e njeriut, siç janë të drejtat e komuniteteve, të drejtat e grave dhe fëmijëve, ose e drejta e lirisë së të shprehurit, janë vlerat themelore të BE-së”.

“Kosova ka një kornizë ligjore progresive për të drejtat e njeriut, por zbatimi i saj është i dobët, siç edhe është theksuar në raportin e këtij viti për Kosovën. Duhet bërë më shumë për t’i garantuar të drejtat pronësore, të drejtat e komunitetit LGBTI dhe të personave me paaftësi, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe kundër dhunës në baza gjinore”.

Këto komente e para e Bashkimit Evropian në Kosovë i bërë me rastin e 10 dhjetorit- Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

 

Apostolova thotë se demarkacioni është kusht për vizat

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova gjatë një konference për shtyp ka thënë prerazi se luftimi i krimit dhe korrupsionit janë kushte për liberalizim vizash.

Periskopi.com Lajme

Ajo megjithatë ka thënë se është bërë progres në këtë drejtim, por ka përmendur edhe kushtin e Demarkacionit me Malin e Zi, që ka thënë se nuk do të ketë viza pa e përfunduar këtë punë.

Ajo ka thënë se Kosova nuk është duke u kushtëzuar në rrugën e saj drejt BE-së, por se kushtet dhe standardet janë të njëjta për të gjitha shtetet e edhe për Kosovën.

“Të arriturat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë bërë disa përmirësime dhe iu përgëzojmë në këtë raport. Por nuk ka asgjë që po e diskriminon popullatën e Kosovës krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kushtëzimet dhe standardet janë përcaktuar gjatë procesit të negocimit. Kosova është dakorduar dhe varet nga politikanët që të drejtojnë dhe të përmbushin këto kushte”, ka thënë ajo gjatë konferencës.

“Tani Kosovës i mbetet që të plotësoi edhe kushtin e parë që është marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Nëse duam të ndëshkojmë dikë atëherë janë ata politikanë që nuk kanë marrë veprimet e duhura për përmënimin e këtyre kushteve”, ka thënë ajo./Lajmi

BE -ja porosit Listën Serbe të kthehet në institucionet e Kosovës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka takuar shefin e Listës Srpska, Sllavko Simiq.

Periskopi.com Lajme

Ajo i ka thënë Simiqit se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe të jetë pjesë e punës në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës, duke qenë pjesë aktive në kalimin e ligjeve dhe rregulloreve të rëndësishme për Kosovën dhe serbët e Kosovës.

Sipas një komunikate nga BE, ajo ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke përfshirë nevojën për të zbatuar marrëveshjet e arritura në këtë dialog.

Në takim ata biseduan edhe për ndihmën multi-milionëshe për Veriun e Kosovës si dhe për Fondin e Zhvillimit, duke përmendur edhe nevojën për më shumë angazhim për zbatimin e projekteve të financuara nga këto instrumente ndihmëse.